Misteri i vajzës që “shkëputet” nga trupi i saj

76

vajza qe mund te shkpNjerëzit janë mahnitur prej kohësh nga eksperiencat jashtë-trupore. A janë ato lojëra të mendjes, apo kanë ndonjë domethënie spiritualiste?

Kërkimet e reja hedhin dritë mbi ato që quhen “eksperienca ose përvoja jashtë-trupore”, përmes studimit të aktivitetit të trurit të një vajze kanadeze, e cila pretendon se mund të largohet nga trupi i saj, me vullnet të lirë.

Shkencëtarët besojnë se ana e majtë e disa zonave të trurit, e cila lidhet me imazhet kinestetike (perceptimi i ndjesisë së lëvizjes), është përgjegjëse e aftësisë për t’u larguar nga trupi dhe për t’u ngritur mbi të. Po ashtu, ata besojnë se njerëzit përjetojnë më tepër eksperienca të tilla, nga ç’është menduar më parë.

Kërkuesit në Universitetin e Otavës morën në studim një studente psikologjie, e cila pranoi se kishte pasur eksperienca jashtë-turpore, para se të binte në gjumë. 24-vjeçarja tregoi se ishte e aftë të fluturonte dhe të rrotullohej në ajër, mbi trupin e saj dhe ndonjëherë ka aftësi ta shohë trupin e saj nga lart, duke qenë e vetëdijshme për trupin e saj të vërtetë. Megjithatë, siç tregon vetë ajo, nuk ndien asnjë emocion kur përjeton eksperienca të tilla.

Shkencëtarët besojnë se ka mundësi që ky fenomen të ketë incidencë të lartë, por nuk raportohet sepse njerëzit nuk e konsiderojnë atë si diçka të veçantë. Po ashtu, ata mendojnë se kjo aftësi mund të jetë e lindur, por ka humbur me rritjen në moshë, për faktin se nuk është praktikuar.