Berlusconi: I kam ndriçuar shqiptarët për 30 vjet rresht me televizionet e mi

ITALY POLITICS“I kam ndriçuar për 30 vjet rresht me televizionet e mi. Të gjithë flasin italisht në mënyrë perfekte. Italishtja e tyre nga pikëpamja industriale dhe kulturore më ka surprizuar”.

Kështu është shprehur ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi gjatë promovimit të librit “Rrëno vetëm për me tregue”, të At Zef Pllumit.

Ai u tregoi senatorëve librin e përkthyer në italisht, ku bëri edhe disa krahasime mes librit dhe komunizmit. Ish-kryeministri italian tha se ideologjia komuniste është më çnjerëzorja në historinë njerëzore. “Komunizmi nuk është vetëm një ideologji , por një sëmundje, një marrëzi e vërtetë e cila ka shkaktuar më shumë se njëqind milionë të vdekur. Komunizmi ishte një udhëtim i madh, një gënjeshtër në botën e lirë”, -tha Berlusconi.

Misteri i vajzës që “shkëputet” nga trupi i saj

vajza qe mund te shkpNjerëzit janë mahnitur prej kohësh nga eksperiencat jashtë-trupore. A janë ato lojëra të mendjes, apo kanë ndonjë domethënie spiritualiste?

Kërkimet e reja hedhin dritë mbi ato që quhen “eksperienca ose përvoja jashtë-trupore”, përmes studimit të aktivitetit të trurit të një vajze kanadeze, e cila pretendon se mund të largohet nga trupi i saj, me vullnet të lirë.

Shkencëtarët besojnë se ana e majtë e disa zonave të trurit, e cila lidhet me imazhet kinestetike (perceptimi i ndjesisë së lëvizjes), është përgjegjëse e aftësisë për t’u larguar nga trupi dhe për t’u ngritur mbi të. Po ashtu, ata besojnë se njerëzit përjetojnë më tepër eksperienca të tilla, nga ç’është menduar më parë.

Kërkuesit në Universitetin e Otavës morën në studim një studente psikologjie, e cila pranoi se kishte pasur eksperienca jashtë-turpore, para se të binte në gjumë. 24-vjeçarja tregoi se ishte e aftë të fluturonte dhe të rrotullohej në ajër, mbi trupin e saj dhe ndonjëherë ka aftësi ta shohë trupin e saj nga lart, duke qenë e vetëdijshme për trupin e saj të vërtetë. Megjithatë, siç tregon vetë ajo, nuk ndien asnjë emocion kur përjeton eksperienca të tilla.

Shkencëtarët besojnë se ka mundësi që ky fenomen të ketë incidencë të lartë, por nuk raportohet sepse njerëzit nuk e konsiderojnë atë si diçka të veçantë. Po ashtu, ata mendojnë se kjo aftësi mund të jetë e lindur, por ka humbur me rritjen në moshë, për faktin se nuk është praktikuar.

Erdogan, i bindur për fitoren në zgjedhje

erdoganPavarësisht akuzave për korrupsion që rëndojnë mbi kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, ky i fundit deklaroi se ishte i binduar se do të fitonte zgjedhjet lokale.
Dy javë pas votimit të një ligji mjaft të kritikuar që forcon kontrollin e internetit, Erdogan kërcënoi mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste televizive, se do të ndalonte rrjetet sociale, iniciatore të manifestimeve që tronditën pushtetin e tij të pakundërshtueshëm qershorin e kaluar.
“Jemi të vendosur për të mos lejuar popullin turk të sakrifikohet nga rrjeti ‘YouTube’ dhe ‘Facebook’, u shpreh ai në stacionin televiziv ATV. ”Do të marrim masat e nevojshme, cilado qofshin ato”, theksoi ai, duke përfshirë edhe mbylljen. Twitter dhe YouTube janë në fokusin e gjithë zemërimit të Erdoganit. Prej dy javësh, platforma ka nxjerrë pjesë të shkëputura nga biseda telefonike me djalin e tij Bilalin, të ministrave dhe biznesmenëve që zbuluan implikimin e tij në çështjet e korrupsionit apo ndërhyrjeve të vazhdueshme në procedurat gjyqësore ose të medias.

Tahiri: Fyle përshëndeti punën e Policisë Shqiptare

tahiriMinistri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri, thekson nëpërmjet Facebook-ut se deklarata e Komisionerit për Zhvillim, lidhur me punën e bërë nga Policia e Shtetit është një nxitje vyer për të vazhduar në rrugën e reformave të nisura në policinë e Shtetit.

“Komisioneri (Fyle) përshëndet i nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europol dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici”, shkruan Tahiri.

Sipas tij, ky paragraf vlerësues nga deklarata zyrtare në përfundim të Dialogut të Nivelit të Lartë BE – Shqipëri, është nxitje e vyer për të vazhduar në rrugën e reformave të nisura për Rilindjen e Policisë Shqiptare dhe konsolidimin e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

7 Marsi, Veliaj nderon mësuesit e shkollave profesionale

erion-veliaj3Në Ditën e Mësuesit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nderoi me çertifikata mirënjohje disa nga mësuesit e shkollave profesionale të vendit. Ministri vizitoi sot Qendrën e Formimit Profesional Nr. 1 në Tiranë, ku falenderoi mësuesit për përkushtimin e tyre.

Ai shprehu vlerësimin për motivimin e treguar deri tani, si dhe nënvizoi se arsimi profesional është tashmë një nga prioritetet e qeverisë.

Veliaj tha se “sot u jam mirënjohës të gjithë mësuesve, sidomos atyre që në këto vite kanë mbajtur barrën e mësimdhënies në shkollat profesionale”.

“Falenderoj mësuesit që e bëjnë këtë punë me shumë dashuri”, u tha mësuesve ministri Veliaj. Ai u shpreh se frymën e arsimit profesional në Shqipëri e ka mbajtur gjallë motivimi i mësuesve që sot u nderuan për punën e tyre.

“Por, deri tani jemi krenuar me sa diploma kemi dhënë, në një kohë kur duhet të përgjigjemi me sa njerëz kemi punësuar pasi ata arsimohen në shkollat tona profesionale”, tha  Veliaj. Sipas tij, pas prezantimit të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, shkollat profesionale i pret një punë e madhe.

“Të gjithë bashkë duhet ta promovojmë arsimin profesional, si mënyra e vetme që garanton shumë më shumë punësim se sa arsimi i përgjithshëm”, tha ai duke shtuar se ky promovim duhet përqendruar më fort tek vajzat dhe gratë, duke qenë se vetëm 16 për qind e tyre frekuentojnë arsimin profesional.

Nga ana tjetër, ai rikujtoi se në këto muaj të parë, biznesi është treguar më i hapur ndaj arsimit profesional, sepse e ka kuptuar vlerën e njerëzve me përvojë në.

“Ju lutem, forconi marrëdhëniet me biznesin sepse ata e kanë kuptuar se mund të rriten vetëm duke rekrutuar profesionistë”, u tha ai mësuesve të shkollave profesionale. Ministri Veliaj nënvizoi rëndësinë e lidhjes midis zyrave të punës dhe arsimit profesional.  Veliaj shpërndau certifikatat e mirënjohjes për shtatë mësues të shkollave profesionale . Vetëm javën e fundit, në Qendrën e Formimit Profesional Nr. 1 në Tiranë janë regjistruar 397 kursantë të rinj, shumica prej tyre gra dhe vajza.

Vëzhguesit ushtarakë të OSBE-së përpiqen sërish të hyjnë në Krime

osbe-odihr1Vëzhguesit ushtarakë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të cilët u penguan dje nga persona të armatosur të hyjnë në gadishullin ukrainas të Krimesë do të përpiqen sërish sot, bëhet e ditur nga eskorta shoqëruese.
Ky burim, duke dashur të ruajë anonimatin, nuk ka saktësuar ku dhe kur të 40 vëzhguesit që përfaqësojnë 21 prej 57 kombeve të organizatës ndërkombëtare do të përpiqen të hyjnë në territorin e gadishullit.
Krimeja bashkohet me Ukrainën vetëm nga dy istme, lehtësisht të kontrollueshme.
Pasi u dëbuan dje në një nga dy pikat e kalimit nga persona të armatosur, ata u kthyen dhe e kaluan natën në qytetin Kherson të Ukrainës skaji verior i vendit.

Qeveria shqiptare ka bërë publike sot konkluzionet e takimit të nivelit të lartë

big_11-nentor-rama-fyleKryeministria ka publikuar ditën e sotme konkluzionet e takimit të dytë të nivelit të lartë Shqipëri-BE që u zhvillua një ditë më parë. Takimi i djeshëm u drejtua nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stefan Fyle. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë, si dhe një pjesëmarrje të zgjeruar të opozitës përmes kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, Majlinda Bregu, dhe dy anëtarëve të tjerë të Parlamentit. Gjithashtu në raport theksohet se, është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura, duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Konkluzionet

1.      Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stefan Fyle drejtuan takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) mbi përparësitë kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 6 mars 2014. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë, si dhe një pjesëmarrje të zgjeruar të opozitës përmes kryetares së Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, znj.Majlinda Bregu, dhe dy anëtarëve të tjerë të parlamentit.

2.      Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë, Komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria, duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

3.      Takimi i dytë i DNL-së zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që “mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe  reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor”. Këshilli përshëndeti gjithashtu “masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensifikimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri”. Këshilli vendosi “të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore dhe  legjislacionin përkatës të miratuar së fundmi, si dhe prirjen e vazhdueshme për hetime dhe ndjekje penale proaktive, përfshirë fushën e krimit të organizuar”. Këshilli shtoi se “me mirëkuptimin se Shqipëria vazhdon të mbështetet në progresin inkurajues të bërë deri tani, pret me padurim vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat asaj në qershor 2014, në varësi të miratimit të Këshillit  Evropian”.

4.      Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova  të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Fyle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE-në gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë Komisioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që Shtetet Anëtare të BE-së i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament, çka do të lejonte një proces të qëndrueshëm reformash. Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit ai theksoi se si opozita ashtu dhe qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij. Komisioneri përshëndeti masat e marra në kuadrin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si konsultimin e zgjeruar të strategjisë kundër korrupsionit të kryer në dhjetor dhe ngritjen e një rrjeti pikash kontakti kundër korrupsionit, nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europolin dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici. Ai mirëpriti gjithashtu fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil.

5.      Komisioneri Fyle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste. Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes së veçantë gjatë muajve të ardhshëm për të garantuar zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe në kohë, veçanërisht lidhur me masat afatshkurtra në fushën e shtetit ligjor, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

6.      Komisioneri Fyle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

7.      Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht për vazhdimin e zbatimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, përfshirë politikën kundër korrupsionit, reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kryeministri Rama shprehu besimin se zbatimi në vazhdimësi i reformave kyçe përbën një bazë të shëndoshë për vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014. Ai konfirmoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së tij për krijimin e një lidhjeje të fortë mes qeverisjes ekonomike dhe shtetit të së drejtës, çka do të çojë në një mjedis më transparent biznes. Lidhur me këtë ai përshëndeti shtimin e fokusit nga ana e BE-së ndaj çështjeve të qeverisjes ekonomike.

8.      Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e  procesit të reformave. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare e sheh DNL si një instrument të dobishëm përmes së cilit Shqipëria dhe BE-ja vlerësojnë dhe rishqyrtojnë progresin e bërë nga vendi në kuadrin e diskutimeve gjithëpërfshirëse.

9.      Komisioneri Fyle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013; për finalizimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe hedhjen e hapave për zbatimin e saj lidhur me përmirësimin e efikasitetit të veprimit në këtë fushë; për angazhimin me Komisionin e Venecias lidhur me procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe për garantimin e zbatimit të qetë të legjislacionit në këtë fushë; si dhe për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar përmes veprimtarive specifike dhe bashkëpunimit të përforcuar mes organizmave të zbatimit të ligjit.

10.      Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave.  Për këtë qëllim, Udhërrëfyesi për 5 Përparësitë Kyçe është ndarë me aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile për komente dhe sugjerime. Duhet ngritur mekanizmi i konsultimeve me palët e interesuara, siç u vendos në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë, bazuar mbi hapat fillestarë të ndërmarrë. Ky proces i zgjeruar konsultimi do të kontribuojë për konsolidimin e konsensusit mbarëkombëtar mbi integrimin në BE dhe do të sigurojë një kuadër për kanalizimin e ekspertizës dhe energjisë brenda shoqërisë shqiptare në politikëbërje dhe zbatim.

11.      Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL-së të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensifikohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare. Shqipëria do të japë kontribut lidhur me raportin tjetër të Komisionit. Komisioneri Fyle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë përparësitë kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.

 

Meta në Universitetin Bujqësor: Plane për zhvillimin e bujqësisë

ilirmeta“Shqipëria e sotme nuk është vendi i mundësive ideale, ka ende shumë mungesa DHE vështirësi. Ka ende   distancë reale nga të qënit një vend normal  për mundësitë që ofrohen për arsimim, për kulturë, për punësim dhe për një jetë si i moshatarëve tuaj në Evropë. Jemi ende lart atij modeli që e kemi pranë gjeografikisht por sidoqoftë të gjitha bashkë  kemi enegjinë e nevojshme për ta realizuar  këtë model në Shqipëri”.

Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur në Universitetin Bujqësor të Kamzës me rastin e 7 Marsit, Ditës së  Mësuesit.

Ndërsa e cilësoi bujqësinë si sektor mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, Meta u shpreh kërkohen masa konkrete për zhvillimin e saj.

“Të pranosh realitetin dhe ta shohësh atë me sy qortues është hapi i parë i domodoshëm në rrugën për ta përmirësuar dhe ndryshuar atë. Sot ju dhe profesorët tuaj keni mundësii krejt të ndryshme dhe shumë të më mëdha sesa ishin 2 dekada më parë.  Ekonomia bujqësore ka rëndësi vendimtare për zhvillimin e vendit tonë. Shqipëria një vend me pasuri të jashtëzakoshme ujërash është një vend që importon masivisht prodhime bujqësore dhe blektorale. Është një vend që importon gati gjashtë herë më shumë  sesa eksporton. Ndaj bujqësia ka nevojë urgjente për reforma të mençura dhe të shpejta të cilat e shpërblejnë mundin dhe investimet në të. Ka nevojë për plane konkrete për nxitjen e prodhimit vendas . Bujqësia është ende një burim i paçmuar” tha Meta ndërsa shtoi se  studentët e këtij universiteti do jenë specialistë të gjitha fushave të bujqësisë.

Kapen 3 grabitësit e banesave në Dropull

pranga-arrestimPolicia e Gjirokastrës në sajë të operacionit të koduar ‘Shëtitësit’, ka zbardhur në numër të madh vjedhjesh banesash në Dropull.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë  arresuar në flagrance edhe tre autorët e vjedhjeve të cilët janë Florenc Mahmudi 20 vjeç nga Elbasani, Fatmir Braho 23 vjeç nga Cërriku dhe Albion Shahu 32 vjeç nga Kuçova.

Sipas policisë të tre të arrestuarit janë me precedentë penale pasi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje.

Mësohet se tre autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve të fundit kanë vjedhur 14 banesa në Dropull dhe kryesisht në fshatrat Terihat, Dhuvjan, Jergucat dhe Bularat duke krijuar panik tek banorët e kësaj zone.

7 Marsi, festohet sot Dita e Mësuesit

shkolla7marsiSot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në të gjithë vendin zhvillohen sot aktivitete të ndryshme ku nderohet dhe respektohet puna dhe kontributi i mijëra arsimtarëve për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me mësuesit theksoi se do të ketë një vlerësim të ndryshëm për mësuesit të cilët kanë rezultate të larta. Sipas tij, për këta mësues do të ketë bonuse në pagë.

“Do të normalizojmë procesin e rekrutimit dhe vlerësimit të mësuesve dhe shkollave, pasi si mësuesit edhe shkollat do të kenë vlerësimin e vetë të performancën e tyre në mënyrë që edhe prindërit ta dinë se ku po e çojnë fëmijën, jo vetëm nga emri. Do të normalizojmë maturën shtetërore dhe ka nisur procesi i reformës. Do të kemi një maturë shtetërore që besoj se do kapërcejmë ato hendeqe që janë vërejtur në të shkuarën”, tha Rama.

Ndërkohë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, është takuar dje me mësuesit shqiptarë që japin mësimin plotësues të gjuhës shqipe falas për fëmijët e emigrantëve shqiptar që punojnë e jetojnë në Greqi. Ministrja pasi i ka uruar mësuesëit emigrantë për festën e tyre të 7 Marsit i ka dëgjuar ata për problemet dhe vështirësitë që hasin në dhënjen e mësimit plotësues të gjuhës amtare.

Ministrja nga ana e saj duke e vlerësuar ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare tek fëmijë shqiptar si një prioritet madhor u ka ofruar atyre ndihmën e pakursyer të ministrisë që ajo drejton për zgjidhjen e problemeve siç ishin, baza material kryesisht tekstet shkollore. Asistencë teknike dhe hartimi i një programi të detajuar për mësimdhënjen jashtë vendit.

Kjo datë e ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjetore shqipe të Korçës e cila u themelua më 7 mars 1887.