Published On: Mër, Qer 12th, 2019

Gjyqtari i shkarkuar: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Share This
Tags

Shprehje moderne e ‘luftës së klasave” e quan Fuat Vjerdhja, prej 10 qershorit i shkarkuar me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga posti i kreut të gjykatës së Apelit të Shkodrës.

“Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave. Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin” shkruan Vjerdha në një status në facebook.

Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë, dhe mbi supe mban një karrierë 25 vjeçare.

“E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër. Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar”, vijon më tej Vjerdha.

Gjyqtari i cili mban mbi supe 25 vite karrierë u kërkon miqve të mos ndjejnë keqardhje dhe e mbyll me shprehjen e Biblës: Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

“Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>