Partia e Aleksandër Vuçiçit, fituese e zgjedhjeve në Serbi

VuçiqLideri i Partisë Progresiste në Serbi, Aleksandër Vucic është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme. Partia e kryesuar prej tij ka arritur të marrë më shumë se 50 % të votave duke Ii dhënë atij shumicë absolute në parlamentin serb. E përkthyer në mandate ky rezultat i jep partisë së Vuciç 157 deputetë  në paarlamentin prej 250 vendesh.

Rezultatet për Komisionin Qendor të Zgjedhjeve janë ende paraprake, por Organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, e ka konfirmuar rezultatin pozitiv të partisë së drejtuar nga Vucic, ndërsa partia e Dacic ka arritur të marrë vetëm 15% të votave.

Pasi u mësua fitorja Aleksandër Vuvic u është drejtuar qytetarëve duke deklaruar se Partia që ai drejton ka arritur rezultatet më të mira që prej 25 vjetësh në historinë e parlamentarizmit në Serbi”.

“Është koha t’u zgjas dorën të gjithë atyre që kanë ide për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka të mirë për Serbinë. Programi për qeverinë e re do të bëhet i ditur së shpejti dhe e gjithë puna do të kompletohet më 1 maj. Ne nuk do të luftojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm’”,  unë jam i sigurt se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, luftën e saj kundër korrupsionit, por kjo qeveri ju sigurojë do të japë rezultate deri në mesnin e mandatit. Ne kemi shansin t’u tregojmë se ne jeni ndryshe, ne do të punojmë me shumë dhe do të jemi më të përgjegjshëm për politikat tona” ka thënë Vucic në një konferencë për mediat.

Qeveria e re serbe duhet të përballet me sfida të shumta siç janë janë papunësia, korrupsioni, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën.

Ndërkaq kreu i Partisë Socialiste Serbe, ish-kryeministri Dacic deklaroi se: “nuk kemi diskutuar për pozicionin që do të mbajmë me progresistët”.

Ndërsa kreu i partisë Demorkacia e re, ish presidenti Boris Tadic që arritit të marrë vetem 7 % votave ka hedhur poshtë zërat për marrëvehsje bahskëpunimi me Vucic.  “Roli im dhe i partisë ishte  t’i ofronim një mundësi popullit për të na votuar. Ne do të shohim se si do të shkojnë gjerat në vijim në lidhje më pushtin e madh që morën progresistët” ka thënë Tadic.

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve në Serbi ka bërë të ditur se pjesëmarrja e votuesve ka qenë 53.2 për qind. Sipas analistëve pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2012-ës.

Krimea pro bashkimit me Rusinë

rusiaVotuesit e përkatësisë ruse në Krime festuan mbrëmë për atë që e konsiderojnë si fitore në  përpjekjet për shkëputje nga Ukraina dhe ribashkim me atdheun e tyre.

Pritej në shkallë të gjerë që rezultatet të tregonin një mbështetje në masë për bashkimin me Rusinë, por ka gjasa që shifrat mbi 90% për bashkimin të konsiderohen si rezultat i manipulimit të votës. Rajoni përbëhet nga rreth 60% popullatë ruse dhe udhëheqësit lokalë, të vendosur kohët e fundit pasi forca pro-ruse uzurpuan parlamentin, shpallën javën e kaluar pavarësinë nga Ukraina.

Po ashtu, një prani e madhe dhe e frikshme trupash ruse që ka paralizuar forcat ushtarake ukrainase në Krime si dhe manovrat ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën, e kanë tensionuar më tej situatën.

Ukrainasit në Kiev shprehën kundërshtim të fortë kundër referendumit dhe mënyrës si u zhvillua.

Moska pretendon se po mbron rusët nga përndjekja e ekstremistëve ukrainas, të cilët erdhën në pushtet pas protestave anti-qeveritare që morën tipare të dhunshme.

Demonstratat filluan në nëntor pasi Presidenti Viktor Yanukovich u tërhoq nga një marrëveshje tregtie me BE-në duke favorizuar forcimin e lidhjeve me Moskën. Ai u arratis për në Rusi në shkurt dhe u rrëzua nga posti pas votës në parlamentin ukrainas. Rusia nuk i njeh autoritetet e reja të Kievit dhe planet për zgjedhje presidenciale në maj.

Analistët politikë thonë se Moska po shfrytëzon elementët radikalë në qeverinë tranzitore të Kievit dhe protestuesit që ende vazhdojnë të qëndrojnë në barrikadat e Kievit si justifikim për të marrë Krimenë.

Udhëheqësi rus i Bashkimit Sovjetik ia kaloi kontrollin e këtij rajoni Ukrainës në vitin 1954.

Mijëra ukrainas u mblodhën dje në qendër të Kievit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj referendumit dhe përpjekjeve të Moskës për ta përçarë vendin. Por atmosfera ishte pesimiste, pasi shumë ukrainas ndjehen të pafuqishëm përballë Rusisë dhe i tremben shkallëzimit të tensioneve, pasi mund të sjellë një përgjigje edhe më të fortë nga Moska.

Rezultatet e referendumit u deklaruan të pavlefshme nga Ukraina, BE dhe Shtetet e Bashkuara. BE dhe Shtetet e Bashkuara po planifikojnë sanksione për të ndëshkuar agresionin rus, të cilin disa analistë e cilësojnë si pushtim që mund të çojë në një Luftë të re të Ftohtë.

Por vota e djeshme, nën praninë e trupave ruse, si dhe përpjekjet ruse për aneksimin e rajonit e kanë bërë shumë të pranishëm skenarin e ndryshimit të statusit për Krimenë.

Moska, e cila furnizon pjesën më të madhe të gazit evropian, ka kërcënuar të ndërmarrë sanksione nga ana e saj. Ndërkaq, 40% e popullatës së Krimesë, e përbërë nga tartarë dhe ukrainas, ballafaqohet me një të ardhme të paqartë.

Ka shqetësime se Moska nuk do të ndalet veç me Krimenë. Grupet pro-ruse kanë kërkuar zhvillimin e referendumeve të ngjashme në Ukrainën lindore, ku përleshje të dhunshme me protestuesit pro-ukrainas kanë lënë të paktën tre të vdekur gjatë javës së fundit.

Rama:Transformim rrënjësor të doganave

rama-kryeminister_0Agjensia britanike “Crown Agents”  e cila është kontraktuar  nga qeveria shqiptare për asistimin në punën e doganave shqiptare nis sot punën në terren.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me këtë rast në Doganën e Tiranës garantoi se bashkëpunimi me “Crown Agents”  do të bëjë të mundur transformimin rrënjësor të sistemit doganor.

“Sot nis punën një trup që ne e kemi kërkuar në shumë dëshirë dhe me shumë besim se do të rrisë në mënyrë shumë të ndjeshme qoftë me sipërmarjen, qoftë për ajkën e shtetit, sigurinë, gjithë cilësinë e veprimtarisë së doganës. Siguria në marrëdhëniet e eksportuesve me shtetin është një çështje prioritare, siguria në marrëdhëniet e çdo sipëmarrje me çdo doganier është një çështje prioritare, dhe siguria e publikut se në arkën e shtetit ku dalin paratë për të financuar shkollat, spitalet, për të funancuar rritjen e rrogve dhe pensioneve garantohet nga dogana e re e Shqipërisë. Them dogana e re se realisht jemi në procesin e një transformimi rrënjësor dhe historik, drejtimi i ri i doganave, ashtu si drejtimi i ri bazohet tek filozofia e re se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes dhe se nuk janë presionet dhe gjobat që sipërmarrja i ka vuajtur në vijësi, që do të rrisë të ardhurat dhe mirëqënien por një marrëdhënie transprarente dhe e ndershme e bazuar në besimin reciprot tek ligji dhe kushetuta dhe të detyrimeve reciproke” tha Rama.

Kryeministri theksoi  më tej se nuk kanë qënë njerëzit që kanë korruptuar sistemin por është sistemi që i ka korruptuar njerëzit. “Nuk janë ata që janë duke punuar këtu që janë përgjegjësit e korrupsionit dhe për degjenerimin e doganave por është sistemi i ndërtuar  që e ka bërë të pamundur që të jetë ndryshe. Dhe është sistemi i ri që ne po ndërtojmë që do e bëjë të mundur që secili nga doganierët të jetë aty me dinjitet dhe t`i shërbejë me krenari vendit dhe familjes së tij duke hequr damkën e kërkonjësit të tërbuar” tha Rama.

Dosja “Imami”, Kodheli takon Llallën

Mimi-KodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka takuar mëngjesin e sotëm Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ministres së Mbrojtjes, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë  dosjet e dorëzuara në Prokurorinë e Përgjithshme nga Kodheli, për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

Në muajin dhjetor ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dorëzoi në Prokurori dosjen e abuzimeve të paraardhësit të saj, Arben Imami dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ish-ministri Arben Imami akuzohet për konsumin e veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti’, si dhe ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik.

Gjendet marijuanë në kavanozat e turshive

kavanozatPolicia kufitare Kakavijës sekuestroi sot 5 kilogramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë. Lënda narkotike u gjet në një çantë, e cila po dërgohej në Athinë nga një taksi.

Mësohet se lënda narkotike ishte mbështjellë me letër kuzhine dhe ishte fshehur në një kuti me djathë dhe në kavanozat e turshive.

Policia arrestoi menjëherë taksistin, i cili është marrë në pyetje lidhur me lëndën narkotike. Ai tha në komisariat se kishte marrë porosi nga një klient për ta dërguar çantën ku u gjet droga në Athinë dhe se nuk kishte dijeni se çfarë fshihej aty.

Berisha mbron Nishanin: Deklaratat e Ramës janë mashtrim

berisha PCIsh-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit Nishani, duke thënë se deklaratat e Ramës për mungesë informacioni nga SHISH për tritolin janë mashtrim. Sipas Berishës, dje Presidenti i Republikës informoi qytetaret shqiptarë se, ai disponon të gjitha dokumentet që tregojnë se, SHISH ka informuar në mënyrë të përsëritur kreun e ekzekutivit për tritolin.

“Të dashur miq, dje Presidenti i Republikës informoi qytetaret shqiptarë si kryetar shteti se, ai disponon të gjitha dokumentet që faktojnë se SHISH ka informuar në mënyrë të përsëritur kreun e ekzekutivit për tritolet. Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zëdhënësit të Rames për rendin, S.Tahiri, se nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë informacion nga SHISH për tritolin, është një mashtrim i paskrupullt i denjë vetëm për Edi Ramen, morali dhe gjendja mendore e të cilit nuk e lejojnë të mbajë asnjë përgjegjësi”.

“Piktori dështak përsëriti dhe në rastin e tritolit mashtrimin e rastit të thyerjes së burgut të Drenovës, për të cilin fajësoi të tjerët se nuk i kishin dhënë asnjë informacion, ndërkohë që nga tre burime zyrtare të pavarura ai ishte njoftuar me hollësi paraprakisht për çdo gjë për ngjarjen me të cilën duket se, po shlyenin detyrime të tyre. Presidenti iu tha gjithashtu një të vërtetë tjetër qytetarëve tanë, se pothuajse 90% e rasteve që kapen me trafik droge janë rezultat i veprimtarisë se SHISH, bashkëpunimit të tij të shkëlqyer me shërbimet partnere”, – u shpreh Berisha.

Më tej Berisha u shprehe se, kjo çështje që tmerron Ramën dhe kumbarët e tjerë të drogës në Shqipëri. “Qeveritarët janë të tmerruar nga zbulimi i lidhjeve të qeveritareve me trafikun e drogës. Pikërisht nga ky tmerr ata nuk lejuan drejtorin e SHISH të raportonte në Komisionin e Sigurisë me pretekstin qesharak se, ai nuk kishte certifikatën e DSIK, e cila nuk është marrë dhe nuk merret kurrë nga Drejtori i Shërbimit Informativ mbasi me ligj, ai dhe vetëm ai, është menaxheri i çdo informacioni që mbledh institucioni i tij. Ky është pushteti i kumbarëve te drogës dhe mafies”,- shkruan Berisha në “Facebook”.

Si te vishemi me stil ne zyre?

donna ufficioShumë disenjator rekomandojnë femrat në zyrë që të mos eksperimentojnë shumë, por t’u japin prioritet modeleve klasike.

Femra zyrtare, sipas Valentinos dhe Emilio Pucci, duhet veshur me mëngë të gjata dhe gjatësi deri në gjunjë, me ngjyrat tradicionale si, e zeza, ngjyrë bezhë, deve, kafe.

Marka Celine ruan si bazë klasiken për ta moderuar me elemente mjaft të bukura, si me material me dizajn, pjesërisht përdorë lëkurën, dhe ngjyra të ndritura duke e bërë femrën zyrtare të duket edhe atraktive dhe elegante.

Po ashtu, mund të merren për bazë modelet e shtëpisë së modës Jason Wu, që rekomandojnë veshje elegante të kombinuar me rripa me dizajn me vija, apo të qëndisura me lule, gjë e cila e bënë të ketë femra një paraqitje edhe më të sofistikuar.

Dizajnuesit e Blumarine përpos që sollën modele klasike me disa ngjyra të nënshtruara, ata sollën edhe disa modele të thjeshta por që bien shumë në sy, ku kryesisht janë në këto ngjyra: e purpurt, e verdhë, portokalli të cilat janë të pajisura me gjera të po të njëjtës ngjyrë.

Ndërsa koleksionet e Tommy Hilfiger na sjellin fundet e gjëra, por edhe pantallona të gjerë dhe të gjatë me xhaketë, kravatë e nganjëherë duke e kombinuar edhe kapelën, për më shumë elegancë.

Burrat e trashëgojnë sëmundjen e zemrës nga babai

heartBurrat mund ta trashëgojnë sëmundjen e zemrës nga baballarët e tyre. Kështu thonë shkencëtarët të cilat kanë zbuluar kushtet e kromozomit Y që baballarët kalojnë te djemtë e tyre. Duke studiuar ADN-në e mbi 3 mijë meshkujve, ata kanë gjetur një version të veçantë të kromozomit të seksit. Kur bënë testet gjenetike, zbuluan se 90 për qind kishin një nga dy versionet më të zakonta të Y, haplogrup I dhe haplogrup R1b1b2.

Ata që kishin haplogrup I kishin 50 për qind më tepër mundësi që të vuanin nga zemra. Në Britaninë e Madhe një në 5 burra kanë këtë version të kromozomit Y. Eksperët tashmë e dinë që burrat zhvillojnë sëmundje të zemrës një dekadë para grave. Në moshën 40-vjeçare, një në dy burra mund të vuajnë nga zemra. Për gratë, raporti është një në tre.

Faktorët si duhani dhe presioni i gjakut janë shkaktarë kryesore. Studimi më i fundit tregon se një kromozomi Y mund të luajë po ashtu rol në bllokimin e arteries koronare, një sëmundje e zakontë zemre që çdo vit vret mijëra njerëz në Britani.

 

Të gjitha skutat e telepatisë

telepatiaTelepatia mendore eshte percaktuar si “nje komunikim me ane te mjeteve te ndryshme nga shqisat, ose nepermjet transferimit te mendimit”. Megjithese ky eshte ne fakt pershkrimi me i mire qe mund t’i behet ketij fenomeni, ky pershkrim nuk eshte pershkrimi me i qarte dhe me i plote i ketij fenomeni.

Prova dhe fakte nese telepatia ekziston vertet si fenomen kane qene shume eksluzive gjate viteve, edhe pse perpjekjet kane qene te shumta. Shumica e fakteve jane anekdoda dhe prandaj ato nuk jane te pranuara si fakte shkencore dhe te besueshme.

Duke marre parasysh gjithcka, te gjithe ne kemi patur nje eksperience teplepatike gjate jetes tone edhe pse ndoshta nuk e kemi kuptuar kur kjo gje ka ndodhur. Shume gjera qe na ndodhin ne jete dhe qe ne shpesh ia atribuojme rastesise apo castit, por qe ne fakt mund te mos kene qene gje tjeter por manifestime te telepatise.

Vetem sepse ne nuk mund tejapim prova dhe fakte ne kete kohe, nuk do te thote qe ky fenomen nuk ekziston. Ka shume gjera te tjera te lidhura me mendjen tone, procese te mendimeve dhe gjera te lidhura me shpirtin per te cilat ne nuk dime shume gjera apo qe nuk dime asgje.

Ne dime qe mendimet jane nje lloj energjie, por nuk e dime me saktesi se kush eshte ne fakt origjina e kesaj energjie dhe se si kjo energji eshte shperndare. Mund te jete qe keto mendime futen ne nje “ndergjegje globale” me mendimet tona te futur ne nje rrjet dhe qe me ne fund arrijne tek destiacioni i tyre. Eshte perafersisht dicka e ngjashme me rrjetin e telefonit.

Ose nje teori tjeter eshte qe ne mundemi qe te fokusojme mendimet tona ashtu si nje rreze lazer tek nje individ receptiv te vecante, e pak redesi ka nese ky individ eshte ne dijeni te procesit apo jo.

Ka shume pretendime qe telepatia ekziston ne te vertete, megjithese ne ende nuk mund te kemi nje test shkencor per te vertetuar ne fakt dhe per te konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni.

Ka shume raste: nje mama qe e ndjen qe vajza e saj ka patur nje aksident edhe pse nuk e ka marre ende kete lajm, nje person qe mendon per dike tjeter te cilin nuk e ka pare prej vitesh dhe te nesermen keta te dy takohen rastesisht, ajo ndienja shume e forte qe telefoni do te bjere dhe ne fakt zilja e telefonit bie vertet, – te gjitha keto ka shume mundesi qe te jene manifestime te telepatise.

Si qenie njerezore qe jemi ne jemi te nderlidhur ne disa menyra qe ne ne fakt nuk i kuptojme plotesisht, dhe ne baze te kesaj mund te thuhet qe telepatia eshte nje proces njerezor shume i zakonshem, por qe eshte paksa i komplikuar ne boten tone me gjithe shperqendrimet e saj.

Eshte shume e qarte qe ne ne menyre te vullnetshme apo ne menyre te pavullnetshme mundemi te transmetojme dhe te marrim mesazhe te ndryshme, e sidomos ne kohe stresi apo krize. Por a mundemi ne qe te influecojme veprimet e te tjereve vetem me ane te transmetimit te mendimeve? Eshte e veshtire kjo pyetje por besohet qe ata persona qe kane motivim te larte munden.

Nje prej teorive me interesante eshte ajo qe pretendon qe ne mund te komunikojme ne menyre telepatike me kafshet tona, vecanerisht qente.

Ka nga ata njerez qe besojne qe eshte e mundur qe te influencohet dikush qe te mendoje per ju dhe qe ne meyre telepatike keta persona mund te thirren dhe te vijne afer jush nese ju vertet e ndjeni qe duhet t’i shihni. Por ky person duhet te jete patjeter dikush me te cilin ju keni patur nje lidhje shume te afert emocionale, si nje i dashur apo e dashur, apo nje person i familjes.

Komunikimi telepatik kerkon kembengulje dhe perqendrim, por jo aq shume sa do te donte per shembull perkulja e nje luge ne menyre telekinetike.

Megjithate, akoma shume studiues dhe shkencetare jane duke kerkuar nje shpjegim shkencor per t’i dhene nje shpjegim me te sakte ketij fenomeni, dhe per te sjelle per te gjithe boten prova dhe fakte qe telepatia ekziston vertet ne menyre qe te besohet edhe nga skeptiket e ndryshem.

Lumi Chicago, i lyer me ngjyrë jeshile për festën e san Patrizio

Lumi Chicago, i lyer me ngjyrë jeshile into di verde për festën e san Patrizio. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Lumi Chicago, i lyer me ngjyrë jeshile into di verde për festën e san Patrizio. (Jim Young, Reuters/Contrasto)
Lumi Chicago, i lyer me ngjyrë jeshile për festën e san Patrizio. (Jim Young, Reuters/Contrasto)