Tensione parazgjedhore në Maqedoni

incidente maqedoniNë prag të nisjes së fushatës elektorale, në Maqedoni janë shtuar tensionet parazgjedhore. Një zyrë elektorale e partisë opozitare maqedonase LSDM është sulmuar dje ndërsa një javë më parë pranë një shtabi tjetër elektoral është hedhur një bombë.

“Dikush po frikësohet nga rezultati i zgjedhjeve. Ky akt vandal nuk ndodhë për herë të parë në këtë territor”, kanë theksuar përfaqësues të LSDM-së në komunën Qendër.

Ndërkohë, në shtabet elektorale të partive shqiptare akoma po mbretëron qetësia dhe nuk priten incidente. Kjo paralajmërohet edhe nga partitë politike, të cilat kanë apeluar se nuk ka nevojë për incidente dhune dhe se qytetarët duhet që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë demokratike.

Partitë politike së fundi kanë shtuar fjalorin e akuzave dhe kritikave midis tyre, në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të zhvillohen në 27 prill.

Halimi:Disa të vërteta në tryezën e nivelit të lartë. A jemi në kohë për statusin?

Eduard-Halimi_1Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa të vërteta të cilat sipas tij kanë  ndodhur në takimin e nivelit të lartë BE-Shqipëri ku mori pjesë edhe komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle.

Halimi ka saktësuar disa nga qëndrimet e opozitës në tryezë e cila ka këmbëngulur për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria si nevojë emergjence për të mbrojtur vendin nga klima e antiligjit që po rrënjoset.

Postimi i plotë i Halimit

Pak dite me pare ne Tirane ishte komisioneri Fyle dhe mbi te thenat e te pathenat e atij takimi te Nivelit te Larte,(HLD) per aqsa dhe shqiptaret na mirekuptojne, ka patur kaq shume shkrime dhe komente.Ndoshta nuk do te kisha shkruar fare mbi ate takim, nese ne deklaraten zyrtare te takimit do te ishte pasqyruar sadopak qendrimi i opozites apo nese neper media nuk do ishin shperndare te paverteta. Por sjellja e kryeministrit ne ate deklarate,  sikur opozita te mos ekzistonte ne tryeze eshte fyese, ne vazhdimin e praktikes se dhunimit te mendimit opozitar. Fakti qe takimi ishte me dyer te mbyllura per mediat me vendim te bashkekryetareve te tryezes, nuk do te thote se te vertetat mund te fshihen, te manipulohen, apo te injorohen.

Ndaj duke qene se isha ne ate takim me cilesine e nenkryetarit te grupi parlamentar te Partise Demokratike, cmoj se qendrimi que mbajtem aty duhet te behet publik, ne respekt te gjithe qytetareve qe perfaqeson opozita dhe por dhe te atyre qe kane spekulluar mbi kete takim.

Ne axhenden e takimit ishin percaktuar per tediskutuar 5 pikat dhe per shkak te kufizimeve ne kohe u diskutuan 4, ku ne emerte opozites une perfaqesova 3 ceshtje, sistemin e drejtesise, administraten publike, institucionet e pavarura & korrupsionin. Per cdo ceshtje u fol nga10 min, 5 qeveria dhe 5 opozita.  Gjate diskutimit te seciles prej 3 ceshtjeve, komisioneri nuk me nderpreu asnjehere, ndaj eshte nje e paverteteajo cfare media spekulloi;  Perkundrazi pas mbylljes se diskutimeve, gjate konkluzionit perfundimtar prej komisionerit isha une qe nderhyra dhe shpreha mosdakordesine e opozites. Kuptohej ne ate tryeze lehtesisht, se ato qe thame gjate diskutimit nuk i pelqyen komsionerit,ashtu sic dhe nuk me pelqeu as mua ajo qe thurrej ne konkluzione, ndaj dhe reagova, me qellimin e vetem te mund te parandalonim ate deklarate zyrtare qefyente opoziten, duke fshehur qendrimin e saj zyrtar bashkelidhur foto edicitura ne facebook te kryeministrit.

Po cili ishte qendrimi zyrtar i opozites ne diskutimin e 3 nga 4 ceshtjet?

Ne qartesuam se qendrimi i opozites mbi ceshtje e integrimit mbetej i njejte me qendrimin e mbajtur kur ishim ne qeverisje, madjesot e kerkojme edhe me me shume kembengulje statusin e vendit kandidat si nevoje emergjence per te mbrojtur vendin nga klima e antiligjit qe po rrenjoset.  Ne theksuam se standardet qe ishin arritur ne tetor 2013 po zhbeheshin nje nga nje. Po zhbehej administrata publike nemenyre antikushtuese, po zhbeheshin insitucionet e pavarura ne menyre antikushtetuese, po nxitej konflikti politik e institucional me Presidentin dhese gjyqesori po futej ne krize per shkak te etjes per pushtet te kryeministrit.Kjo eshte e verteta, dhe nese e fshehim ate bejme as me pak e as me shume senje krim politik, me zgjedhesit tane, e pastaj parteneret dhe miqte tanenderkombetrare.

Ndaj dhe i kerkova komisionerit te na ndihmoje ne rrugen e integrimit, duke i treguar kryeministrit ne tryeze, te njejten rruge qe na kish treguar ne para nje viti, rrugen e standarteve europiane. Ne jemi ne kohe per statusin -thame komisionerit, -mjafton qe kryeministri te ndryshoje kursin anti BE, te zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe te riktheje nepune ata 5000 punonjes qe ka hedhur ne rruge, te ktheje kushtetushmerine ne vend dhe besimin tek institucionet e pavarura, te ndaloje etjen per pushtet ndaj gjyqesorit dhe konfliktin institucional me Presidentin per Gjykaten e Larte dhe te heqe dore nga konflikti politik me opoziten. Keto nuk jane ceshtje minore, por ceshtje kryesore per nje republike parlamentare. Sulmi ndaj institucionevet pavarura, masakra ne administrate si lufte klasash, sulmi ndaj pronave te shqiptareve, me tritol, filozofia me njeren dore kazmen dhe tjetren pushken, i kemi pare vetem ne kohen e diktatures.Kush i quan keto ceshtje te vogla, eshte naiv.

Jemi ne kohe per statusin. Por DUHET te ndryshoj kursi i kryeministrit nje here e me pare. Te heq dore nga kenaqesia personaleqe te jep etja per pushtet, hakmarrja poltike dhe mllefi ndaj instituciove te pavarura dhe te kthehet ne rrugen e BE, kohe ka , duhet vullnet. Nese nuk kthehet dhe ecen ne rugen e arrogances, antikushtetushmerise, antiligjit dhe harbuterise, rruga eshte e shkurter, dhe sigurisht shume larg Bashkimit Evropian.

Ky ishte qendrimi i opozites qe te mbajta ne ate tryeze edhe ne te njejtat linja mendimi ishte dhe kolegu Ristani per gjendjen e renduar te krimit te organizuar, qendrime qe u konfirmuan nga znj. Bregu ne daljet mediatike por qe lehtesisht verifikohen nga minutat e takimit, besoj  te rregjistruara.

Disave mund te mos i pelqej dhe te merziten,ashtu sic dhe u merziten ne ate tryeze, por me mire eshte te thuash te verteten sot dhe te merziten sot,  sesa ti genjesh, te buzeqeshin sot dhe neser te merziten pse i ke genjyer.

Jemi ende ne kohe per statusin, dhe ne si opozite bashke me qytetaret, do bejme gjithshka, qe te bindim miqte e vertete te Shqiperise dhe shqiptareve qe te detyrojne kryeministrin te kthehet ne rrugen e BE. Nese kryeministri nuk do degjoje as miqte e parteneret nderkombetare, as opozite, as popullin sovran dhe do vijoje ne rrugen e antilgjit, antikushtetushmerise,  shkaterrimit te demokracise ,institucioneve, dhe te drejtave te qytetareve, rruga eshte shume e shkurter, dhe nuk eshte ajo e Bashkimit Evropian. Kjo eshte e sigurt.

Veliaj takon kreun e ri të KMSH-së: Mbështetje për Xhaminë e Namazgjasë

brucajMinistri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj i ka premtuar sot kreut të ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj për zgjidhjen e  problemeve që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë.

Pas takimit me kreun e ri të Komunitetit Mysliman, ministri Veliaj theksoi se qeveria shqiptare është në fazë negociatash me pronarët e tokës.

“Jam i ndërgjegjshëm që disa çështje duhet t`i zgjidhim shumë shpejt dhe njëra prej tyre është ajo e Xhamisë së Namazgjasë. Një nevojë e jashtëzakonshme e komunitetit për të pasur një hapësirë të shprehjes së besimit. Qeveria shqiptare është në një fazë negociatash me pronarët dhe me ata që kanë një pjesë të pretendimeve për tokën. Jemi të përkushtuar që t`i zgjidhim këto çështje shumë shpejt dhe të fillojmë menjëherë ndërtimin e xhamisë. Jam i bindur që kjo është e rëndësishme edhe për lidershipin e ri të Komunitetit” tha Veliaj.

Ndërsa kreu i ri i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj falënderoi ministrin Veliaj për mbështetjen për realizimin e projektit të Namazgjasë që sipas tij është ëndrra e të gjithë myslimanëve.

Gjithashtu Bruçaj mohoi të ketë probleme me të ardhurat për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës.

“Me zgjidhjen e disa problemeve të vogla dhe mbështetjen e qeverisë besoj se jemi më afër se kurrë drejt realizimit të këtij projekti të madh” tha ai.

Sekuestrohen 1 ton kanabis sativa

kanabisPolicia e Durrësit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm rreth një ton lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Sipas informacioneve, droga është gjetur në një furgon të braktisur tek Gjiri i Lalzit, në Durrës. Mësohet se personat që kanë qenë në automjet po e transportonin lëndën narkotike drejt aksit Shkafanë-Gjiri i Lalzit.

Trafikantët kanë mundur të largohen pasi kanë pikasur efektivat e policisë duke braktisur edhe furgonin me lëndën narkotike. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe do të dërgohej në port me destinacion vendin fqinj, Italinë.

Tre fëmijë shqiptarë gjenden të therur në shtëpinë e tyre në Lecco

carabinieriNjë tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 11 dhe 14 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë. Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme, por policia dyshon se mund të ketë qenë mamaja e tyre, ajo që i ka vrarë barbarisht fëmijët e saj me thikë, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, e cila kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve mbi krevat, si dhe nënën e tyre të plagosur rëndë. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mendohet se fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme të banesës duke i ikur nënës, e cila më pas i kishte vënë në krevatet e tyre. Mediat italiane raportojnë se policia ka gjetur edhe një thikë të madhe kuzhine parni trupit të pajetë të fëmijëve, thikë me të cilën dyshohet që nëna të ketë vrarë fëmijët, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mendohet se janë kushtet e rënda ekonomike të familjes. Shqiptarja 37-vjeçare ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, dhe jetonte vetëm me tre fëmijët e saj në Bergamo të Italisë. Policia po përpiqet të kontaktojë me babanë e fëmijëve për të mësuar më tepër rreth jetës së tyre dhe të nënës së tyre, por është e vështirë të lidhet kontakti me të pasi ai ishte divorcuar që para shumë vitesh dhe nuk jetonte më me familjen.

Si përfitohet prona shtetërore

arben-ahmetajNëse je biznesmen apo do të hapësh një aktivitetet ekonomik mund të përfitoni pronë publike me qira shtetërore, duke aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë. Vendimi i qeverisë i hap rrugë nxitjes së investimeve por duke plotësuar disa kritere, që janë madhësia e investimit si dhe punësimi. Për biznesin fason, i cili ka edhe një numër të madh punonjësish, kontrata do të jetë vetëm një euro. Ndërsa qiraja shtetërore varion në varësi të bashkisë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë në total janë 3500 asete shtetërore, në të cilat përfshihen 1400 objekte që do të jepen për investim. Bëhet fjalë për ish-reparte ushtarake, që janë pranë apo edhe larg zonave të banimit. Por bizneset janë skeptik lidhur me vendndodhjen e tyre. Qëllimi i qeverisë është që të stimulohen edhe zonat e prapambetura, ku investimet në disa prej tyre do t’i jepnin më shumë impuls punësimit e për rrjedhojë dhe mirëqenies së jetesës për shumë individë.

*Vizion+

Rama në Vlorë: Gratë kategoria më e papunë, do ngushtojmë disbalancën

rama-kryeminister_0Grate jane kategoria me e papune, por edhe kur jane te punesuara paguhen me pak se burrat. Kryeministri, Edi Rama, nga Vlora ka premtuar se do ta ndryshoje kete disbalance ne shoqerine shqiptare.

“Sipas statistikave gratë vuajnë papunësinë më tepër se burrat. Diferenca në punësim mes burrave dhe grave është 10 perqind në dëm të grave. Për të njëjtën punë një burrë paguhet 35% më shume së një grua. Kjo e papranueshme. Kemi detyrimin ta bejmë vendin shumë më të mirë për gratë dhe vajzat. Deri tani kemi provuar me fakte se besojme te roli i grave dhë vajzave. Në strategjinë e punësimit, punësimi dhe arsimimi i grave dhe vajzave zë vend të veçante. Në strategji parashikojmë nxitjen e bizneseve që punësojne gra dhe vajza. Aty ku ka zhvillim ekonomik ka barazi gjinore të fortë” -ka pohuar Rama.

Kjo deklarate e kryeministrit u be ne ceremonine e hapjes se zyres se punes ne Vlore, ndersa me pas mori pjese ne nje takim me grate e ketij qyteti, ku eshte shprehur se punësimi dhe arsimimi i grave dhe vajzave jane mjaft te domosdoshem.

Basha lobon për integrimin në PPE,shqetësim për kursin antidemokratik të qeverisë

berisha basha kongKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha morën pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane PPE.

Drejtues të shteteve dhe qeverive anëtare të BE dhe institucioneve të BE kanë shprehur shqetësimin për veprimet antidemokratike të ndërmarra nga qeveria në këto 6 muaj. Në takimet e zhvilluara me kryetarin e PD Lulzim Basha gjatë punimeve të Kongresit të PPE, personalitete të larta të politikës vendimmarrëse të BE kanë dhënë alarmin për përkeqësimin e standardeve demokratike në vend.
“Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe drejtueseve të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Me frymën e saj antikushtetuese, me goditjet e njëpasnjëshme kundër institucioneve të pavarura dhe tentativës për t’i kapur ato, me goditjet ndaj administratës publike dhe në tërësi frymën e konfliktualitetit që ka injektuar në marrëdhëniet me opozitën, qeveria rrezikon seriozisht statusin në qershor. Jo vetëm kaq, por kjo sjellje e cila konsiderohet se po zhbën disa standarde të arritura tashmë në Shqipëri po rrezikon imazhin e Shqipërisë dhe progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në raport me aspiratën e saj për integrim ne BE “ u shpreh Basha pas takimit me drejtues të qeverive anëtare të BE dhe institucioneve europiane.

 

Basha ka marrë përgëzime për përpjekjet e drejta të Partisë Demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor nga Joseph Daul, kryetari i PPE, partisë më të madhe parlamentare të Bashkimit Europian, anëtarë të së cilës janë 12 kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së, 13 komisionerë të Komisionit Europian, Presidentin e Komisionit dhe të Këshillit Europian.

Basha pasi ka uruar Jean-Claude Juncker për zgjedhjen si kandidat të PPE për president të Komisionit Europian, ka marre mbështetjen e tij për integrimin europian të Shqipërisë.

“Është e qartë se institucionet e BE, qeveritë mike të përfaqësuara në PPE mbështesin pa rezerva perspektiven europiane të Shqipërisë, mbështesin pa asnjë paragjykim ecjen përpara të Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat por edhe drejt hapjes së negociatave. Pengesa e vetme është arritja e standardeve të kërkuara, pengesa e vetme është ruajtja e standardeve të arritura më parë.

Nga ana tjetër pati një vlerësim të njezëshëm për rolin konstruktiv qe PD po luan ne opozite ne mbrojtje te vlerave te demokracisë, te shtetit ligjor, ne mbrojtje te institucioneve, ne mbrojtje te perspektives europiane dhe po kështu një vlerësim pozitiv për politiken e ndjekur nga PD për mbështetjen pa kushte të integrimit europian te vendit “ theksoi Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë edhe në konferencën “Ballkani Perëndimor në BE, perspektiva dhe sfida “ ku theksoi nevojën për angazhim dhe fokus të vazhdueshëm për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu angazhimin dhe përkushtimin e PD ashtu si dje në qeverisje të vendit edhe sot në opozitë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Fiton Tirana, Partizani humb vendin e dytë

QemalStafaStadiumTiranaEkipi i Tiranës ka arritur sot një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit. Takimi mes tyre ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të bardhebluve.

Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu ka arritur të mposhtë 2-1 Bylisin, Laçi ka fituar 1-0 me Kastriotin kurse Flamurtari ka shkatërruar 4-2 Lushnjën.

Dy ndeshjet e tjera Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Besa janë mbyllur në barazim, përkatësisht 1-1 dhe 0-0.

Ky i sotmi është rezultati i pestë radhazi pozitiv për Tiranën duke bërë që të ngjitet në vendin e 8-të në tabelën e renditjes. Partizani me barazimin ndaj Teutës ka humbur vendin e dytë, pasi Laçi ka shkuar në 34 pikë.

Kur ka mbetur edhe një fazë kampionati për t’u luajtur lufta për mbijetese mbetet ende e hapur mes Kastriotit, Lushnjës, Bylistit, Vllaznisë dhe Tiranës.

Renditja:

Skënderbeu  45

Laçi        34

Partizani        33

Kukësi          33

Teuta          31

Flamurtari     30

Besa           30

Tirana        26

Vllaznia      25

Bylis          24

Lushnja     23

Kastrioti    22

Ndërron jetë Ferdinand Poni, ish-zv.ministër i Brendshëm

Ferdinand PoniKa ndërruar jetë Ferdinand Poni, ish-zv.ministër i Brendshëm. Poni ka pësuar atak kardiak ndërsa ndodhej në Prizëren.

Poni ishte i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Pas vitit 1999, ai ishte funksionar pranë Partisë Demokratike dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.

Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme. Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës.

Poni ka lindur në Berat më 16 mars të vitit 1965.