Reeker: Zgjedhjet, element i rëndësishëm demokratik

Philip_ReekerIsh- zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker përsëriti inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill në Maqedoni të jenë të qeta, të lira dhe të drejta.

“Unë përsërisë inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill të jenë të qeta, të lira  dhe të drejta. Zgjedhjet e organizuara mirë paraqesin një mundësi për të gjithë qytetarët për t`u dëgjuar zërat e tyre, dhe janë element i rëndësishëm për cilëndo demokraci”, është shprehur ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili po qëndron për një detyrë diplomatike në Itali, në prag të vizitës javën e ardhshme të presidentit Obama dhe sekretarit Kerry në Vatikan.

Reeker është njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni, pasi që ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike si diplomat dhe ambasador i SHBA-ve.

Sulomohet një bazë ushtarake ukrainase në Krieme

lufteDisa forca të armatosura, me autblindë, hynë në një bazë ajrore në Krime dhe kanë shtirë në ajër me armë automatike, njoftoi një gazetar i AFP-së që ndodhet në terren.
“Një autoblind i armatosur hyri me forcë në bazën “Belbek”, pranë Sevastopolit, ku një burr drejtoi armën e tij drejt ushtarëve ukrainas. Madje edhe një ambulancë erdhi menjëherë në vendgjarje” sipas gazetarit.

Rama: Të heqim kufijtë për sipërmarrjen mes Shqipërisë dhe Kosovës

rama profilKryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi nga Peja se qeveria shqiptare i ofron biznesit të Kosovës mundësi që të investojë në Shqipëri, nëpërmjet nismës së shpallur që u jep objektet shtetërore me një qira vjetore prej 1 eurosh. Rama ka theksuar se do të hiqet kufiri për sipërmarrjen mes dy vendeve.

Kryeministri Rama, ka propozuar ngritjen e një Dhome Tregtare Kombëtare, e cila do të jetë pala e përbashkët që do të mbrojë interesat e biznesit këtej dhe andej kufirit.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare, bëri të ditur edhe projektet e diskutuara në takimin e zhvilluar sot me Kryetaren e Komunës së Gjakovës.

“Angazhimi ynë është që kufirin ta bëjmë mundësi, të heqim tatimin e dyfishtë”, tha Rama ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt ministrat e Financave të Kosovës, dhe Shqipërisë do firmosin marrëveshjen për këtë.

Ai shprehu besimin se shkëmbimi pa pengesa e çdo gjëje që është e shkruar shqip,  libër apo gazeta është me një rëndësi të madhe për të dy anët e kufirit. “Ne do e trajtojmë edhe javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë, do futet skema e përjashtimi të TVSH-së për tubat e çelikut, kërkesë e drejtuar nga kompani të huaja prej shumë vitesh dhe ne e gjetëm aty sikurse dhe një mal me letra ankesa dhe kërkesa, dhe kur e imagjionon sa shumë e kanë pësuar ata që s’kanë marrë përgjigje”.

Rama bëri të ditur më tej se grupi i përbashkët i punës për eleminimine barrierave jotarifore po funksionon më së miri dhe po punon për harmonizimin e legjislacionit.

Ai tha se në fund të prillit do bëjmë një vlerësim të përbashkët dhe do jetë publik, lidhur me procedurat doganore. “Ne duam që me çdo kusht të reduktojmë ditët e tranzitit në orë, dhe çdo kompanie që është edhe këtu edhe atje, t’ia bëjmë kufirin të padukshëm dhe praktikisht të jetojë në të njëjtën hapësirë pavarësisht që ka dy qeveri. Kush prodhon në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk do ketë ansjë lloj kufiri”, deklaroi Kryeministri

.Ai theksoi se nuk kemi kohë për të humbur siç humbëm kohë me interkonjeksionin dhe për këtë shtoi se “disponojmë burime të mjaftueshme ujore, Shqipëria është vëndi i dytë pas Norvegjisë, por ky potencial duhet të jetë në dispozicion të dy vendeve”.

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal më tej tek oferta turistike e përbashkët.”Kur unë fillova punë gjeta një ide aty të sapo skicuar për një projekt për Alpet e Shqipërisë. Nuk ka kuptim që mos të jetë i përbashkët me Kosovën. Alpet t’i trajtojmë  bashkë dhe turistët e kalojnë kufirin vetë”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, politika dhe politikanët sado qëllime dhe vullnet të mirë të kenë, nuk kanë të mundësi të bëjnë për bizneset atë që vetë biznesi mund të bëjnë.

Në përfundim, Kryeministri Rama e konsideroi me rëndësi vënien e pasurisë së sipërmarrjes në shërbim të investimeve për të luftuar varfërinë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Besim Beqaj, theksoi se së shpejti do të ketë një takim me doganat e tatimet e dy palëve për të bërë të mundur çlirimin e barrierave dhe unifikimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

“Ky është një takim i rëndësishëm që kërkon të shkoqisë problemet reale të dy shteteve dhe të një kombi që do të ketë një ekonomi dhe na mundëson të dalim bashkë në tregje”, deklaroi Beqaj

Përfaqësuesit e biznesit të Kosovës kanë deklaruar se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të duhet të marrin masa më të ndjeshme për të unifikuar tregun dhe për të promovuar prodhimin e Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrë që të krijohet një treg.

Dita e Sulltan Nevruzit, Veliaj: Në ditë të tilla të reflektojmë për gjërat që na bashkojnë më shumë

erion-veliaj3“Uroj që në ditë të tilla të reflektojmë dhe të kuptojmë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë”, tha sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, gjatë vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë me rastin e Ditës së Nevruzit..
“U uroj besimtarëve festën e Nevruzit, është dita e parë e ekuinoksit, e pranverës , kështu që do të doja që të gjithë të keni pranverë në familjen dhe shpirtin tuaj. Dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, bashkëpatriotët e Naim Frashërit që me frymën e Naimit, me frymën pozitive të të bërit të gjërave mbarë e mirë, të bëjmë gjëra mbarë e mirë për Shqipërinë . Unë e di, shpesh kalojmë edhe tensione në politikë, siç ishte ai i javës së kaluar në parlament”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj u shpreh se “e di që ka disa cinikë që mendojnë se harmonia fetare na ka rënë në llotari, por nuk është ashtu, është diçka që ne investojmë çdo ditë kështu që më vjen mirë që edhe krerët e besimeve të tjera ishin këtu për të uruar bektashinjtë dhe gjithë shqiptarëve gëzuar festën.

ISUV: Analizat e perimeve negative, asnjë problem për konsumatorin

largea_perime_70489_thumb_large1362231046Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare, institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar sot rezultatin e analizës së kryer dje nga Ministri Panariti në Lushnjë, e cila rezulton negative, pra kastraveci që u analizua me një metodë të thjeshtë që Panariti kërkoi të bëhet në gjithë qendrat rajonale rezultoi pa asnjë problem për shëndetin e konsumatorit.

“Një analizë qe u krye Ministri Panariti në Lushnje në kuadër të ngritjes së një sistemi rajonal të vlerësimit të pesticideve në produktet bimore, rezulton negative, është një metodë screenig me rezultat të besueshëm”, tha për mediat nëndrejtori i ISUV, Ardian Xinxo gjatë një deklarate për mediat.

Prova në fjalë doli pasi u bë një prerje cezariane e kavies, në të cilën u injektua ekstrakti i kastravecit, dhe rezultoi se të gjitha organet e kavies ishin krejt normale, e cila u filmua dhe nga kamerat e pranishme. Në një prove të thjeshtë nëse ka pesticide, metale të rënda apo fitohormone, organet fryhen dhe ndryshojnë ngjyrë. Këtë analizë Ministri Panariti kërkoi ta kryejnë laboratorët në qarqe që nuk kanë aparaturat dhe gjithë kapacitetet që kërkon BE, të cilat janë të instaluara vetëm në ISUV.Analizat e mostrave të perimeve të freskëta rezultojnë negative, asnjë problem për konsumatorin 2

Ndërkohë Xinxo njoftoi dhe një rezultat të pjesshme të analizave që po kryen mbi mostrat e marra nga AKU në gjithë fermat dhe serat e mëdha të vendit pas një urdhëri të dhënë nga Ministri Panariti disa ditë më parë. Xinxo njoftoi se referuar analizave të bëra kryesisht mbi mostrat e sjella nga Durrësi e Fieri, (bëhet fjalë për domate, kastraveca, sallatë, mollë, kungull) rezulton se deri tani janë të gjitha nën normën e lejuar nga BE.

Të gjitha këto mostra analizohen njëkohësisht për 452 pesticide të ndryshme. Norma e lejuar nga BE është nga 0.01-1 mlg mbetje per kg. Aktualisht grafiku tregon se të gjitha analizat për 452 pesticide janë nën këtë normë të lejuar, pra plotësisht të sigurta për konsumatorin shqiptar. Rezultatet finale të mostrave që tashmë janë futur në proces analizimi dalin gjatë javës që vjen tha z. Xinxo.

Ndërkohë analizat vazhdojnë dhe për mostra të sjella nga AKU, pasi është një proces i pandërprerë gjatë gjithë vitit. Duke u treguar mediave dhe gjithë procesin e analizave ku cdo rezultat monitorohet nga Komuniteti Europian përmes gjithë raportimeve që bën ky institut, Xinxo edhe njëherë siguroi konsumatorin se ky ISUV bën gjithë analizat e nevojshme për praninë e mbetjeve tek produktet shqiptare me origjinë bimore e shtazore. I pyetur nëse këto analiza tregojnë se prodhimet shqiptare janë të sigurta, Xinxo tha se bazuar në këto analiza konsumatori shqiptar është plotësisht i sigurt për konsumimin e tyre.

Ai i ftoi mediat te vijne e të monitorojnë një proces të tërë analizimi të produkteve për mbetje në bimë, në mënyrë që binden vetë, dhe më pas përmes pushtetit të tyre të mirëinformojnë publikun se ne i kemi gjithë kapacitetet për të bërë analiza dhe për të garantuar siguri për konsumatorin tonë

Meta: Dita e Nevruzit na fton të jemi më besimplotë drejt të ardhmes

ilir-meta22Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit, ditëlindjes së të madhit Imam Aliu.
Në një prononcim për mediat, pas vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, kreu i Kuvendit Meta tha se “dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, por dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Jam i bindur se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt të ardhmes”

Festohet sot dita e Nevruzit, dita e lindjes së Imam Aliut

sulltan novruziSot në të gjithë Shqipërinë, besimtarët bektashinjë festojnë Diten e Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut. Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashi, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, edhe pemët, edhe lulet, në këtë ditë lind shpresa, ringjallja për njerëzimin që shpreson për një të ardhme më të mirë.
Në Shqipëri Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, është dekretuar si festë kombëtare 16 vite më parë. Sekti i bektashinjëve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman. Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë Luftës për Çlirim.
* * *

Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai lindi në Anadoll në shekullin e XIV dhe mori këtë emer nga themeluesi i saj, Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.
Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.
Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit. Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qëndra të lëvizjes kombëtare.
Pas Kongresit të Lushnjës, bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. Bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Koma dërrmon Shumin, tani peshon 54 kg

schumakerIsh-piloti i Formula 1, Michael Schumacher ka humbur 25 % të peshës së tij, gjatë qëndrimit në koma. Sipas mjekëve, ai tashmë peshon 53.9 kg.

Schumacher ra në koma 83 ditë më parë, më 29 dhjetor, teksa bënte ski në resortin francez të Meribelit. Ai është shtruar që prej aksidentit, në spitalin francez të Grenobles.

Shumi ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe mjekët thonë se nëse ai përmendet do të jetë pjesërisht i paralizuar. Edhe pse mjekët janë optimistë se ai do të dalë nga koma, deri më tani nuk ka asnjë lajm të mirë.

Shumi ka qenë gjatë gjithë 83 ditëve në koma dhe nuk ka patur asnjë përmirësim. Gjendja e tij ka qenë e njëjtë, pa llogaritur humbjen drastike të peshës.

Mjekët thonë se është normale për njerëzit që bien në koma humbja e peshës, por Shumi ka humbur 20 kg, dhe kjo nuk është aspak normale për peshën e tij fillestare.

Mbytet 11-vjeçari aksidentalisht në rezervuar

Ambulance1Një i mitur ka humbur jetën aksidentalisht, duke u mbytur në një rezervuar. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd.

Mësohet se viktima është 11-vjeçari me iniciale V.F dhe dyshohet që ai mund të jete rrëzuar aksidentalisht në rezervuar.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të mbytur 11-vjeçarin pas kërkimeve. Ndërkaq, policia vijon hetimet për ngjarjen.

Qeverisje me shokët e pallatit

reldar-dedaj-620x330Nga Reldar DEDAJ

Jetojmë në një kohë kur secili e ndien veten të detyruar të valëvisë në erë flamurin e shpalosur të indinjatës së vet, dhe të japë shenjë se e ka parë mirë flamurin e bashkëbiseduesit. Nuk di të them nëse këtu kemi një çrregullim të rëndë, për ata që duan të kuptojnë realitetin e sotëm, veçantitë e jetës, të njerëzve dhe nga ana tjetër sjelljen e politikës shqiptare me ta. Është diçka se kur e le pas dore, nuk kap më nuancat, kur i jep shumë rëndësi, nuk kap më dot thelbësoren.

Në ditët tona ky mund të konsiderohet një nocion i dykuptimtë. Nga fakti se, Edi Rama një pjesë mjaft të mirë të drejtorive kryesore, dhe jo vetëm, i ka uzurpuar me shokët e tij të fëmijërisë, besoj se nuk është e nevojshme për t’i sjellë në kujtesë për opinionin publik shqiptar, pasi kjo tashmë është mjaft e qartë për të gjithë.

Por nëse na lejohet të bëjmë një pyetje të vetme, a mund të themi ne, nëqoftëse njëra nga ministret përkatëse i kërkon llogari ndonjë ditë shokut të fëmijërisë së kryeministrit, a do ta marrë aij parasysh këtë? Sigurisht që po! Jemi të vetëdijshëm se Rama i ndan mjaft mirë punët e shtetit nga ato të shoqërisë së tij. Madje, edhe nëse diku-diku shihet mjaft qartë ndonjë mik fëmijërie, e gjithë kjo ka të bëjë me faktin se ata plotësojnë të gjitha kriteret profesionale që bëjnë të mundur marrjen e asaj detyre.

Ah, sa bukur. Ah, sa i madh është ky njeri. Nuk di të braktisë askënd në jetën tij, aty të gjithë çilimijt e vegjël të pallatit i ka mbledhur rreth e rreth vetes, po ashtu si shumë kohë më parë kur ndoshta luanin kosar polic apo topa-lufta përpara pallatit, po tani, pas shumë e shumë vitesh më pas, i ka mbledhur përsëri pranë vetes, por krejt ndryshe si më parë, tashmë është  komondanti.

Kësisoj, ne duhat ta themi me të madhe atë aksh gjë që po na shqetëson, e cila vazhdon ta bëjë akoma edhe më të brishtë ekzistencën, pasi plaga mbetet gjithmonë e hapur. Cipa që ka zënë në sipërfaqe nuk është forcuar kurrë. Për hiçgjë dhembja rifillon, nganjëherë për një gërvishtje të vogël, apo ndoshta nga një përkëdhelje e ngathët.

Megjithatë, kjo padyshim nuk mund të konsiderohet një shpikje e Ramës, dreqi ta hajë; të jemi të saktë me këtë, pa dashur të mos e cenojmë aspak kredibilitetin e tij të madh dhe të paanë. Kemi vite që po ndjejmë se gjërat në këtë vend janë bërë prej kohësh në këtë mënyrë, kështu janë drejtuar mbretëritë, kështu janë drejtuar qeveritë, kështu është drejtuar edhe diktatura, madje kështu ka kohë që po drejtohet edhe demokracia.

Por nuk duhet të harrojmë se e gjithë kjo mënyrë qeverisje nuk ka zgjatur edhe aq shumë, ka pas një kohë në të gjitha llojet e pushtetit, që dalëngadalë është filluar të hahen më parë kokat e shokëve, më pastaj të të tjerëve. Një rregull po aq absolut, sa ç’mund të jetë çdo gjë relative.

Andaj, që e kaluara të bëhet e kaluar nuk mjafton të kalojë koha. Që një shtet të vërë një  kufi mes këtij të sotmit dhe atij të djeshmit, duhet të vendosë një kufi hipotetik ku në radhë të parë të vendosë dinjitetin, respektin për veten, profesionalizmin e vet, duhet të ketë në arkiv të vet thesare të paçmueshme meritokracie që sa herë të lindë nevoja të dijë ku t’i përdorë, suksese ekonomike bindëse, si dhe realizime konkrete të admirueshme nga të tjerët, dhe jo llafe, e vetëm llafe. Autodidaktët janë njerëzit më të rrëzikshëm të dijes, kështu të paktën na thotë një filozof mjaft i njohur, dhe të rrëzikshmit e parë…ke shokët e tu, i dashur kryeministër i vendit tonë.