Mitrovica e Veriut sot në zgjedhje të jashtëzakonshme

59

kuti-votimiNë Mitrovicën e Veriut,  komunë e 38-te e Kosovës, votohet sot për kryetarin e komunës në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës bëri të ditur për ATSH-në se, ” procesi i votimit ka nisur në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut” dhe se, “në bazë të raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë, në orën 07:00″.

“Procesi i votimit është duke vijuar me rregull dhe pa ndonjë problem”, thanë në KQZ.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut sot lista përfundimtare e zgjedhësve ka 28 429 votues, për të cilët janë hapur 7 qendra me 33 vendvotime, ndërsa për kryetar komune garojnë katër kandidatë, dy serbë e dy shqiptarë: Oliver Ivanović, i Iniciativës qytetare “SDP“, Goran Rakić, i Iniciativës qytetare “Srpska”,  Musa Myftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Florent Azemi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Politikani serb nga Mitrovica, kandidati për kryetar në komunën veriore të qytetit të ndarë dhe me barrikadën  mbi urën kryesore të lumit Ibër, Oliver Ivanović, i  dyshuar për krime  lufte dhe vrasje të rëndë, është arrestuar në 27 janar dhe ndodhet në paraburgim.

Zgjedhjet lokale të Kosovës, të parat në gjithë territorin – në 38 komunat, përfshirë veriun, janë mbajtur në 3 nëntor dhe kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme.

Votimet në Mitrovican Veriore zhvillohen përsëri sot pasi fituesi, i komunitetit serb, refuzoi të japë betimin duke mos pranuar ligjet e Kosovës, ndersa betimin e dhanë të gjithë të zgjedhurit tjerë në komuna në gjithë territorin e vendit. Para votimeve të sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipasPropozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj