Sigurimet Shëndetësore, Beqaj: Ndryshimi i qeverive nuk ka sjellë pengesa

38

ilir beqjaMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot i pranishëm në analizën vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.  Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar për sigurimin shëndetësor dhe ky institucion, të cilit ndryshimi i qeverisë nuk i ka sjellë pengesa, duhet të jetë paguesi i vetëm i këtij shërbimi.

Ministri Beqaj tha se, duhet shumë punë për të arritur aty ku qeveria ka bërë premtimet e saj, sepse rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë.  “Rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. Në spitale mungojnë analiza efektshmërie të shërbimeve. Po përgatitemi për kontrata mirëmbajtjeje. Po përfundojmë listën e barnave spitalore”, tha Beqaj.

Në lidhje me barnat, ai deklaroi se nuk është cënuar marzhi i tregtimit, sikundër pretendojnë farmacistët. Ndër të tjera ministri theksoi se spitalet duhet të shkojnë tek shërbimi shëndetësor falas.