Aurora Allushajt
Në të gjithë e kishim harruar Alvin. Vraponim në përditshmërinë tonë, punë, pazare, takime me miq e mbrëmjeve ktheheshim në familje. Ndërkohë që për Agronin, babain e Alvin nuk është e njëjta gjë. Që prej 2014-ës kur ish gruaja u nis drejt Sirisë me të birin ai ka harruar të jetojë.
Aktualisht në shtetin Sirian ndodhen të bllokuar rreth 8000 fëmijë europianë.
Këta fëmijë kanë parë me sy tmerrin e luftës, fëmijë që kanë një ‘faj’ të vetëm, kanë ardhur në jetë nga njerëz që u indoktrinuan lehtësisht.
Përveç rrezikut nga bombardimet turke, risku për abuzime, dhunë e keqtrajtime është shumë i lartë.
Mbrëmjen e kaluar programi italian “Le iene” risolli në ekran rastin e Alvin, fëmijës që kërkohet nga babai i tij prej 2014-ës. Dhimbja ishte shumë e fortë, ishte e njëjta që ndjeva kur rojet detare italiane përhapën fotografinë e nënës së mbytur në fund të detit me fëmijën e saj.
Ngjarje që fatëkeqësisht kohët e fundit përsëriten më frekuencë të shpejt. Pamje të forta, Agroni takoi djalin e tij pas 5 vitesh por u detyrua ta lërë në kampin Sirian për shkak të procedurave.
Babai i Alvin iku gjysmë i vdekur nga ai kamp, por çdonjëri prej nesh vdiq nga pak mbrëmjen e djeshme.
Vdiq shteti ynë, organizatat, shoqëria jonë…
Në sytë e Alvinit të vogël kemi vdekur të gjithë nga pak.


Një shtetase polake është plagosur pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi.

Media amerikane, “Fox News”, ka komentuar deklaratat e presidentit shqiptar, Ilir Meta, me të cilat ai akuzon Xhorxh Sorosin se është përfshirë me një komplot me qëllim kapjen e hallkave të shtetit dhe për të destabilizuar vendin.

Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kolonjonës ku u numëruan 34 kuti votimi. Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai fitoi me 4278 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota.

Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar nesër (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama.
Nga Vlora, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ende shumë punë për të bërë për sigurinë në plazhe.
Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend 55 firmat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.