“Agimi i Artë” video shokuese kundër shqiptarëve

Share This
Tags

agimi i arte videoNjë tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve ka dalë në dritë sot në Greqi. Mediat greke kanë publikuar videon, ku anëtarë të “Agimit të Artë” ku duket qartë urrejtja kundër shqiptarëve. Videoja u gjet në kompjuterin e zëdhënësit të “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris, dhe në të shfaqet një person i maskuar dhe i armatosur, i cili flet me një tjetër person. Kur personi i dytë thotë “mace”, personi i parë gjuan me armë, por kur thuhet “një shqiptar”, në ato momente vjen një breshëri gjuajtjesh me armë nga shumë persona në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që në Greqi, parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit të deputetëve të partisë “Agimi Artë”, është publikuar një tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve, ku protagonistë duket se janë sërish anëtarët e kësaj partie.

Kjo video vjen pikërisht në momentin kur në Greqi parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit për deputetët e “Agimit të Artë”, dhe kjo video do të merret si pjesë e dosjes që akuzon deputetët dhe anëtarët e kësaj partie në krijimin dhe drejtimin e organizatës kriminale. Ndërkohë Komisioni Parlamentar i Etikës votoi dhe rekomandoi sot për heqjen e imunitetit të kreut të partisë, Nikos Mihaloliakos, deputetit Kristos Papas dhe Nikos Lagos, të cilët ndodhen në burg në pritje të gjykimit.

Ndërsa në videon e parë, e cila gjithashtu është marrë si provë kundër anëtarëve dhe deputetëve të partisë “Agimi i Artë”,  shfaqej një turmë e mbështetësve të neonazistëve grekë që bërtisnin: “I shikoni ata? Janë shqiptarë, me lëkurët e tyre do të qepim rroba”.

Video

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>