Përfunduan zgjedhjet në Mitrovicë

largea_zgjedhjet_-_20131386086651Në veriun e Mitrovicës përfunduan votimet e katërta me radhë për kryetarin e kësaj komune të banuar me shumicë serbe. Gjashtë qendrat e votimit ishin hapur me kohë dhe procesi është zhvilluar pa ndonjë incident. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se “deri në mbyllje të vendvotimeve kanë votuar 5 mijë e 890 votues, apo 20.72 për qind e zgjedhësve të regjistruar”.

Zgjedhjet u përsëriten, meqë kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, dështoi në fillim të janarit të japë betimin duke kundërshtuar që, siç tha, t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Kandidatët e katër subjekteve politike nga të cilat dy shqiptare dhe dy serbe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Nisma qytetare serbe dhe Nisma qytetare SDP, konkurruan për postin e kryetarit të kësaj komune. Nisma qytetare SDP, kandidoi kryetarin e saj Oliver Ivanoviç, pavarësisht se ai ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, edhe në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës. Qytetarët e komunitetit serb thonë se presin përmirësim të situatës në veri pas këtyre zgjedhjeve kur pritet edhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfshirja në zgjedhje e komunave veriore që janë skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës, u bë e mundur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur ne prill të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje i bëri të mundur Kosovës që të fillojë negociatat për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa Serbisë i mundësoi fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Karta e Adriatikut-SHBA”, Arvizu: Anëtarë të rinj kur ata të jenë gati

arvizu1Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot konferencën “Karta e Adriatikut-SHBA”, ku temë kryesore ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të kësaj karte. Në konference morën pjesë edhe delegacione nga vendet e rajonit si: Bosnja, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova si dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit rrit sigurinë në Evropën Juglindore.

“Në kontekstin e një krize ekonomike globale që ka tundur themelet e sigurisë ekonomike të vendeve anëtare të BE-së, dhe për rrjedhojë ka rritur sfidat e parametrave të sigurisë të gjithë Evropës, shpreh bindjen e thellë se bashkëpunimi mes vendeve tona merr një dimension të veçantë. Në këtë kuadër rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit konkret ndërparlamentar përfaqëson një peshë të rëndësishme, dhe mbi të gjitha një rol të veçantë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore”, -u shpreh Meta.

Ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, e cilësoi nismën mbarëballkanike të Kartës së Adriatikut, një histori suksesi, e cila, sipas tij, bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ai vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në suksesin e Kartës, e cila vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, i cili theksoi vendosmërinë e palëkundur të SHBA-ve për të vijuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Sipas ambasadorit Arvizu, Karta e Adriatikut kontribuon për një Evropë të lirë dhe në paqe.

“Ripohojmë përkushtimin tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin, si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë civile për të gjithë individët në rajon. Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anëtarë të rinj, kur ata të jenë gati”, -u shpreh ambasadori amerikan.

Burg për shqiptarët që luftojnë në Siri

komisioni-ligjeve-xhafajPjesëmarrja e shtetasve shqiptarë në konfliktet e armatosura jashtë vendit do të cilësohet vepër penale në Shqipëri dhe do të dënohet me burg.

Kjo parashikohet në një propozim të kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafajt dhe një grupi deputetësh, të cilët kërkojnë ndryshime në Kodin Penal.

Ky propozim pritet që të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve. Lajmin e bën të ditur “A1 Report”. Mësohet se këto ndryshime vijnë pas konsultimeve me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, si edhe me ekspertë të ndryshëm të fushës.

Nisma vjen në një kohë kur numri i xhihadistëve shqiptarë që luftojnë në Siri po pëson rritje. Që nga nisja luftës civile atje, me dhjetëra shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar kanë gjetur vdekjen. Gjithashtu, sipas raporteve të publikuara në mediat e huaja, janë me qindra shqiptarë që luftojnë përkrah rebelëve në Siri.

Ndërkohë, disa javë më parë, Kosova miratoi projektligjin i cili ua ndalon shtetasve kosovarë pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura jashtë vendit. Sipas ligjit, i cili ka hyrë në fuqi, dënimet për këtë vepër penale shkojnë deri në 15 vjet burg.

Eugenija Timoshenko: Nëna ime po trajtohej keq, si shqiptarët në burgjet serbe

Eugenia-Tymoshenko“Nëna ime po trajtohej keq, si shqiptarët në burgjet serbe… Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë…” , ka deklaruar sot Eugenija Timoshenko. Eugenia, vajza e Yulia Timoshenkos falënderon rininë, studentët dhe mbarë qytetarët heroik për pjesëmarrje në protesta në Kiev kundër diktatorit pro-rus Yaunkovich, ku në protesta morën pjesë edhe shqiptarë të Ukrainës. Po ashtu ajo ka falënderuar angazhimin e shqiptarëve për lirimin e nënës së saj… Evgenia Timoshenko: Nëna ime, vuajti si shqiptarët në burgjet e Serbisë. E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Evgeniya Timoshenkos ka pohuar se, “nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politik e regjimit të ish-presidentit Janukovic”. Ndërkohë i bën apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, i cili sajoi dhjetar viktima në protestat e fundit. E bija e ish-kryeministres së Ukrainës, Timoshenko po ashtu ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj në burg. Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish-kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjeçar me burg nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko ka qenë në burg që nga dënimi i saj në tetorin e vitit 2011.

Vendimi i kushtetueses për nëpunësin, PD: Qeveria kërkon ta anulojë me ligj të ri

oerd byPartia Demokratike denoncoi sot tejkalimin me 8 ditë të afatit ligjor të botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare. Deputeti i kësaj partie, Oerd Bylykbashi, tha se ky vendim po mbahet peng me urdhër të Kryeministrit, me qëllim që ky vendim të mos marrë fuqi derisa mazhoranca të votojë edhe anullimin e këtij vendimi.

“PD denoncon para opinionit publik mbajtjen peng dhe mosbotimin nga qeveria të vendimit të gjykatës Kushtetuese të datës 5 shkurt që shpalli si antikushtetues aktin normativ për nëpunësin civil.Kushtetuta përcakton se vendimi hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare, ligji detyron qëndrën e botimeve zyrtare ta botojë atë brenda 10 ditësh, gjykata kushtetuese e ka dërguar vendimin të zbardhur që në datën 5 shkurt. Sot kanë kaluar 8 ditë nga skadimi i afatit 15 shkurt dhe vendimi vazhdon të mbahet peng me urdhër të Kryeministrit, ndërkohë që janë botuar akte me datë më të vonshme se vendimi i gjykatës. Qëllimi i vetëm është që ky vendim të mos marrë fuqi derisa mazhoranca të votojë edhe anullimin e vendimit të gjykatës kushtetuese dhe këtë anullim ta bëjë me ligj. Ndërkohë që mijëra vetë janë larguar nga puna në mënyrë antikushtetuese, qeveria vazhdon me largimet e paligjshme me pretendimin se vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi” tha ai.

Duke e cilësuar një pengmarrje mafioze të shtetit dhe gjykatës, Bylykbashi tha se pengimi i zbatimit të vendimit të gjykatës përbën vepër penale dhe dënohet nga kodi penal. Ai siguroi se PD do të kërkojë vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe urdhëruesve të këtij skandali të parecedentë.

“Kjo është një pengmarrje mafioze e shtetit, kushtetutës, ligjit dhe gjykatës nga kryeministri Rama. Ky akt është përdhosja më e rëndë ndaj Kushtetueses dhe gjyqësorit në përgjithësi. Kjo pengmarrje e vendimit të gjykatës është pengim i zbatimit të vendimit të gjykatës, përbën vepër penale dhe dënohet nga kodi penal. Përgjegjësi direkte për këtë mban Drejtoresha e qëndrës së botimeve zyrtare dhe Ministri i Drejtësisë që e ka atë në varësi. Përgjegjësi mban Kryeministri dhe qeveria e tij që janë dirigjent të këtij skenari të shëmtuar antiligjor dhe antikushtetues në realizimin e planit të tyre për ta vënë administratën nën kontroll partiak. PD i siguron personat përgjegjës direkt, por dhe urdhëruesit e tyre se do të kërkojmë deri në fund drejtësi për këtë skandal të paprecedentë” përfundoi deputeti demokrat.

Shorti për Kampionatit Europian, Shqipëria përballë Portugalisë

europ2016Sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë, ku kombëtarja jonë do të luajë përballë Portugalisë dhe përballë kombëtares serbe.

Në grupin e kuqezinjve, atë me numrin I, është vendosur edhe Franca, e cila është e kualifikuar në cilësinë e vendit organizator, por që do të luajë ndaj pesë rivalëve nga dy herë ndeshje miqësore, pa vlerë pikësh. Në të njëjtin grup me Shqipërinë vendoset edhe Armenia e Danimarka. Ndeshjet e Euro 2016, përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë në stadiumin “Ruzhd”.  Shqipëria do të jetë në Grupin I, bashkë me Portugalinë, Armeninë, Serbinë.

Sipas formatit që tashmë është aprovuar nga UEFA, ky kampionat nuk do luhet më me 16 skuadra, por me 24 të tilla. Shqipëria ishte në vazon e pestë së bashku me Islandën, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Moldavinë, Maqedoninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Qipron. Kjo do të thotë se nuk do ketë asnjërën nga këto skuadra në grup.

Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen, vendi i tretë kalon në play-off. Franca si vend mikpritës është i kualifikuar . Është rënë dakord që në fillim që bashkë nuk duhet të bien skuadrat e Spanjës me Gjilbratarin dhe Azerbajxhani me Armeninë, kjo për shkak të konflikteve që këto vende kanë me njëri-tjetrin. Nëse shorti i cakton bashkë do të përsëritet.

Sot në mesditë u krye ceremonia live në Pallatin e Kongreseve në Nicë të Francës për shortin e kualifikimet e Europianit 2016. Ceremonia drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, i cili po ndihmohet edhe nga dy ish-kampionë: Rud Gulit dhe Bisente Lizarazu.

Grupet 

Grupi I, Portugalia, Serbia, Armenia, Shqipëria

G-A, Holanda, Çekia,Turqia, Letonia, Irlanda, Kazakistani

G-B, Bosnja, Belgjika, Izraeli, Uells, Qipro dhe Andorra

G-C, Spanjë, Ukrainë,Sllovaki,Bjellorusi, Maqedoni, Luksemburg

G-D, Gjermani, Irlandë, Poloni,Skoci, Gjeorgji, Gjibraltar

G-E, Anglia, Zvicra,Sllovenia, Estonia, Lituania, San Marino

G-F, Greqia, Hungaria,Rumani,Finlandë, Irlandë e Veriut, Ishujt Faroe

Grupi G, Rusi, Suedi, Austri,Mali i Zi, Moldavia, Lihtenshtejn

 

Grupi H, Itali, Kroaci,Norvegji,Bullgari, Azerbajxhan, Maltë

 

Drejtuesit e furgonëve në protestë, pritet të hyjnë në grevë

furgonatSërish ditën e sotme drejtuesit e furgonëve të Tiranës kanë dalë në protesta. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa qeveria të reflektojë, ndërsa javën tjetër pritet të organizohet greva e përgjithshme e të gjithë furgonëve.

“Kjo është dita e 17 që ne po protestojmë në gjithë Shqipërinë. Çdo rreth po proteston në vendin e vet. Ne po presim edhe javën që vjen të përshkallëzojmë protestën në Tiranë gjithë vendi. Presim njoftim nga qeveria të heqë pikat që ka caktuar, kthimin bosh. Ne kthimi plot dhe ardhja bosh nuk na intereson, qeveria e di shumë mirë sa e ka shkuar nafta. Ne jemi taksapagues me të gjithë dokumentet, me makina të kushteve që i kërkon qeveria. Shteti nëse thotë që s’do punojnë taksitë 8+1 mos të japë licenca më, se unë nuk e di që janë dy qeveri, një Bashkia që jep licenca dhe tjetra Haxhinasto me Tahirin. Jemi 17 ditë pa bukë”, tha njëri nga drejtuesit.

Edhe në Korçë drejtuesit e mjeteve të transportit 8+1 kanë bllokuar sërish sot njërin kah të rrugës Korçë-Pogradec, ndërsa vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhje të situatës.

Video e vrasjes së biznesmenit tradhton Mëhilljan

andon-mehillaj-ne-gjykateNjë video e siguruar nga Prokuroria për Krime të Rënda vërteton rrëfimin e Julian Sinanajt. Në këtë video vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj dhe personi i dyshuar si porositës i vrasjeve, Andon Mëhillaj, janë filmuar bashkë, në vrasjen e biznesmenit Agron Cela në Vlorë. Video, sipas burimeve të prokurorisë, të cituara nga ABC, ka qenë pjesë e materialeve të hetimit, por ka qenë e pamundur të dalloheshin personat e filmuar. Pas rrëfimit të Sinanajt, videoja është parë edhe njëherë nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ajo që ndodh në filmim përputhet plotësisht me rrëfimin e vrasësit. Filmimi do t’i shtohet provave kundër Andon Mëhillajt, i cili ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjet që ka kryer Julian Sinanaj.

 

Nëna e Verbofshit: E lini të kalbet në burg

policia-e-tiranesPas arrestimit, pendesa dhe frika dukeshin qartë në pamjen e jashtme të të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, por edhe në ato pak fjalë që tha. “Jam penduar për vrasjet, nuk doja që të ndodhnin. Erdha në Poloskë nga frika e hakmarrjes. Doja të kaloja kufirin dhe të humbisja gjurmët. Jam penduar për krimin që bëra dhe do ta rrëfej në prani të avokatit”, tha Verbofshi, i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore. Para grupit hetimor, Odise Verbofshi, pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se do të rrëfejë ngjarjen në prani të avokatit. Verbofshi është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, 72 orë pasi kishte kryer masakrën duke vrarë dhe më pas djegur brenda në makinë Albert Kasallën, 34 vjeç dhe Shaban Babasin, 27 vjeç, nga Fushë-Kruja. Policia e Korçës deklaroi se Odise Verbofshi u arrestua dje në Bilisht, pranë kufirit shqiptar me Greqinë.

Përgjimi

Policia e Durrësit e ka zbuluar vendndodhjen e Odise Verbofshit përmes përgjimeve telefonike. Ai i kishte kërkuar ndihmë një shoku në telefon, për t’i kërkuar ushqim dhe i ka treguar se ku ndodhej, në një pyll të vogël jo shumë larg kufirit. Policia e ka përgjuar dhe ka lokalizuar vendin dhe më pas ka bërë arrestimin e tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i 32-vjeçarit nga Shkozeti i Durrësit është bërë nga efektivët e Policisë Kufitare të Korçës. Ndalimi i tij u bë në afërsi të fshatit Poloskë, në rrethin e Devollit, pranë kufirit me Greqinë në përpjekje për të kaluar në shtetin fqinj. Burime nga komisariati i Devollit bënë me dije se i arrestuari kishte shkuar tek vjehrrit e vëllait të tij dhe është vënë në prangat e policisë pikërisht në banesën e tyre. Pas arrestimit Odise Verbofshi do të transportohej në qytetin e Durrësit ku edhe kreu krimin tronditës. Policia e Durrësit ka marrë masat për transportimin e tij dhe për të vijuar më tej procedurat penale. Për disa orë i arrestuari Odise Verbofshi është mbajtur nën masa të rrepta sigurie në komisariatin e Devollit. Në fakt policia e kishte krijuar një hartë të vendeve të mundshme se ku mund të fshihej Verbofshi. Pas mbledhjes së dëshmive nga personat e shoqëruar dhe sidomos të bashkëpunëtorit, Gazep Pili, u bë e qartë se ai do të tentonte të kalonte kufirin me Greqinë.

Dëshmitarja

T.Gj., pronarja e shtëpisë në Devoll ku kishte qëndruar Odise Verbofshi shprehet se, 32-vjeçarin e njihte për njeri të mirë. Ajo sqaron se para se të arrestohej nga policia, 32-vjeçari kishte shkuar pak minuta në banesë më pas ishte nisur për në mal dhe kur u rikthye u kap nga policia.

“Odiseja erdhi dje, qëndroi pak dhe më pas iku në mal. Kur u kthye e kapi policia. Nuk dija asnjë gjë për krimet që ai kishte bërë, të gjitha i morëm vesh nga televizori. Odise Verbofshin e njihnim për djalë të mirë”- është shprehur T.Gj. Ajo ka treguar se me familjen e 32-vjeçarit kanë lidhje krushqie.

Krimi

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, 20 shkurt 2014, rreth orës 22:00 dhe si shkak ka pasur prishjen e pazareve të drogës mes të rinjve. Odise Verbofshi u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjet. Në banesën e autorit, në Shkozet, përveç gjurmëve të gjakut dhe dy pistoletave, u gjetën edhe 74 kg lëndë narkotike. Ai akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve të policisë rezulton, se Shaban Babasi dhe Albert Kasalla ishin vrarë paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar nga Shkozeti për në ish Kënetë, Durrës për t’u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave. Ekzekutimi i dy të rinjve rezulton se ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë. Sipas policisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan dhe u pyetën 36 persona që kishin dijeni mbi ngjarjen. Por rrëfimi i Gazep Pilit, familjar i gruas së Verbofshit, ishte vendimtar për zbulimin e mekanizmin e vrasjeve. Ai është akuzuar për veprën penale “fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Ndërkohë të afërmit e 20-vjeçarit Gazep Pili kanë deklaruar se, Odisea e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar një bidon me benzinë, pasi e kishte lënë makina në rrugë. 20-vjeçarin e kanë regjistruar kamerat e sigurisë teksa mbushte bidonin në një karburant dhe kjo i ka çuar policët tek bashkëpunëtori. /Re.Th./

Leta Verbofshi: Ngushëllime familjarëve për atë që u bëri djali im

Edhe familja e tij e mallkon për krimin e kryer. E tronditur nga ngjarja e rëndë, Leta Verbofshi ka deklaruar se ajo ka qenë në Itali kur është vënë në dijeni të asaj ç’ka ka bërë djali. “Shpreh ngushëllimet tona për këtë që ka bërë djali ynë. Ai meriton të kalbet në burg dhe ne nuk kemi pse t’i gjejmë as avokat. Le të marrë dënimin që i takon. Nuk më intereson djali që është në burg, më vjen keq për familjarët, për dhimbjen e tyre dhe dua të ndaj dhimbjen me ta. Më shumë kemi ardhur për familjarët e viktimave dhe këto janë fjalë zemre”, shprehet nëna e Odise Verbofshit. “Sapo e morëm vesh kemi ardhur menjëherë këtu. Me mori në telefon vëllai dhe më tha hajde se ka ndodhur gjëma. Më shumë kemi ardhur për familjarët e viktimave dhe këto janë fjalë zëmre”, ka thënë Violeta Verboçi duke folur për median. Ajo ka treguar se fëmijët i ka rritur duke punuar gjithmonë ndershmërisht.

“Kam 32 vjet që jam martuar dhe kemi punuar me djersën e ballit. 12 vite në Nish-Goma, kemi sakrifikuar prej 8 vitesh për të bërë këtë shtëpi ku ndodhi hataja”, tha ajo. “I kam edukuar me shpirt për të qenë të respektuar, kjo është e pafalshme”, ka përfunduar fjalën e saj nëna e autorit të krimit, Violeta Verbofshi.

Mitrovica e Veriut sot në zgjedhje të jashtëzakonshme

kuti-votimiNë Mitrovicën e Veriut,  komunë e 38-te e Kosovës, votohet sot për kryetarin e komunës në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës bëri të ditur për ATSH-në se, ” procesi i votimit ka nisur në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut” dhe se, “në bazë të raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë, në orën 07:00″.

“Procesi i votimit është duke vijuar me rregull dhe pa ndonjë problem”, thanë në KQZ.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut sot lista përfundimtare e zgjedhësve ka 28 429 votues, për të cilët janë hapur 7 qendra me 33 vendvotime, ndërsa për kryetar komune garojnë katër kandidatë, dy serbë e dy shqiptarë: Oliver Ivanović, i Iniciativës qytetare “SDP“, Goran Rakić, i Iniciativës qytetare “Srpska”,  Musa Myftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Florent Azemi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Politikani serb nga Mitrovica, kandidati për kryetar në komunën veriore të qytetit të ndarë dhe me barrikadën  mbi urën kryesore të lumit Ibër, Oliver Ivanović, i  dyshuar për krime  lufte dhe vrasje të rëndë, është arrestuar në 27 janar dhe ndodhet në paraburgim.

Zgjedhjet lokale të Kosovës, të parat në gjithë territorin – në 38 komunat, përfshirë veriun, janë mbajtur në 3 nëntor dhe kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme.

Votimet në Mitrovican Veriore zhvillohen përsëri sot pasi fituesi, i komunitetit serb, refuzoi të japë betimin duke mos pranuar ligjet e Kosovës, ndersa betimin e dhanë të gjithë të zgjedhurit tjerë në komuna në gjithë territorin e vendit. Para votimeve të sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipasPropozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj