Putin flet sot për Krimenë

putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do t’i drejtohet sot Parlamentit rus në lidhje me Krimenë.

Të hënën, Putin ka nënshkruar një urdhër, i cili njeh rajonin e Krimesë së Ukrainës si vend sovran dhe të pavarur.

Ky hap ka ndodhur disa orë pasi Parlamenti rajonal i Krimesë ka shpallur pavarësinë nga Ukraina dhe ka aplikuar për bashkim me Federatën Ruse.

Uashingtoni dhe Brukseli, të hënën, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve rusë dhe ukrainasve pro-rusë, të implikuar në ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri rumun sot në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Victor Viorel PontaKryeministri i Rumanisë, Victor Viorel Ponta, do të vizitojë sot Tiranën, me ftesë të homologut shqiptar, Edi Rama.

Kreu i qeverisë rumune pritet të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit,  me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Vizita e kryeministrit Ponta në Tiranë është pjesë e dialogut të rregullt politik midis Rumanisë dhe Shqipërisë.

Kjo vizitë do të bëjë të mundur vlerësimin e marrëdhënieve dhe eksplorimin e mundësive të reja për zhvillimin e bashkëpunimit, duke përforcuar kuadrin ligjor dypalësh.

Në kontekstin e aspiratave evropiane të Shqipërisë, kryeministri Ponta pritet t`i rikonfirmojë krerëve të shtetit shqipptar mbështetjen e Rumanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Nesër nis konferenca ndërkombëtare për krimin mjedisor

USHTRIA_PASTRIMParandalimi i Krimit Mjedisor,  do të jetë kryefjalë e konferencës ndërkombëtare e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, që do të zhvillohet ditën e martë në Tiranë.
Burimet të ATSH-së bëjnë të ditur se konferenca, që do të mbahet nesër në orën 10:00, në Hotel Tirana International, vjen në kuadër të projekteve për Asistencën Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin dhe Zbatimin e Legjislacionit Kombëtar Mjedisor (SELEA) dhe Konsolidimi i Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri (PAMECA IV).
Në këtë konferencë sipas axhendës, do të jenë të pranishëm 3 ministra të qeverisë “Rama”, Lefter Koka, Ministër i Mjedisit. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë dhe Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme. Po ashtu të pranishëm do të jenë edhe Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kreu i Projektit PAMECA IV, Giorgio Butini, si dhe Kreu i Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Gjatë konferencës do të marrin pjesë dhe shumë aktor të të tjerë të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, si përfaqësues nga Interpoli apo Prokuroria Italiane.

Cfarë fshihet pas dënimit me vdekje

eutanasiaNjë numër ekzekutimesh me vdekje, të dhëna kohët e fundit në ShBA kanë rikthyer debatin mbi injektimin vdekjeprurës dhe natyrën antinjerëzore të tij, krahasuar me metoda të tjera të përdorura për të burgosurit e dënuar me vdekje.

Në janar, kur shteti i Ohajos përdori një “koktejl” të ri drogërash për të ekzekutuar përdhunuesin dhe vrasësin e dënuar, Dennis McGuire, ai u përpëlit në mënyrë të përsëritur dhe iu deshën më tepër se 25 minuta për të vdekur. Ditë më parë, Oklahoma ekzekutoi Michael Lee Wilson, vrasësin e dënuar me vdekje, fjalët e fundit të të cilit ishin: “E ndiej gjithë trupin të më digjet.”

Po ta lëmë mënjanë çështjen nëse dënimi me vdekje në vetvete është antinjerëzor, dikush mund të mendojë se shkenca mund të përdoret për të ndihmuar në shpikjen e një metode ekzekutimi që e kursen të dënuarin nga vuajtja e gjilpërave.

Ka shumë shembuj historikë shkencëtarësh të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre në ekzekutime. Në fund të shekullit të 19-të, kërkuesit në Shtetet e Bashkuara krijuan karrigen elektrike si një alternativë më njerëzore ndaj varjeve publike. Pavarësisht përpjekjeve, ekzekutimet duke përdorur karrigen ishin groteske.

“Kokërdhokët e syve të të dënuarit ndonjëherë dilnin dhe qëndroni mbi faqet e tij. Shpesh, ai urinonte, defekonte dhe villte gjak. Trupi bëhej i kuq me rritjen e temepraturës dhe lëkura e tij rrudhosej. Ndonjëherë i burgosuri mbulohej nga flakët. “

 

Ekspertët mbajnë distancë 

Një shekull më parë, dy mjekë francezë kishin krijuar gijotinën, e cila do të ishte një makinë jo e dhimbshme dhe eficiente për ekzekutim. Sot, mjekët udhëhiqen nga betimi i Hipokratit, i cili i ndalon ata të marrin pjesë nga dëmtimi i qëllimshëm i të tjerëve.

Kur injeksioni vdekjeprurës erdhi në jetë, në vitin 1977, komuniteti mjekësor ruajti distancën.

Një profesor i drejtësisë në Universitetin Fordham që ka marrë pjesë në testimin e rasteve me injeksion vdekjeprurës thotë se ndërhyrja në protokollin e tre drogërave përdorte injektimin. Ai shton se nuk bëhej ndonjë testim mjekësor për kombinimin e drogërave, se nuk kishte ndonjë shkencë pas kësaj.

Tani, në disa vende, sasia e pakët e drogërave kritike i kanë nxitur departamentet të gjejnë alternativa të reja të patestuara ende. Megjithëse shkenca mund të ndihmojnë në zhvillimin e një metode më njerëzore të vrasjes, ata me ekspertizën e përshtatshme mund të mos përfishen.

 

Metodat e ekzekutimit të përdorura në periudha të ndryshme historike

Injeksioni vdekjeprurës

Deri në vitin 2010, shumica e vendeve përdornin kombinimin e tre drogërave: një anestezik, një agjent paralitik për të paralizuar sistemin muskulor dhe një drogë për të ndaluar punën e zemrës. Së fundmi, kompanitë farmaceutike evropiane kanë refuzuar shitjen e drogërave për injektim vdekjeprurës në ShBA, duke u kërkuar shteteve të gjejnë alternativa të reja të papërdorura.

Dhoma e gazit

Dhomat e gazit u përdorën për herë të parë në ShBA në vitin 1924. Në këtë procedurë, një njeri lidhet brenda dhomës, e cila më pas mbushet me gaz toksik hidrogjen cianidi. Mungesa e oksigjenit shpie direkt në vdekje, por i dënuari nuk e humbet ndërgjegjen menjëherë.

Karrigia elektrike 

Karrigia e parë elektrike u përdor në vitin 1890. Elektrodat e lidhura në trupin e të dënuarit përcjellin rrymë elektrike.

Varja

Varja përdorej si një metodë primare e ekzekutimit në ShBA, deri në shpikjen e karriges elektrike. Vdekja shkaktohet në mënyrë tipike nga shkëputja e vertebrave ose asfiksimi, por në rastet kur litari është shumë i gajtë, të dënuarit mund t’i pritet koka. Nëse është shumë e shkurtër, atij i duhen më tepër se 45 minuta për të vdekur.

Toga e zjarrit 

Kjo metodë ekzekutimi e stilit të vjetër të Perëndimit daton që prej kohës kur u shpikën armët e zjarrit. Në një skenar tipik në ShBA, i dënuari lidhet në një karrige. 5 njerëz me maska, anonimë, qëndrojnë 6 metra larg dhe drejtojnë pushkën në drejtim të zemrës dhe qëllojnë.

Gijotina

E shpikur në Francë në fund të shekullit 18 gjatë Revolucionit Francez, gijotina u krijua si një mënyrë praktike ekzekutimi. Ajo e priste kokën më shpejt dhe më me efektivitet sesa një shpatë.

Kryqëzimi

Kjo metodë daton në shekullin e 6-të para Krishtit, e cila përdoret ende në shtetin e Sudanit. Një person lidhet dhe gozhdohet në kryq dhe pret për t’u varur. Vdekja është e ngadaltë dhe e dhimbshme dhe zgjat disa orë deri në disa ditë.

Gjuajtja me gurë

Kjo metodë antike e ekzekutimit vazhdon të jetë një dënim për tradhëtinë bashkëshortore edhe sot.

Shtypja nga një elefant 

Kjo ishte e zakonshme për shumë shekuj në Azinë e jugut dhe juglindore. Një elefant do ta shtypte dhe shqyente të dënuarin për tradhti.

 

Gjosha: Duhet të jemi konstruktiv dhe kontribuues

KLAJDA-GJOSHA-11_8Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e Suedisë në Shkup, Mats Staffansson.

“Ne jemi optimistë dhe po punojmë fort për të avancuar në procesin e integrimit të vendit, pasi për ne ky proces do të thotë më shumë siguri për qytetarët tanë dhe më shumë progres për vendin. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ndaj do të vazhdojmë”, – u shpreh Gjosha.

Ministrja theksoi se që të jemi sa më rezultativ në procesin e integrimit të vendit, duhet të jemi konstruktiv dhe kontribuues.

“Jemi të gjithë të përfshirë në këtë proces. Duhet të jemi konstruktivë dhe kontribuues duke filluar që nga klasa politike deri te çdo qytetar i thjeshtë”, – vijoi ajo më tej.

Ndërsa për ambasadorin e Suedisë në Shkup, hapat që po ndërmerr Shqipëria drejt procesit të integrimit vlerësohen si pozitive. Po ashtu, ai theksoi se Suedia ka mbështetur dhe do të mbështesë Shqipërinë, jo vetëm në perspektivën e saj të ardhshme si pjesë e BE-së, por duke ofruar gjithashtu ndihmë financiare dhe ekspertizë për fusha të ndryshme.

Çështja “Gjika”, gjykata vendos ekspert për verifikimin e dokumenteve

shpetim gjikaGjatë seancës së sotme të zhvilluar ndaj kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Gjykata e Tiranës ka caktuar një ekspert për verifikimin e dokumenteve.

Seanca e sotme ishte caktuar që më datë 10 mars, ku u vendos shtyrja për ditën e sotme.  Gjika dhe shtatë të pandehur të tjerë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje.

Në seancën e kaluar avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pushimin e çështjes me argumentimin se prokuroria ka shkelur afatet e hetimit, duke shkelur kësisoj ligjin e duke e bërë procesin e hetimin nul.

Basha: Qeveria mbulon dështimet me show

bashaKreu i grupit të PD-së Lulzim Basha ka akuzuar sërish sot qeverinë se këto 6 muaj qeverisje ka dështuar  të përmbushë të gjitha premtimet e saj.

Duke folur në mbledhjen e grupit demokrat Basha u shpreh se heshtja e qeverisë për të bërë një bilanc tregon dështimet e saj.

“Qeveria Rama-Meta mbushi  plot 6 muaj nga dita e instalimit të saj në pushtet. N.q.se i referohemi perceptimit të qytetarëve 6 muaj nuk janë pak për të pasur një bilanc konkret. Për këtë më shumë se opozita flet më shumë heshtja e qeverisë e shoqëruar me disa përpjekje të përçmueshme për të mbuluar sadopak me show mediatik mungesën e bilancit dhe dështimit. Asnjë qeveri nuk ka startuar men jë dështim të këtyre përmasave në 23 vitet e fundit si qeveria e sotme Rama-Meta. Dështimi në raport me premtimet dhe pritshmëritë është vetëm gjysma e së keqes. Ne do ta pranonim si një aksident  të fatit faktin se kemi një qeveri gënjeshtare dhe të paaftë. Me mungesë skandaloze competence dhe ekspertize. Por kjo qeveri që nuk ndërton sot asgjë është kampione e shbërjeve, është kampione e godijes së ligjit dhe të lirive, kampione e raprezalies në administratën publike, kampione e shpunësimit të mijëra njerëzve me një fjalë goje, kampione e ndalimit të dhjetra-qindra kantierëve të hapura me një të rënë të lapsit, kampione e babëzisë për të fundur nën kontrollin e saj politik institucionet e pavarura” tha Basha.

Basha theksoi më tej se ekonomia e vendit po mbytet nga taksat ndërsa pasiguria në vend është shtuar.

“Ekonomia, mezi po merr frymë nën peshën e taksave të çmendura që mund ta themi që vetëm marrëzia vendos taksa të tilla në krizë ekonomike. Ekonomia që po mbytet nën klimën mbytëse të qeverisjes propagandistike pa vizion që prodhon vetëm papunësi masive, që mendon që qeverisja është task forcë dhe reklamë televizive.  Rendi nuk është më zgjidhja për problemet e sigurisë por është vetë pasiguria. Statusi Iivendit kandidat në Bashkimin Europian ndodhet në udhëkryq si vetë demokracia për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit dhe shumicës Rama-Meta” shtoi Basha.

Ekzekutohet me 7 plumba 26-vjeçari shqiptar

carabinieriNjë 26-vjeçar shqiptar është vrarë sot në mëngjes me shtatë plumba. Nimet Ziberi u ekzekutua afër një supermarket dhe në momentin e të shtënave ai po fuste në makinën “Mercedes A-Class”, bashkë me bashkëshorten produktet e blera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në parkingun e supermarketit.  Vrasësi është larguar pa lënë gjurmë.

Nga hetimet e para, thuhet se ekzekutimi i Ziberit është kryer me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe plumbat e kanë zënë në kraharor.

Dëshmitarët thonë se përveç ekzekutorit ndodheshin dhe dy persona që e prisnin atë në një makinë.

Sipas policisë mund të kemi të bëjme një vrase për larje hesapesh. Nimet Ziberi ishte banorë në Misano, provincë e Riminit.

Rokanas: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas
Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas
Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas, vendi i të cilit kryeson  presidencën e Bashkimit Europian, deklaroi të hënën se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Gjatë punimeve të tryezës me temë “Perspektiva Europiane e Shqipërisë”, e organizuar në mjediset e shkollës së Administratës Publike, ambasadori grek vlerësoi hapat e bërë nga vendi ynë në procesin integrues.

“Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. BE është e përkushtuar për integrimin e Shqipërisë dhe iu ka lënë detyrat e shtëpisë për t’iu ndihmuar të ecni përpara. Kushtet e vendosura Shqipërisë nuk janë kushte të mirëfillta, por janë detyra të vendosura nga BE. Në këndvështrimin tonë, Shqipëria po i bën detyrat dhe Greqia që vitin e kaluar deklaroi se vendit duhet t’i jepej statusi. Por, janë dhe vendet e tjera ato që vendosin. Ju e meritoni statusin e kandidatit. Shpresojmë që në qershor Shqipërisë t’i jepet ky status dhe të vijojë më tej me hapjen e negociatave me BE-në”, deklaroi Rokanas. “Administrata, shtoi ai, duhet të jetë e përgatitur për procesin e hapjes së negociatave me BE-në”.
I të njëjtit mendim ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, sipas të cilit, Shqipëria i ka bërë ato që i janë kërkuar, jo vetëm në lidhje me zgjedhjet.
“Dua t’iu them se ju mbështesim, por duam dhe angazhimin tuaj për të përshtatur atë që kërkohet nga BE, në mënyrë që të integroheni në këtë organizatë. Mbështes ministren Harito sa i takon administrimit publik në lidhje me BE-në. Bashkëpunimi është elementi i suksesit i sistemit të BE-së, një sistem që është gjithmonë e më kompleks , më i vështirë e i ndërlidhur”, tha ambasadori italian.
Për këtë qëllim, vijoi ai, duhet bashkëpunim i të gjithëve së bashku dhe jo në mënyrë të veçantë, pasi kështu do të ishte e pamundur të shikosh atë se çfarë po bën Europa. “Duhet të shikoni idetë që vijnë nga KiE dhe ku po shkon Europa në vitet që vijnë, pasi sistemi është shumë i gjatë, duke e nisur nga një ide për ta parë në zhvillim e sipër gjatë gjithë viteve. Sa i takon presidencës së re të BE-së, do të përpiqemi të kemi një transformin sa më të mirë. Po ashtu, dhe Parlamenti Europian do të jetë i ri, me të gjitha përgjegjësitë e reja dhe të mos kemi një parlament jo miqësor, pra gjithçka do të kërkohet që të jetë e re, me metoda të reja dhe me një sistem të ri”, theksoi ndër të tjera ambasadori italian, Gaiani.

Cani: Jam besimplot për suksesin e bashkëpunimit me Crown Agents

caniMinistri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të hënën se të ardhurat gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2014 parashikojmë të jenë 120 milionë dollarë më të larta krahasuar me 2013-ën. Kjo sipas tij, falë reformimit të administratave fiskale si dhe bashkëpunimit me kompaninë britanike Crown Agents.
Në takimin e zhvilluar në degën doganore të Tiranës, ministri Cani informoi se pas përgatitjes logjistike, ekipet e kompanisë Crown Agents zbresin sot në terren. Zbritja e Crown Agents në terren, tha ai, është një lajm i mirë me pritshmëri pozitive për të gjithë ne, sidomos për të ardhurat e buxhetit. “Me Crown Agents ne garantojmë një bashkëpunim të doganave me ekspertët e kompanisë. Nga ky bashkëpunim ne presim progres dhe rezultate më të larta. Vetëm në 6-mujorin e parë të ardhurat totale të buxhetit të shtetit kanë një pritshmëri për një rritje prej 120 milionë dollarë, në krahasim me 2013-ën. Synimi ynë është reformimi inovativ i institucioneve fiskale, një klimë më e mirë dhe e sigurtë për biznesin dhe një administratë e ndershme dhe e përgjegjshme me synim të qartë progresin e rritjen e ndjeshme të të ardhurave të buxhetit”, theksoi ministri Cani. Jam besimplot, vijoi ai, për suksesin e bashkëpunimit mes administratës doganore dhe Crown Agents.
Kreu i financave publike tha se administratat e tatimeve dhe doganave janë të angazhuara për rritjen e të ardhurave. “Në dy muajt e fundit kam vizituar çdo adminsitratë doganore dhe tatimore dhe kam vërejtur një angazhim maksimal nga ana e stafit të këtyre administratave për rritjen e të ardhurave”, tha Cani.
Zbritjen në teren të ekipit të kompanisë britanke Crown Agents e përshendeti edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon. Ambasadori britanik e cilësoi përzgjedhjen e Crown Agents si mënyrën më efektie për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe qeverisë shqiptare. “Jemi të nderuar që qeveria përzgjodhi këshilltarin anglez. Jam i bindur që ky projekt ka për të qënë i sukseshëm”, deklaroi ai.
Kompania britanike “Crown Agents”, që asiston doganat shqiptare, zbret sot në terren. Agjentët e “Crown Agents” do të nisin punën në terren me 8 grupe mobile në përbërje të të cilëve do të jenë edhe ekspertë të doganës shqiptare. Sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, kompania britanke do të kryejë 450 kontrolle në muaj. Nga fundi i muajit janar në Tiranë është vendosur një ekip prej 15 pjestarësh nga 5 vende të ndryshme, si Letonia, Finlanda, Mbretëria e Bashkua, e Danimarka.
Drejtuesi i projektit të kompanisë “Crown Agents” për asistencë në sistemin doganor shqiptar, David Smith, ka bërë të ditur se zbatimi i kontrolleve në dogana dhe zbulimi i mashtrimit do të jetë teknologjia jonë kyesore që do të praktikojmë. “Agjentët tanë nuk do të jenë të ulur në zyrë, por në terren, në pikat kufitare për të identifikuar e zbuluar mashtrimin. Ata do të sjellin informacion drejt zyrës qendore në mënyrë që të përmirësohen e të hartohen politika e procedura të reja në bazë të të dhënave e informacionit të zbuluar. Do të punojmë me burimet njerëzore për të përkufizuar më mirë përshkrimin e punës, apo procesin e rekrutimit të personelit profesional doganor. Do të reduktojmë mundësinë që korrupsioni të ndodhë”, ka theksuar Smith. Në mënyrë që të jemi efektiv, tha Smith, duhet të bashkërendojmë punën me të gjitha institucionet, por edhe me komunitetin e biznesit. Sipas tij, ekipet në pikat doganore do të hartojnë raporte javore për institucionin qendror.
“Përmes reformave synojmë të mbledhim më shumë të ardhura në një afat të shkurtër kohor dhe të ngremë kapacitetet, në mënyrë që të ardhurat të jenë të qëndrueshme në periudhë afatgjatë. Objektivat kryesore të programit tonë është të rrisim nivelin e mbledhjes së të ardhurave, të rrisim integritetin brenda administratës doganore dhe në bashkësinë e biznesit dhe të mbështesim ngritjen e kapaciteteve të doganave në përputhje me kriteret për integrimin në Bashkimin Europian”, nënvizoi Smith.
Kompania britanike “Crown Agents” që u kontraktua në muajn nëntor për asistimin në punën e doganave shqiptare u prezantua në 27 janar të këtij viti në Tiranë. Ekipi prej 15 pjestarësh nën drejtimin e David Smith do të punojë duke pasur në fokus një administrim më të mirë të punës në dogana, luftën e korrupsionit dhe rritjen e të ardhurave për llogari të qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare do t’i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet. Por marrëveshja parashikon se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. ‘Crown Agents’ do të ndërmarrë sipas kontratës 450 kontrolle në muaj dhe po sipas kontratës, do të na ndihmojë që të garantojmë këtë vit rritjen me 1 për qind të GDP-së së vendit nga të ardhurat e doganave. Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompania britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontrolli dhe verifikimi. Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë. Kompania “Crown Agents” është e njohur në botë dhe me aktivitet aktualisht në rreth 100 vende të botës.