Naço: Të lehtësojmë të dënuarit, kryesisht të miturit

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka folur sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me Pr/ligjin për amnistinë. Sipas tij, amnistia duhet parë si akt për të lehtësuar të dënuarit, kryesisht për të miturit.
“Amnistia nuk ka të bëjë me mbipopullim në burgje. Ka të bëjë me politika të reja të dënimeve alternative dhe projekt ligji në fjalë, ka të përcaktuar kush nuk përfiton nga kjo amnisti”, tha Ministri.
Sakaq, Komisioni i Ligjeve ra dakord të vijoi diskutimin në një seancë tjetër.

Çfarë parashikon amnistia :
Synimi për një reformë në raport me dënimin penal, e orientuar drejt një drejtësie korrigjuese dhe restauruese shoqërore, është qëllimi i projektligjit “Për dhënie amnistie”, i iniciuar nga qeveria shqiptare, dhe i paraqitur së fundi për shqyrtim në parlament.
Sipas relacionit shpjegues të draftit, përzgjedhja e kategorive të personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. Në të gjitha rastet në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.
Sipas projektligjit të propozuar nga ministria e Drejtësisë, kategoritë përfituese nga kjo amnisti janë si më poshtë:
a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo me një nga alternativat e dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht nga masa e gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, më datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
d) të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.
Neni 4 i pr/ligjit parashikon shprehimisht: “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë”, që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë.
Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:
a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74 e 75 të Kodit Penal;
b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76 , 77, 78, 78/a, dhe 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81 të Kodit Penal dhe vrasje e mbetur në tentativë, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak;
c) vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, paragrafi i dytë i nenit 88, dhe 89/a të Kodit Penal;
ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106, 107/a,108 e 108/a të Kodit Penal; d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 109/b, etj.
Projektligji, i bashkërenduar dhe me sugjerimet e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk ka karakter rëndues financiar-ekonomik, përkundrazi sjell efekte pozitive të pritshme financiare.

Qëllohet me vezë Petrit Vasili

Petrit VasiliIncident para presidencës. Një person i pa identifikuar ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Petrit Vasili.

Ai ka tentuar të qëllojë me vezë kreun e grupit të LSI-së në momentin që Vasili po jepte një deklaratë për mediet pas takimit me Presidentin, Bujar Nishani.

Efektivët e Gardës së Republikës kanë ndërhyrë duke ndaluar agresorin.

Vetë Vasili është shprehur se nuk ka dijeni për arsyen e një veprimi të tillë dhe se nuk e njeh agresorin.

Agresori quhet Mustafa Gjyzeli, 68 vjeç dhe ky nuk është incident i parë. 68-vjeçari ka goditur edhe më parë makinën e Vasilit me vezë. Gjyzeli është dërguar në Komisariatin Nr.2, ku po merret në pyetje mbi ngjarjen.

Londra kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

rusiaBritania e Madhe nuk duhet të ndjekë veprime tregtare kundrejt Rusisë për krizën e Ukrainës apo të mbyllë qytetin e Londrës për Rusët, thuhet në një dokument të fotografuar dhe i paraqitur sot nga media britanike si zyrtar.
Fotografi që ndodhej përpara “Downing Street”, fotografoi një pjesë të këtij dokumenti që e mbante në dorë një këshilltar i David Cameronit.
“Britania e Madhe nuk duhet të mbështesë, për momentin, sanksione tregtare ose të mbyllë për rusët qendrat financiare të Londrës”, mund të lexohet në këtë dokument të publikuar nga BBC-ja dhe shumë gazeta të tjera.
Shumë ndërmarrje ruse kanë zgjedhur të kuotohen në Bursën e Londrës, ndërkohë që shumë oligarkë kanë banesa luksoze në kryeqytetin britanik.

Lindita Milo: Shqipëria i ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sfidat e integrimit

lindita miloKryetarja e Agjencisë së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo u shpreh se, “Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sfidat e integrimit evropian në fushën e konkurencës”. Sipas saj, konkurenca është një motor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe Autoriteti i Konkurrencës është vetëm një pjesë e motorrit të saj. Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Konkurrenca dhe rritja ekonomike”, që u zhvillua sot në Tiranë me ratin e 10-vjetorit të Autoritetit të Konkurrencës, Kryetarja Milo vuri në dukje se, ndikimi i zbatimit të politikës dhe ligjit të konkurrencës në rritjen ekonomike, si një nga temat e debatit ekonomik në Shqipëri, tregon se ka ardhur koha për të reflektuar e menduar se çfarë duhet bërë më mirë; cilat instrumenta duhet të përdoren nga të gjithë faktorët dhe aktorët e tregut, për të garantuar rritjen ekonomike. Sipas saj, vendosja e tregut në kushtet e efiçensës duke e mbrojtur nga loja antikonkurruese e një apo disa lojtarëve të tregut, apo ndikimi i shtetit si faktor në treg, përbën filozofinë e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas saj, konkurrenca është vendimtare për funksionimin e tregjeve dhe nxit risitë, produktivitetin dhe rritjen ekonomike, e cila krijon pasuri dhe redukton varfërinë.

Qëllimi i kësaj konference ishte analiza e efektivitetit të zbatimit të ligjit dhe politikës së konkurrencës, si dhe sfidat e tij për përmirësimin e zbatimit dhe zhvillimin strategjik, në mënyrë që të përballen me sukses sfidat aktuale dhe të ardhshme të konkurrencës në ekonomi, pas 10 vjet përvoje në zbatimin e ligjit dhe politikës së konkurrencës në Shqipëri. Gjatë këtyre 10 viteve të funksionimit, Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë mbi 300 vendime, ka vendosur mbi 1 miliard leke gjoba, si dhe ka dhënë një sërë rekomandimesh për Parlamentin, Qeverinë, dhe entet e ndryshme rregullatore duke sjellë përfitime të shumta për konsumatorët për shkak të rritjes së konkurrencës në tregje të tilla si telekomunikacionet, mallra e shërbime të ndryshme, sigurimet, bankat, prokurimet publike etj.

Gjatë veprimtarisë së tij, Autoriteti i Konkurrencës është vlerësuar nga Bashkimi Europian si një nga institucionet shqiptare që ka shënuar progres të vazhdueshëm, është vlerësuar nga shoqatat e konsumatorëve për veprimtarinë e tij në dobi të konsumatorit shqiptar, është vlerësuar nga institucione të ndryshme si ICN, OECD, UNCTAD, autoritetet homologe të konkurrencës etj, si një nga shembujt e suksesshëm të zhvillimit të një autoriteti konkurrence në një ekonomi tregu në tranzicion. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, Arben Ahmetaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjeve, Clive Rumbold përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, si dhe të ftuar të tjerë.

Thaçi: Zhvillim pozitiv për liberalizimin e vizave

hashim thaciKryeminsitri Hashim Thaçi falënderoi dy Raportueset e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, për letrën e tyre dërguar Komisionit Europian, ku kërkojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, në afatin sa më të shpejtë.
Kreu i qeverisë kosovare e vlerëson këtë një zhvillim pozitiv për liberalizimin e vizave.
“Posaçërisht inkurajues është vlerësimi i tyre se ‘që nga fillimi i procesit, Kosova ka qenë edhe më e shpejtë në plotësimin e detyrimeve të veta në krahasim me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit’”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.
“I kam porositur të gjithë udhëheqësit institucionalë që puna e institucioneve duhet intensifikuar edhe më shumë tani para vizitës së ardhshme në mars, të ekspertëve vlerësues nga Brukseli, por jam edhe më shumë i inkurajuar që Parlamenti Europian e mirëkupton nevojën urgjente të qytetarëve tanë për lëvizje të lire”, është shprehur kreu i Qeverisë së Kosovës.

Neeson: “Nuk kam pranuar të jem James Bond”

neesonYlli i Hollivudit Liam Neeson ka zbuluar në një intervistë së fundmi, se ka refuzuar të interpretojë rolin e Agjentit 007 James Bond.

61-vjeçari, nga Ballymena, pranoi se bashkëshortja e tij Natasha i kishte vendosur kusht shumë vite më parë se do të divorcohej , në se ai do të luante këtë rol. Por ylli kinematografisë këmbënguli se ai nuk ka ndjerë kurrë keqardhje për rolin e refuzuar.

Neeson u njoh me gruan e tij, aktoren Natasha Richardson , ndërsa xhironin filmin” Nell” . Ata u martuan më 3 Korrik , të vitit 1994. Më 18 mars 2009, bashkëshortja e tij Richardson,vdiq në një aksident me ski në Resortin Tremblant , pas një dëmtimi të rëndë në kokë, në Montreal . Ajo dhe Neeson kanë dy djem, Micheal 19 vjeç dhe Daniel 20 vjeç .

Aktori Irlandez Liam Neeson u bë i njohur me rolin e tij ,në filmin e vlerësuar me çmimin Oscar ( Schindler’s List) e regjisorit Steven Spielberg në vitin 1993. Disa prej filmave më të njohur të Neeson përfshijnë” Star Wars “Episod I , “Phantom Menace” , “Taken” , “Michael Collins” , “Batman Begins” , “Kinsey” , “Clash of Titans” , dhe “The Chronicles of Narnia “. Neeson është nominuar për një numër çmimesh , duke përfshirë Çmimin e Akademisë për aktorin më të mirë , një çmim BAFTA për aktorin më të mirë në rol kryesor dhe tre çmime Golden Globe për aktorin më të mirë në Drama Motion Picture . Revista ” Empire “e renditi atë ndër, ” 100 Yjet më seksi në historinë e Filmit ” dhe ” 100 Aktorët më të mirë të të gjitha kohërave ” .

Shënohet viktima e tretë nga gripi i derrit

spitali-rajonal-shkoderShënohet viktima e tretë nga virusi AH1N1. Sipas informacioneve nga ISHP-ja konfirmohet se pacienti Hiqmet Fekollari, 71 vjeç që rezultoi pozitiv me këtë virus, ndërroi jetë në QSUT.

Ndërkohë dje ndërroi jetë një pacient i moshës 86 vjeç i cili kishte probleme me zemrën ndërsa viktima e parë e prekur nga ky virus ishte një 30 vjeçare shtatzënë.

Mjekët thonë se ky virus është i pritur të shkaktojë më shumë viktima kur personat vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që imuniteti i tyre është i dobët.

Ndërkohë ISHP-ja ka theksuar se janë dërguar 486 mostra nga persona të dyshuar për grip. Gjithsej, 77 (16%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 36 (47%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 41 (53%) mostrave pozitive me virusin A(H1) .

Ndërsa për shpërndarjen e barnave antivirale, ISHP thotë se gjendja e barit Tamiflu në depot qëndrore në ISHP, ishte mbi 85.000 tableta, të cilat janë shpërndarë sipas planit në të gjitha spitalet rajonale dhe universitare në vend.

Laç, vriten 2 vëllezër, dyshohet për 2 të plagosur

policia mamurrasDy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Laçit, ndërsa plumbat kanë lënë të plagosur dy persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në stacionin e furgonëve në Laç ndërsa viktimat janë dy vëllezërit Preng dhe Genci Cara.
Sipas informacioneve, dy të plagosurit janë kalimtarë të rastësishëm në vendngjarje ndërsa viktimat kanë qënë të punësuar në shërbimin taksi 8+1 që bënin linjën Laç-Tiranë.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa policia ka vënë në pranga edhe autorin e ngjarjes Altin Pirolin, i cili është i sëmurë mendor.
Policia po kryen ende ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa janë pyetur disa dëshmitarë okularë në ngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi ky krim i rëndë.

Gjykata e Lartë, Nishani mbledh krerët e grupeve parlamentare

NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet të zhvillojë sot takime me krerët e grupeve parlamentare, për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë, vend i mbetur vakant, pas përfundimit të mandati të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Presidenti Nishani do të takojë kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin në orën 10:00, më pas në orën 11:00 është parashikuar takimi me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, dhe më pas rreth orës 12:00 do të takojë kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin.

Pak ditë më parë presidenti Nishani bëri publike edhe listën me emrat e kandidatëve. Kështu për anëtar të Gjykatës së Lartë kandidojnë: Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi. Të gjithë emrat e lartpërmendur vijnë nga radhët e gjyqësorit.

Ndërsa nga radhët e juristëve janë: Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala, Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Prel Martini, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku.

Stërvitja mizore e policëve tajlandezë

ushtaret1Special Unit Forces Commandos exercise in BangkokProgrami zgjat katër muaj dhe në të marrin pjesë 89 agjentë të policisë tajlandeze, nga të katër anët e vendit.

Të gjithë agjentët angazhohen në ushtrime të ndryshe anti-terrorizmi, të cilat shpesh herë shkojnë deri në kushte ekstreme, si fizike edhe mendore.

Kush e kalon kursin bëhet anëtar i Special Unit Forces Commandos, një njësi operative për ndërhyrje blic.