8 marsi, politika urime për festën e gruas

prod_14189_1_medDita ndërkombëtare e gruas nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së politikës, ku në mënyrë të veçantë politikanët burrat kanë kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë feste për nënat dhe gratë në vend. Si në shumë festa të tjera, urimet vinë përmes rrjeteve sociale.
Kryeministri Rama në fb, urimin e ka shoqëruar me një foto të dy grave të jetës së tij, nënës dhe bashkëshortes Linda.

“GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”
Ndërkaq edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka uruar 8 marsin në fb duke e ilustruar me një thënie mjaft të gjetur.
Gezuar 8 Marsin, diten e nenes!

Jozefina Topalli
Te gjitha nenave, grave, bijave _Gezuar diten e 8 Marsit!

Bashke kemi bere nje rruge te gjate dhe me shume arritje! Por te drejtat e grave jane ende nje pune e paperfunduar! Ne nuk dorezohemi, ne do ia dalim!
“Nese nga te gjitha afeksionet dhe veprimet zemergjera per te cilat jemi krenare te mund te zbulohej fara e pare , ne do ta zbulojme pothuaj gjthmone ne zemren e nenes sone!”
Berisha: Beteje për barazinë reale “vendimtare për emancipimin e shoqërisë”
Gezuar 8 Marsin!

Te dashur miq, sot eshte dita e nderimit dhe e mirenjohjes me te thelle ndaj nenave, grave, vajzave, motrave tona, qe me sakrificat, perkushtimin, aftesite dhe dashurine e tyre jane themel i suksesit te individit, familjes dhe shoqerise.
Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre kete dite, le te zotohemi te vazhdojme betejen tone per barazine reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, motres dhe vellait, vendimtare kjo per emancipimin e familjes, shoqerise dhe kombit tone. Gezuar!!!
Agron Duka
Per te gjitha nenat, motrat dhe vajzat: Gezuar 8 Marsin!
Avokati i Popullit
Avokati i Popullit ne diten nderkombetare te grave uron te gjitha grate dhe nenat shqiptare gezuar 8 Marsin.Ne kete dite vemendja jone shkon per grate dhe vajzat viktima te dhunes.
Per grate dhe vajzat,te cilat japin kontribut ne mbrojtjen e te drejtave te grave.
Ne kete dite vemendja shkon tek te gjitha ato gra qe vazhdojne te “luftojne” per barazi gjinore.
Dhe le te vleje kjo dite si nje dite per te bere thirrje per institucionet,pushtetin vendor dhe gjithe qytetaret: Te respektojme te drejtat e grave dhe te vleresojme kontributin e tyre te cmuar.
Lefter Koka
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha nënat shqiptare. Ju falenderojmë për sakrificat dhe përkushtimin që keni treguar duke mbajtur një peshë të rëndësishme në jetën tonë dhe në mbarë shoqërinë.

Basha: Gratë, shumë arsye për protesta, të drejtat e tyre të nëpërkëmbura
8 Marsi i gjen grate dhe vajzat, nenat, motrat dhe bashkeshortet e shqiptareve me shume arsye per te ngritur zerin ne proteste per te drejtat e tyre te neperkembura. Me mijera jane hequr paligjshmerisht nga puna, mijera te tjera jane nen presionin e perditshem te qeverise.
Gjendja ekonomike e renduar dhe mungesa e perspektives nuk godet askend me fort e me dhimbshem se grate dhe vajzat shqiptare. Jo feste per nje dite, por solidarizim cdo dite me dhe per grate dhe vajzat e Shqiperise!

Gratë demokrate në protestë kundër shkarkimeve në administratën publike

protesta-051Qindra gra dhe vajza protestuan sot para Kryeministrisë për atë që shumë prej tyre e quajtën 8 marsin më të keq në jetën e tyre, duke pasur parasysh pasigurinë e jetës, kushtet e vështira ekonomike, dhe largimet masive nga puna të bëra nga qeveria.

Pensioniste, studente, nëna dhe bashkëshorte iu bashkuan sot në mesditë thirrjes së Lidhjes Demokratike të Gruas, për të protestuar për gjendjen e përkeqësuar të gruas shqiptare dhe për të drejtat e shkelura.

Protesta ishte për shkarkimet e paligjshme dhe të pamotivuara nga puna të mijëra grave në këto 7 muaj nga qeveria, për rritjen e çmimeve, për rritjen e kriminalitetit në vend, për vendimin që ka marrë Kryeministri për të mos rritur pensionet, për mungesën e shpresës, për ngecjen në vend të procesit të integrimit europian, për heqjen dorë të ekzekutivit nga premtimet elektorale.

Gratë “bashkojnë” trevat shqiptare: Bashkë për përballlimin e sfidave

mimi kodheli 8 marsFesta e 8 marsit ka shërbyer edhe si një element kombëtar i bashkimit të forcës së gruas nga të gjitha trevat shqiptare. Në një seancë të veçantë parlamentare vetëm për femrat janë bërë bashkë ligjvënëse nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia. Ideatorja e seancës si dhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, dha mesazhin e parë për gratë.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se sfidat e grave janë të shumta, por asgjë nuk mund të përballohet nëse nuk ka një bashkëpunim konstant mes deputeteve shqiptare.

Zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa vlerësoi iniciativën e Aleancës së Grave të Parlamentit të Shqipërisë për këtë bashkim, tha se ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit.

“Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21 ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Përpjekjet tona dhanë rezultate, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë atë demokraci që duhet të vlejë njësoj për të dyja gjinitë dhe në radhë të parë në vendimarrje. Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera. Fuqizimi i kombit dhe i grave duhet të jetë një proces që duhet të shkojë paralelisht”tha ajo.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u shpreh e bindur se gratë mund ta fitojnë betejën për të drejtat e tyre.

“Sot bëj thirrje për të ndryshuar gjerat. Nëse do të jemi së bashku do të ndryshohen, ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma. Shekulli që ka ardhur është shekulli i grave kudo që janë”,- u shpreh Kodheli.
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu,theksoi se gratë të bashkuara janë një forcë që mund të përballojë gjithçka.

“Nëse do ta shohim të gjithë bashkë pjesën e të drejtave të grave ne mund të jemi më agresive dhe të fitojmë një betejë që është e vjetër. Sot gratë duhet të jenë të vërteta me njëra-tjetrën, drejtësia është ajo çka i duhet grave. Duartrokitje të fortë për të gjitha ato zonja që sot kanë pak arsye për t’i dhënë vetes Gëzuar 8 Marsin, por kanë plot arsye për të vazhduar përpara. Sot në rrugë para Kryeministrisë, gratë shqiptare janë në protestë, nga administrata shqiptare janë larguar 5 mijë veta nga puna, një pjesë ë të cilave janë gra”,- tha Bregu.
Në këtë aktivitetin e organizuar nga Aleanca e Grave Deputete, e drejtuar nga demokratja Mesila Doda marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër janë parlamentaret e Kuvendit të Shqipërisë.
Me rastin e festës së gruas janë parashikuar edhe aktivitete të tjera pas kësaj seance, si pjesëmarrja në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka kontrolloi nga afër punën për pastrimin

USHTRIA_PASTRIMSot, Ministria e Mjedisit ka nisur punën për pastrimin e shtretërve të lumenjve. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka kontrolloi nga afër punën për pastrimin në Urën e Shijakut dhe në Urën Sul-Golemit. Ai bashkëbisedoi me punonjës dhe të rinj vullnetarë të cilit iu përgjigjen nismës më të fundit të Ministrisë së Mjedisit. “Besoj se e shikoni që nuk ka sjellje më armiqësore sesa kjo që i është bërë bukurive të natyrës që na ka dhuruar Zoti. Kryetarët e komunave dhe bashkive e kanë transformuar lumin Erzen në një lumë famëkeq jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për vendet fqinje ku përfundojnë shpesh mbetjet tona. “Të mos harrojmë edhe dëmin e pallogaritshëm që bëhet ndaj turizmit shqiptarë me hedhjen e këtyre mbeturinave. Një ditë thirrjet për të mbajtur pastër mjedisin do të mbarojnë dhe do të jetë radha e ligjit”, – tha Koka

Kosovë-Serbi, në ‘ngërç’ kryeministror

DacicAshton_and_ThaciKosova dhe Serbia janë dy shtete që ende nuk janë marrë vesh mes palësh, për institucionet gjyqësore, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e bashkësisë së komunave serbe. Prandaj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme.

Burime nga gazeta “Tribuna” kanë konstatuar se, Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi.

Ekipi ndërmjetësues Ashton do të provojë një takim të radhës mes kryeministrave të këtyre dy vendeve, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi.

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines”

article-2576087-1C1E661600000578-404_634x421Një avion i kompanisë ajrore “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord ka humbur kontaktet. Avioni ishte nisur nga Kuala Lumpur me destinacion Pekin-in.

Në bord ishin 153 shtetas me kombësi kineze, 38 malazian,12 indonezianë, shtatë australianë, tre francez, katër amerikanë, dy shtetas nga Zelanda e Re, Kanadaja dhe Ukraina, një nga Rusia, Italia, Tajvan, Holanda dhe Austria.

Piloti i avionit të pasagjerëve ishte kapiteni Zaharie Ahmad Shah, një 53 –vjeçar nga Malajzia, i cili punonte me këtë linjë ajrore që nga viti ‘81. Zv/piloti i tij ishte 27-vjeçari Zyrtari Fariq Ab. Hamid, edhe ky nga Malajzia, i cili punonte për këtë linjë ajrore që nga 2007-ta .

Fuad Sharuji tha: ” Ne u përpoqëm për ta sjellë avionin në kontakt me mjete të ndryshme, duke ditur rrezikshmërinë pasi avioni mbante lëndë djegëse brenda tij”.

Lai Xuan Thanh, drejtor i Autoritetit Cvil të Aviacionit në Vietnam, tha se avioni ishte mbi det në momentin kur humbëm kontaktet dhe koordinatat e tij.

Më shumë se 10 orë pas kontaktit të fundit, zyrtarë nga disa vende të botës janë duke luftuar për të gjetur avionin. Xinhua tha se Kina ka dërguar dy anije e shpëtimit detar në Detin e Kinës Jugore, për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit . “Është ose në tokë diku i paprekur, ose është fundosur diku nën ujë”.

Kur 8 Marsi u bë dita ndërkombëtare e gruas

8marzo_bigViti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit,  8 Marsi,  të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.

Dita e gruas, Ashton: Ka ende punë për një botë pa diskriminim gjinor

Catherine AshtonAty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë; aty ku gratë vuajnë, vuajnë edhe shoqëritë ku ato jetojnë. Këtë mesazh përcjell Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton, në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. Sipas Ashton gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë transformimin e vërtetë që ka parë botë në të drejtat e grave, falë arritjeve individuale dhe pjesëmarrjes sonë të përbashkët në jetën politike. Gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Aty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë; aty ku gratë vuajnë, vuajnë edhe shoqëritë ku ato jetojnë. Kam pasur privilegjin të takoj shumë gra frymëzuese, që përmes punës së tyre të madhe dhe sakrificave kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendeve të tyre. Sot unë i nderoj këto gra, guximi dhe vendosmëria e të cilave shtroi udhën për brezat e ardhshëm”thekson ajo.

Ashton nënvizon se të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni europian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

“Bashkimi Evropian Aktualisht BE financohen rreth 200 projekte dhe nisma në botë që synojnë të ndihmojnë gratë të përfitojnë nga arsimi dhe shërbimi shëndetësor, të punojnë dhe të jetojnë të lira nga dhuna dhe diskriminimi dhe të zënë vendin e duhur në shoqëri. Të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në dhe kjo reflektohet në diskutimet aktuale të planit post- 2015 për zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm” përfundon deklarata.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.

Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash. Edhe sot në kuadër të kësaj feste do të ketë një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave dhe institucionet shtetërore.

Arrestohet shqiptari që prostituonte femra

carabinieri-arrestoPolicia e Romës ka arrestuar sot një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim që para 10 vitesh.

Gëzim Bullari ishte dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohej se kishte trafikuar femra nga Durrësi në Itali, ku i shfrytëzonte për prostitucion.

Për 43-vjeçarin ishte shpallur një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe kërkohej nga Interpoli.

Kodheli: Nuk do të largohem pa firmosur, ose pa propozuar, për gradim Gjeneral një grua

Mimi-KodheliSot paradite, në sallën e auditoriumit në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni festive me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në sallën e mbushur plot me gra dhe vajza që shërbejnë nën uniformë, por edhe si punonjëse civile në Forcat e Armatosura ishte krijuar një atmosferë mjaft festive dhe mbresëlënëse.

Akoma më të bukur dhe më festiv e bëri këtë aktivitet prania e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe e mjaft grave ish-ushtarake që kanë shërbyer prej vitesh strukturat e Forcave të Armatosura.

Pas fjalës së hapjes që mbajti kolonele Manushaqe Shehu, drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Civile-Ushtarake, gratë të pranishme në këtë ceremoni i përshëndeti ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Në këtë takim festiv me gratë përshëndeti edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Në mbyllje të këtij aktiviteti, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i dhuroi buqeta me lule grave më të vjetra që kanë punuar dhe punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

Duke folur për rolin e zonjave në shoqëri, Kodheli tha se “Gratë munden”. “Sepse ne mundemi, sepse ne, me gjithë respektin për pjesën tjetër të shoqërisë, jemi pjesa më vitale, më besimplotë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po që ta bëjmë këtë që të ndodhë, ne duhet shumë më tepër se çfarë kemi bërë sot, të luftojmë, punojmë dhe të besojmë se Shqipëria e gjeneratës tjetër, është Shqipëria e gjeneratës që ne do të lëmë në duart e fëmijëve tanë. Këtë mund ta bëjnë të mundur dhe do ta bëjnë të mundur nënat shqiptare kudo që janë.

Për fat këtë vit, 8 Marsi qëllon në fundjavë dhe shpresoj shumë që kjo fundjavë të jetë jo fundjava e punëve dhe intensitetit të zakonshëm në shërbimin që ne i bëjmë familjarëve tanë, por në fakt të jetë një fundjavë më e gëzueshme pranë familjes apo pranë shoqërisë, por gjithsesi një festë për të gjithë ne.”, theksoi Kodheli.

“Kur m’u propozua fillimisht nga Kryeministri Rama, të bëhem ministre e Mbrojtjes, një nga gjërat që më shkoi ndër mend nga të parat ishte padyshim, përtej respektit, besimi që kishte treguar ndaj personit tim dhe barazia gjinore. Unë që nga shtatori i vitit të kaluar, kurse ju që prej shumë kohësh më parë, punojmë në fakt në një ambient, le ta themi, thellësisht mashkullor. Por përtej faktit se ku është një profesion “i shpikur për burra” dhe ku diskriminimi ndihet, kjo në asnjë moment të punës time, nuk e ka ndaluar entuziazmin tim për të besuar tek barazia gjinore edhe në një fushë siç është ajo e mbrojtjes”, garantoi Kodheli, raporton ATSH.

“Ndaj unë, shtoi ajo, në mënyrë të veçantë ju përgëzoj nga thellësia e zemrës, sepse e di që karriera juaj, rruga juaj, sidomos për zonjat që janë me uniformë, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë ju përgëzoj juve vajzave dhe grave, plot 1100 të tilla, që në fakt aderoni në strukturat e FA dhe sot jeni më shumë se 10 % e të gjithë FA. E them shpesh herë me shaka, e ndaj edhe në formë “provokimi”me gjeneralët e nderuar, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe tek të gjithë drejtuesit, se nuk do të largohem pa firmosur, ose më mirë të them pa propozuar, për gradim gjeneral një grua. Ndoshta jemi pak larg këtij rrugëtimi, por unë ju siguroj se do të jem këtu për t’ia bërë më të lehtë çdonjërës prej jush rrugëtimin tuaj drejt rrugës profesionale, trajnimit tuaj, gradimit tuaj, pse jo edhe marrjes së yjeve të gjeneralit mbi supet tuaja të brishtë, por të fortë “, nënvizoi Kodheli.

Ministria e Mbrojtjes në fund tha se me shpresën se prezenca ime në përbërje të ministrave NATO-s, e ka rritur numrin e prezencës së grave në përgjithësi, sepse mbas emërimit tim, një zonjë e nderuar nga Norvegjia, pastaj një zonjë nga Gjermania e më tej një italiane, iu bashkuan klubit të grave ministre të Mbrojtjes. Unë besoj se shekulli në të cilin jetojmë, do të jetë shekulli i grave.