Basha: Dialog, jo paqe teatrale për t’ia hedhur Brukselit

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi të mërkurën grupin parlamentarë të PD-së, për t’i bërë dhe një herë thirrje qeverisë që të zbatojë ligjin e nëpunësit civil dhe të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për projektligjet, si dhe ato të gjykatave për të pushuarit nga puna, si kusht për të nisur dialogun.

Kryetari i PD-së, Basha në fjalën e tij, vlerësoi faktin e mbështetjes nga aleatët dhe miqtë e Partive Popullore Evopiane, duke theksuar se na mbështesin pa hezitim në kauzën tonë në mbrojtje të vlerave të demokracisë e shtetit ligjor, që rrezikohen nga oreksi antidemokratik i kësaj mazhorance.

Ai pohoi se “kjo nuk ka qenë e lehtë për faktin se qytetarët kanë patur shpresa dhe pritshmëri të mëdha nga kjo shumicë, por me zhbërjen e përshpejtuar të këtyre iluzioneve, sa për shkak të mashtrimeve dhe ndëshkimeve, qytetarët i përmbahen vedosmërisë tonë për të bërë opozitë, mbështetur me fakte, argumente dhe arsye”.

“E drejta në këtë betejë politike është këthyer me fytyrë nga ne, shpresa gjithashtu”, tha Basha.

Gjithashtu ai theksoi se “nuk do të kishim e nuk do të kemi zë në Evropë, po mos të mbrojmë vlerat e lirisë dhe shteti ligjorë, lobimi për statusin nuk do të kishte vlerë, nuk do të mirëkuptohej, nëse ne do të shkonim për të bërë mburojën e shkeljeve të qeverisë, apo nëse do të investonim për një paqe teatrale në Tiranë, gjoja për t’ia hedhur Brukselit, truke që nuk funksionojnë”.

“Do të vazhdojmë ta bëjmë me vendosmëri punën tonë si opozitë, pavarësisht e më shumë ngushtimit të hapsirës në kuvend, apo fjalorit të ulët deri të fjalorit apor rugaçëror të Kryeministrit, e Kryetarit të Kuvendit dhe se kanë harruar ata se është detyrë e opozitës të pyes qeverinë dhe t’i kërkojë llogari qeverisë, si dhe të denoncojë aktet e qeverisë në bazë të fakteve, apo dhe dyshime të përligjura, siç bëmë javën e kaluar për marrëveshjen me FMN-në, që do i kthehemi sërisht”, tha ai.

Po ashtu, Basha pohoj se, detyra e ministrave dhe qeverisë është të japin përgjigje dhe të bëjnë transparencë, ju pëlqen apo jo, ky është kuptimi i parlamenterizmti, fyrjet dhe sharjet janë shkatërrim i palamentarizmit.  “Më la një shije të keqe, thirrja që më bëri Edi Rama në një letër të hapur ku më ftonte të më takonte për çështje të reformës administrative teritoriale.Letra që kam marrë dhe ajo që kam kthyer janë të njohura për publikun”, tha Lulzim Basha.

Lidhur me reformën administrative-territoriale, Basha theksoi se është e një rëndësie të vecantë dhe përmasat që ngërthen, kërkon si minium konsensus politik, konsensus me gjithëpërfshirje. Vetë natyra e reformëse dikton këtë. Nëse kundërshtarët tanë bien në këtë qëndrim mirëse të vinë të bëjmë dialog”.

Ai tha se “për ne dialogu ka qenë dhe është vllerë, ka qenë dhe është mjet i pazevëndësueshëm për të çuar para reformat, ka qene dhe është mendësia për t’i ballafaquar problemet e jo për t’i maisur, për t’i zgjithur e jo fshehur”.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve; kërkon shqyrtimin e amendimeve në Kodin Penal

komisioni-ligjeve-xhafajDeputetët e opozitës u larguan sot nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, pas rrëzimit të kërkesës së tyre për shqyrtimin e amendimeve në Kodin Penal.
Komisioni parlamentar kishte sot në rend dite diskutimin e propozimeve për tre komisionerët e rinj të Avokatit të Popullit. Por, nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se axhenda e mbledhjes parashikonte shqyrtimin e amendimeve të Kodit Penal dhe se futja në rend dite e një çështje tjetër është bërë nga kryetari i komisionit pa u konsultuar. “Kjo është e papranueshme dhe bëhet në shkelje të perseritur te rregullores”, tha Bylykbashi.
Në përgjigjen e tij, kryetari Fatmir Xhafaj pohoi se vërtet sot ishin parashikuar të diskutoheshin amendimet në Kodin Penal, por ende nga komisionet e tjera nuk kanë ardhur propozimet.
Pas kësaj, Xhafaj hodhi në votim kërkesën e opozitës, e cila u rrëzua nga shumica në komision. Kjo më pas u shoqërua me largimin e deputetëve të opozitës.

“Amnistia” – Përfitojnë 900 të burgosur, 30 gra dhe 20 të mitur

burguRreth 900 të burgosur mund të përfitojnë nga ligji i amnistisë, i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më kërkesë të qeverisë dy javë më parë dhe i dekretuar ditën e martë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Burime të ATSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve bënë të ditur se, rreth 900 të burgosur mund të përfitojnë nga kjo amnisti, duke qenë se është një amnisti e gjerë dhe do të përfshijë të gjithë të dënuarit. Sipas të njëjtave  burimeve, mësohet se rreth 30 nga përfituesit janë parashikuar të jenë gra, po ashtu do përfitojnë me lirim nga burgu dhe rreth 20 të mitur.

Për të dënuarit që do të përfitojnë ulje dënimi, procedimi do të bëhet në ditët në vijim dhe do të pasqyrohet në kartelat e tyre personale. Nga ana e DP të Burgjeve është ngritur komisioni, që do të monitorojë zbatimin e Amnistisë nga ana e I.E.V.Penale.

Ne cdo I.E.V.Penale, më urdhër të Drejtorit të Përgjithshme të Burgjeve, do të ngrihet një komision, në përbërje të së cilës do të jetë Drejtori i Institucionit dhe punonjësit e Sektorit Ligjor.

Presidenti Dekretoi Ligjin e Amnistisë të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dy javë më parë. Në faqen zyrtare të Presidencës behet e ditur se, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar  shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Këto dy pr/ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.

OSBE organizon seminar kundër keqpërdorimit të drogës

osbe-odihr1Misioni i OSBE-së në Kosovë fillon sot një seminar treditorë për përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Doganave, Shërbimit Korrektues, qendrave për trajtim nga droga, si dhe të shoqërisë civile kundër keqpërdorimit dhe zvogëlimit të nevojës për drogë.
Në njoftimin e OSBE-së theksohet se qëllimi i kësaj konferencë është përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes këtyre institucioneve në edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së publikut rreth parandalimit të keqpërdorimit të drogës dhe rehabilitimit dhe ri-integrimi i personave të varur nga droga.
Zv/shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, do të mbajnë fjalë të rastit.

Forcimi i kapaciteteve të Administratës, MIE rol koordinues për trajnimet

milena haritoNë kuadër të iniciativës për forcimin e kapaciteteve të Administratës Publike, muajt në vijim në të gjitha institucionet do të zhvillohen trajnime me grupet e përzgjedhura.

Burime nga Ministria e Integrimit Evropian theksojnë se kjo ministri do të ketë rol koordinues në këtë  nismë  duke monitoruar të gjitha aspektet e  këtyre trajnimeve lidhur me direktivat dhe standardet për integrim.

Sipas MIE, për të diskutuar më gjerësisht për këtëiniciativë, Kryeministri Edi Rama, me mbështetjen e ministres së MIE, Klajda Gjosha dhe ministres së Inovacionit dhe Administratës  Milena Harito, organizoi një takim në sallën e Hartave në Kryeministri.

Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e ambasadorëve të huaj në Shqipëri, të gjithë trajnerëve TOT të përzgjedhur nga institucionet respektive dhe ekspertëve të huaj përzgjedhur për këtë qëllim.

Informacione të Snowden në duart e rusëve

USAZyrtarë të Kongresit amerikan njoftuan sot se disa dokumente konfidenciale ushtarake, të vjedhura nga Edward Snowden posedohen tashmë nga Rusia, vendstrehimi i tij që nga vera e kaluar.
“95 për qind e informacioneve të marra janë të fushës ushtarake, informacione si në planin taktik dhe atë strategjik, që sipas informacioneve tona ndodhen në duart e rusëve”, bëri të ditur Mike Rogers, kryetari republikan i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Parlamentari citon si provë një raport konfidencial të Pentagonit që kryen inventarizimin e dokumenteve të marra nga Edward Snowden, një ish-këshilltar i agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane NSA. Raporti nuk është bërë publik, por sipas Mike Rogers, analistët e qeverisë amerikane besojnë se të gjitha ose një pjesë e informacioneve mund të jenë aktualisht në zotërimin e shërbimeve të zbulimit rus”.
“Çështja nuk është nëse ndodhet apo jo aktualisht nën ndikimin e shërbimeve sekrete ruse, e gjithë bota është e vetëdijshme që po”, shtoi ai. Çështja kryesore është të dimë se kur ka nisur ky fenomen

Më 31 mars takimi i ardhshëm Kosovë-Serbi

serbikosoveTakimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, do të zhvillohet më 31 mars, bën të ditur zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e proçesit.

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e cituar ditën e sotme nga Radio Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia, në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA, në nivel të lartë mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç zhvillan së fundi në 12 shkurt raundin e 22-të të takimeve në Bruksel, të dytin në vitin 2014. Takimi i 31 marsit do jetë i 23-ti nga fillimi, i treti në këtë vit.

Thaçi dhe Daçiç  zhvilluan takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, gjatë të cilit kishte tre raunde. Në vitin 2013 kanë zhvilluar 17 raunde.

Që nga fillimi, procesin e ndërmjetëson dhe e udhëheq Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Baronesha Catherine Ashton.

Presidenti Nishani dekreton ligjin për amnistinë

NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar  shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Këto dy pr/ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.

Gjithashtu Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Gazmend Barbullushi.

“Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCË”, jo rezident”, thuhet në dekretin e Presidentit Nishani.

Gjithashtu Presidenti Nishani ka dekretuar edhe shpalljen e ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Privilegjeve dhe Imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit”.

Vendoset një mjet plasës në makinën e portierit të dytë të Tiranës

policiaNjë tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tiranë. Objektivi kësaj radhe ka qenë portieri i dytë i ekipit të futbollit të Tiranës, Xhino Sejdo. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një lëndë plasëse në makinë e portierit Sejdo. Policia njofton se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se në momentin e shpërthimit portieri Sejdo ka qenë duke u stërvitur me skuadrën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi autorin e ngjarjes. Policia dyshon se lënda plasëse mund të jetë kapsollë.

Banesa e kryekomunarit të Farkës goditet me antitank

01bardhiBanesa e kryetarit të komunës së Farkës u godit me predhë antitank ditën e sotme. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë në shtëpinë e kryekomunarit kanë regjistruar skenën rrëqethëse.

Nga pamjet e “A1 Report”, duket momenti i parë i një shpërthimi drite që tregon vendin dhe aktivizimin e predhës nga antitanku, nga vendi ku është kryer goditja dhe më pas rrugën që përshkron predha derisa godet vilën.

Kamera ka gjetur të freskëta edhe gjurmët e autorëve nga vendi ku mendohet se është realizuar qitja me antitank, që është pranë xhamisë dhe përballë vilës.

Sipas policisë nuk rezulton të ketë lidhje mes xhamisë dhe ngjarjes dhe ndoshta ajo është zgjedhur si vend i duhur nga autorët për shkak të pozicionit të favorshëm që kishte për të goditur vilën e kreut të komunës së Farkës.

Vetë Plaku, i cili drejton këtë komunë prej 17 vitesh, në një intervistë për “A1 Report”, thotë se familja e tij është e shokuar dhe se gjatë 17 viteve në detyrë është mundur që të bëjë më të mirë.  Nuk ka pasur konflikte në punë apo jetën e tij.

“Muri është qëlluar me antitank. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e gjithë familja ka qenë në banesë në katin e dytë të saj”, tha sot paradite Plaku.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, dhe nuk ka dëmtuar asnjë prej pjesëtarëve të familjes Plaku, të cilët në atë orë kanë qenë në gjumë. Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur një grup të zgjeruar hetimor ku janë përfshirë edhe oficerët antiterror.