Me zorrët e tua ata bënë lidhëse këpucësh

bledi maneBledi Mane

Merre, lexoje, lexoje këtë letër malaka! E shkruajta gjithë natën. Pa gjumë mbeta duke vrarë mendjen sesi t’u vras edhe ju të gjithëve. T’ju zhduk se më zhdukët çdo qelizë njerëzore, çdo ind në trup ma tkurrët e ma tretët. Më mbyllët këtu në këtë qeli të qelbur qysh në ’97-n e m’i flakët çelsat në det. Kujtoni se unë jam i vetmi grabitës, i vetmi kriminel shqiptar në këtë tokë?

-Sa prej jush vidhni e vrisni çdo ditë në tokën tuaj, në tokën e Zeusit. Ju dëshpëroheni pse një shqiptar grabit atdheun e grekërve dhe mbyllni sytë e zinj pse grekër të poshtër si ju nxini një tokë kaq të bekuar e nuk nxiheni e as zverdheni prej mëkateve? Ju e degjeneruat vendin tuaj, por ka faj ajo Gjermania që ju dha bukë e para se do kishit ngordhur si qenër. Andej nga ne do vinit si në ’45-ën e do shkërdheheshit në bythë për një kothere misri. Ndaj do t’u vras të gjithëve siç vrau Zerva çamët e Parathinisë!-bërtita i zgajdur nga monologu dhe me grushtin mbështjellë letrën time godita derën e hekurt të qelisë.

Gardiani i turnit, që rrinte më vëzhgonte përmes dritares së vogël të derës, zgjati fytyrën e skuqur dhe më bëri me shenjë t’i afrohesha.

-Çfarë do o pusht i fëlliqur?-e pyeta me hakmarrjen që më kishte tjetërsuar 17 vjet rresht

-Ta çaj gojën, shqiptar i qelbur! Ta çaj gojën barktharë!-pëshpëriti vjedhurazi gardiani tek sytë e të cilit mbeti e u stampos urrejtja ime finale.

Nënqesha plot ironi, thirra në qiellzë sekrecionet e mushkërive dhe stomakut, i rrumbullakosa si një top lecke brenda gojës të gjitha bashkë dhe mes dritares katrore ku kishim puthitur fytyrat ia përplasa i ekzaltuar mbi surratin e zi pa ngjyrë.

Pëlltaq!-kërcitën gëlbazat e mia e iu varën nga vetullat e trasha drejt hundës deri poshtë në mjekër.

-Hahahahahahaha, qeshja i ngopur nga poshtërimi, ndërsa i ziu gardian i dhjerë nga akti, pastronte me shpejtësi fytyrën.

-Nuk ngopem, nuk ngopem me ju o plehra. Po dola një ditë jashtë këtij burgu, Promete do të bëhem dhe me zjarrin që do u vjedh pyjeve tuaja, nuk do u ndriçoj, por do u djeg të gjallë. Dua t’ju shfaros!!!

Ndërsa i vija vërdallë qelisë i gëzuar, ndjeva që dera e hekurt kërciti e u hap. Gardiani me fytyrën tashmë të pastruar u turr drejt meje si korbi kufomës dhe gjuante mbi kokën time me tufën e çelsave të rëndë lidhur pas dore. Për momentin e humba, por plani i përgatitur një natë më parë më feksi në kokë si rrufetë e gushtit. Goditja e radhës që më dha gardiani më shtriu mbi krevatin e vetëm të qelisë e më ndihmoi njëkohësisht. I shtrirë shakull mbi dyshekun kokallë prej mykjes, zgjata dorën poshtë tij dhe rrëmbeva me dorë thikën e mprehur enkas për këtë ditë. Vërtik kërceva nga krevati e me këmbët hapur i qëndroja si Gjigandi i Rodosit gardianit të tkurrur.

-Mossssss, mos gjuaj-klithi i trembur greku i vrenjtur e s’mundtte të lëvizte nga mpirja e frikës.

-Mossss, klithi së dyti dhe tufa me çelsa i ra në tokë.

Zhurma e tyre më shpërtheu brenda trurit dhe tek mendoja se ata çelsa më kishin kyçur nga ajri, nga familja, nga shokët, nga qejfet, nga e ardhmja u ndeza dyfish e u lëshova mbi prenë time pa më të voglin pishmanllëk. Gardiani nuk lëvizte, por zgurdullonte sytë. Unë si shigjetar iu vërsula atij plot mllef, inat, urrejtje… Nuk ishte më gardiani që më ironizonte gjatë turnit, gardiani që më shante racën. Ai u tjetërsua para syve të mi në grekun që s’më dha rrogën, në grekun që s’ma dha vajzën për nuse, në grekun që më shante origjinën, në grekun që më zinte në gojë bukën, në grekun që më etiketonte si turk musliman, në grekun që më tjetërsonte Skënderbeun, në grekun që natën e palloja dhe ditën më spiunonte në polici, në grekun që më shkelte pasaportën…

Thikën e parë ia ngula në zemër dhe pa iu shterur currilat e gjakut të parë, goditjet e tjera ia dhashë lart e poshtë, majtas e djathtas në formën e kryqit, tek i cili bëjnë sikur besojnë plot hipokrizi materialiste.

Gjaku iu plas i pari mbi dysheme e mbi pellgun e kuq që zmadhohejtë u palos edhe gardiani. Dola jashtë qelisë në korridorin e heshtur të sektorit dhe me duart hapur anash ecja dhe bërtisja:

-E vrava! E vrava me duart e mia, e vrava me thikën që shokët e tij ma futën fshehurazi në qeli. E vrava! Një grek më pak, një kënaqësi më shumë për mua fukarian shqiptar të mykur e të tharë nga izolimi i vetmuar. E vravaaaaaaaaaaa…

 

2./

-Dua pak ujë!-kërkova sa hapa sytë. Një tavan tjetër vizatohej sipër fytyrës time.

-Ku jam? Di greqisht ti? Ka ardhë plaka ime në takim?-pyesja pa rreshtur fytyrën që vinte vërdallë meje. Mesoburri nuk reagonte, por herë-herë më ngultte sytë e shikonte plot fodullëk e ankth në pritje të diçkaje.

-Ku jam, më jep pak ujë?-pyesja, por heshtja përplaste zërin tim nëpër katër muret e bardhë.

-Grek je, ku jam unë?-pyeta sërish dhe bëra të çohem.

-Ooooo, ooooo-klithmat që dolën nga shpirti kërcitën kafazin e kraharorit dhe ndjeva që mushkëritë m’u ngushtuan si hinkë.

-Ooo…-klithma e tretë u përgjysmua. Nëpër kapërcyellin e fytit ndjeva të kullonte një pelte e rëndë, e nxehtë e teksa i afrohej gojës një pjesë tjetër prej saj nxitoi drejt mukozave të hundës. U mpiks aty dhe nuk linte që ajri i plogësht i marsit të depërtonte. Të njëjtën gjë bëri dhe masa e kuqe në gojë. Sytë donin të zëvendësonin gojën për të folur e po më çapleheshin duke kërkuar ndihmë. Fytyra e atij burri ashtu si tavani që më rrinin mbi kokë folën njëkohësisht:

-Paske shpirt maceje o shqiptar i ndyrë kokëgdhë!

Qepallat e syve m’u rënduan, por nuk mundesha dot t’i komandoja. Qafa m’u var nga krahu i kundërt i grekut të fundit që po shikoja. E ndjeja që po vdisja. Po vdisja i nxirë nga dhimbja, i nxirë dhe nga turpi. I nxirë nga turpi se po vdisja në sytë e një greku…

 

3./

Në përfundim të eliminatoreve të Kampionatit Ballkanik të allishverisheve nacionaliste, ndeshja e rradhës Greqi-Shqipëri përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 (një me një). Faleminderit për vëmendjen tifozëve të të dy kampeve kundërshtare. Mirëutakofshim në duelet e rradhës. Kali nihta zonja dhe zotërinj!

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

 

Liqeni i vdekjes, kush e prek, vdes

liqenifff-3Liqeni u zbulua nga fotografi Nick Brandt, kur ai iu afrua brigjeve të Liqenit Neitron në Tanzani.

Pamja është tronditëse dhe e pashpjegueshme akoma! Kufoma të kafshëve të ndryshme – veçanërisht zogj, duken sikur kanë qëndruar për pak mbi ujrat e liqenit, dhe papritur dikush ka thithur gjithë jetën e tyre duke i kthyer në mumje!

Ujërat e liqenit kanë përmbajtje të lartë natriumi, dhe kjo ka bërë që çdo gjë përreth liqenit të jetë e thatë. Të gjitha qeniet e gjalla kur afrohen, shndërrohen në fosile! Ky liqen është në të vërtetë i vdekur. Temperatura e ujit arrin 60 gradë Celsius, sipas revistës “New Scientist”.

/Express/

Kreu i SHISH pajiset me certifikatën e sigurisë

visho-ajazËshtë konfirmuar tashmë se, Visho Ajazi, i cili posedon postin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, tashmë është pajisur me certifikatë sigurie.

Një reagim lidhur me këtë çështje është dhënë nga deputeti, Spartak Braho, i cili theksoi se do të ketë kontrolle të rrënjësishme në zyrat e institucionit.

”Nga aplikimi që ka bërë në drejtorinë përkatëse është pajisur me certifikatë. Do të parashikohet që brenda ditëve që do të vijnë, të raportohet në Komisionin e Sigurisë ashtu sikundërse komisioni ka marrë përsipër që të ushtrojë një kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it për vitin e kaluar. Ne nuk do të kontrollojmë makinën e drejtorit por do të kontrollojmë zyrat dhe çka mbajnë zyrat brenda”, – tha Spartak Braho.

Po ashtu, ai deklaroi se institucioni në fjalë ka nevojë imediate për ristrukturim pasi ka kaluar një periudhë jo të mirë.

“Është ai kompetentë për të vendosur për fatin e drejtorit dhe të kësaj strukture e cila padyshim duhet të rifreskohet dhe rigjallërohet, sepse ka kaluar një periudhë të vështirë dhe jo shumë efiçente”, – vijoi më tej ai.

Ndërsa për qëndrimin që presidenti mban në lidhje me këtë institucion me rëndësi për çështjet vendore, ai u shpreh se, kreu i shtetit duhet të arsyetojë në mënyrë të drejtë dhe asnjanëse drejt arsyetimeve dhe gjykimeve të pandikuara.

“Vërej që presidenti o nuk njeh ligjin o bën qëllimisht të paditurin. Presidenti duhet të rrijë mbi palët, të arsyetoj drejt dhe jo të merret me prononcime që nuk e ndihmojnë as atë dhe as situatën. Në këto raste presidenti duhet të heshtë ose të flas sa më pak dhe ato që thotë t’i thotë saktë”, – tha Braho.

20 ish-punonjës së Policisë së Shtetit çohen në Prokurori

prokuroriaMinistria e Punëve të Brendshme ka çuar në Prokurori rreth 20 ish-drejtues dhe punonjës së Policisë së Shtetit, të cilët i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej qindra mijëra dollarësh.

Nga një auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë janë konstatuar shkelje të shumta ligjore. Sipas Ministrisë së Brendshme këto shkelje i kanë shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave.

Mësohet se, nga shkeljet e bëra në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë dërguar për ndjekje penale 5 ish-drejtues dhe anëtarë të njësive të hartimit të dokumenteve.

Nga Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë (QSHAMT) janë dërguar për ndjekje penale 6 persona. Këta persona janë përgjegjës për keqmenaxhimin në administrimin e mjeteve të transportit, mos ruajtjen dhe dëmtimin e këtyre mjeteve me pasoja financiare në buxhetin e shtetit, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) janë dërguar për ndjekje penale 3 persona. Ata janë përgjegjës për mos dokumentimin e një sasie të konsiderueshme skrapi përbërë nga mjetet e transportit gjendje fizike në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë.

Nga njësia rajonale e policisë rrugore Tiranë, janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, të cilët janë përgjegjës për mos zbatimin e rregullave të dorëzimit të mjeteve në afat, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.

 

Ylli-Kershagel, diskutime për rritjen e standarteve të shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës

Kreu-i-Inspektoriatit-te-Punes-Dritan-Ylli-ne-takim-me-Drejtorin-e-Shendetit-dhe-Sigurise-te-Inspektoriatit-te-Austrise-Josef-KershagelNjë grup përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të Shqipërise, zhvilloi një vizitë studimore njëjavore në Austri. Të kryesuar nga drejtuesi i këtij institucioni, Dritan Ylli, zhvilluan disa takime me drejtues të lartë të Inspektoratit shtetëror të punës së Austrisë, sikurse vizituan nga afër disa prej kompanive më të njohura të cilat janë lider në tregun austriak dhe atë global, të tilla si Voestalpin, një ndër ndërmarrjet më të njohura në fushën e metalurgjisë në botë, apo kompania Heindl, një ndër markat më të njohura të prodhimit të cokollatës. Qëllimi i këtyre vizitave në këto kompani ishte njohja nga afër me kushtet e punës dhe standartet e aplikuara për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve.

Gjatë vizitës në zyrat e Inspektoratit shtetëror të punës në Vienë, përfaqësuesit e dy inspektoriateve patën mundësinë të ofrojnë njohjen me organizimin dhe prioritetin e punës për të dy inspektoratet. Drejtori i ISHP-së së Shqipërisë, Dritan Ylli zhvilloi një takim të posacëm me Drejtorin e Sigurisë dhe Shëndetit, Josef Kershagel. Gjatë këtij takimi z.Ylli e njohu z. Kershagel me prioritetet e punës, ku është përqëndruar inspektorati. Ai theksoi se prioritet kryesor është rritja e standarteve për një punë më të shëndetshme dhe të sigurtë, ku edhe punonjësit shqipëtarë të kenë mundësinë të punojnë në kushte të mirëqena pune, ashtu sikurse punonjësit në tregun e Bashkimit Evropian. Prioriteti tjetër madhor, theksoi z.Ylli është lufta kundër punës ilegale dhe informalitetit në tërësi, sikurse edhe respektimi i kontratës së punës mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Kryeinspektori Dritan Ylli ne Austri

Nga ana e tij zoti Kershagel, garantoi Kreun e Inspektoratit të Punës se Shqipërisë për një mbështetje, qoftë përsa i përket rritjes së fuqizimeve të kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të informacionit dhe trajnimeve, sikurse garantoi një mbështetje të Inspektoratit shtetëror të punës së Shqipërisë, në organizatat ku është anëtare, si në Organizatën Botërore të Punës, apo dhe në Agjensinë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në punë.

Ndërkohë një prezantim mjaft i vlefshëm për grupin e Inspektoratit të Punës së Shqipërisë, u bë nga koordinatorja e inspektoratit shtetëror të Austrisë, me Agjensinë e Shëndetit dhe sigurisë, Martina Hakelbusher. Hakelbusher evidentoi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe masat që po ndërmarrin vendet e BE-së për reduktimin e aksidenteve në punë dhe rritjen e efektivitetit për sigurinë dhe shëndetin në punë, në kuadër të objektivave dhe vizionit të Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Punës.

Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel

edi rama 6Me ftesë të Kancelares Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani.

Takimi më i rëndësishëm për Kryeministrin Rama në këtë vizitë, është takimi me Kancelaren Merkel, e cila i rezervon Kryeministrit të Shqipërisë një pritje të nivelit më të lartë protokollar, sipas një njoftimi zyrtar të zyrës së shtypi të kryeministrit.

Te martë në orën 12.00, Kryeministri Rama do të pritet në Kancelarinë gjermane nga Kancelarja Merkel, ku do të ketë dhe një ceremoni të nderimit ushtarak.

Më pas do të zhvillohet takimi dypalësh mes zotit Rama dhe zonjës Merkel, që do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve. Në vijim, rreth orës 13.15, parashikohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar dhe Kancelares gjermane.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri Rama do të zhvillojë dhe disa takime të tjera të rëndësishme. Në orën 11.00 , zoti Rama do të takohet me kryetarin e Bundestag-ut, ndërsa më parë do të zhvillojë një takim dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm edhe me Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë.

Në mbrëmje, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman, sipas njoftimit zyrtar .

Jahjaga dënon ashpër plagosjen e tre policëve në veri të Kosovë

jahjagaTre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë plagosur mbrëmë rreth orës 22:00 në një pritë, afër Zubin Potokut, në veriun e vendit me katër komuna me shumicë serbe.
Sipas burimeve policore prita ishte ngritur në fshatin Banjskë të Zubin Potokut dhe tre të plagosurit janë të komunitetit serb.
Në spitalin e Mitrovicës Veriore kanë thënë se nga tre policët të plagosur një është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pas ndihmës ambulantore janë liruar për në shtëpi.
Në një deklaratë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon ashpër sulmin nga prita, në Zubin Potok, ndaj policëve në detyrë të Policisë së Kosovës dhe e cilëson këtë akt si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.
Presidentja Jahjaga thekson se “sulmi mbi Policinë e Kosovës, nga persona ende të panjohur, është përpjekje për të pamundësuar zbatimin e ligjit dhe për të mbajtur në tension qytetarët e vendit”.
Ajo siguron se “institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë pengimin e vendosjes së rendit në tërë territorin e vendit dhe nuk do të pranojnë rrezikimin e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”.
“Policia e Kosovës është institucioni që ka ndërtuar besimin në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe ajo garanton sigurinë për të gjithë”, thekson
Presidentja Jahjaga dhe bën thirrje që autorët e sulmit mbi policinë të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Gjiknuri: ” Analiza vjetore CEZ, nuk do të mungojë energjia elektrike”

gjinkuriMinistri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë analizës vjetore të CEZ  tha sot se “kemi një reduktim  te humbjeve të emergjisë elektrike për muajin shkurt me gati 6%. Nga 48% që kanë qënë humbjet në shkurt të  vitit 2013, shifra qe eshte shënuar është,  42.1%, në fund të shkurtit 2014, tha ai .

Më tej Ministri Gjiknuri shtoi se “arkëtimet kanë një rritje nga 3.2 miliard që kanë qenë në shkurt të vitit 2013 në 3.8 miliard në shkurt të vitit 2014”.

Sipas tij, “faturimi i energjisë është shumë i rëndësishëm”,  dhe se , “ajo energji që lëshohet në rrjet duhet të faturohet. “

Shqipëria ka vuajtur nga mos faturimi i energjisë elektrike për shkak të punës së dobët të kompanisë, por njëkohësisht dhe për shkak të mungesës së interesit nga ana e shtetit në vitet e fundit, për t’i kushtuar këtij sektori vëmendjen që duhet.

“Humbja në fakt është vjedhje dhe ju mbetet ju një detyrë shumë e madhe që të konstatojë këto raste dhe t’i luftojë ato”, cilësoi Ministri Gjiknuri.

Në fjalën e tij Ministri i Energjitikës dhe Industrisë tha se “qeveria shqiptare po e vlerëson maksimalisht faktin se vendi humbet gati 200 milionë dollarë çdo vit nga vjedhjet e energjisë. Është një shifër e pafalshme, shifër shumë e lartë ndaj kjo e bën enegjinë shumë më të shtrenjtë”.

Ai shtoi se “Qeveria i ka marrë masat, kompania i ka marrë masat që furnizimi të mos mungojë, siç e treguam këtë dimër kur energjia nuk mungoi në familjet shqiptare”.

15 shenja dhune në trupin e Ilia Karelit

ilia 2Është përcjellë për në banesën e fundit, Ilia Kareli, shqiptari që humbi jetën në një burg të Greqisë. Ai u varros në fshatin Zhupan të Fierit dhe arkivoli me trupin e pajetë shoqërohej nga njerëz që mbanin në duar flamurin kombëtar.

Gjithashtu, trupit të pajetë të Ilia Karelit sot iu bë një ekspertizë e re mjeko-ligjore në morgun e Fierit, pas pretendimeve të familjarëve se, e kanë keqtrajtuar në mënyrë monstruoze, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen në burgun grek.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit thanë se, në trupin e Ilia Karelit u gjetën 15 shenja dhune, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Ekspertiza u krye nga një grup prej 3 ekspertësh mjeko-ligjorë, dy nga Tirana dhe një nga Fieri. Rezultatet e ekspertizës pritet të publikohen gjatë orëve në vazhdim, ndërsa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për vdekjen e Karelit.

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, policia e Fierit ka marrë nga familjarët trupin e pajetë të Kudret Kumes për t`i bërë ekspertizën mjeko-ligjore.

Trupi i pajetë i Kudret Kumes mbërriti nga Greqia, pasditen e djeshme në banesën e tij, në fshatin Zhupan të Fierit, ku edhe do të varroset nga familjarët e tij.

Ekzaminimet mjeko-ligjore në Greqi treguan se, ai u rrah në mënyrë brutale nga policët grekë që i thyen kafazin e kraharorit me shkop gome, ndërsa ka dyshime se përdorën dhe elektroshokun, si hakmarrje për vrasjen e gardianit grek.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë gjetur shenja djegieje në pëllëmbën e dorës së djathtë të 40-vjeçarit, gjë që dëshmon se Kareli është torturuar.

Ndërkohë rezultati i mjekut ligjor përjashton mundësinë që vdekja e Ilia Karelit të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pra si komplikacion i zemrës ose shkaqe të tjera patologjike, dhe arrin në përfundimin se shkaku i vdekjes është dëmtimi i kafazit të kraharorit nga goditjet me shkop gome. Raporti mjeko-ligjor në Greqi flet për dëmtime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ilia Kareli apo Kudret Kume, prej 1997 ishte burgosur në burgjet greke për një sërë akuzash. Ditë më parë ai kërkoi leje për të takuar nënën e tij, e cila ishte e sëmurë, por pas refuzimit të radhës që ju bë nga autoritetet, në shenjë proteste ai vrau një gardian në burgun e Malandrinos.

Pas ngjarjes ai akuzoi drejtësinë greke se nuk po e lejonte të takonte familjarët. 40-vjeçari u transferua në një burg tjetër, atë të Nigratas, ku gjeti edhe vdekjen nga torturat.

Dy të rinj bien në kanionin lumit Erzen në Dajt

82749257Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kanionin e lumit Erzen, pas malit të Dajtit, ku dy të rinj të cilët ndodheshin në ekskursion kanë rënë.

Bëhet e ditur se, njëri prej tyre është shpëtuar nga shokët, ndërsa i riu tjetër është ende në kërkim në kanionet e Erzenit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e te riut.

I riu që aktualisht dyshohet se ka rënë në kanionin e Lumit Erzen, pas malit të Dajtit, ashtu si shumë grupe të tjerë të rinjsh kishin shkuar për t’u argëtuar këtë fundjavë në kanionin e lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Një aventurë kjo që nuk ka përfunduar mirë.