Qyteti me numrin më të madh të beqarëve

singleNumri i beqarëve është rritur me 3 milionë brenda një dekade, pasi shumica e njerëzve zgjedhin të jetojnë vetëm, sipas një studimi të ri. Një analizë e detajuar tregon se në disa zona, jetojnë më tepër se 50% të njerëzve, që janë të palidhur, ku qyteti i Islingtonit qëndron në krye të listës. Rreth dy e treta e beqarëve janë burra dhe 57% janë gra.

Numri total i beqarëve ka arritur në 23 milionë në vitin 2011. Kjo përbën 51% të popullisë, duke tejkaluar numrin e çifteve. Mosha mesatare e të rriturve, që nuk kishin qenë ndonjëherë të martuar ishte 27.5. Në vitin 2001, shifra e “të pamartuarve” ishte vetëm 19.4%.

Zyra e statistikave tha se “Rritja e popullatës beqare mund të jetë rezultat i një numri faktorësh, duke përfshirë uljen e martesave, që prej viteve 1970 dhe rritjen e pranimit social për të qenit beqar ose bashkëjetus (edhe nëse nuk martohesh ose rimartohesh pas një divorci)”. Po ashtu, popullata beqare po plaket, pjesërisht si rezultat i faktit se shumë njerëz po divorcohen dhe po mbeten beqarë.

Hartat bëjnë një paraqitje të përqindjeve të grave dhe burrave të pamartuar në qytetet e Anglisë. Islingtoni ndodhet në krye të listës, me numrin më të madhe të meshkujve dhe femrave beqare.

Shkarkohen prefektët e Vlorës dhe të Kukësit

besnik-dervishi-ja-si-ndodhi-atentati_hdQeveria shqiptare ka shkarkuar nga detyra prefektët e Vlorës dhe të Kukësit.

Besnik Dervishi nuk do të jetë më prefekt për qarkun e Vlorës dhe në vend të tij do të emërohet Etjona Hoxha. Ndërsa, Besnik Dervishi pritet të emërohet në një detyrë të re si zyrtar.

Qeveria ka shkarkuar gjithashtu edhe prefektin e Kukësit, Ram Hoxhën dhe në vend të tij do të emërohet presidenti i klubit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici.

Në dhjetor të 2013-ës, Besnik Dervishit iu gjet lëndë eksplozive në makinën e tij. Edhe pse kanë kaluar më shumë se sa tre muaj, ende nuk është zbardhur kjo ngjarje. Policia ka hetur në pista të ndryshme, por ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e vendosjes së eksplozivit në makinën e ish-prefektit Dervishi.

Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës së Besnik Dervishit si ish-prefekt i Vlorës. Hetime ka pasur edhe për persona të veçantë ku në lupën e hetimit janë dy persona tashmë të dënuar për vrasje dhe që ndodhen në qeli, të njohur si organizator të rrjetit të vendosjes së bombave me aparat celular.

Kryesisht hetimet po kryhen në rrethin shoqëror të këtyre dy personave, të cilët dyshohet se janë autorët që kanë vendosur C4-ën në makinën e ish-prefektit.

Komisioni i Ligjeve debate për rendin e ditës, opozita braktis mbledhjen

komisioni-ligjeve-xhafajOpozita braktisi dje mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Shkak i debateve të djeshme në këtë komision, të cilat çuan në largimin e opozitës, ishte vendimi për të hequr nga rendi i ditës i amendamenteve për Kodin Penal dhe diskutimi i kandidatëve për komisionerë të Avokatit të Popullit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj theksoi se heqja e amendamenteve u bë për shkak se komisionet e tjera parlamentare nuk kanë sjellë amendimet e tyre në lidhje me draftin. Por nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se është e papranueshme të shtyhen amendamentet e Kodit Penal, ndërkohë që sillet në axhendë një çështje pa u konsultuar. “Është e disata herë që thyeni rregulloren, dhe rasti më flagrant i thyerjes së rregullores është shkarkimi i kryetares së ILDKP-së”, – theksoi Bylykbashi. Xhafaj sqaroi se pika e futur në rend dite ishte pjesë e kalendarit të punës por kjo nuk pengoi opozitën të largohej.

Pas daljes nga komisioni, në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi Xhafajn se ka ndryshuar rendin e ditës pa u konsultuar me kryesinë e komisionit. I pyetur dhe për shtyrjen që iu bë ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ligjvënësi demokrat tha se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një thyerje të procedurës. “Në fakt Komisioni i Ligjeve nuk e kishte për asnjë moment në kalendarin e miratuar pardje, këtë çështje. Kjo është një shkelje flagrante dhe nga ana tjetër Edi Rama përpiqet që ta shesë si një konsensus ose si një kartë mirëbesimi në pritje të diskutimeve konsensuale. Edhe në këtë rast i intereson mesazhi fals që i japin publikut por ndërkohë që e vërteta është krejt e ndryshme. Në lidhje me çështjen e nëpunësit civil, i vetmi konsensus që vlen është ai i datës 30 maj 2013. Çdo gjë tjetër është thyerje e saj”, – theksoi ai.

Debatet në Komisionin e Ligjeve Oert Bylykbashi: Ju informuat sot komisionin për ndryshimin. Sipas kalendarit sot ishte një çështje tjetër. Është e papranueshme që duke thyer rregulloren në mënyrë të vazhdueshme ne sot na avancon një çështje dhe sillet pa paralajmërim, pa konsultë mes kryetarit e nënkryetarit. Kjo është e disata herë që thyhet rregullorja nga ju zoti kryetar. Mund tu përsëris disa raste, si shqyrtimit i relacionit për AMA-n, rasti flagrant për shkarkimin e kreut të ILDKP-së kur nuk mbeti germë e rregullores pa u shkelur. Seanca të ndërpritet këtu.

Fatmir Xhafaj: Isha në dijeni të faktit që zoti Bylykbashi kishte këtë vërejtje dhe donte ta bënte publike. Kalendari vendoset me këshillim ndërsa mbledhjen e thërret kryetari. Unë u kërkova ndjesë anëtarëve që janë njoftuar dje për përmbajtjen e mbledhjes. Por për tu përgatitur për këtë çështje dokumentet kanë 3-4 muaj në Kuvend.

Arben Ristani: Kemi miratuar një kalendar. Jemi të gjithë këta burra këtu, si mund të ndryshoni axhendën?

Fatmir Xhafaj: Nuk është jashtë kalendarit.

Arben Ristani: Pse na heq të drejtën të marrim pjesë.

Fatmir Xhafaj: Nuk doje të merrje pjesë. Iku ajo u votua…

Oert Bylykbashi ndërsa largohet: Ke shkelur rregulloren. Po heq hapësirën e opozitës në Parlament. Bashkim Fino: Po mos ikni ore rrini. Oert Bylykbashi: Kot se merrni komisionin e ta çoni tek selia, atje ku zgjodhët edhe Avokatin e Popullit.

Bashkim Fino-Tahir Muhedinit: Pse na i le negocimin në mes?

Tahir Muhedini: Ç’të bësh!

 

I jep fund jetës vajza e Todi Llupit, piu mbidozë ilaçesh

todi llupiVajza e aktorit fierak, Todi Llupi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Fierit, pasi kishte pirë një mbidozë ilaçesh.

Babai i 26-vjeçares, aktori i humorit Todi Llupi njihet me rolin e Malos te skeçi “Po martojmë Malon”.

Dafina Llupi, 26 vjeçe kishte ndjekur rrugën e të atit dhe ishte aktore e teatrit ‘Bylis’ në Fier.

Por, sot në mëngjes ajo ndërroi jetë në spital, pasi dyshohet se është helmuar, duke pirë një mbidoze ilaçesh antidepresive.

Sipas të dhënave vajza ishte dërguar me urgjencë në orët e vona pas mesnatës së 26 marsit.

Drejtoresha e spitalit të Fierit, Antoneta Dhima, ka thënë se vdekja e 26-vjeçares ka ardhur nga konsumimi i një sasie ilaçesh antidepresive.

Nuk dihen ende shumë detaje për këtë ngjarje të hidhur në familjen Llupi apo shkaqet që çuan aktoren e re t’i japë fund jetës.

Hagel: Rusia forcon trupat në kufi

ushtareeeRusia vazhdon të rrisë numrin e ushtarëve të saj përgjatë kufirit me Ukrainën, bëri të ditur sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se Moska është angazhuar se nuk do t’i nxisë ata të kalojnë kufirin.

Chuck Hagel në një konference shtypi se gjatë një takimi javën e kaluar me homologun rus Sergei Shoïgu ka bërë të qartë se amerikanët “presin që rusët të mbajnë fjalën e dhënë. Por, në të vërtetë ata vazhdojnë të forcojnë trupat”, vazhdoi ai.

Komisioni Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit shqyrton dokumentacionin e mbërritur

komisioni i siguriseKomisioni Hetimor i Kuvendit “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit” u mblodh sot për të shqyrtuar dokumentacionin e ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe për të evidentuar mangësitë në dokumentacion dhe prezantimin e nevojave për plotësime apo dokumentacion shtesë.

Specialisti i ngarkuar me punë në këtë proces, Eridjan Salianji, paraqiti disa prej konstatimeve të tij në lidhje me dokumentacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. “Dosjet janë pothuajse të plota, përveç mangësisë së dokumentacionit të vlerësimit. Si ata që janë emëruar që në vitin 2005 dhe që janë liruar në 2013-n, u mungon dokumentacioni, si dhe ata që kanë qenë në detyrë dhe janë transferuar u mungon dokumentacioni”, tha Salianji.
Ndërsa Kryetari i Komisionit Hetimor, Arben Ristani, kërkoi që shkaqet e largimit nga puna të punonjësve të Policisë së Shtetit të grupoheshin sipas gradave. Por, deputetët e maxhorancës dhe të opozitës u përfshinë nga debatet. Kryetari i Komisionit Hetimor, Ristani dhe deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.
Në emër të deputetëve të maxhorancës, deputeti Taulant Balla kritikoi mungesën e disa prej anëtarëve të opozitës në këtë komision, ndërsa shtoi se opozita nuk dëshiron të vazhdojë punen ne këtë komision hetimor pasi të gjitha largimet e bëra nga Policia e Shtetit janë në zbatim të ligjit.
“Opozita, e cila kërkoi Komisionin Hetimor, prej ditësh ka degraduar me pjesëmarrje 1-3 veta. Opozita nuk ka dëshirë ta vazhdojë Komisionin Hetimor, sepse e ka të qartë që të gjithë procedurat e ndjekura për të gjithë periudhën e marrë në hetim, të gjithë transferimet dhe punësimet e reja, janë të bazuara në ligj dhe si të tilla, meritojnë vlerësimin në raportin përfundimtar të Parlamentit”, theksoi Taulant Balla. Mbledhja u shty për një ditë tjetër.

FMN kërkon rritje të çmimit të gazit në Ukrainë

FMN-JAUkraina do të rrisë me 50 për qind çmimin e gazit për popullatën duke nisur nga data 1 maj, një masë jopopullore e kërkuar nga FMN-ja për akordimin e një ndihme financiare, njoftoi sot operatori kombëtar i gazit në Ukrainë.
”Për industrinë, rritja do të jetë 40 për qind dhe do të hyjë në fuqi nga data 1 qershor”, u shpreh Juri Kolbushine, një nga drejtuesit e kompanisë kombëtare të gazit “Naftogaz”, cituar nga media ukrainase ndërsa qeveria shpreson të arrijë që nga dita e sotme një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Meta takon zv/Ministrin e Jashtëm të Mongolisë

ilirmetaKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kuvend Zv. Ministrin e Punëve të Jashtme të Mongolisë Damba Gankhuyag.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi avancimin e dukshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë muajve të fundit dhe shprehu bindjen se vizita e Zv. Ministrit të Jashtëm Gankhuyag në Tiranë do t’i japë në shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë drejtim, Meta bëri një vlerësim të veçantë për zhvillimin dhe rritjen e madhe ekonomike që ka njohur Mongolia gjatë viteve të fundit dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Mongolisë Damba Gankhuyag shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Tiranë duke theksuar se në këtë 65 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria dhe Mongolia kanë shansin e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet miqësore mes tyre. Në këtë kuadër, Gankhuyag i dorëzoi z. Meta ftesën e Kryetarit të Parlamentit të Mongolisë Zandaakhuu Enkhbold për një vizitë zyrtare në Ulan Bator gjatë këtij viti, ftesë të cilën Kryetari i Kuvendit e pranoi me kënaqësi.
Meta dhe Gankhuyag shprehën vullnetin e përbashkët për nënshkrimin e marrëveshjeve të nevojshme bilaterale në funksion të forcimit konkret të shkëmbimeve parlamentare, ekonomike, turistike, kulturore dhe arsimore mes dy vendeve. Në përfundim të takimit, u vlerësua edhe hapja e Konsullatave të Nderit në të dy vendet si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy popujve.

Rama: Procesi, falas për shtëpitë. falen penalitetet e vjetra

rama-kryeminister_0Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shpalli sot nga Paskuqani, planin e ri të qeverisë shqiptare për legalizimin e ndërtimeve informale dhe urbanizimin e të gjithë zonave duke i kthyer në kapital të çliruar.

Rama, deklaroi se qeveria ka ndryshuar ligjin aktual të legalizimeve, i cili më pas do të marrë votën e Kuvendit. Thelbi i këtij ndryshimi ka të bëjë me ndryshimin e skemës së procesit të legalizimeve, ku nuk janë qytetarët që do të shkojnë te zyrat e shtetit, por administrata do të shkojë tek qytetarët për të kryer procesin e regjistrimit të banesave informale.

Kryeministri shqiptar deklaroi se procesi i legalizimit për qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi banimi do të jetë falas, ndërsa për ata që kanë ndërtuar për objekte biznesi, procesi do të kryhet me faturën përkatëse.

Në takimin që po zhvillohet pritet të shpërndahen edhe një numër dokumentesh të përfundimit të procesit të legalizimit, të cilat më pas do të regjistrojnë pronën në hipotekë, duke e kthyer një ndërtim në kapital real financiar.

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se qeveria do të falë të gjitha pealitetet që i janë vënë qytetarëve në të shkuarën.

Këto ndryshime do t’i kalojnë për miratim përfundimtar parlamentit dhe do të na garantojnë zotimit tonë që ju dhe si ju mbi 200 mijë familje që presin prej vitesh pa fund legalizimin të mund të bëheni pronar legjitim të shtëpive tuaja. Shtëpitë tuaja të kthehen nga kapitale të vdekura, në kapitale të qarkullueshme, që do nxisin ekonominë e familjes suaj.”, theksoi Rama.

Kreu i Ekzekutivit theksoi gjithashtu se “ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe duhet ta kujtoni sepse besoj është me rëndësi që unë personalisht së bashku me Artan Lamen, kemi qenë të parët në Shqipëri që kemi folur për legalizimet, kemi qenë të parët që kemi bërë një plan legalizimesh, kur ishim në fillim të rrugëtimit tonë për të modernizuar Tiranën.”
“Plani ynë, tha Rama, solli një produkt të rëndësishëm, qytetarët i morën informacionin nga njësia bashkiake, por mbetën peng të peshkaqenëve që drejtonin Aluizmin, por sot përfundoi kjo padrejtësi, pasi ne vendosëm t’ju japim mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë sakrifikuar shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë të realizojnë ëndrrën e tyre”, tha Rama, i cili kujtoi se kanë qenë rreth 160 mijë familje që kanë tetë vjet që sorollaten nëpër tiranë për të legalizuar pronën e tyre.

Obama: Bota është më e sigurt kur Evropa dhe SHBA-ja janë të bashkuara

ObamaPresidenti amerikan, Barak Obama u shpreh sot në përfundim të Samitit BE/SHBA, që bota është më e sigurt dhe më e drejtë kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar dhe me qëllime të përbashkëta.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa janë të bashkuara në çështjen e krizës së Ukrainës ndërsa Rusia ka mbetur e vetme”, deklaroi Obama gjatë një konference shtypi.