“Amnistia” – Përfitojnë 900 të burgosur, 30 gra dhe 20 të mitur

56

burguRreth 900 të burgosur mund të përfitojnë nga ligji i amnistisë, i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më kërkesë të qeverisë dy javë më parë dhe i dekretuar ditën e martë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Burime të ATSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve bënë të ditur se, rreth 900 të burgosur mund të përfitojnë nga kjo amnisti, duke qenë se është një amnisti e gjerë dhe do të përfshijë të gjithë të dënuarit. Sipas të njëjtave  burimeve, mësohet se rreth 30 nga përfituesit janë parashikuar të jenë gra, po ashtu do përfitojnë me lirim nga burgu dhe rreth 20 të mitur.

Për të dënuarit që do të përfitojnë ulje dënimi, procedimi do të bëhet në ditët në vijim dhe do të pasqyrohet në kartelat e tyre personale. Nga ana e DP të Burgjeve është ngritur komisioni, që do të monitorojë zbatimin e Amnistisë nga ana e I.E.V.Penale.

Ne cdo I.E.V.Penale, më urdhër të Drejtorit të Përgjithshme të Burgjeve, do të ngrihet një komision, në përbërje të së cilës do të jetë Drejtori i Institucionit dhe punonjësit e Sektorit Ligjor.

Presidenti Dekretoi Ligjin e Amnistisë të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dy javë më parë. Në faqen zyrtare të Presidencës behet e ditur se, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar  shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Këto dy pr/ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.