Shqipëria dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan në Londër një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim vitalizmin e ekonomisë përmes reformave kyçe. Përmes një njoftimi për shtyp, BERZH bën të ditur se, marrëveshja synon t’i hapë rrugë të dy palëve të përdorin një gamë instrumentesh për të përmirësuar dialogun politik ndërmjet sektorit privat dhe qeverisë, me synim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja . Objektivat do të jenë për të forcuar kuadrin ligjor në vend, duke përfshirë edhe përmirësimin e mekanizmave të gjetjes së zgjidhjeve, por edhe për të luftuar korrupsionin, për të rritur standardet e transparencës në sektorët e korporatave dhe ato bankare. Memorandumi i Mirëkuptimit ofron një kuadër të ri bashkëpunimi ndërmjet BERZH dhe qeverisë shqiptare, si dhe në mbështetje të Këshillit Kombëtar Ekonomik, i cili synon të përmirësojë zhvillimin e sektorit privat, forcimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe promovimin e qeverisjes së mirë.
Si hap i parë BERZH do të ndihmojë në krijimin e një këshilli të pavarur për investimet dhe që do të informojë Këshillin Ekonomik Kombëtar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ”me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ne jemi duke ndërmarrë një hap të madh përpara në rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të drejtë të biznesit është më kritike sa kurrë dhe ne jemi të sigurtë se do të bëjmë përparim të shpejtë me mbështetjen e BERZH-it. ” Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti, tha se ”ky është një hap i rëndësishëm dhe ne përshëndesim autoritetet shqiptare në trajtimin e sfidave me të cilat po përballet vendi. Ky përbën një shembull për rajonin dhe më gjerë. BERZH është e gatshme të mbështesë të gjithë për këtë projekt të ri”
Ekon-BERZH marrëveshje me Qeverinë Shqiptare për rritjen e investimeve
Basha:Opozia sërisht në protestë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentarë të opozitës, bëri një ekspoze të gjendjes në vend, duke e cilësuar “një situatë të zumtë dhe të pashpresë”.
Basha tha se të gjithë njerëzit e lirë po rrezikohen nga qeveria Rama-Meta, po dhunohet jeta e shqiptarëve, liria, kushtetuta dhe ligji. Ne do t’i ndalojmë dhe këtë e treguam në mitingun e protestës së 20 shkurtit dhe protesta të tjera do të vijojnë për të ndaluar Rama-Metën”.Sipas tij, gjithçka është errësuar nga qeverisja Rama- Meta. “Ekonomia është rrënuar dhe po shkon drejtë reçensionin, kanë rënë të ardhura dhe janë në rënie investimet e huaja, rritën taksat duke e berë Shqipërinë vendin me taksa me të larta në rajon. Nga njëra anë rriten taksat dhe në anën tjetër rritet gropa financiare”, deklaroi kreu i selisë blu.
Basha vuri alarmin duke u shprehur se “jemi në kushtet e anamolisë, gati të krimit ekonomik, kontrabandës dhe korrupsionit përminent. Jemi nën kërcënimin e Ramës për të na hequr buken e gojsë. Krimi ka tendncë marramendës në ngjitje, trafiku i drogës dhe krimi.Dje denoncuam një rast konkret të lidhur me Tahirin, gjendja është e rëndë. Prandaj ne vijmë sot me moton, Shqipëria në protesë. Kjo është gjendja dhe opozita do protestojë, në mbrojtje të bukës së gojës”.Sipas tij, Shqipëria foli qartë në protestë, foli për krimin, për bukën e gojës, për projektligjin antikushtetues të projktligjit të statusit civil dhe si për dhe shkarkimet e padrejta nga puna të administratës.
“Qeveria Rama-Meta nuk ka asnjë shpresë për integrim, populli eshtë sovran dhe do të marrë në dorë fatët e vendit dhe ne jemi të kushtësuar të dalim me logën Shqipëria në protëstë. Ne nuk do të pranojmë t’i japim legjitimitet parlamentit që është berë giotina e ligjit”. deklaroi Basha.
Në përfundim, kreu i PD-së solli ne pah gjendjen në Ukrahin ku sipas tij, pushteti i atjeshëm përdori votën për të burgosur e torturuar deputetët e opozitës, ndërsa ftoi deputetët e grupit parlamentar demokrat të mbajmë një minut heshtje për martirët e lirisë.
Donald Tusk: Jo ideologji hakmarrëse ndaj rivalëve politik
Kryeministri polak, Donald Tusk, paralajmëroi sot autoritetet ukrainase kundër çdo logjike të hakmarrjes ndaj rivalëve të tyre politik.
“Ndjenja e drejtësisë kërkon që ne të dënojmë përgjegjësit e këtyre krimeve, dhe pa asnjë dyshim që kishim të bënim me krime në Kiev. Mbi të gjitha më vete mendja tek ato ekzekutime të vërteta të kryera nga snajpera profesionistë. Por nëse revolucioni kërkon të sjellë fruta pozitive ai nuk mbund të qëndrojë mbi logjikën e hakmarrjes”, deklaroi Tusk përpara medias.
“Sfida kryesore për Ukrainën nuk është hakmarrja, por të shpëtojnë ekonominë dhe financat publike”, vazhdoi shefi i qeverisë polake.
Një mandatarrest për vrasje masive të civilëve është nxjerrë sot në Ukrainë kundër presidentit të shkarkuar, Viktor Janukoviç, dhe shumë funksionarëve të tjerë.
I shkarkuar të shtunën nga parlamenti, Janukoviçi nuk është dukur asgjëkundi dhe mendohet se strehoet në lindje të vendit. Përplasjet e dhunshme në qendër të Kievit i shkaktuan vdekjen 82 personave javën e kaluar.
Shtyhet për në 3 mars gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës
Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pasi u vlerësuan me probleme prokurat e posaçme.
Gjatë seancës të zhvilluar sot trupi gjykues vlerësoi probleme në dokumentacion dhe kërkoj shtyrjen e saj për në datën 3 Mars. Kryebashkiaku i Vlorës Gjika në një prononcim për mediat tha se është i interesuar që çështja të filloj sa më shpejtë.
“Sot pati probleme me dokumentacionin e ardhur nga Vlora për shkak të transferimit të çështjes dhe me të drejtë drejtuesi i trupës së gjykatësve vendosi shtyrjen e saj. Unë do marrë pjesë në të gjitha seancat dhe jam i gatshme të hetohem plotësisht pasi dua të vërtetoj pafajësinë time, shpresoj të nisim sa më shpejtë trajtimin e çështjes”, theksoi Gjika.
Kreu i Bashkisë së Vlorës akuzohet për “Falsifikim të dokumentave nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, si dhe ndërtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim”.
Në total numri i personave në hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me dosjen “Gjika”, janë shtatë, Blerdi Licaj, Eleni Dardhaj , Gentian Sherifaj , Gëzim Feta, Shpëtim Gjika, Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj
Në Vlorë u zhvilluan dy seanca gjyqësore dhe më pas është marrë vendimi për të transferuar dosjen për gjykim në Tiranë
Zbulohet minerali më i vjetër në Tokë
Zbulohet një zirkon mikroskopik i vjetër 4,4 miliardë vjeçar, dhe njëkohësisht materiali tokësor më i vjetër i njohur deri tani. Ky zbulim e përforcon edhe më shumë teorinë e ekzistencës së një “Toke primitive të ftohtë.
Toka është krijuar rreth 4,5 miliardë vite më parë, por fëmijëria e saj e turbullt, periudha kur ajo po strukturohej, vazhdon të mbetet shumë e panjohur për shkencëtarët.
Fillimisht mendohej se planetit tonë i ishin dashur rreth 600 milionë vite, që prej krijimit, për t’u ftohur dhe që të krijohet shtresa që e rrethon, korrja tokësore.
Por, gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, zbulimi i kristaleve të vegjël të zirkonit që janë krijuar në origjinën e korres tokësore atëherë kur u formuan edhe kontinentet, kanë tronditur kronologjinë e fëmijërisë së hershme të Tokës, një periudhë kjo që njihet me emrin “Hadéen”.
Zirkoni është minerali më i vjetër i njohur në Tokë. Gjeologët i vlerësojnë për memorjen e tyre të jashtzakonshme dhe shumë të saktë. Zirkoni është shumë rezistent, ai mund të kalojë epokat duke mbetur kimikisht i paprekur, i mbyllur në gurrë më të rinj.
Në rajonin Jack Hills, në perëndim të australisë, ku u zbulua zirkoni më i vjetër, ekipi i John Valley, i Universitetit të Uiskonsin në SHBA, kreu studime të imtësishme dhe doli në përfundimin se ky zirkon ka moshën 4,374 miliardë vite.
“Ky zbulim përforcon edhe më shumë idenë se Toka ka pasur një hidrosferë (të gjitha format e ujit) rreth 4,3 miliardë vite më parë. Madje edhe kushtet potenciale që mundësojnë zhvillimin e jetës u krijuan në këtë epokë”, tha John Valley.
Sipas shkencëtarëve format e para të jetës në Tokë u shfaqën reth 3,5 miliardë vite më përpara.
PD: Qeveria spastrime në dogana
Partia Demokratike, ka akuzuar mazhorancën se po punëson militantët në administratën doganore.Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një prononcim për shtyp denoncoi sot ndëshkimin kolektiv në dogana me planin qeveritar për të krijuar vende pune për militantë.
Sipas Tabakut, janë 116 nëpunës të doganave shqiptare janë shkarkuar të shtunën nga detyra nga një komision i paligjshëm, pasi anëtarët e tij nuk plotësojnë kriteret për të marrë këto vendime.
Ky shkarkim, vijon Tabaku është një ndëshkim kolektiv, është një largim masiv, thjesht e vetëm për të plotësuar planin e partisë për vende pune për militantët e tyre.Deri në fund të kësaj jave sipas saj, plani duhet realizuar, dhe numri i të shkarkuarve masivisht dhe pa motiv konkret, duhet të shkojë në 200 vetë.Asnjë punonjës nuk ballafaqohet me prova, apo me shkaqe ligjore për shkarkimin e tij. Nuk analizohet puna e askujt, rezultatet apo performanca.Është thjesht një urdhër partie që duhet zbatuar.
Sipas deputetes demokrate Tabaku, drejtuesit e degëve janë porositur të sjellin për shkarkim, 5 deri në 10 vetë, sipas normës që ka caktuar partia.Vendet bosh që janë krijuar, janë në dispozicion të kunatave, kunetërve, dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.Qeveria po e kthen doganën shqiptare në një degë të Partisë Socialiste, dhe të oborrit familjar të qeveritarëve.
Partia Demokratike ngre shqetësimin që kjo nuk është rruga e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk është rruga e duhur sepse po politizohet një institucion i cili deri dje ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të qeverisë shqiptare.
Di Caprio dhe sukseset e karrierës së tij
Ky vit ka qenë një sezon çmimesh për aktorin dhe producentin amerikan Leonardo DiCaprio, teksa ka terhequr shumë vëmendjen e shtypit. Ai është nominuar për pesë çmime “Academy Awards” dhe dhjetë “Golden Globe Awards” . DiCaprio është fituesi i çmimit “Globi i Artë” për aktorin më të mirë në dramën “The Aviator” në vitin 2004 dhe së fundmi për rolin e tij në filmin “The Wolf of Wall Street” në vitin 2013 .
DiCaprio nisi karrierën e tij në reklama televizive përpara se të fitonte role në serialet televizive : “Santa Barbara” dhe “Growing Pains” në fillim të viteve 1990 . Ai deputoi per here parë në filmin “Critters 3 “ në vitin 1991 dhe mori vlerësime pozitive nga kritikët .DiCaprio u nominua si Aktori më i Mirë Mbështetës, në filmin “What’s Eating Gilbert Grape” në vitin 1993, “Marvin’s Room” në vitin 1996 , si edhe në filmat “The Basketball Diaries” në vitin 1995 dhe “Romeo and Juliet” në vitin 1996 . Ai fitoj famë ndërkombëtare në filmin” Titanic” në vitin 1997 . ” Në një intervistë muajin e kaluar, për “CBS This Morning” ,ai tregon se ” ka kaluar një kohë e gjatë , megjithatë e vërteta është se jam krenar për këtë film . Ai ka luajtur një rol të rëndësishem në karrierën time . Filmat e tij “Shutter Island” dhe” Inception “në vitin 2010, renditen si sukseset më të mëdha të karrierës së tij .
Leo, i cili zakonisht përpiqet të jetë larg medias , ka qenë pak më i hapur muajt e fundit , duke folur rreth profesionit dhe jetës së tij personale . Ai ka pranuar të flasë edhe rreth martesës. Pa përmendur të dashurën e tij të tanishme , Toni Garrn , ai tha për “CBS This Morning” se ” Unë do të martohem kur të vijë momenti . Dua, që kjo të ndodhë natyrshëm “. Një rol të rëndësishëm në sy të mediave ka luajtur marrëdhënia e tij e ngushtë me regjisorin Martin Scorsese , si rezultat i kohës së gjatë të punës të tyre në pesë filma.Ata janë shprehur se bashkëpunimi i tyre do të vazhdoje edhe në projekte të tjera.
Djaloshi që, ne shpesh e shohim duke festuar me modele, në të vërtetë , është me këmbë në tokë dhe duket se nuk tundohet perpara droges . Ai tha për revistën “Los Angeles Times “ se ” nuk e kam marrë kurrë . Dhe kjo se kam perjetuar ngjarje që kane shkatërruar jetën e të njohurve te mi . Hollivudi është një vend shumë i paqëndrueshëm, ku artistët vijnë dhe kërkojnë t’i përkasin menjëherë atij . Është e bukur për të qenë një aktor dhe po ashtu e dhimbshme të marrësh kritika në moshë të re kur nuk je formuar akoma . Ne kemi parë shumë njerëz që bien viktimë e saj, dhe kjo është për të ardhur keq “-tha ai.
Ukrainë, urdhër arresti për ish-presidentin Yanukovich
Ministri i përkohshëm i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakhov, ka lëshuar një urdhër arrest për ish-presidentin, Viktor Yanukovich, i cili së fundmi është parë në gadishullin pro-rus të Krimesë.
Në deklaratën e tij në Facebook, Arsen Avakhov, tha se Yanukovich kishte arritur mbrëmë në Krime, por aktualisht nuk dihet se ku gjendet.
Gjithashtu ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm tha se urdhër arresti për Yanukovichin dhe disa zyrtarë të tjerë është lëshuar pasi akuzohen për vrasje masive të civilëve.
Në Ukrainë po dëgjohen zëra për vënien e ish-presidentit Yanukovich para drejtësisë, pas presidencës së trazuar, në të cilën ai e keqpërdori autoritetin, pasuroi aleatët e tij dhe i goditi protestuesit.
Rusia tërheq ambasadorin nga Ukraina
Rusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Ukrainë Mikhail Zurabov dhe ka dënuar largimin nga detyra të presidentit Viktor Janukoviç, i cili u shkarkua nga Parlamenti ditën e shtunë. Kjo lëvizje vjen pasi presidenti i ri dhe i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turçinov tha se tani Ukraina do të përqendrohet në integrimin në Bashkimin Europian.
Largimi i Janukoviçit erdhi pas refuzimit që ai i bëri marrëveshjes BE-Ukrainë dhe protestave që e pasuan këtë refuzim. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka akuzuar Ukrainën për shmangie nga marrëveshja politike e nënshkruar ditën e premte. Ai tha se opozita ka marrë pushtetin duke u mbështetur vetëm tek dhuna.
Shumë pikëpyetje ka për të ardhmen ekonomike të Ukrainës, ndërsa vendi është drejt falimentimit. Moska thotë se do të vendos nëse do ta vazhdoj kredinë e premtuar për Ukrainën, pasi të formohet qeveria e re. Por SHBA dhe BE janë shprehur të gatshme t’i ofrojnë mbështetje ekonomike të pakushtëzuar Ukrainës.
Mijëra protestues mbeten në Sheshin e Pavarësisë, ndërsa atmosfera është e qetë.
Në disa javë protestash kundër Yanukovych, i cili refuzoi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian për t’u lidhur më ngushtë me Rusinë, të paktën 128 persona mbetën të vrarë, ndërsa disa godinave qeveritare iu vendos zjarri.
Gjosha:Qeveria, hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka raportuar sot në Kuvend mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
Ministrja Gjosha ka informuar deputetët e Komisionit Parlamentar të Integrimit mbi Planin e Veprimit të qeverisë shqiptare që do të bëjë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor të këtij viti.
“Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Progresi i qeverisë është vlerësuar edhe nga pala evropiane. Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së do të plotësohet brenda muajit prill të këtij viti. Këtë vit fondet e parashikuara për financim nga IPA II do të jenë në sektorët primarë të vendit. Këtë vit fondet për financim nga IPA II do të jenë për mjedisin, transportin, bujqësinë e zhvillimin rural” tha Gjosha.
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu propozoi që të zhvillohet një takim të Komisionit të Integrimit me shoqërinë civile për prioritetet e integrimit. “Kuvendi e ka një listë me aktorët që janë të interesuar për integrimin” tha Bregu.
Ndërsa Deputetja e PS, Arta Dade theksoi se duhet të përcaktohen kriteret mbi të cilat duhet të ftohet shoqëria civile, pasi integrimi është një nocion i gjerë.
Sa i përket akuzave të opozitës për emërimet në administratë, ministrja Gjosha theksoi se punonjësit e administratës do të merren në punë vetëm me konkurs.
“Numri i kontratave të përkohëshme po ulet ndjeshëm pasi ato kanë qenë traditë e qeverisë së mëparshme” tha Gjosha.









