Letër nga një demokrate për Edi Ramën

Nga Edlira Gjoni

I dashur kryeministër,

Lexova me një frymë letrën që më kishe nisur sot. Faleminderit që të ramë ndër mend!

Meqë na ishe drejtuar personalisht, mendova se edhe përmbajtja do ishte e tillë: pra votuesi i djathtë të shihte mes rreshtave qartësi, zotim, shpresë.

Kishe harruar të listoje se zgjedhjet nuk bëhen dot në 30 Qershor jo se nuk do opozita, por se zgjedhjet me kandidatë pa rivalë nuk janë demokratike.

Të tilla pseudo-zgjedhje bëjnë vetëm sojet si paraardhësi juaj dhe i Berishës, idhulli juaj shpirtëror, E. Hoxha, busulla që ju sjell votat e rreshtuara të shqiptarëve që në 7 të mëngjesit edhe 34 vjet pasi ka mbyllur sytë.

Të tilla zgjedhje ka bërë e do bënte vetëm Berisha pas 1990-ës. Ti vërtetove se jeni brumë i zënë në të njëjtën magje.

Faleminderit që të ramë ndër mend. E që të të rrimë ndër mend qoftë edhe një ditë të vetme, mbaj parasysh këto gjëra që mungonin në tekstin tënd:

– Lere drejtësinë të merret me Tahirin, Dakon, Sejdinin, Ahmetin, Gjiknurin. Edhe me Velinë po e deshi puna.

– Ndaje mendjen: peshk apo ngjala me LSI-në? Mos harro, të dyja të helmojnë keq po u konsumuan kohë pasi janë jashtë habitatit. LSI i bëri disa vite jashtë pushtetit. Të bëftë mirë!

– Mos e mbaj më peng 21 Janarin. Ke Mediun, Berishën e madh, Berishën e vogël, Bashën, Imamin për të lejuar drejtësinë t’u tregojë vendin? Bëje! Shembuj duam! Besim të japim!

– Për cilat qendra të rilindura flet fshatrave? Milionat që ke dhënë për tender-marrësit pa konkurrim janë groposour në fshatra ku nuk ka më njerëz. E ke vënë re që kur i inauguron je i rrethuar nga të njëjtat fytyra në secilin prej tyre? Ata që vijnë bashkë me ty nga Tirana? Po, sepse nuk ka banorë te fshatrat e rilindur! Kanë ikur qëkurse ti e gjelbërove, PPP-ove e mavrove Shqipërinë. S’kanë punë, për çfarë do rrinë në fshat? Leri trajnimet me lekët që vetë sjellin e vetë marrin ndërkombëtarët, fermerët i ke me prodhime sheshit!

– Je i rrethuar nga njerëz që bankat, ekonominë dhe paranë e njohin mirë. Pyeti pak përse Euro është nën dhé vetëm tek ky vendi yt i rilindur? E na sqaro edhe neve. Në gjithë rajonin euro dhe asnjë valutë nuk ka pësuar asnjë lëkundje, e jo më tronditje në 6 vitet e fundit. Politikisht, ti po fle me hajdutë që euron, kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve të tu, i kanë asgjësuar. Në mos me bekimin, me dijeninë tënde të plotë!

– Pse mendon se termi i parë me të cilin të asociojnë shqiptarët është “Arrogant”? Të tillë i ke bërë e mbledhur edhe gjithë të tjerët rreth vetes. Tipike sjellje PPSH-iste. Ti flet për reforma e shërbim qytetar, ndërkohë që administratën e ke prepotente, jo-efektive dhe arrogante po aq sa ti. Pa të mbaruar asnjë punë të shesin mend, propagandë e rrahin ujë në hava. E keni humbur tërësisht kontaktin me realitetin.

– Ti ke dy avantazhe të mëdha: Votuesi shqiptar është jo mavi, po i kuq flakë. Ca meritë e Hoxhës, ca meritë e Berishës. Ti thjesht shijon frytet. E dyta, mirë që iku Berisha, po partinë e la të gjymtuar, të keq-kornizuar e poshtë këpucës e çizmeve të shpurës anti-shqiptare. Po ama shtet demokratik e monopartiak njëkohësisht nuk ka. Po ty të rroftë propaganda që mbin si me magji në këtë tokë fertile të punuar me kujdes e me sukses që nga 1944-a e këtej!

Rri i qetë! Për sa kohë të jesh në këtë avantazh e pa konkurrencë serioze opozitare, mund të pretendosh se do bësh zgjedhje e se je kushtetues sa të duash. Por demokratik nuk je kurrë. As kryeministri im!

Jo për aq kohë sa ti i pari të kryesh detyrën që ke marrë përsipër: dekriminalizmin e vendit.

Mos thuaj që nuk është detyra jote, por e drejtësisë. Është e jotja që ç’ke me të!

E morë përsipër? Bëje!

Çliroje Shqipërinë nga hienat që mban në xhep e nga ato që të mbajnë ty në ajër, majtas e djathtas.

Mos m’i shpërdoro lekët me PPP. Barku i atyre që ke përreth nuk ngopet KURRË!

Kur të jesh çliruar prej tyre, mendo edhe për alternativat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjeve të tua diktatoriale.

Të uroj shëndet e jetë në familjet e tua!

Edlira,
Qytetare shqiptare që nuk voton dot kurrë post-komunistët dhe hienat anti-shqiptare të asnjërës palë!

P.s. Fjalët “tuaj, suaj, juaj”, e të ngjashmet nuk i shkruaj me gërmë të madhe, sepse në shqip, të gjithë përemrat shkruhen me shkronjë të vogël, përveç rasteve kur fillojnë fjalinë. Respektin ndaj tjetrit duke ngritur gërmat për pjesët e ligjëratës, shqipja nuk e njeh!

Faleminderit!

OKB: Ballkani përballet me nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Njerëzit në të gjitha qytetet e mëdha të Ballkanit Perëndimor përballen me nivele alarmuese të ndotjes së ajrit, pasi rajoni i pazhvilluar, politikisht i brishtë, vazhdon të varet nga djegia e qymyrit për të gjeneruar energji, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara, të publikuar të hënën.

Raporti i Programit të OKB-së për Mjedis u përgatit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Ai bazohet në të dhënat e mbledhura prej 274 ditësh në vit.

“Popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë”, thotë raporti, i cili e identifikon mungesën e qasjes së rajonit në burimet moderne të energjisë së rinovueshme si shkak kryesor të ndotjes së ajrit.

Pesëmbëdhjetë centrale aktive me qymyr në pesë vende të Ballkanit Perëndimor hedhin në ajër sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit, oksidit të nitrogjenit dhe pluhur, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, ndotja e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor “shkakton 15% deri në 19% të totalit të vdekshmërisë dhe zvogëlon jetëgjatësinë prej 1.1 deri në 1.3 vjet”.

Sajuan atentatin në Vlorë për të përfituar azil

E sajuar me qëllim përfitim azili në BE. Këtshu ka rezultuar ngjarja e 12 majit në Vlorë, ku një 24 vjeçar denoncoi se u sulmua me armë zjarri në makinën e tij në aksin Levan-Vlorë. Por verifikimet e policisë provuan se në fakt e gjitha ishte një sajesë dhe për këtë Romarjo Aliraj përfundoi në pranga bashkë me një bashkëpunëtor.

Ngjarja që u raportua si atentat në fakt ka rezultuar të jetë një ngjarje e sajuar për interesa përfitimi.

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e 12 majit kur 24 vjeçari Romarjo Aliraj, denoncoi se e sulmuan me armë zjarri në aksin Levan-Vlorë.

Si provë në vendngjarje u shkrehën 29 plumba dhe makina me të cilën udhëtonte i riu ishte nxjerrë jashtë rruge.

Por pavarësisht breshërisë së plumbave ai kishte shpëtuar pa dëmtime dhe menjëherë më pas e orientoi policinë edhe drejt pistave të konflikteve të së shkuarës.

Këtu duket se kanë lindur edhe dyshimet e para të policisë e cila me anë të hetimeve të thelluara, provoi se ishte përpara një ngjarje të sajuar me prova të manipuluara.

Për këtë Aliraj, i njohur për një të shkuar me precedentë penalë kishte bashkëpunuar me një 55 vjeçar.

Në bashkëpunim ata kishin përgatitur dhe realizuar ngjarjen dhe qëllimi sipas burimeve ishte përfitimi i azilit në vendet e Bashkimit Evropian.

Por plani u zbulua dhe të dy përfunduan në prangat e policisë së Vlorës. Sipas policisë Aliraj duhet të ishte në arrest shtëpi për drejtim të mjetet në mënyrë të parregullt, por edhe këtë masë ai e kishte thyer dhe u arrestua duke lëvizur në qytet.

Burime pranë grupit hetimor thonë se po punojnë për sqarimin e roleve të dy të arrestuarve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë përfitimi duke rikthyer breshëritë e plumbave dhe njoftimet për atentat në një kohë kur Vlora ishte e trazuar nga ngjarjet kriminale.

Cutillo: Zgjedhjet të rëndësishme, nuk është duke u bërë tregti me Shqipërinë

Ambasadori i BE, Alberto Cutillo nga Shkodra ka deklaruar se është vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Votimet kanë rëndësi tha ambasadori, pasi nuk është duke u bërë tregti me Shqipërinë.

Alberto Cutillo u shpreh: Zgjedhjet siç ne i imagjinojmë, ne historinë demokratike janë aty ku marrin pjese te gjithë. Ne Shqipëri kemi ardhur ne një moment bojkoti te disa partive. Është e vështirë të thuhet nëse duhen shtyre, apo mbajtur, mos të harrojmë se ka nevoje për ndryshime të kodit zgjedhor. Janë votuesit ato që mendojnë se kush duhet të qëndrojë apo jo dhe vetëm me votë vendoset kjo dhe asnjë ambasador s’mund ta thotë këtë.

Kriteret në bazë të cilave që duhet marrë progresi është më shumë drejtësia nëse është bërë apo jo. Nga ana politike patjetër që rëndësi kanë edhe votimet sepse s’jemi duke bërë tregti me Shqipërinë por po bëjmë diçka shumë të madhe dhe do të ishte e mangët që negocimi të ndalohet vetëm në disa pika siç mund të jetë tregtia. Kemi dëgjuar deklarata të BE që dënojnë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që thonë nuk është momenti. Këshilli i Evropës është i njëjtë pavarësisht se kanë ndikim partitë demokratike ekstreme që janë rritur në parlamentin e BE.

Ambasadori shpjegoi 3 mundësitë që KE në mënyrë unanime mund të hapë negociatat.

Alberto Cutillo tha se 3 janë mundësitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat, ky është vendimi që Italia dëshiron por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike. Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjetër. Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh.

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Mëngjesi i së martës, mblodhi mijëra besimtarë mysliman në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e ditës së Bajramit.

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme bëri që sheshi të mos ishte I mjaftueshëm.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të besimeve të tjera fetare, vuri dhe një herë në pah, frymën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës fetare që ekziston në vend.

Për Myftiun e Tiranës Ylli Gurra kjo ditë ishte një këshillë e fortë për politikën për të rritur bashkëpunimin dhe për të marrë seriozisht udhëheqjen e vendit.

Veliaj: Parkingjet publike falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit

Nesër, gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

“Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet”, theksoi ai.

Në respekt të ditës së shenjtë të Fiter Bajramit, kryebashkiaku Veliaj, i cili garon në zgjedhjet e 30 qershorit për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve të Tiranës, tha se do ta ndërpresë fushatën gjatë gjithë ditës së martë.

“Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin”, tha ai.

Me urimin për gjithë besimtarët, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u shpreh se brenda këtij viti, me përfundimin e punimeve, në kryeqytet do të plotësohet mozaiku i kulteve fetare. Spahiu bëri thirrje për më shumë solidaritet mes njerëzve për të ndihmuar këdo që ka nevojë.

Ja fotot e dy prej shqiptarëve të arratisur nga burgu grek

Detaje të reja lidhur me arratisjen e shqiptarëve nga burgu. Bëhet fjalë për 4 të arratisur, 3 janë të shqiptarë.

Ata janë arratisur rreth oës 03:40 e së hënës në mëngjes nga divizioni i transferimit.

Kanë qenë 4 të arratisur, por njëri prej tyre është arrestuar rreth orës 07:20

Dy prej të arratisurve janë Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani.

Katër të burgosur, dy prej tyre shqiptarë dhe dy gjeorgjanë janë arratisur nga burgu Petrou Ralli në Athinë. Arratisja e tyre ka ndodhur para orës 07:30 të mëngjesit të së hënës.

Mediat helene raportojnë se shqiptarët ishin transferuar përkohësisht në burgun Petrou Ralli pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos.

Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar dhe u morën armët.

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Sipas informacioneve ka pasur një shkëmbim zjarri, por nuk pati persona të lënduar.

Policia u mobilizua duke arrestuar njërin prej të dënuarve, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 3 të tjerë.

Rama publikon videon e ndryshimit të Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me prezantimin e një projekti të përfunduar në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për fushën e plehrave, e cila do të kthehet në një park.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se vatra e ndotjes në Durrës do të kthehet në park atraksioni për të gjitha moshat.

“Mirëmëngjesi!,

Dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë’, shkruan Rama bashkëngjitur videos.”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES ?dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë??‍?‍?‍??

Geplaatst door Edi Rama op Donderdag 30 mei 2019

Arrestohet Gjergj Cukali, i forti i Myslym Shyrit

Katër muaj pas vrasjes, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali me 30 janar të këtij viti. Policia vuri në pranga Gjergj Cukalin, i njohur dhe si i forti i Myslym Shyrit, person i njohur për policinë. Arrestimi i Cukalit u krye në zonën e “Vasil Shantos”.

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-punonjësit të policisë Arben Bilali, e ndodhur me 30 janar të këtij viti.

Në prangat e bluve ka rënë 40-vjeçari Gjergj Cukali, i njohur ndryshe dhe si i forti i “Myslym Shyrit”. Arrestimi i Cukalit është kryer në zonën e “Vasil Shantos”, zonë nga ku ishin gjurmuar dhe ndjekur lëvizjet e ish-policit.

Sipas burimeve mësohet se identifikimi i Cukalit është kryer pas hetimeve intensive dhe gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e 50-vjeçarit Bilali.

Pas atentatit në zonën e Selitës autorët u larguan me makinë duke tentuar që ta djegin në Bathore, por edhe pse e spërkatën me benzinë nuk arritën ta digjnin atë pasi policia arriti në kohë për të shuar flakët.

Kqyrja e mëvonshme në makinën e përdorur në atentat evidentoi prova të forta përsa i përket autorëve.

40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Shkatërrohet banda italo-shqiptare

Antimafia italiane së bashku me Policinë e Firences ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria italiane ka lëshuar 5 urdhër arrestimesh ndaj 5 personave ; 4 shqiptarë e 1 italian në territoret e qyteteve Vlorë (Shqipëri), Siena , Brindizi e Firenze.
Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë.
Gjatë fazës investigative të operacionit janë sekuestruar rreth gjysëm tonë marijuanë.

Ndaj këtij operacioni ka komentuar dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini: “U shkatërrua në Firenze një bandë italo-shqiptare që trafikonte drogë; falë punës së policisë dhe autoriteteve. Asnjë tolerancë ndaj kriminelëve, luftë të ashpër kundër shitësve të vdekjes, mbështetje maksimale ndaj forcave tona të policisë.”