Arvizu darkë me ambasadorin e ri, diskutojnë çështjet e Shqipërisë

2 AMBASADORETDy ambasadorë amerikanë, duke darkuar bashkë dhe duke folur për çështjet e Shqipërisë, pasi njëri prej tyre, Aleksandër Arvizu, pritet të largohet dhe do të zëvendësohet nga ambasadori i ri, Donald Lu. Fotoja është publikuar në “Facebook”, nga ambasadori në ikje, Aleksandër Arvizu, i cili thotë se e gjeni dot se kush është miku, me të cilin po darkon në Washington.  “Përshëndetje nga një Washington D.C. i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj?”, shkruan Arvizu në FB.

Kjo darkë mes dy zyrtarëve do ketë shërbyer si mundësi për t’i përcjellë pasardhësit të tij situatën politiko-ekonomike në Shqipëri, por dhe këshillat si të sillet me krerët e politikës shqiptare duke u mbështetur tek eksperienca e tij 4-vjeçare në Shqipëri. Që me ardhjen e tij katër vjet më parë, ambasadori amerikan Arvizu do të gjendej në jo pak raste në qendër të luftës politike midis të majtëve dhe të djathtë, midis të cilave edhe ngjarjet e 21 janarit.

Në korrik të vitit të kaluar ka ardhur edhe propozimi i presidentit Obama për emërimin në Shqipëri të ambasadorit Donald Lu. Diplomati i lartë amerikan, Donald Lu, është një diplomat karriere dhe aktualisht është zëvendësshef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i ngarkuar me punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009. Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Çështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si asistent i posaçëm i ambasadorit për vendet e sapo shpallura të pavarura nga 2000- 2001.

Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: asistent i posaçëm i ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; zyrtar politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit. Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare.

Zbulohet një tjetër arsenal municionesh

policiaPolicia e Krujës gjatë aksionit të radhës në lagjen “Abazaj” të këtij qyteti, ka bërë të mundur sekuestrimin e 800 copë fishekë, 2 metër fitil eksplozivi, një pushkë model 56, si dhe 23 kapsolla.

Për zbulimin e këtij arsenali policia ka vendosur në pranga shtetasin, Shaqir Keçi, 49 vjeç. Autoritete lokale bën me dije se, kishin kohë që e vëzhgonin 49-vjeçarin.   Nga ana tjetër shtetasi i arrestuar nuk ka treguar ende qëllimin e mbajtjes së këtyre municioneve luftarake dhe arsyen e posedimit të tyre.

E megjithatë, vlen të përmendet fakti se, prodhimi i lëndëve eksplozive në mënyre artizanale dhe mbajtja e tyre në banesa, po kthehet në çështje të ditës pasi pak ditë më parë u zbuluan baza e përgatitjes së lëndëve eksplozive edhe në Malësinë e Madhe, por edhe në qytetin e Lezhës.

 

INUK-u shemb ndërtesën 4-katëshe në Shkozet

ndertime-pa-leje-009INUK-u prishi sot ndërtesën 4-katëshe në rrethrrotullimin e Shkozetit. Operacioni për prishjen e objektit të paligjshëm nisi rreth orës 10:00 me krijimin e hapësirës së sigurisë, vendosjen e shiritave rrethues si dhe largimin e banorëve.

Pas kësaj mjetet e rënda të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisën punën për rrëzimin e objektit të paligjshëm që zgjati rreth një orë. Aksioni i INUK u krye në mirkuptim të plotë me banorët.

Të gjitha veprimet e grupeve të gatshme, inspektorëve të terrenit u kryen konform ligjit, duke zbatuar me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe në prani të mediave që ndiqnin nga afër aksionin.

Prej dy ditësh INUK-u u angazhua në një operacon për prishjen e rreth 30 objekteve në Shkozet për lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e punimeve në bypass-in e Durrësit nga firma e ndërtimit që i realizon ato.INUK

Operacioni do të vazhdojë deri në shembjen e plotë të objekteve të listuara për t’u prishur.

Veprimet në terren të INUK drejtohen nga Kryeinspektori, Zyhdi Dajti. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar operon në këtë zonë në bazë të një plani veprimi për verifikimim, dokumentimin e prishjen e ndërtimeve të paligjshme, dhe në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Protesta e “Femen” kundër Rusisë, në Simferopol, Krime

Protesta e "Femen" kundër Rusisë, në Simferopol, në Republikën autonome të Krimesë. (Alexander Nemenov, Afp)
Protesta e "Femen" kundër Rusisë, në Simferopol, në Republikën autonome të Krimesë. (Alexander Nemenov, Afp)
Protesta e “Femen” kundër Rusisë, në Simferopol, në Republikën autonome të Krimesë. (Alexander Nemenov, Afp)

Rama takim me mësuesit: Ky 7 mars ju gjen me 4 % më shumë të ardhura

rama_2013Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me mësuesit, me rastin e afrimit të festës së 7 marsit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se kjo festë i gjen mësuesit me më shumë të ardhura se një vit më parë, falë vendosjes së taksës progresive.

“Këtë vit ka patur një rritje reale të pagave për 40 mijë mësues. Kjo rritje është diku te 4 %. Kështu, falë taksimit të ndershëm mësuesit e gjimnazeve përfitojnë rreth 20 mijë lekë më shumë, ata të shkollave 9-vjeçare, 22 mijë lekë më shumë dhe edukatoret dhe pastruesit, 22 deri në 29 mijë lekë më shumë”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.

I pyetur nga mësuesit lidhur me reformën e altertekstit. Rama tha se ajo reformë tregoi se ishte e dështuar dhe se tani po bëhen konsultimet për kryerjen e një reforme të re.

“Moria e teksteve të prodhuara nuk ishte reformë. Alterteksti degradoi marrëdhëniet mësues-nxënës. Ne kemi hapur një dialog me ju përmes drejtorive rajonale të arsimit, dhe kemi marrë mendimet tuaja lidhur me këtë çështje. Pjesa më e madhe e juaja bie dakord se kjo gjendje është e papranueshme dhe alteteksti nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.

Pranga 3 shqiptarëve, akuzohen për vjedhje

carabinieri-arrestoPolicia italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë shqiptarësh në Siena, e cila akuzohet për vjedhje në krahinat mes Sienës dhe Perugias. Mësohte se në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë. Sipas policisë këta shtetas me herët i kishin shpëtuar policisë në Bergamo, pasi kishin braktisur makinat e tyre gjatë rrugës dhe kishin mundur të vidhnin një automjet në një fshat.

Mësohet se tre shtetasit shqiptarë i përkasin moshave nga 21 deri në 24 vjeç, të cilët akuzohen për disa vjedhje në Sovicille (Siena) dhe Castiglione del Lago (Perugia) në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu policia bën të ditur se nuk përjashtohen edhe rastet, ku ata kanë grabitur disa banesa, duke vjedhur shuma parash dhe sende të çmuara.

Bozdo: Rama bllokoi bulevardin për qëllime politike

enno_008_366579-bozdo-640x426Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës për qëllime politike.

“Vetëm një ditë pas shpalljes antikushtetuese të vendimit të qeverisë, për zgjerim të kompetencave të INUK-ut nga Gjykata Kushtetuese, në një akt të paprecedentë antiligjor e hakmarrës, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, bulevardin e ri. Ky është akti më i fundit i luftës politike që Edi Rama i ka shpallur bashkisë së Tiranës”, -tha Bozdo.

Më tej nënkryetari Bozdo tha se kryeministri Rama po e shpreh xhelozinë e tij për projektet e Tiranës, duke bllokuar shërbimet më jetike për qytetarët, siç ishte bllokimi për dy muaj i buxhetit të bashkisë, bllokimi i shpronësimit për varrezat, bllokimi i  kredive për të pastrehët  dhe vendime të tjera që, sipas Bozdos, bien në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Tiranës.

Duke përfituar nga prania e tij në Tiranë, Bozdo i ka bërë thirrje komisionerit evropian Stefan Fyle që të mbajë shënim këtë zhvillim, që sipas tij, është zhvillim konfliktual më bashkinë e Tiranës.

Në fund Bozdo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të distancohet nga veprimet kundër bashkisë së Tiranës në veçanti dhe pushtetit vendor në përgjithësi, “përndryshe do të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë që i takojnë vetëm atij”, -deklaroi Bozdo.

Miratohet amnistia, përfitojnë të dënuarit deri në 2 vjet

komisioni-ligjeve-xhafajKomisioni i Ligjeve miratoi sot projektligjin për amnistinë, nga i cili do të përfitojnë personat e dënuar deri në dy vite burg. Në total, numri i personave që do të përfitojnë nga kjo amnisti shkon në 350 persona, ku përfshihen edhe gra të dënuara të moshës 50-vjeçare.

Opozita pati kërkuar që nga kjo amnisti të përfitojnë edhe të dënuarit me 4-5 vjet burg, por në mbledhjen e sotme ajo u tërhoq nga kjo kërkesë. Ndërkohë që mbledhja e sotme u shoqërua me debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i PS-së Dashamir Peza akuzoi opozitën se “nuk jep mundësi zgjidhjeje por thjesht bllokon”.

Edhe deputeti tjetër socialist Pandeli Majko është shprehur se amnistia nuk mund të jetë vetëm e PS-së por duhet të ketë konsensus.“Amnistia do të jetë nga Kuvendi. Jo vetëm nga një parti”, -është shprehur Majko.

Aksident në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

ambulance.31Dy të vdekur dhe 10 të plagosur është deri më tani bilanci tragjik i një aksidenti rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.
Një mikrobuz me targa AA 074 AX i cili udhëtonte nga Tirana drejt Strugës ka dalë dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit të rëndë kanë gjetur vdekjen 2 persona, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave apo i të plagosurve si dhe as shkaqet e aksidentit të rëndë.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Fyle: Duhet më tepër angazhim për realizimin e reformave

Stefan-Fyle-2Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle kërkoi më tepër angazhim nga forcat politike në Shqipëri për të përmbushur reformat për integrimin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Fyle u shpreh se gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekt tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunumit  dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE” tha Fyle.

Ai ka theksuar më tej se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

“Tashmë është në dorë të Shqipëri që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në adminstratën publike” shtoi Fyle.

Për deklaratat e Berishës

“Unë nuk jam një nga miqtë e Berishës në Facebook por unë jusiguroj se jam mik i Shqipërisë dhe  shqiptarëve.  Artikulli i Berishës është fallco dhe i pabazuar”.