Aksidenti i djeshëm, shoferit i Benz-it kishte konsumuar alkool

60

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Aksidenti i djeshëm, ku u plagosën 10 pasagjerë nga përplasja e një autobusi të linjës Tiranë-Elbasan, ka ardhur si pasojë e konsumimit të alkoolit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Benz”, i cili u përplas me autobusin , duke shkaktuar edhe përmbysjen e këtij të fundit.

Po ashtu, drejtuesi i Benz-it, Altin Metani, ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim, duke i prerë rrugën autobusit, me targa TR 2011 U. Metani kishte përdorur pije alkoolike dhe duke qenë me shpejtësi minimale 70 km/h i ka dalë automjeti nga kontrolli, duke u bërë kështu shkaktar i aksidentit me 10 të plagosur pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve nga policia e kryeqytetit Altin Metani është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit numër 1 dhe rrezikon deri në 8 vite burg.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, në dalje të Tiranës, në afërsi të Lundrës, ku mbetën të plagosur:  Ramazan Rama 19, Ikbal Rama 54, Aldo Dervishi 23 vjeç, Ana Kotorri 23, Xheni Prishka 25, Eisel Doka 22 vjeç, Arjana Kurti 40, Enea Cekrezi 19, Ermonela Doka 20 vjeçe dhe Lumturie Braha, 68 vjeçe. Ata u dërguan në spitalin e Traumës, nga ku mësohet se sot nëntë prej tyre kanë lënë spitalin, ndërsa 68-vjeçarja Lumturie Braha, ndodhet ende e shtruar në spital, ku mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.