Ukraina, përse nuk habitem

sulejman abaziDr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

Mbas çdo çasti dramatik, mbaron edhe një ditë tjetër e historisë së botës. Ndoshta ka ardhur koha e një zanafille për një shndërrim të madh politik, kundër atavizmave të historisë, që sot kanë lënë pasoja të rënda, në luftë dhe përplasje popujt dhe kombet. Ndodhemi para nevojës së pranimit të një dimensioni të ri politik, që ende frenohet nga kulti i paragjykimit dhe atavizmave historike. Ndodhemi në një kohë historike shumë të shkurtër, përballë tendencave drejtë globalizimit, të shoqëruara nga kriza e energjisë dhe e ujit. Sot, nëpërmjet zbatimit të politikës së forcës, të veprimeve agresive në shkallë rajonale me rreziqe globale, vetëdija e kryqëzimit me bazë ideologjike, është kthyer në interesa të përfitimit të pushtetit dhe pushteteve. Skena politike vazhdon të dominohet nga urrejtja dhe nacionalizmi i shfrenuar.

Aftësia për të gjykuar qëndron në dalluëshmërinë midis të mirës dhe të keqes. E mira dhe e keqia flenë në një jastëk, por ndryshimi është se, ato mendojnë krejt ndryshe nga njera tjetra. E mira dhe e keqia sot në arenën politike botërore, është Krimeja (do të shoqërohet edhe me “Krime” të tjera), si një precedent i përplasjes së madhe midis Rusisë nga njera anë, dhe SHBA-ve dhe vendeve të BE-së. Kjo ngjarje ndiqet me shumë shqetësim dhe mbart brenda vetes pasoja shumë të mëdha, nëse nuk do të arrihet në një mirëkuptim të zgjidhjes së dyanëshme, me përfitime po të dyanëshme. Askujt në këto rrethana, nuk mund t’i shkojë mendja në degradimin e situatës drejt përplasjes bërthamore. Deri tani “kërcënimet” e dyanëshme shkojnë në bllokimin e aseteve ekonomike të njeri tjetrit, duke dhënë të kuptohet se, çdo palë është e gatëshme të tregojë dhëmbët.
Qëndrimi i Shqipërisë nuk është një çështje e lidhur me shumë hapësira ndërveprimi me situatën në Ukrainë. Pasojat dhe përfitimet për mjedisin etnik shqiptar janë dytësore dhe vetëm rrjedhoja. Amplifikimi që i është bërë krizës në këtë shtet lindor (Ukrainë) në mediat shqiptare, në një oktavë shumë të lartë, me shumë analistë e ekspertë të çështjeve ndërkombëtare, nuk duhet të shkojë në ato parametra, sa ta bëjmë këtë problem dominant në jetën social politike të vendit tonë. Nuk është kusht që, Kryeministri i Shqipërisë “duhet të prononcohet pa tjetër” për qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria ndaj këtij problemi. Mosprononcimi direkt i Kryeministrit të Shqipërisë për këtë çështje, e vlerësoj si pjekuri politike. Gjykoj, se është e mjaftueshme dalja e zëdhënësit të Qeverisë, mjafton një prononcim i Ministrisë së Punëve të Jashtëme, apo ndonjë ministri dhe kjo është e mjaftueshme për ta rreshtuar shtetin dhe politikën shtetërore shqiptare në vektorin e duhur të qëndrimeve strategjike me interes perspektiv.
Jemi te njohur me një problematikë shumë të gjerë dhe komplekse në Ukrainë, qoftë në aspektin politik, etnik, social dhe ekonomik. Trajtimi i pakicave nacionale është në kufijtë e mizerabilitetit, për shkak të ndarjeve politike të dukëshme, sipas bindjeve të ithatarëve të Lindjes apo të Perëndimit në politikën ukrainase. Kjo e rëndon më tej situatën dhe gjykojmë se, referendumi që mund të mbahet në 16 mars në Krime, do të sjellë një rezultat në favor të dëshirave dhe qëndrimit të popullsisë ruse në këtë rajon të dominuar nga popullsia ruse. Rëndohet më tej situata për faktin se, qeveritë e Moskës dhe të Kievit aktualisht nuk e njohin njera tjetrën. Nëse rajoni i Krimesë do të kërkojë shkëputje nga Ukraina, atëherë fenomeni i integrimeve dhe bashkimeve të vendeve ish komuniste të Bashkimit Sovjetik do të jenë të orientuara drejt Rusisë. Të mos cuditemi që hapin e parë ta bëjë Biellorusia në këtë drejtim.
Pamvarësisht lëvizjeve ushtarake në terren, qoftë nga të dy blloqet kryesore, Rusisë apo SHBA-ve me vendet perëndimore, pavarësisht demonstrimit të teknologjive ushtarake dhe forcës, nuk mund të mendohet një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë për shumë arësye historike, tradicionale, fetare dhe aktuale të interesave ekonomike. Gjykoj se, në artin e zhvillimit të luftës, tradicionalisht Rusia dhe SHBA-të kanë koncepte të ndryshme doktrinare në veprimet e karakterit operativo strategjik. Ballafaqimi i tyre ushtarak duhet të jetë në kufijtë e pamundësisë për të dy palët, qoftë për avantazhet që mund të kenë ndaj njera tjetrës, por dhe për shumë pika të dobëta, të cilat janë të njohura respektivisht për to.
Me rastin e Ukrainës nuk duhej të përsëritej “gabimi” që u bë në Siri. Ajo që ka rëndësi në këtë situatë është fakti që, kriza mbart brenda vetes pasoja të rënda për të gjitha palët e përfshira në konflikt. Kundër këtyre pasojave, palët duhet ti’ referohen arësyes. Ukraina duhet të vlerësohet si një urë lidhëse midis Rusisë dhe BE-së, duke ju afruar çdo ditë e më shumë koncensusit drejt zgjidhjes. Në këto kushte, lidhur me referendumin e pritshëm, i cili mund të ketë një rezultat spektakolar në favor të shkeputjes, situate në perspektivë imponon modelin e “Federatës së Ukrainës”, me mundësitë e respektimit të nacionaliteteve që përbëjnë popullsinë e këtij shteti, duke dhënë mesazhin e një modeli të shtetit neutral, pa synime për t’u antarësuar në NATO dhe me lidhje të fuqishme ekonomike me BE-në dhe Rusinë. Ky model i mbyll gojën spekulimeve “në emër të demokracisë”, apo të brutalitetit në kufijtë e interesave strategjike që pretendohen, qoftë nga Rusia apo dhe nga Perëndimi.
Kriza meriton zgjidhjen me koncensus. Ndoshta do të ketë edhe ngjarje të tjera për shkaqe etno fetare dhe territoriale, që paralajmërojnë zgjidhje në përmasa më të mëdha, për të ulur në shumë rajonë të tjera frymën e nacionalizmit dhe të kombeve, të cilat sot për sot, nuk lejojnë “shtetin politik evropian” të marrë frymë. Në këtë sfond historik, modeli dhe sistemi në kontinentin e vjetër po përjetojnë krizën. Evropa, një bashkësi e ndarjes dhe e unifikimit të vlerave, sot ndjen nevojën e ruajtjes së sistemit demokratik në shtete – kombe të kërrcënuara nga diskriminimi dhe kriza ekonomike. E ardhmja e saj formëzuese është e pritëshme dhe dyshuese. Midis saj, akoma endet misteri dhe përballë një logjike qesharake të integrimit me shumë element dezintegrues, ajo e meriton pak ironi. Evropa e nacionaliteteve dhe kombeve ka më shume nevojë për këtë, nëse aspiron për një fuqi drejt shteteve të “shtetit politik”. Kjo është arësye e fortë që të mos habitemi për çfarë ndodh sot dhe për çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çfarë është në të vërtetë e nevojshëme për këtë situatë krize? U kujtua shumë vonë Evropa për Ukrainën. Le t’i referohen mendjendriturit të paanëshëm Kizinger

Crawford: Taksoni hashashin

dhoma amerikane e tregetisePresidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, shprehet se e vetmja mënyrë për të fituar luftën kundër trafikut është të legalizohet dhe të taksohet prodhimi dhe tregtimi i marijuanës në Shqipëri.

Ai jep një shembull nga SHBA, ku në Colorado taksimi është në masën 25%. Crawford në një intervistë për televizionin “Scan”, thotë se, “marijuana” është arsye edhe pse Shqipëria nuk ka marrë statusin kandidat.

Ku duhet të shkojnë paratë dhe kapitali i investitorëve? Në vitin 2014, a ofron Shqipëria ndonjë sektor me interes për të investuar? Apo duhet të vazhdojmë me energjinë dhe turizmin? 

Fillimisht duhet të themi se për sa i përket sektorëve tradicionalë si energjia apo turizmi, ato janë shfrytëzuar pak dhe vazhdojnë të paraqesin probleme lidhur me koncesionet apo pronësinë e tokës. Kështu mund të themi se bregdeti i Shqipërisë është ende i pashfrytëzuar ndërsa minierat punojnë dukshëm nën kapacitete optimale. Por, për sa i përket investimeve, ekzistojnë edhe ide të tjera. Unë sapo jam kthyer nga Uashingtoni ku kam diskutuar pikërisht për investimet në Shqipëri. Gjithashtu tek sa kam komunikuar me ambasadorin amerikan këtu, kemi arritur në përfundimin se sektori më i madh i ekonomisë shqiptare, është i paligjshëm. Ne në Amerikë kemi bërë të ligjshëm marijuanën në disa shtete ku mund të përmend qartazi shtetin e Uashingtonit apo Colorados. Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekonomist. Pra nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të mendoni.

Pra ju po thoni se, duke menduar ekonomikisht, sektori i mbjelljes, përpunimit dhe shitjes së marijuanës, nëse do të ishte i ligjshëm, do të ishte një sektor fitimprurës për vendin tonë? 

Unë jam pro.

Ta taksohej dhe të përfitonte buxheti i shtetit prej tij?

Ne e taksojmë në shtetin e Colorados në masën 25% të fitimit. Ju duhet të kuptoni se marijuana kur largohet nga paligjshmëria dhe trajtohet si produkt në aspektin ekonomik, atëherë kemi të bëjmë me dicka krejtësisht ndryshe. Së fundmi presidenti amerikan është shprehur publikisht se, fitimet nga tregtia e marijuanës mund të përfshihen edhe në sistemin bankar, sigurisht pas disa kontrolleve. Nëse Shtetet e Bashkuara, bota dhe sigurisht Shqipëria kanë dështuar në dicka, kjo është lufta kundër tregtimit të paligjshëm të marijuanës. Sot ka njerëz të burgosur për krime të cilat nuk quhen më të tilla. Sot që flasim, pas legalizimit, në disa shtete amerikane ky treg është i kontrolluar dhe fitimprurës si për operatorët ashtu dhe për shtetin.

Pra sot shteti amerikan mendon se si mund ta përdorë ekonomikisht këtë produkt?

Së fundmi në shtetin e Colorados, zyrat e taksave kanë arritur në përfundimin se të ardhurat nga ky produkt janë më të larta se sa parashikimi. Kështu që bilanci e tregon qartë se cila është ana pozitive. Tashmë shteti fiton më shumë nga sa kishte parashikuar.

Ju keni jetuar për shumë vjet në Shqipëri. A nuk mendoni se në vendin tonë do të ishte e vështirë të pranohej legalizimi i këtij produkti? 

Arsyet e mungesës së statusit kandidat nuk janë feja e përhapur myslimane dhe as lëvizje të forta kundër Shqipërisë. Arsyeja kryesore është lufta e humbur kundër krimit të organizuar, pjesë e madhe e së cilës është dhe trafikimi i marijuanës. Ju jeni prodhuesi më i madh në Europë, dhe këtu nuk kemi kundërshtime. Nëse ju anatemoni një fakt i cili në të vërtetë po ndodh përditë e më shumë, atëherë ky është rasti. Ju keni 2 mundësi. Mund të deklaroni se jeni kundër përfundimisht dhe t’i shpallni luftë të hapur fshatit të famshëm Lazarat, por këtu e kam fjalën për luftë të vërtetë jo si kjo që keni bërë deri tani.  Në anë tjetër, mundeni të filloni të mendoni ekonomikisht dhe do ta konsideroni marijuanën produkt duke e taksuar, tregtuar dhe sigurisht përfituar prej saj. Sepse për momentin ju jeni në mes të këtyre dy qasjeve. Ata që ju shohin nga jashtë, mendojnë se nuk jeni serioz, pasi edhe pse e dënoni, asgjë nuk ndryshon për prodhimin e marijuanës në Shqipëri. Ju tashmë jeni bërë si Meksika, e cila nga jashtë hiqet si shtet konservator me ligje të forta, por brenda të gjithë e dimë që është kaos. Mos u bëni kështu. Legalizojeni, taksoheni, futeni në ekonomi dhe kështu do të fitoni njëkohësisht dy herë luftën. Një herë kundër trafikut dhe njëherë kundër të ardhurave të ulta në buxhet. Nëse të gjithë ndërgjegjësoheni, kjo do ishte një mundësi e mirë investimi.

Tregtia, më shumë shkëmbime me Turqinë e Kinën

euroViti 2013-të shënoi për herë të parë pas dy dekadash zbritjen në vendin e katërt të Greqisë në renditjen e partnerëve tanë tregtarë. Kështu tregu ynë, gjithnjë e më shumë po sheh vende të tjera, të cilat siç thonë dhe sipërmarrësit janë më të rregullta në pagesa por edhe më fitimprurëse. Kriza në shtetin fqinjë bëri që shumë ndërmarrje në jug të vendit të mbylleshin, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre arriti të mbijetojë duke kërkuar tregje të reja.

Përfaqësuesi i biznesit fason Flamur Hoxha thotë se “që prej 2008-ës dhe deri tani jugu i vendit ka qenë keq me lidhjen e kontratave të reja, pothuajse të gjitha ndërmarrjet që kishin marrëdhënie me tregtarë grekë u mbyllën…” Ndodhemi në një ndërmarrje shqiptare e cila prodhon veshje, destinacioni i tyre tashmë ka për synim Francën, Gjermaninë, por edhe Kinën e largët. Teknologjia e informacionit, ka zbehur ndikimin e afërsisë gjeografike që dikur na mbante të lidhur me Italinë dhe Greqinë.

Siç e pranojnë edhe vetë bizneset që merren me eksport, tashmë mundësitë e promovimit përmes internetit po afrojnë në Shqipëri sipërmarrës nga e gjithë harta e botës, të cilët nuk kishin shkelur më parë këtu. “Na kanë parë në faqen e internetit dhe kanë zbritur në terren për të na kërkuar, nuk jemi si më parë që kishim vetëm disa telefonata dhe asgjë konkrete. Është një treg global ….” Sipas të dhënave të INSTAT-it, tashmë Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare me Italinë, Turqinë dhe Kinën, duke lënë shtetin grek në vendin e katërt.

Ekzekutohet me armë zjarri një 25-vjeçar

Foto ilustruese
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës. Policia tha se viktima është Shpend Basha, 25-vjeç.

Basha njihej si kultivues i lëndëve narkotike në fshatin Lazarat. Policia tha se trupi i tij u gjet nga një bari në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës rreth orës 17:30.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij, por policia thotë se Basha ka qenë nën shenjëstër edhe 1 vit më parë kur mbeti i plagosur në një atentat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur këqyrjen e skenës së krimit, ndërsa trupi i 25-vjeçarit u dërgua në morg për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas konstatimeve të para, mësohet se viktima është qëlluar me armë zjarri në kraharor. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Juventusi drejt titullit kampion

JuventusDitën e sotme u luajtën 7 ndeshje nga java e 27-të e Serisë A, ku kampionët në fuqi fituan 1-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Një gol i Asamoah-s mjaftoi për juventinët që të merrnin tri pikët. Fitore arriti edhe Interi, i cili mposhti Torinon 1-0 me një gol të Rodrigo Palacio-s, duke shtuar shpresat për një vend në Europë.

Ndërsa Lazio vazhdon serinë negative të rezultateve, teksa pësoi një humbje shokuese në shtëpi ndaj Atalantës, 1-0. Fitore arriti Parma 2-0 ndaj Veronës, ndërsa Sampdoria mposhti Livornon 4-2. Sfida Bologna-Sassuolo përfundoi në paqe 0-0, ndërsa Chievo Verona mposhti 2-1 Genoan në shtëpi.

Shqipëria dërgon 2 vëzhgues në misionin e OSBE-së, në Krime

kryeministriaShqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime. Kështu bëhet e ditur përmes një deklarate për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
“Me kërkesë të Ukrainës, dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës për Besimin Reciprok dhe Ndërtimin e Masave të Sigurisë, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së ku përfshihen SHBA, vende europiane dhe përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE-së”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit, dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura.

Homazhet në nderim të Ponit, Berisha, Humbëm një zë të fuqishëm

homazhetDeputetë të Kuvendit, qytetarë të shumtë, kolegë, miq, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, po zhvillojnë homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, në nderim të ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, pas një ataku kardiak. Homazhe zhvilloi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga grupi parlamentar i  Partisë Demokratike.
Berisha i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen para kohe të Ponit.  ”Poni kishte kontribute të rëndësishme për Partinë Demokratike, shoqërinë shqiptare dhe vendin në tërësi. Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, efiçent, që punoi me vendosmëri të madhe, avokat i pamposhtur i PD-së, demokratëve, programit dhe vlerave”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.
Ai tha z.Poni, ishte autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve. “Vendosi sistemin më modern. Ju garantoj se kjo është vetëm njëra anë. Ai dha kontribut të vyer në të gjitha fushat, decentralizimit, qeverisjes vendore, zgjedhjeve. Ishte një zë i fuqishëm dhe i ditur. Vërtet u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive, por na la një trashëgimi, e cila do mbahet mend”, tha Berisha.

Gjatë festivalit Enlighten në Canberra, Australi

Gjatë festivalit Enlighten në Canberra, Australi. (Rob Griffith, Ap/Lapresse)
Gjatë festivalit Enlighten në Canberra, Australi. (Rob Griffith, Ap/Lapresse)
Gjatë festivalit Enlighten në Canberra, Australi. (Rob Griffith, Ap/Lapresse)

Gjejnë 10 milionë dollarë nën tokë

monedhatNjë çift nga Kalifornia kanë gjetur në oborrin e shtëpisë së tyre një grumbull monedhash të arit që kapin vlerën e 10 milionë dollarëve.

Një çift i martuar që dëshirojnë të mbesin anonim, kanë pranuar haptazi se vitin e kaluar në oborrin e shtëpisë së tyre që e kanë në Kaliforni, patën gjetur një grumbull monedhash të arit. Gjetja e tyre është cilësuar si më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara, kur është fjala për monedha të arta. David Hol nga “Professional Coin Grading Service”, i cili i kishte analizuar dhe vlerësuar gjetjen e tyre, pretendon se janë në pyetje monedha të rralla ari që fatlumëve u kanë sjellë hiq më pak se 10 milionë dollarë.

Çifti kishin qenë duke shëtitur në oborrin e tyre kur vërejtën diçka të pazakontë në tokë, dhe menjëherë filluan të gërmojnë dhe në fund rezultoi të jetë një valixhe e mbushur me monedha të arit. Por duke gërmuar edhe më thellë, ata arritën të gjejnë edhe shtatë valixhe tjera dhe në fund i numëruan plot 1.427 monedha të arta të cilat datojnë nga periudha 1847-1894. Vlera e vërtetë e tyre është rreth 27.000 dollarë, por ekspertët thonë se tani ato vlejnë plot 10 milionë dollarë.

Deri më tani askush nuk e di se si ato monedha të arit përfunduan aty apo kujt i përkasin, por dyshohet se bëhet fjalë për një minator i cili kursimet e tij i kishte ruajtur në atë gropë, por që pas disa viteve kishte ndërruar jetë dhe askush tjetër nuk kishte qenë në dijeni për ato monedha. Këto monedha do të duhej që gjatë muajit maj të dalin në shitje në ueb-faqen Amazon, në njësinë që merren me shitjen e antikiteteve dhe gjësendeve të vjetra me vlerë.

Çifti fatlum shpresojnë që fillimisht të paguajnë borxhet që i kanë, dhe një pjesë të parave të fituara nga shitja e monedhave të arit ti dhurojnë organizatave lokale humanitare. Por ajo çfarë është më interesant, është fakti se dyshja kanë vendosur të qëndrojnë në këtë shtëpi dhe të mos ikin në ndonjë vilë më luksoze.

Një autokolonë ushtarake ruse futet në Krime

kosove luftetare siriNjë autokolonë me automjete të ushtrisë ruse u futën në një bazë afër Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë.

Gazetarë të agjencive të lajmeve, të cilët xhiruan lëvizjen e autokolonës thanë se në të kishte cisterna nafte, tetë makina të blinduara dhe dy ambulanca. Autokolona u fut në një fushë aviacioni nën flamurin rus.

Rusia mohon të ketë trupa në Krime përveç forcave të rregullta të dislokuara në kuadër të flotës së Detit të Zi në Krime.

Dëshmitarët thanë se megjithëse ushtarët nuk kishin simbole ushtarake, dukej qartë që ishin rusë.

Më parë, dëshmitarët thanë se të shtëna paralajmëruese u dëgjuan kur forca pro-ruse nuk pranuan të lejonin një ekip vëzhgues të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë të futeshin në Krime. Është dita e tretë radhazi që ekipi i vëzhguesve nuk lejohet të futet në rajon.