Si u bënë gratë pjesë e shërbimeve sekrete

Nga Liza Mundy

A janë të dobishme gratë si spiune? Dhe nëse po, në çfarë kapaciteti? Maksuell Najt, një oficer i MI5, agjencia e brendshme britanike e kundërzbulimit, nisi të reflektojë mbi këto pyetje. Jashtë zyrës së tij, Lufta e Dytë Botërore kishte filluar, dhe ndaj Evropës po përgatitej Blitzkrieg-u gjerman.

Në Angli – ashtu si në botë – komuniteti i inteligjencës ishte ende një fushë e dominuar nga meshkujt. Por, Najt mendonte se një grua spiune mund të vinte shumë në ndihmë. Përmes një shkrese “mbi çështjen gjinore, lidhur me përdorimin e grave si agjente”, Najt mendonte se një gjë që mund të bënin gratë spiune, ishte mashtrimi i burrave për nxjerrjen e informacionit.

Jo, paralajmëroi ai, jo çdo grua mund ta menaxhojë diçka të tillë, por vetëm ato që nuk janë “tepër të mbingarkuara emicionalisht.

Pra, një agjente femër nuk duhet të ishte as shumë e nxehtë dhe as e ftohtë. Nëse gruaja “nënvleftësohet”, asaj do t’i mungojë karizma e nevojshme për të arritur synimin e saj. Por, nëse ajo “vuan nga një mbidozë e të qënit seksi”, siç thotë ai, shefi i saj do ta cilësonte atë “të tmerrshme”.

“Ajo që kërkohet”, shkroi Najt ”është një grua e mençur, që mund t’i përdorë me mençuri atraksionet e saj personale”. Zyrtarët e inteligjencës, kishin kohë që hamendësonin se vetitë e veçanta të grave për spiunazh, ishin të kufizuara në disa aftësi vetëm femërore: përplasja e qepallave, biseda në shtrat, dhe natyrisht ruajtja e dosjeve dhe shkruarja e raporteve.

Mbikëqyrja e operacioneve? Jo aq shumë.

Por, ndërsa Najt ishte duke diktuar memon e tij për eprorët, ndryshimi ishte duke ndodhur. Lufta e Dytë Botërore, një “luftë totale” që kërkonte angazhimin e të gjithë njerëzve të aftë për luftë globale, ofroi mundësi të reja. Në Shtetet e Bashkuara, “Wild Bill” Donovan rekrutoi disa gra për Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS), paraardhësja e CIA-s. Midis tyre ishte kuzhinierja e ardhshme, Xhulia Çaljd.

Evropa paraqiti më shumë mundësi. Agjensitë e spiunazhit po zgjeroheshin, për të përballuar nevojën për operacione të fshehta nën vendet e pushtuara nga gjermanët. Rezistenca franceze apeloi ndaj kurajos së grave, siç bëri Ekzekutivi i Operacioneve Speciale, NSH, i krijuar nga Uinston Çurçill për “t’i vënë flakën Evropës” duke vendosur bomba, duke vjedhur plane, dhe duke nxitur kundërshtimin e brendshëm.

Pas linjave të armikut, operativët e NSH rekrutonin vendasit si agjentë, krijonin rrjete, merrnin dërgesa klandestine, krijonin baza të sigurta strehimi, menaxhonin komunikimet, apo eleminonin tradhtarët. Shumë burra francezë ishin dërguar në kampet e punës në Gjermani, ndaj gratë operative ishin më në gjendje për t’u përzier me një popullsi kryesisht femërore.

Siç shkruan Sara Rouz në librin e saj “Vajzat e D-Day”, kapiteni britanik që rekrutoi 3 agjentë të NSH-së, Seluajn Xhepson, besonte se gratë ishin psikologjikisht të përshtatshme për të punuar pas linjave të armikut.

Disa oficerë, mendonin se gratë kishin ndjeshmëri dhe një insikti kujdesi më të madh, ç`ka i pajiste ato me aftësitë e duhura për të rekrutuar dhe mbështetur qytetarët e zakonshëm si agjentë. Gratë konsideroheshin si korriere të mira – një rol ky me rrezikshmëri të lartë – pasi perceptoheshin nga armiku si naive.

Në inteligjencë, si në shkencat kompjuterike, dhe në shumë fusha të tjera të lidhura me aftësitë mashkullore, gratë kanë dhënë kontribute shumë më të rëndësishme, se sa i`u është njohur merita. “Gjatë Rezistencës Franceze në tërësi, gratë luajtën role të rëndësishme”- shkruan historiani Lin Olson në librin “Lufta sekrete e madam Furkad: Gruaja që drejtoi rrjetin më të madh të spiunëve në Francë kundër Hitlerit”, një biografi mbi Mari Madlen Furkad, drejtuese e “Aleanca”, rrjetit më të madh të Rezistencës.

Ajo ishte vetëm 30 vjeç, kur u rekrutua si agjente në vitin 1940, nga “Navarra”, emri i kodit i Zhorzh Lustono Lak. Pasi “Navarra” u arrestua në Algjer në vitin 1941, Furkada u bë udhëheqësja e padiskutueshme e ”Aleancës”. Rrjeti i “Aleancës”, i mbështetur nga shërbimi sekret britanik MI6, përbëhej nga mijëra agjentë; misioni kryesor i të cilëve ishte të infiltroheshin në bazat gjermane të nëndetëseve përgjatë bregut, dhe të raportonte mbi lëvizjet e tyre.

Në vitin 1943, kur gjermanët nisën të eleminonin me egërsi sabotatorët, rrjeti i “Aleancës” ishte objektivi kryesor. Mijëra agjentë u arrestuan. Midis tyre, shumë ishin gra që u torturuan nga Klaus Barbi, “Kasapi i Lion”, që u`a dogji zemrat me cigare. “Në rrjetin tim, asnjë grua nuk u lëkund kurrë, madje edhe nën llojet më ekstreme të torturës”- kujton më vonë Furkada.

“Unë ia kam borxh lirinë time shumë njerëzve, që u morën në pyetje derisa humbën ndjenjat, por nuk e zbuluan kurrë vendndodhjen time, madje edhe kur e dinin saktësisht se ku ndodhesha”.

Një spiune tjetër e spikatur në atë kohë ishte Virxhinia Holl, njëra prej operativeve të para të NSH. Sikurse shkruan gazetarja britanike Sonia Përnell, “agjentja më e suksesshme grua e Aleatëve”, edhe pse njërën nga këmbët e kishte humbur dhe mbante protezë.

Nën mbulesën e një gazetareje, Holl funksionoi si “oficere e ndërlidhjes sekrete”, në një mision ambicioz dhe të rrezikshëm, për të ndërtuar një rrjet rezistence në Lion, ku ajo nuk njihte askënd.

“Ajo do duhej të mësonte shpejt, përndrshe do të vdiste”- shkruan Purnell. Por, Holl mësoi shpejt. Në një qytet të mbipopulluar me refugjatë nga sektorët e pushtuar të Francës, ajo rekrutoi ndihmëse gra nga komunitetet e margjinalizuara. Ajo nisi të mbledhë detaje mbi situatën politike në Francë, teksa ndihmoi në shpëtimin e disa pilotëve britanikë.

Suksesi i Holl, hapi dyert për më shumë gra agjente. Por, edhe kundërpërgjigja e nazistëve ishte makrabre. Hitleri firmosi një memo që thoshte se sabotuesit do të “asgjesoheshin pa përjashtim”, dhe nga 39 gratë e dërguara në Francë nga NSh-ja, një e treta nuk u rikthye më kurrë. Disa përfunduan në kampin e përqendrimit të grave në Ravensbryk.

Të tjera u helmuan, apo u ekzekutuan. Odeta Sansom, një nga operativet e përshkruara tek libri i Rouz, i mbijetoi torturave të tmerrshme nga gjermanët, duke mos zbuluar informacionin që dëshironin nazistët. Edhe pse u kërkua me ngulm nga Klaus Barbi, dhe u arrestua të paktën 1 herë, ajo arriti gjitjmonë të arratisej.

Në fund, shkoi dhe punoi në Spanjë deri në fund të vitit 1943. Pastaj u punësua nga SHBA, dhe OSS e dërgoi atë në Francë. Atje drejtoi forcat guerile për të mbështetur zbarkimin e D-Day duke shkatërruar linjat hekurudhore, duke organizuar bllokime dhe prita, si dhe duke prerë telat e telefonit. E maskuar si fshtatare, ajo shiste djathë dhe përgjonte ushtrinë gjermane.

Pas luftës, kontributi i këtyre grave u anashkalua dhe u harrua. Në vitin 1953, kreu i CIA-s, Allen Dulles, analizoi qëndrimet ndaj grave në agjenci. Krahasuar me burrat, ato u konsideruan më emocionale, më pak objektive, dhe jo shumë agresive. Por, ndodhte atëherë. Tani CIA drejtohet nga një grua, Xhina Haspëll, që i ka promovuar gratë veterane në drejtimin e drejtorive kryesore të agjencisë.

Bota.al

Meta, shumë shpejt me një datë të re për zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër ai ishte i qartë kur tha se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është në fuqi dhe se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë, duke iu referuar këtu KQZ-së.

Meta u shpreh: Sa më parë të jetë e mundur. Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.

Duke folur për pasojat që do të kenë ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë, Meta tha: “Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurt që do të kenë të gjitha pasojat që provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend”.

I pyetur nëse ka reflektuar pas votimit të rezolutës me 100 vota nga shumica, Meta tha: “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika vetëm qytetarëve”.

Ndërkohë që dekreti pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor, Meta tha se dekreti mund të gjykohet edhe ngas Gjykata e Skraparit,e cila nuk ekziston.

Meta tha: Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundazi i fton të gjithë të izolojmë çdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për BE që është objektiv i të gjithë shqiptarëve.

Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë.Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të vazhdojë, është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim.

Athinë, shkrumbohet nga zjarri autobusi i agjencisë turistike shqiptare

Një autobus i një agjencie turistike shqiptare është djegur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Karaiskaki në lagjen “Metaksurgjio”.

Tre makina zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e flakëve. Brenda një ore zjarri u shua, por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga mjeti.

Mësohet se autobusi bënte udhëtime drejt Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Siç raportojnë mediat greke, pronari i autobusit ishte i habitur nga ngjarja pasi siç ka treguar ai nuk kishte marrë kurrë ndonjë kërcënim.

Meta: “Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë”

Presidenti Ilir Meta përcjell një mesazh per pergjegjesi maksimale nga te gjithe aktoret politike

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës. Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!” shkruan Meta ne facebook.

Rama: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvend për dekretin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Rama: Fatkeqësisht dhe jo rastësisht ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes shpesh veten: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori edhe kryeministër, edhe kryetar Kuvendi dhe President të Republikës.

Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarjet, hiletë dhe skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë i penduar, i burrëruar, i kthjelluar. Kujt përpara Ilir Metës i takon të pyesë veten çfarë mund të bëjë që t’ja laj sadopak Shqipërisë detin me borxhe që i kam, që tu laj sadopak shqiptarëve padallim lumin me borxhe që i kam, që tu lajë sadopak socialistëve dhe zgjedhësve të mi borxhet e të gjitha rasteve kur më kanë mbëshetur në përpjekjet e mia, më kanë toleruar zararet dhe rrëshqitjet e mia.Janë pyetje retorike. Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan me të cilin Shqipëria të ketë qenë kaq zemergjerë. Këto pyetje na çojnë edhe te përgjigjet e rreshqitjes më të fundit të Ilir Metës.

Iliri është mësuar si s’ka më keq ta tundojë Zotin e tij, ta përqeshë fatin e tij, ta shkelmojë të mirën e tij duke u bërë me vend e pa vend protagonist ku Metës asnjëherë nuk i mjafton roli që ka, vendi ku ndodhet, maja ku ngjitet. Jo President por Mbret të gjithë shqiptarëve po ta shpallin shqiptarët, jo vetëm Shqipërisë por tërë trojeve dhe viseve shqiptare, prapësepraë Ilir Meta nuk do të ndihej mirë, nuk do qëndronte drejt, nuk do të ndalej së tunduari fatin e vet.

Boll luajtët me shqiptarët e mirë

Ilir Metaj

Del shqiptari i mire, si cdo mengjes, nga shtepia. Me vete mendon: dite e re e, kushedi, fat i ri.
Sidomos sot, qe eshte e shtune. Meqe shumica eshte pushim, kushedi, mbetet fati per ata pak qe do te punojne sot.
Nje shprese e drojtur per ndonje surprize te bukur I gudulis lehte poshte kraharorit.
I jep vetes gajret, le te mendojme pozitivisht dhe ndoshta e ndjellim pozitiven. Epo, diku, dikur ka dicka per kedo.
Fillon punen, pozitivisht. Vijon punen, serisht pozitivisht. Ja po afron ora 18.00. U mbyll edhe kjo dite.
Asnje surprize nuk ndodhi. Gjithshka si cdo dite me pare. Pune, rutine, dreka shpejt e shpejt e mbeshtjelle nga shtepia. Kushedi, pronari do na e paguaje rrogen para se te largohemi, se kane kaluar 15 dite nga data. Por, serisht pozitivisht.
Shqiptari i mire nuk dorezohet ne prehrin e negativitetit.
Ora trokiti 18.00.
Mbledh canten pa nxitim dhe largohet duke zvarritur hapat, se kushedi mos e therret pronari. Por, jo, prap nuk ka surprize. Terheq deren ngadale pas vetes, serisht pozitivisht. “Dale,- i thote vetes,- nuk eshte mbyllur dita akoma.”
Del ne bulevard, vijon te jete pozitiv. Ka pritje. E ku te shkosh pa pritje pozitive?
Pa dale, grumbull i madh njerezish…
Afrohet, ngadale ama, se lodhja po i perhapet neper trup.
Mbase ketu do kete ndonje surprize te bukur. Helbete, kot nuk jane mbledhur kaq shume njerez. Kthen syte majtas-djathtas: bie era shprese.
Pozitiviteti qe po fashitej nga lodhja fillon te gjallerohet prap atje poshte kraharorit. Pa dale…
Por nje ze vengon nga… podiumi. Mosss!
Trak,-dicka u thye ne kraharor. I dhembi fort. Nuk eshte zemra, perderisa nuk ka rene plasur pertoke. Po cfare dhembi kaq shume?
Shpresa vella, shpresa.
Ky ze monoton pa pike e presje, si tellalli i lagjes qe therret “Blejme soba me dru. Hajde kush ka soba me dru…”.
E njeh zerin e Lulit. Pozitiviteti jep shpirt aty per aty brenda shpreses qe u thye.
Pa pike dhe pa presje. Pa asnje theks logjik. E dini pse? Sepse nuk e ndjen cfare thote.
Thjesht i rreshton fjalet mekanikisht. Madje, as nuk e kupton cfare thote, as nuk e mban mend cfare thote. Le pastaj qe ta besoje ate qe thote.
Por as qe I duhet ta besoje apo ta kuptoje. Mjaft ata qe jane pas ekraneve ta gelltisin. Se sa per keta qe jane ne shesh, i sheh te gjithe duke folur me njeri tjetrin pa e patur mendjen fare tek ai qe po psallm. Hajde kush ka soba me dru…
Shqiptari i mire i kupton ata.
Jane fiks si ai. Nuk vijne aty per ate qe psall, as qe e kane ne hesap. Vjne aty te shohin njeri-tjetrin e te induktojne tek njeri tjetri pak pozitivitet, pak shprese, pak force. “Kushedi, do kete dicka te mire edhe per ne. Perderisa jemi gjalle, perderisa nuk harrojme te kerkojme. Dhe jemi gjalle, perderisa jemi ketu…”
Por, ah, ky psallmi te nderpret mendimin.
Po pse mor Lul? Pse na e ben kete? Cne ti aty? Pse jo dikush tjeter?
Dikush qe te mos kete qene minister i Rruges se Kombit. Dikush qe te mos kete qene minister i 21 janarit.
Dikush qe te mos kete qene kryetar i Bashkise se Kunatit.
Dikush qe te mos kete qene nxenes i Kokalis.
Dikush qe te mos kete qene dhender i pallatit 17 milionesh…
Le te kish qene kushdo tjeter, vetem nje si ty, jo!
Le te ishte dhe me i keq madje. Mjaft qe te mos ishte i provuar.
Sepse keshtu, shpresa ul koken si nje lule e fishkur pa celur sepse dikush i ka permjerur siper . Pozitiviteti ngordh si nje flutur qe nuk del fare nga larva.
“Ah te q…fatin!”,-thote shqiptari i mire. “Kjo dite u be mut fare”
“Zot, bej qe dita tjeter te jete e duhura: dite e re-fat i ri.”

Pesë orë debat në Kuvend për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta

Pesë orë debat kanë menduar të zhvillojnë deputetët e mazhorancës në Kuvend për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.Konferenca e Kryetarëve ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e ditës së enjte, ku do të diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter ka zbuluar se vetë ai do të flasë në orën 12:00.

Në draft rezolutën e hartuar tashmë nga socialistët dhe që pritet të votohet në fund të seancës, veprimi i Presidentit konsiderohet nul.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Sipas socialistëve, ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në kodin zgjedhor. Në fund të rezolutës, maxhoranca i këkron Presidentit të reflektojë.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE, ndaj edhe shprehet në këtë rezolutë se njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por vlerëson se dialogu politik dhe institucional midis aktorëve politikë, parlamentar dhe jo parlamentar është rruga e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore.

Mike Tyson do të hapë parkun e tij gjigant me kanabis

Mike Tyson është gati të nisë mbjellien. Tani 52 vjeç, ish-kampion boks i peshave të rënda në botë menaxhon karrierën e tij duke investuar në projekte të ndryshme. Nëse kohët e fundit ka vendosur të mbështesë financiarisht një ekip profesional të sportit e-amerikan, boksieri është duke parë terrenin  për projektin e ardhshëm të tij. Një dashnor i madh i kanabisit, ai që nga viti 2016 filloi prodhimin dhe shitjen e barërave të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara. Ai zgjodhi të shkonte edhe më tej duke krijuar kompleksin e tij prej 420 hektarësh me kanabis. Gjigandi mendon të presë turistë dhe madje të organizojë një festival muzikor.

letribunaldune.fr

Grupi i deputetëve të Bundestagut: Parlamenti nuk është pazar, të respektohet Kushtetuta

Grupi i deputetëve të Bundestagut gjerman ndodhen në konferencë për shtyp. Ata ndodhen në Tiranë në kuadër të një turi rajonal

Josip Juratovic u shpreh: Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shndërrar në një sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk je dakord atëherë po bojkotoj.”

Per zgjedhjet te respektohet Kushtetuta.

Josip Juratovic tha:”Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Nëse Kushtetuta parashesh që zgjedhjet do të duhen të zhvillohen në një moment të caktuar kohor duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Nëse kjo është krizë politike apo kjo do e tregojë koha por kjo situatë do ndikojë në vendimin për integrimin e BE. Duhet të flasim hapur si europianë. Jo të gjithë europianët janë entuziastë për zgjerimin e BE-së”

Merren në mbrojtje 4 anëtarët që refuzuan Metën

Katër anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të cilët kanë vendosur të vijojnë me përgatitjen e zgjedhjeve lokale janë marrë në mbrojtje nga policia.

Truprojat janë në dispozicion të Denar Bibës, Rezarta Bitrit, Bledar Skënderit dhe Edlira Jorgaqit.

Pas refuzimit të kryetarit Klement Zguri për të drejtuar mbledhjet pas dekretit të Metës, drejtimin e KQZ-së e ka marrë nënkryetari Biba.

Mbledhja e sotme ka në rend dite disa vendime për përgatitjet e zgjedhjeve lokale.

Njoftimi i plotë i KQZ-së

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.