Ja cilat janë efektet magjike të kafes

kafePër shumë njerëz, kafja është “mikesha” më e mirë, pasi na gjendet pranë kur kemi nevojë. Kafja është e ngrohtë dhe na mban në formë. A e dini çfarë efekti ka ajo në trurin tonë? Për fat të mirë, shkenca mund të na e tregojë. Pikësëpari, shkencëtarët janë kafepirësit më të mëdhenj nga të gjithë. Ndaj, ata kanë qenë më të motivuar për të ditur më tepër për efektet magjike të kafes. Ja faktet shkencore thelbësore që kushdo duhet t’i dijë për kafen:

Efekti i molekulave të kafeinës

Forma e kafeinës është e ngjashme me një molekulë të rëndësishme të quajtur “adenozinë”, e cila rregullon funksionin e trurit. Kafeina është e ngjashme me adenozinën dhe shkakton të njëjtin efekt në tru.

Ka një kohë më të përshtatshme për të pirë kafe

Kjo pasi ne udhëhiqemi nga cikli biologjik prej 24 orësh, i njohur si ora cirkadiane. Kur zgjoheni herët në mëngjes, truri është ende i pajisur me kortizol, një përbërës natyral që ju mban vigjilentë. Ndaj, edhe pse mund t’ju duket sikur keni nevojë për kafe, në fakt ajo nuk ju nevojitet. Më mirë të prisni derisa nivelet e kortizolit të ulen.

Përqëndrimi i kafes në gjak

Pas 10 minutash, përqendrimi i kafeinës në gjak arrin gjysmën e perqëndrimin maksimal, që është i mjaftueshëm për të krijuar një efekt. Kafeina arrin nivelin maksimal, duke ju bërë shumë vigjilentë, 45 minuta pasi e pini. Në varësi të aftësisë trupore për ta shpërbërë kafeinën, ju mund t’i ndieni efektet e saj për 3-5 orë.

Kafeina e ndikon trurin shumë më ndryshe sesa birra

Ndërsa birra na bën më kreativë, kafeina na jep më tepër energji (foto).

Përveç kafeinës, ka përbërës të tjerë në kafe që i bëjnë mirë shëndetit

Kafeja përmban qindra përbërës të tjerë, si antioksidantët, që e mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Këto molekula shkaktojnë plakjen dhe lidhen me sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se ata që e pijnë kafen kanë një risk më të ulët për sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe shumë sëmundje të tjera.

Ka një problem! Shumë prej atyre që e pinë kafen, konsumojnë edhe shumë duhan, ose mish të kuq, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Kjo do të thotë se të dhënat e mësipërme shkojnë në favor të riskut të shtuar, ndaj këto zakone duhen shmangur nëse doni që kafja të ketë efekt pozitiv. Këto nuk janë të dhëna përfundimtare, por padyshim, janë inkurajuese për adhuruesit e kafes!

 

Parashikimi i gjyshes profete: ‘Vladimiri do të jetë sundimtar i botës’!

putinVangelia Pandeva Dimitrova, (31 janar 1911 – 11 gusht 1996), e njohur  si Gjyshja Vanga, ishte një femër e pashkolluar, e verbër, e cila thuajse tërë jetën e saj e kishte kaluar në malet e Bullgarisë. Shumë njerëz, anë e kënd botës, janë të bindur edhe sot e kësaj dite se ajo ka pasur aftësi paranormale. Sido që të jetë, disa nga profecitë e saj, nga aspekti ynë kohor, duken mjaft interesante. Vanga thoshte se në Tokë jetojnë edhe alienët, të cilët kanë ardhur nga planeti Vamfim.

Shkatërrimi i botës

Ajo flet për famën e Rusisë, për ngritjen e sërishme të Rusisë dhe për sundimtarin e tetë rus, Vladimirin, i cili do të bëhet sundimtar i botës. Në kuadër të ngjarjeve aktuale në Rusi dhe Ukrainë, disa kanë konstatuar se Putini me të vërtetë është Vladimiri i tetë në krye të Rusisë.

Ja disa nga profecitë e kësaj plake, që shkojnë deri në vetëshkatërrimin e botës:

2014 – Shumica e njerëzve do të vuajnë nga ulcerat dhe kanceri i lëkurës, të shkaktuara nga armët kimike.

2016 – Evropa do të jetë thuajse e zbrazët, pa njerëz.

2018 – Fuqia e re botërore do të bëhet Kina.

2025 – Evropa është pak e banuar.

2028 – Gjendet një burim i ri i energjisë. Do të fluturojë ekuipazhi me njerëz për në Venerë.

2033 – Shkrihet akulli në polet e tokës. Vjen deri te rritja e nivelit të oqeaneve.

2043 – Ekonomia botërore lulëzon. Në Evropë sundojnë myslimanët.

2046 – “Kultivohen” të gjitha organet e trupit, ku zëvendësimi i organeve të sëmura bëhet mënyra më e mirë e shërimit.

2066 – Me rastin e sulmit kundër Romës myslimane, SHBA-ja për herë të parë përdor armën klimatike – ngrirjen e menjëhershme.

2076 – Në Tokë mbretëron komunizmi, shoqëria pa klasa.

2084 – Natyra e merr veten ngadalë.

2088 – Paraqitet një sëmundje e re – plakja për disa sekonda.

2097 – Plakja e shpejtë shërohet.

2100 – Një diell artificial fillon ta ndriçojë anën e errët të Tokës.

2111 – Njerëzit bëhen robotë të gjallë.

2164 – Shkencëtarët i shndërrojnë kafshët në gjysmënjerëz.

2167 – Paraqitet një besim i ri.

2183 – Kolonia njerëzore në Mars bëhet fuqi bërthamore dhe kërkon pavarësi nga Toka.

2195 – Kolonitë e nënujshme bëhen plotësisht të pavarura me ushqim dhe energji.

2201 – Dielli fillon të shuhet.

2221 – Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzimi bie në kontakt me gjëra të tmerrshme.

2273 – Me përzierjen e racave të verdhë, të bardhë dhe të zezë, krijohet një racë e re.

2288 – Udhëtimet në kohë dhe takimi me jashtëtokësorët.

2299 – Në Francë rritet lëvizja partizane kundër myslimanëve.

2304 – Zbulohet sekreti i Hënës.

2378 – Raca e re në Tokë shumohet me shpejtësi të madhe.

3797 – Në Tokë zhduket çdo formë e jetës, por njerëzit vazhdojnë të jetojnë në sistemet e tjera diellore.

3803 – Klima e planetit të ri ndikon te njerëzit. Ata pësojnë mutacione.

3854 – Zhvillimi i civilizimit ndërpritet. Njerëzit jetojnë në kope, si kafshët.

3871 – Paraqitet profeti i ri, i cili iu flet njerëzve për vlerat morale, për fenë.

3874 – Profeti merr mbështetjen e njerëzve. Formohet një fe e re.

4304 – Mposhten të gjitha sëmundjet.

4509 – Njeriu përfundimisht e “njeh” Zotin. Njerëzit arrijnë një nivel të tillë të zhvillimit, saqë mund të flasin me Zotin.

4599 – Njerëzit bëhen të pavdekshëm.

5076 – Zbulohet kufiri i Gjithësisë. Askush nuk di çka gjendet përtej.

5078 – Njerëzit vendosin që ta kalojnë kufirin e Gjithësisë.

5079 – Fundi i botës!

 

/kosovasot/

 

Vijojnë kërkimet për kapjen e Taulant Gjinit

policia-rrugorePolicia po vijon operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit Taulant Gjini. Operacioni i komisariatit të Sarandës, i forcave të RENEA-s dhe FNSH-së është përqëndruar në zonat më të thella të Sarandës, kryesisht në fshatin Metoc, përtej Shëndëllisë, fshat ku ndodhi sulmi ndaj policisë një ditë më parë.

Sipas burimeve në policinë e Sarandës nuk ka të dhëna që Taulant Gjini apo personat që e shoqërojnë atë të kenë kaluar kufirin, ndaj është rrethuar një ndër zonat më të thella të fshatrave të Sarandës, ku besohet se fshihet i kërkuari.

Krerët e komisariatit të Sarandës u sulmuan me mitraloza gjatë aksionit për arrestimin e Taulant Gjinit. Shefi i antitrafikut dhe narkotikëve, Orgest Mezini, dhe shefi i krimeve Orges Thomai së bashku me 6 efektivë të tjerë ishin në një operacion për arrestimin e Gjinit në fshatin Shëndelli.

Por, sapo kanë hyrë në fshat, dy makinat e policisë janë përpallur me një pritë dhe mjeti ku udhëtonin Mezini dhe Thomai është goditur me breshëri plumbash, që vinin nga tre drejtime të ndryshme.

Fatmirësisht askush prej oficerëve nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa personat e armatosur së bashku me Gjinin kanë mundur të largohen.

Policia sekuestroi një mitraloz dhe një automatik që dyshohen se i përkasin autorit të sulmit Taulant Gjini. Ky i fundit është shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, i dënuar më parë në Greqi.

Ai akuzohet se bën pjesë në një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë e Korfuz. Grupi i tij i përbërë nga të paktën 7 persona, banorë të Sarandës, Shëndëlliut, Vrines, Xarrës e Mursisë. Policia shoqëroi dje rreth 30 persona, por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.

 

Rama: Jemi krenarë për marrëveshjen FMN-në

rama-inspekton-hipotekenKryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend, ku po diskutohej për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka deklarua se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike. Lidhur me pretendimet e opozitës, për kushtet e arritjes së marrëveshjs së borxhit, Rama u shpreh se, nuk ka masa shtrënguese.

“Jemi krenarë për marrëveshjen e nënshkruar; ajo garanton rritjen ekonomike dhe nuk bazohet në masa shtrënguese; për të kemi marre jo vetëm mbështetjen e plotë të Bordit, por edhe përgëzimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtare. Marrëveshje e fshehtë?! Ky është term shume interesant kur bëhet fjalë për një institucion kaq prestigjioz dhe sesi mund të bëjë FMN-ja të tilla, këtë mund ta thonë vetëm ata që bënë marrëveshje me Suden apo Vehbiun”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, pretendimi për rritje taksash dhe ulje pensionesh është “pjellë e një fantazie që lidhet me pamundësinë e kuptimit të votës së 23 qershorit, e pamundësisë për të parë veten”. Për kunder efekteve negative, që pretendon Partia Demokratike, Rama theksoi se marrëveshja me FMN-në do të nxisë rritjen ekonomike të vendit.

“Deri më tani kemi paguar 120 milionë dollarë borxhe të fshehura dhe të prapambetura, që e kishin marrë Shqipërinë peng dhe po shndërroheshin në një lak për ekonominë dhe shqiptarët. Nuk do ketë taksa të reja dhe as rritje taksash në një vit ku kemi tërësisht nën kontroll të ardhurat dhe sot ato janë mbi planin qoftë në tatime, qoftë në dogana, në një vit ku ekonomia do të fillojë të performojë sidomos në pjesën e dytë të vitit”, tha ai.

Sa i takon pretendimi për rritje të moshës së pensionit, Rama tha se do të ketë reformë për këtë çështje. Edhe reformën e pensioneve padyshim që do ta bëjmë; është e munguar prej 20 e kusur vjetësh. Ne nuk mund të bëjmë sikur mund të presë dhe t’ia lëmë pastaj në kurriz, të ardhmes. Do ta bëjmë reformën, por jo ashtu siç kujtoni dhe propagandoni ju e fatkeqësisht, edhe ashtu si mendoni ju, sepse e vetmja gjë që mendoni ju është se për reformë do të duhet të rrisësh moshën. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe në pensionet, ne do të zbatojmë progresivitetin dhe ata që janë në pension nuk do ndiejnë asnjë lloj peshe, sepse atë do ta mbajnë ata që punojnë dhe duhet të përgatiten të dalin më vonë në pension”, u shpreh kryeministri.

Ilia Kareli u vra me urdhër

ilia 2“Drejtori i burgut të Nigritas dha urdhër që Ilia Kareli duhet të vdesë”. Kjo është dëshmia e fortë e ardhur nga Fisnik Hasi, i burgosuri i këtij burgu, i cili prej vitesh njihte Karelin. Në një intervistë ekskluzive telefonike nga burgu i Nigritas për “A1 Report”, Hasi rrëfen se vetë drejtori kishte dhënë urdhër për vdekjen e Karelit.

Ndërkaq, sipas ekspertizës paraprake, Kareli rezulton se “nuk kishte konsumuar alkool dhe drogë para vdekjes”, ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e dhunimit me elektroshok.

I burgosuri shqiptar në burgun grek rrëfen për “A1 Report”, momentet e takimit me Ilia Karelin. “Ka dhënë urdhër drejtori i burgut që ky njeri duhet të vdesë. Ka dhënë urdhër drejtori dhe i kanë futur thikën”, rrëfen i burgosuri. I burgosuri Hasi thotë se në momentin e parë kur Kareli mbërriti në këtë burg, kishte të nxira në sy. Ai kishte vetëm disa pika gjaku dhe më pas u fut në dhomën pa kamera.

“Kareli Ilia, nga Malandrino, ka kaluar në 3 vende dhe kur ka ardhur në Serres ka ardhur në rregull. Në moment që është futur në dhomën që nuk ka kamera atje ku është futur ai. Kur kam ardhur unë me transferim të premten, kam gjetur disa pika gjaku të freskëta edhe është futur në dhomën ku s’ka kamera. Kamerat janë hequr dhe janë marrë armë të ftohta nga thika deri në hekura dhe atje kanë hyrë 10 gardianë dhe drejtori i burgut”, vijon më tej ai.

Hasi, njëri prej protagonistëve të arratisurve nga burgu i Trikalasë, rrëfen se janë shumë shqiptarë që vuajnë nga keqtrajtimet e gardianëve grekë në burgjet e Greqisë. Ai shkon dhe më tej kur shton se ata janë racistë dhe përveç ofendimeve dhe i keqtrajtojnë e i tallin. “Iu thashë ‘po ju e morët hakun’. E kanë ofenduar, e kanë sharë nga familja. Ndaj shqiptarëve janë shumë racistë, kanë shumë urrejtje, ngaqë jemi burra, nuk jemi spiunë. Na ka rënë halli, nga halli jemi këtu brenda”, rrëfen i burgosuri. Për Ilia Karelin ai pohon se policët e burgjeve i kishin fikur kamerat në momentin që ishte vrarë 42-vjeçari, ndërsa kishte dëgjuar një prej gardianëve të thoshte se ai e kishte vrarë Karelin.

Makina që ‘printon’ ushqimin

makina-q-printon-ushqiminDuket e pabesueshme, mirëpo do të vijë koha kur njerëzit thjesht do të shtypin një buton dhe përnjëherë do të përfitojnë një pica të shijshme ‘të printuar’ apo ndonjë lloj tjetër ushqimi.

Në SHBA tashmë është ndërtuar prototipi i makinës, e cila mund ‘ta printojë’ ushqimin.

Në videon e mëposhtme mund të shihni makinën që sikurse një makinë shtypi ‘printon’ picën dhe më pas e pjek atë.

Kuptohet që nuk duket aq mirë sa pica e bërë me duar, mirëpo padyshim që bëhet fjalë për një përparim të madh të teknologjisë.

Qëllohet me armë zjarri mjeti i shefit të Antidrogës

policiaMbrëmjen e djeshme, është tentuar edhe pse ka dështuar synimi i mirëpërcaktuar nga persona të paidentifikuar, të cilët mësohet se, kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt automjetit privat  të shefit Kundër Trafiqeve dhe Antidrogës në Policinë e Sarandës.

Kjo ngjarje është shënuar rreth orës 22:00 në hyrje të fshatit Shëndëlli (Sarandë), informon Ministria e Brendshme.

Mësohet se Ogert Mezinit (shefi Kundër Trafiqeve dhe Antidrogës),  ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të policisë. Nga sulmi me armë nuk ka asnjë person të  lënduar, por vetëm dëme materiale.

Informacionet e dhëna në mënyrë paraprake raportojnë se, personi i cili dyshohet të jetë autori i vërtetë i krimit është personi me inicialet T.Gj.

Ai është shpallur në kërkim nga policia për “tentativë vrasjeje”. Autoritetet lokale duke marrë shkak nga kjo ndodhi, kanë bërë kontrolle nëpër banesa. Ata kanë sekuestruar 1 armë zjarri mitraloz si dhe një armë automatik. Ndërkohë, po vazhdon operacioni në fshatrat përreth, nga operacionet RENEA, dhe FNSH-ja.

 

“Medikament III”, arreston kontrabandistin e ilaçeve

Në kuadër të operacionit të koduar, “Medikament III”, Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes përgjegjësin kryesor, i cili akuzohet për kontrabandim ilaçesh.

Nga informacionet e dhëna në mënyrë paraprake dyshohet se, shtetasi Jeton Bode, i lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë tregtonte në farmacinë e tij medikamente mjekësore pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave, dhe medikamente me përdorim spitalor.

Mësohet se, gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e shtetasit, është gjetur një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore pa pullën fiskale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sërë medikamentesh në sasinë prej 608 kuti.

28-vjeçari akuzohet për veprat penale, “tregtim dhe transport i mallrave kontrabandë” dhe “ruajtjes e depozitimit të mallrave kontrabandë”.

Tashmë, dosja e këtij shtetasi të akuzuar për kundravajtje penale me qëllim kontrabandimin e medikamenteve mjekësore pa pullë fiskale, është dërguar në organin e akuzës për hetim të plotë e të detajuar.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

arrestim

MD: Dënojmë çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë

Ministria-e-drejtesiseMinistria shqiptare e Drejtësisë ka reaguar lidhur me vdekjen e të burgosurit shqiptar në burgun grek. Në reagimin e MD-së kërkohet zbardhje e ngjarjes dhe dënon çdo akt dhunë ndaj shqiptarëve që vuajnë dënime në burgjet greke.

“Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve Jorgos Cironis dhe Ilia Kareli, i cili vuante dënimin në këtë burg. Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, të burgosur në burgjet greke”, thuhet në reagim.

“Duke besuar në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok te ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm për sa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë.”

 

Anëtarësimi në NATO, Basha: Shqipëria më dukej ndryshe

bashaKa nisur sot konferenca ndërkombëtare me teme “Bashkëpunimi transatlantik për paqe dhe siguri në Ballkan, axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe në NATO”, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Konferenca është mbajtur nga “Albanian Policy Center” dhe në të marrin pjesë, drejtori për Çështje të Europës Jug-Qëndrore në DASH, Jonathan Moore; kreu i PD-së dhe njëkohësisht edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha; zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe deputeti socialist ,Pandeli Majko.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një datë domethënëse për vendin tonë, ndërsa rrëfeu edhe emocionet e kësaj ngjarjes si një nga firmëtarët e marrëveshjes.

“Anëtarësimi në NATO përveç ndjesisë pozitive më jep edhe një emocion të veçantë, emocion që më ka shoqëruar gjatë detyrës sime si Ministër i Jashtëm. Pas kthimit në Shqipëri nga samiti i Strasburgut kisha një ndjesi krejt tjetër. Një ndjesi sikur po kthehem në një vend tjetër, po kthehem në një Shqipëri tjetër. Që nga dita e parë e artikulimit të aspiratës sonë për t`u bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut deri te vendimi për t`u bashkangjitur si vend pioner nismës së partneritetit për paqe, nënshkrimi këtu në Tiranë i Kartës së Adriatikut, lançimi jo në kohë të lehta as për vendimmarrjen dhe as për buxhetin e reformave të Forcave të Armatosura, ruajtja e standardeve  të arritura dhe duke i çuar ato më përpara dhe kryerja e detyrave të shtëpisë”, tha Basha.