Roshi: Ndihem mirë kur njerëzit më thonë se i sjell fat Kombëtares

Futbollisti Odise Roshi u kthye në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi.

Ai u fut në ndeshjen kundër Moldavisë mbrëmjen e së martës, për të zëvendësuar Lenjanin.

Por rikthimi i Roshit mesa duket ka sjellë fat për Kombëtaren.

Në një postim në Facebook ai u shpreh se ndihet mirë kur njerëzit i thonë se i sjell fati skuadrës kombëtare.

“Jam shum i gezuar qe u riktheva me asist dhe fituam ndaj Moldavis.Krahu im eshte i djathte po sot kam debutuar mire ne krahun e majte. Jam shum i lumtur. Kam kaluar nje periudh te gjate demtimi ,edhe me tranjerin kam folur me ka then qe jam lojtar i rendesishem per skuadren. Ka pasur besim te mua ,shpresoj se ja kam shperblyer. Para se te hyja kam biseduar me tranjerin qe do luaj ne krahun e majte ,nuk kam menduar per krahun e djathte. Ndihem mire kur njerzit me thon se i sjell fat Kombetares,”-shkroi futbollisti.

Rama dhe Meta takohen në Prishtinë

Pas përplasjeve në distancë për datën e zgjedhjeve vendore, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama i kanë  bashkuar festimet e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Në tubimin e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, Meta dhe Rama ishin ulur në vijën e parë ndërsa i ndante kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ngjitur me Ramën ishte zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer.

“Apeli” i krerëve të shtetit shqiptar por edhe i të ftuarve kaloi në qetësi derisa u thirr emri i ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Mijëra njerëz të mbledhur në shesh shpërthyen në duartrokitje dhe ovacione për disa sekonda në nderim të tij.

“Uber Air” së shpejti me taksi fluturuese

“Uber Air” për herë të parë pritet që të mbushë zbrazëtirat e taksive ajrore, apo të thënë ndryshe futuriste. Më parë, Uber kishte ndarë dizajnet dixhitale të prototipit të automjetit, por tani automjetet po i afrohen ngritjes.

Si pjesë e zbulimit, ky test do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë se sa një udhëtim “Uber Air”, do të kushtojë, por thuhet se do të jetë më i lirë se sa një udhëtim me helikopter.

Uber njoftoi gjithashtu se pret që platforma e transportit ajror, të jetë në dispozicion të qytetarëve në fund të 2023, pas testimeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Fluturimet e para parë të taksisë “Uber Air” do të nisë në Dallas, Teksas si dhe në Los Anxhelos, përpara se të dalin në zona të tjera në të ardhmen.

Uber dha vështrimin e tij të parë të automjetin në konferencën e vet, të taksive fluturuese “Uber Elevate” në Uashington, DC, e cila filloi dje dhe zgjat deri të mërkurën.

Për pjesën më të madhe, “ Uber Air” duket mjaft i ngjashëm me një helikopter tradicional nga brenda.

Megjithatë, mungojnë disa nga elementët tipikë që konsumatorët mund të presin nga automjetet e udhëtimit ose aeroplanët.

Taksia ajrore do të mbajë 4 pasagjerë dhe fluturimet nuk do të kenë ndërpreje, por shkojnë direkt në destinacion.

Albright: Nuk do të harroj kurrë njerëzit brohorisinin ‘Faleminderit USA’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë.

Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorosnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ajo do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës.

“Jemi të bekuar si vend si popull që Clinton dhe ju jeni rikthyer në shtëpinë tuaj familjen tuaj për të uruar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit për vendit. Ju keni ditur të bashkoni botën demokratike. Si president i Kosovës dhe mik i juaji, më lejoni të ndaj çmimin e Urdhrit të Lirisë, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti Thaçi./KosovaPress/

Policia kufitare e Kosovës qëllon një automjet me targa serbe në veri

Njësia e patrullës kufitare e Policisë së Kosovës u detyrua të hapë zjarr në një furgon të kuq, me targa të Kragujevcit – qytet në Serbi – në vendin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ky veprim erdhi pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Ai tha se pjesëtarët e policisë kufitare gjuajtën në goma, për ta detyruar shoferin që të ndalet dhe se me këtë rast nuk pati të plagosur.

“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.

Radoviq po ashtu tha se detajet e rastit do të përcaktohen nga hetimet e mëtejshme, informon REL.

Gjyqtari i shkarkuar: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Shprehje moderne e ‘luftës së klasave” e quan Fuat Vjerdhja, prej 10 qershorit i shkarkuar me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga posti i kreut të gjykatës së Apelit të Shkodrës.

“Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave. Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin” shkruan Vjerdha në një status në facebook.

Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë, dhe mbi supe mban një karrierë 25 vjeçare.

“E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër. Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar”, vijon më tej Vjerdha.

Gjyqtari i cili mban mbi supe 25 vite karrierë u kërkon miqve të mos ndjejnë keqardhje dhe e mbyll me shprehjen e Biblës: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

“Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”

Merkel thuhet ka refuzuar kërkesën e KE-së për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane
Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane

Süddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme

Mospërputhja e qëndrimeve brenda koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme  raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës. /DW

Tornado shkatërron Gjermaninë

Në Berlin një tornado ka shkaktuar disa dëme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, Gjerman, një tornado ka shkatërruar disa makina të parkuara.

Fotot dëshmojnë kushte ekstreme të motit të mërkurën në Bocholt, një qytet në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia.

Era me shpejtësi të erës prej 181 deri në 253 kilometra në orë (112 deri 157 mph).

Meteorologu DWD, Andreas Friedrich theksoi për CNN se :”Ky është tornado i pestë i konfirmuar në Gjermani këtë vit.” Në total ,9 shtëpi janë dëmtuar, dhe rreth 100 pemë janë thyer.

Artikujt e Bild, Balla: Opozita po prish imazhin e Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzon opozitën se është mundur të hedhë baltë edhe në Gjermani, për të penguar rrugëtimin evropian.

Në njoftimin që PS ka sjellë sot për mediat, thuhet se Balla i është referuar gazetës Die Welt sipas të cilës prezantohet Shqipëria e vërtetë dhe jo  Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.

Balla: Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Welt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë.

Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t’i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.

Deklarata e Ballës vjen një ditë pasi gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi disa përgjime të reja nga dosja 339 mes Astrit Avdylit me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë në Durrës.

PS, kush i nxorri përgjimet e publikuara në BILD

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon prokurorisë të hetojnë nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në një prononcim për median pak orë pasi BILD publikoi audiopërgjimet Manja deklaroi se është koha që axhencitë ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre të zbulojnë dhe dënojnë personat që nxorën përgjimet dhe i dorëzuan në selinë PD.

Ulsi Manja tha: “Është koha që prokuroria dhe policia gjyqësore të vlerësojnë seriozisht cështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në ullitë e zbatimit të ligjit penale e procedurial o vetëm për të hetuar personat e dosjes 339 por dhe për të hetuar brenda vetes të gjithë ata prokurorisë dhe oficerë të policisë gjyqësore që në mënyrë të verbër e kanë braktisur misionin që i ngarkon Kushtetuta duke i marrë dhe çuar dosjet penale në hetim në zyrat e PD-së duke thyer rëndë sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme sipas Kodit Penal dhe ëhstë në detyrën e prokurorisë që të hetojë jo vetëm autorët e përfshirë në veprat penale por edhe brenda rathëve të veta, sepse koha për tu ndarë me zyrtarë të tillë publikë të papërgjegjshëm është sot”