Rusia kundër Rezolutës në OKB mbi Sirinë, për dërgim ndihmash humanitare

43

OKBRusia kundërshton një draft-rezolutë të perëndimit dhe vendeve arabe, e cila pritet të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të hapur rrugën për dërgimin e ndihmës humanitare në Siri. Moska zyrtare e sheh këtë draft-rezolutë si një përpjekje për të hedhur themelet e një ndërhyrje të shpejtë ushtarake kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Rusia lajmëroi se do të përdorë veton e saj në tekstin aktual, nëse përmban “akuza të njëanshme” kundër qeverisë Assad. Por, Rusia dhe aleatja e saj në KS të OKB-së Kina, thonë se janë të gatshme që të negociojnë një rezolutë të re, nëse kjo do të mund të nxiste qasjen më të shpejtë për ndihmën e popullatës.

Që kur ka pranuar rezolutën të enjten e kaluar, Moska ka shfaqur shpesh kundërshtimin e saj. Dokumenti është përpiluar nga Australia, Jordania e Luksemburgu, të cilat kanë shpreh vullnet që të punojnë prapë në draftin e ri. Diplomatët thonë se Moska zyrtare ka paraqitur vërejtjet e veta, të cilat do të përfshihen si amendamente në draftin e ri, gjatë takimit të së enjtes të pesë vendeve të përhershme të KS të OKB-së.