Hand: Zhvillimet në Shqipëri janë pozitive

HelsinkiAnalisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand vlerëson transferimin e rregullt të pushtetit në Shqipëri vitin e kaluar, por thotë se në kontekstin e përgjithshëm ky ishte thjesht një hap i vogël që në vendet demokratike duhet të merret si i mirëqenë. Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hand paralajmëron se klasa politike në Shqipëri nuk duhet të bjerë në vetëkënaqësi dhe të bashkëpunojë për të mirën e vendit. Në një intervistë që i dha koleges Keida Kostreci, zoti Hand tha se shpreson që Shqipëria të marrë këtë vit datën për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Hand, kanë kaluar pesë muaj nga zgjedhjet në Shqipëri. Cili është vlerësimi juaj për zhvillimet politike në vend që nga ai moment deri tani?

Mendoj se në përgjithësi zhvillimet kanë qenë pozitive. Tranzicioni ishte shumë i rregullt dhe ky ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë. Megjithatë duhet të kuptohet se në kontekstin e përgjithshëm, ishte thjesht një hap. Një tranzicion i rregullt duhet të jetë rruga normale për një qeveri demokratike, kështu që shpresoj që si opozita ashtu edhe pala në pushtet të mos ndjehen të vetëkënaqur dhe të mendojnë se kjo mjafton. Ata duhet të bëjnë hapa përpara për të përballuar sfidat e tjera dhe të bëhen gati për integrimin në Bashkimin Evropian. Desha të them, që javën e kaluar Presidenti (Bujar) Nishani ishte këtu në Uashington dhe mendoj se ai kishte një vlerësim pozitiv për situatën në Shqipëri. Anëtarët e Kongresit vunë në dukje se partia që e emëroi atë për presidencën nuk është më në pushtet dhe ky është një zhvillim i ri për Shqipërinë,  është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe duke pasur parasysh historinë e vështirësive mes partisë në pushtet dhe opozitës ndër vite, ky është një shans për të parë se si mund të funksionojnë gjërat.  Ne u inkurajuam që Presidenti Nishani shprehu angazhimin që ai të luajë rolin e vet që gjërat të funksionojnë dhe që të gjitha palët në Shqipëri, qofshin në qeveri ose jo, të tregojnë të njëjtin angazhim dhe të përpiqen ta çojnë vendin përpara, Shpresoj që qeveria të bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që të shohim një konsolidim të vërtetë të instiucioneve demokratike në Shqipëri. Vendi ka vërtetë nevojë për një gjë të tillë dhe unë kam shpresë që të ndodhë.

Tensionet politike mes dy partive kryesore kanë vazhduar dhe ka nga ata që mendojnë se këto janë tensione artificiale, ndërkohë që vendi përballet me sfida reale. Cili është mendimi juaj?

Kjo që përshkruani ju, ndodh në çdo demokraci. Çështja është nëse del jashtë kontrollit, apo nëse për të siguruar një avantazh politik, njëra palë ose tjetra e frenon përparimin e vendit. Sigurisht që nëse kjo ndodh, do të thotë që po teprohet dhe një gjë të tillë e kemi parë në të kaluarën kur ka pasur bojkote dhe veprime të tjera të ngjashme. Përsa kohë të ketë pjesëmarrje dhe angazhim, le të ketë mosmarrëveshje, por duhet të ketë angazhim dhe përpjekje për të arritur kompromise për të mirën e vendit. Në politikë gjëja më e rëndësishme është që të të njihet merita për atë që bëhet dhe fakti që njëra palë është në pushtet nuk do të thotë që palës që është në opozitë, të mos i njihet merita për kontributin e saj. Në fakt, në vend që të hezitojë, opozita duhet të ndërmarrë veprime për të inkurajuar hapa me një ritëm edhe më të shpejtë.  Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në demokraci pra nuk bëhet fjalë vetëm për qeverinë por për gjithë sistemin politik.

Si mund të gjejë qeveria një ekuilibër mes detyrës që ka për qeverisjen e vendit –për shembull lufta kundër krimit, duke pasur parasysh se kohët e fundit ka pasur shumë krime në Shqipëri – pa u shfaqur arrogante, ndërsa njëkohësisht të bashkëpunojë me opozitën në drejtim të realizimit të reformave?

Duhet të shohim sesi do ta realizojnë një gjë të tillë. Duhet të jenë të përkushtuar për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Shqipëria dhe duhet ta bëjnë së bashku për aq sa është e mundur. Shqetësimi im kryesor është siç e thashë edhe më parë, që të mos ketë një vetëkënaqje me mënyrën e transferimit të pushtetit. Duhet të vazhdojnë hapat e tjera përpara më shpejtësi.

Vetëkënaqësi nga ana e kujt?

Nga të gjithë. Një si farë lehtësimi që zgjedhjet shkuan mirë, që u realizua transferimi i pushtetit dhe kjo ishte pozitive por nuk përfundon këtu, ky është vetëm fillimi i procesit. Është diçka që në vende të tjera është normë dhe merret e mirëqenë, por në Shqipëri nuk merret si e mirëqenë. Duhet të bëhet një normë në mënyrë të tillë që të konsiderohet si e mirëqenë në zgjedhjet e ardhshme dhe në gjithë procesin politik.

Ju i njihni të gjithë faktorët e politikës amerikane që merren me Ballkanin. A i kanë Shtetet e Bashkuara këto pritshmëri që përmendni ju për Shqipërinë?

Po, besoj se po. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që të mos i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si miq dhe ne e shohim Shqipërinë nën një dritë shumë pozitive. Por ne gjithashtu e kuptojmë se si miq ne kemi përgjegjësinë të ngremë shqetësime kur i shohim ato. Aktualisht zhvillimet kanë në përgjithësi një prirje pozitive, por duhet të kenë kujdes të mos rrëmbehen nga entuziazmi, sepse ne duam që ata të hedhin hapa përpara. Gjithashtu – dhe tani po shpreh më shumë mendimin tim, nuk po flas për administratën apo anëtarët e Kongresit për të cilët punoj – mendoj se edhe Evropa duhet të luajë rolin e vet. Kemi parë në të kaluarën që vende të Ballkanit ndërmarrin hapa pozitivë dhe ato hapa nuk vlerësohen. Kjo krijon një ndjenjë cinizmi në këto vende, një ndjesi se nuk po trajtohen me drejtësi, nuk po merren seriozisht. Mendoj se Shqipëria ka marra hapa të mjaftueshëm pozitivë, prandaj shpresoj që gjatë këtij viti – përsa kohë të vazhdojë në këtë rrugë – Shqipërisë t’i jepet një datë për bisedime për anëtarësim. Unë personalisht do ta inkurajoja Bashkimin Evropian që të shkojë në këtë drejtim, sepse mendoj se kjo do ta ndihmonte Shqipërinë që të kuptonte se procesi ka marrë një ritëm të caktuar dhe se ata duhet të vazhdojnë në këtë rrugë.

A mendoni se vendimi që do të marrë BE-ja në qershor varet më shumë nga ecuria e reformave nga ana e Shqipërisë, apo nga politikat e vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian? Dhe a mendoni se ka ndryshuar gjë që nga fundi i vitit të kaluar kur  Shqipëria nuk e mori statusin?

Është pak e vështirë për mua ta përcaktoj pasi nuk jam zyrtar i Bashkimit Evropian. Por unë jam i shqetësuar se nga ndjesia e lodhjes me zgjerimin, ose fajësimi i zgjerimit për disa nga problemet e tanishme, vendet që aspirojnë anëtarësimin dhe që kanë marrë hapat që u janë kërkuar për anëtarësim, mund të mos marrin përgjigjen që në fakt e meritojnë. Mendoj se ky do të ishte gabim. Unë nuk jam evropian, kështu që nuk mund të them se çfarë është në interesin e BE-së, apo vendeve anëtare, por mendimi im është se një Evropë më e madhe do të jetë një Evropë më e mirë. Ata kanë marrë angazhim para këtyre vendeve dhe duhet ta çojnë në vend këtë angazhim dhe duhet ta kuptojnë që nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të ketë pasoja. Politika e çdo vendi të BE-së është e ndryshme, diçka me të cilën udhëheqësit e tyre duhet të përballen, por shpresoj shumë që brenda BE-së këtë vit, të bëhet më e qartë që angazhimi i premtuar ndaj Ballkanit, duhet të plotësohet dhe se kur vendet marrin hapat e nevojshëm, këto hapa duhen vlerësuar./voa

Debatet në Kuvend mbi transformimin e transportit publik

rama parlamentVendimi i qeverisë për të ndaluar qarkullimin e furgonave ka shkaktuar debate në seancën e sotme plenare.  Opozita e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e qeverisë ndërsa kryeministri Edi Ramaka deklaruar se nuk është dhënë asnjë urdhër për të ndaluar furgonat.

Ndërsa u shpreh i prerë se do të ketë transformim të transportit publik, Rama theksoi se nuk do të lejohen më të qarkullojnë mjetet e palicensuara.

“Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicensuara, qeveria do t`u japë kohë për t`u riorganizuar të gjithë atyre që e kanë një licencë të rregullt dhe që do të bëjnë një zgjedhje bazuar në kushtet e tyre nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal apo nëse do të bëjnë shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që ka përcaktuar licencën për ta. Dhe së treti qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik. Për të bërë të mundur që mos të kemi  autobuza të standarteve europiane vetëm në ato linja të Tiranës që u vunë në kohën kur ju bëtë të njëjtën protestë, të njëjtën rezistencë dhe nga ana tjetër të formalizojmë sektorin. Është sektor i mbytur nga informaliteti, është sektor i mbytur nga konkurrenca e pandershme, është sektor i mbytur nga kthetrat e pamundësisë për t`u zhvilluar. Ne duhet të formalizojmë sektorin dhe do të hapim prespektiva të reja për të gjithë ata që në këtë sektor kanë investuar deri më sot dhe për të gjithë ata që duhet të investojnë në këtë sektor. Dhe nuk kemi shpikje për të bërë por është shumë e thjeshtë dhe normalisht ata që kanë qënë 8 vjet në qeveri dhe nuk e kanë bërë këtë gjë dhe të rrish dhe të pyesësh se si, domethënë i mjeri ky popull kë ka pasur në qeveri dhe fatkeqësisht mjerë ata që besojnë ndryshe nga ne në një rrugë tjetër dhe në krye të kësaj rruge ju kanë ju. Mjerë ata se është rrugë pa rrugë” u shpreh Rama.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se gjatë 8 viteve që ka qënë në pushtet nuk ka bërë asgjë për transportin publik.

“Kërkoni llogari për atë çfarë rëndom nuk dini se çfarë flisni por edhe kur jeni të vetëdijshëm për atë që kërkoni bëni sikur nuk e dini. Që si rregull keni pasur 8 vjet kohë për ta bërë dhe jo vetëm nuk e keni bërë por ose e keni lënë të degjenerojë në rënie të lirë ose e keni shkatërruar me dorën tuaj.  Dhe rasti i transportit publik është shumë domethënës sepse i tregon fare qartë të gjitha këto bashkë. Në 8 vjet as që e keni çarë kokën ndonjëherë ta ktheni ndonjëherë kokën nga qytetarët që udhëtojnë për ditë nëpër Shqipëri. Nga viti 2005-2013 janë vrarë nëpër rrugët e Shqipërisë vend I zhvilluar 2952 vetë dhe janë plagosur mijëra e mijëra të tjerë. Por ju çfarë keni bërë?  E di përgjigjen rrugë, rrrugë, rrugë. Keni bërë edhe disa shfaqje duke dalë në ato rrugë për të vendosur policët në çdo kilometër” tha Rama

 

Ndërkohë në replikë me kryeministrin, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka kërkoi nga kryeministri të përgjigjet se përse nuk i ka paguar të gjitha paratë firmave të ndërtimit të rrugëve.

“Këtij zotërisë nuk duhet t`i jepet fjala si kryeministër pasi ky nuk është kryeministër. Ka kaq kohë që del këtu dhe vazhdon të përdorë në mënyrë bajate fjalë si opozitarë sepse nuk ka çfarë të thotë si kryeministër. Për fat të mirë shoh që ministri i brendshëm që rri si i rrahur sepse dje doli dhe tha se do të bllokojmë në mënyrë imediate  të gjithë furgonat, sot nuk e di nëse reflektuan nga konferenca jonë e shtypit apo reflektuan nga protesta e atyre që do t`i dalin nesër para kryeministrisë kjo pak rëndësi ka. Por rëndësi ka që sot doli dhe përgënjeshtroi atë që tha dje si Edvin Adhamulli. Pse e them këtë? Sepse ndodh që bëhet aksident me furgon dhe dalin dhe thonë do ndalojmë furgonat. Sa për rrugët, ato rrugë po shkoni të vizitoni dhe po pozoni përpara rrugëve që kemi bërë ne ndërkohë që një nga premtimet që bëtë është që do t`i jepni paratë firmat që bëjnë ato rrugë dhe morët edhe një borxh që e votuat këtu në Parlament për t`u kthyer paratë atyre firmave.  Na jepni përgjigje pse janë vetëm 3 miliard nga 21 miliard që duhet tu paguani firmave. Pse nuk ia dhatë të gjitha firmave por vetëm atyre që donit ju. Dhe në fund  meqë është bërë këtu në Parlament që del kryeministri dhe flet vetëm dogma. Shoku Mao ka thënë që bajga është më e vlefshme se dogma se bajga të paktën bëhet pleh.

 

 

Ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimet në polici

ARben RistaniNgrihet komisioni për pushimet nga puna në Policinë e Shtetit, komision i kërkuar nga opozita me qëllim hetimin e lëvizjeve në policinë e Shtetit nga muaji shtator 2013, deri në janar të këtij viti. Komisioni do të drejtohet nga deputeti i PD, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar i komisionit parlamentar do të jetë deputeti i PS, Taulant Balla.

Anëtarë të komisionit janë deputetët Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Flamur Noka,Ylli Shehu, Dashamir Tahiri, Pirro Lutaj, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Xhovalin Kadeli.

Për ngritjen e këtij komisioni u zhvilluan bisedime me deputetëve Fatmir Xhafaj (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD). Komisioni hetimor u votua me 106 vota pro dhe tre vota kundër. Ndërsa anëtarë të komisionit nga mazhoranca do të jenë: Pirro Lutaj, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia, Gjovalin Kadeli.

Përbërja e komisionit hetimor ndaj policisë: Kryetar Arben Ristani   Zv.kryetar Taulant Balla   Anëtarë nga PD Eduard Halimi Oerd Bylykbashi Gent Strazimiri Flamur Noka Ylli Shehu Dashamir Tahiri   Anëtarë nga PS Pirro Lutaj Ermonela Felaj Blendi Klosi Pjerin Ndreu Paulin Sterkaj Xhemal Qefalia Gjovalin Kadeli

Hoffman: Shumica qeverisëse dhe opozita duhet të bashkëpunojnë

Hellmut-HoffmanAmbasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman gjatë forumit me temë “Perspektiva gjermane për zgjerimin e BE-së”, ka deklaruar se bashkëpunimi mes opozitës dhe maxhorancës si dhe reformat e shëndetshme në të gjitha fushat, janë kushtet për rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë. Kjo, sipas tij do t’i bëjë përshtypje Këshillit të Europës.

“Këshilla ime është, të mos ecni në rrugën e kritikave ndaj KiE. E vërteta është më e thjeshtë, unë njoh njerëz që nuk iu duk e vështirë apo e pabesueshme kur u thuhet që Bashkimi Europian donte të shihte sjelljen e opozitës dhe qeverisë së re. Nuk më pëlqejnë sjelljet e fundit politike, opozita dhe qeveria duhet të ndryshojnë sjellje. Opozitë e fortë nuk do të thotë të përkthesh në skandal çdo vendim të qeverisë. Gjithashtu edhe  qeveria nuk duhet ta cilësojë administratën pronë, duke emëruar militantë”, u shpreh Hoffman.
Më tej ambasadori Hoffman theksoi se duhet të ndërmerren reformat ë rëndësishme të cilat duhet të jenë bindëse për Bashkimin Europian. “Duhet një reformë në administrate, a është e mundur të reformohet gjyqësori? Është një shprehje që “duhen dy veta për të vallëzuar tango”,  prandaj duhet bashkëpunim maxhorancë-opozitë. Duhet të prezantohen reforma të shëndetshme dhe bindëse për BE-në”, tha ambasadori.

 

Mariah Carey nxjerr në shitje shtëpinë e saj luksoze (foto)

article-2557130-1B66392100000578-771_634x419Mariah Carey dhe partneri i saj Nick Kanon nuk janë vetëm muzikantë të mirë por ata janë mjaft të zgjuar kur bëhet fjalë për pasuritë e patundshme. Në fillim të shkurtit çifti ka nxejrrë në shitje rezidencën e tyre për afro 13 milionë dollarë.

Ky çmim është sa dyfishi i çmimit me të cilin ato e kanë blerë shtëpinë në vitin 2009. Mariah dhe Nick e blenë shtëpinë me shtatë dhoma dhe me nëntë banjo për 6.975 milionë dollarë në para 5 viteve.

Ashtu siç e shihni edhe në foto shtëpia përfshin ambjente luksoze dhe mjaft të bukura, ndërkohë që pamja nga dritaret është mjaft relaksuese. Mariah dhe Nick do të sihin me të vërtetë me fat nëse shtëpia do të shitej me atë çmim, duke fituar kështu 6 milionë dollarë.

article-2557130-1B66390A00000578-22_634x422

article-2557130-1B6639A200000578-833_634x443

article-2557130-1B6639A600000578-130_634x422

article-2557130-1B66394E00000578-734_634x422

article-2557130-1B66395A00000578-13_634x418

article-2557130-1B66396A00000578-903_634x422

article-2557130-1B66396E00000578-441_634x418

article-2557130-1B66397A00000578-46_634x420

article-2557130-1B66399C00000578-29_634x443

article-2557130-1B66392100000578-771_634x419

article-2557130-1B66393100000578-201_634x425

article-2557130-1B66395200000578-227_634x418

article-2557130-1B66398800000578-19_634x433

Rusia kundër Rezolutës në OKB mbi Sirinë, për dërgim ndihmash humanitare

OKBRusia kundërshton një draft-rezolutë të perëndimit dhe vendeve arabe, e cila pritet të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të hapur rrugën për dërgimin e ndihmës humanitare në Siri. Moska zyrtare e sheh këtë draft-rezolutë si një përpjekje për të hedhur themelet e një ndërhyrje të shpejtë ushtarake kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Rusia lajmëroi se do të përdorë veton e saj në tekstin aktual, nëse përmban “akuza të njëanshme” kundër qeverisë Assad. Por, Rusia dhe aleatja e saj në KS të OKB-së Kina, thonë se janë të gatshme që të negociojnë një rezolutë të re, nëse kjo do të mund të nxiste qasjen më të shpejtë për ndihmën e popullatës.

Që kur ka pranuar rezolutën të enjten e kaluar, Moska ka shfaqur shpesh kundërshtimin e saj. Dokumenti është përpiluar nga Australia, Jordania e Luksemburgu, të cilat kanë shpreh vullnet që të punojnë prapë në draftin e ri. Diplomatët thonë se Moska zyrtare ka paraqitur vërejtjet e veta, të cilat do të përfshihen si amendamente në draftin e ri, gjatë takimit të së enjtes të pesë vendeve të përhershme të KS të OKB-së.

Kaçin: Opsioni i BE-së për Kosovën, zgjidhje e përkohshme

jelko-kacinRaportuesi special i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kaçin ka deklaruar se pozicioni aktual i BE-së ndaj Kosovës për  status neutral është një zgjidhje e përkohshme kompromisi dhe se ai nuk hyn në atë se “kur dhe cila do të jetë zgjidhja përfundimtare”. Gjatë një interviste, Kaçin ka thënë se Serbia para se t’i bashkohet BE-së patjetër duhet të ndryshojë kushtetutën siç kanë bërë vendet e tjera, si dhe Sllovenia.

Në pyetjen direkt se a do të thotë kjo se Serbia patjetër duhet të heqë dorë nga territori i Kosovës, Kaçin tha se përgjigjen për këtë pyetje e di, por duke marrë parasysh funksionin që ushtron, nuk është në situatën që të përgjigjet.

“Unë Jelko Kaçin, prej kohësh e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është pjesë e Serbisë. E di se vendi im prej kohësh e ka njohur Kosovën e pavarur dhe se për këtë shkak është djegur ambasada e Sllovenisë në Beograd dhe se Serbia për këtë do ta paguajë kompensimin. Unë, Jelko Kaçin, si nënkryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore respektoj situatën aktuale dhe pozicionin e Bashkimit Evropian i cili ka qëndrim neatral ndaj çështjes së Kosovës”, ka thënë Kaçin. Ai ndërkaq pohon se kjo është një zgjidhje e përkohshme kompromisi.

Operacioni “Mitralozi”, në pranga dy vëllezër sekuestro armëve dhe municioneve

drejtoria-e-policise-se-TIranesPolicia e Tiranës ka sekuestruar një sasi municionesh ndërsa ka vënë në pranga 2 vëllezër.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë një operacioni të koduar ‘Mitralozi’, të zhvilluar nga efektivët e komisariatit nr. 2 janë arrestuar vëllezërit Bashkim dhe Petrit Hoxha.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve janë sekuestruar një mitraloz, një pushkë si dhe armatime dhe municione të kalibrave të ndryshme.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

“Banda e tritolit”, vetëdorëzohet Andon Mëhillaj

mehillajVetëdorëzohet në policinë  e Vlorës Andon Mëhillaj, një prej pjesëtarëve të “grupit të tritolit”.

Sipas informacioneve më të fundit, në deponimet e tij në drejtorinë e policisë së qytetit bregdetar Andon Mëhillaj ka mohuar të ketë lidhje me killerin Julian Sinanaj dhe me atentatet me eksploziv.

Ndërkohë mësohet se kanë qënë familjarët e Andon Mëhillajt ata të cilët kanë negociuar me strukturat e policisë së shtetit duke bërë të mundur edhe vetëdorëzimin e tij.

Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema ka deklaruar në një prononcim për mediat  se klienti i tij është i pafajshëm dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë të padrejta.

“Andon Mëhillaj nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që janë hedhur ndaj tij. Vetëdorëzimi i tij është bërë për të qenë i pranishëm gjatë hetimeve dhe për t’u mbrojtur sa më mirë. Andoni  do të përballet me akuzat, të cilat nuk i pranon. Ai  nuk pranon se ka porositur ndonjë vrasje  dhe nuk ka asnjë të vërtetë në të gjthë këtë histori. Andoni  nuk ka lidhje me botën e  krimit, është familjar i rregullt dhe ka dy fëmijë. Ai ka qenë në Vlorë por nuk ka marrë pjesë në krimet për të cilat akuzohet.  Andon Mëhillaj ka patur njohje me Julian Sinanaj, por jo në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Ata prej shumë kohësh nuk flisnin bashkë.  Andon Mëhillaj ka qenë nën kërcënimin e Julian Sinanajt për shumë kohë” ka theksuar avokati duke shtuar se  negociatat e vetëdorëzimit kanë qenë shumë të shpejta.

Gjithashtu, avokati ka shtuar se çështja ndiqet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që operon në  Tiranë dhe ai do të transferohet në kryeqytet. Ai ka theksuar më tej se veprimet hetimore ndaj Andon Mëhillajt  mund të shtrihen në të gjtha qytetet  ku ka dëshmitarë apo të dyshuar.

I pyetur në lidhje me Genis Mëhillajn, avokati Doma ka theksuar se nuk di asgjë për të pasi mbron vetëm Andon Mëhillajn.

 

Qeveria miraton ndryshimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

ministria e shendetesise3Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime e shtesa në ligjin për sigurimet shoqërore në Shqipëri, në atë për mbledhjen e kontributeve të detyrueshëm të sigurimeve shëndetësore e shoqërore, si dhe për sigurimet shëndetësore.
Sipas vendimit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke u zëvendësuar kështu Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në ligj.
Vendimi përcakton se paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 026  lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, të jetë 95 130 lekë. Ndërkohë, paga maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetësore të jetë paga bruto, sipas përcaktimeve te mesiperme.
Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me Kodin e Punës, paga minimale mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 111, të ligjit të sipërpërmendur, e cila nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale, e përcaktuar më sipër.
Sa i takon llojeve, shumes dhe shpërndarjes se kontributeve, vendimi përcakton se “shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, ne shumen 1 294 lekë.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë, sipas vendimit, duke filluar nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23 % të pagës mujore minimale, prej 19 026  lekësh, e barabartë me 4 376  lekë në muaj. Ndërkohë, i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1 janar 2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, detyrim i barabartë me 1 294 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore në masën 23 % të pagës mujore minimale, e barabartë me 4 376 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), që nga data 1 janar e në vazhdim paguan një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore, apo 1 294 lekë në muaj.
Vendimi përcakton që personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, nga data 1 janar e në vazhdim të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 lekë për sigurime shëndetësore.
Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, në shumën 1 294 lekë në muaj. Sipas vendimit, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4 200 lekë.
Ndërkohë, të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1 janar e në vazhdim, derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj.
Vendimi përcakton gjithashtu se për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1 janar e në vazhdim, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794  lekë, nga të cilat 2 500 lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294 lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.”.
Vendimi përcakton gjithashtu që kontributet e sigurimeve shëndetësore vullnetare derdhen në llogaritë bankare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.