Një avion ushtarak Algjerian është përplasur në veri lindje të vendit, duke lënë të vdekur 103 persona, bëri të ditur media shtetërore në Algjer. Avioni u rrëzua në një zonë malore në provincen Oum al-Bouaghi.
Ambulancat janë dërguar në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë, ndërsa viktimat duket se janë të gjithë ushtarë.