Balerini 3-vjeçar që çmend të gjithë në “China’s Got Talent”

kinezi-280x200Edhe pse është vetëm 3 vjeç, Zhang Junhao kërcen si të ishte një balerin profesionist.

Ai ka mahnitur të gjithë në spektaklin “China’s Got Talent” duke kërcyer me një siguri të jashtëzakonshme.

Video-ja e cila është  publikuar në Youtube shumë shpejt ka marrë bum klikimesh.

Shihni videon dhe do të befasoheni!

Video

Rama: Reforma territoriale, terapi për shërimin e plagës së copëzimit

rama-kryeminister_0Prezantohen projektet e përzgjedhura për reformën territoriale dhe për të rigjeneruar nga pikëpamja urbane rajonet dhe qytetet.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama i cilësoi këto projekte si një paketë investimesh që do të bëjnë të mundur  transformimin e rajoneve.

“Është një pakete e re dhe transformuese investimesh e cila hapet sot por nuk mbyllet sot. Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e proceseve të tjera. Por nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme. Ne kemi parë si kanë funksionuar në vite një fond i quajtur i zhvillimit të rajonit pa asnjë standar nga pikëpamja e projektimit, pa asnjë standart nga pikëpamja e përzgjedhjes dhe nga pikëpamja e implementimit. Në të njëjtën kohë kjo mungesë standartesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor dhe në një mungesë të përbashkët kapacitetesh për të financuar zhvillim rajonal në kushtet e një fragmantimi kaq dramatik të territorit dhe një copëzimi kaq asfiksuese të administrimit vendor” tha Rama.

Ndërsa e ka cilësuar si një plagë të rëndë copëzimin e territorit gjatë këtyre viteve, kryeministri Rama theksoi se i vetmi shërim për të është reforma administrative-territoriale

“Atë që është plaga e madhe dhe që gjeneron në vijimësi një infeksion dobësues për gjithë organizmin e vendit  është plaga e copëzimit territorial dhe administrimit territorial të vendit, një plagë që ne synojmë ta shërojmë me efektshmëri përmes reformës administrative territoriale që është padyshim terapia intensive e domosdoshme sot për të marrë produkte prejtësisht të tjera për nga cilësia” shtoi ai.

Peleshi:Nga projektet do hapen mijëra vende pune

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka theksuar gjatë prezantimit të këtyre projekteve se falë tyre do të hapen mijëra vende të reja pune.

“Ka pasur një debat në parlament nëse buxheti është I shtrëngimit të rripit apo është një buxhet i rritjes ekonomike. Projektet që fillojnë sot, që marin sot rrugën e zbatimit vërtetojnë se ky buxhet nuk është I orientuar drejt masave shtrënguese. Vetë situata financiare e këtij viti mund ta kushtëzonte atë por puna e palodhur e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me FMN dhe BB na kanë mundësuar një buxhet të shëndetshëm sepse kemi mundur që brenda tij të krijojmë hapësira për projekte zhvillimi  për investime publike kaq të rëndësishme për jetën e qytetarëve. 100 milionë dollarë të alokuara nga buxheti në fondin e zhvillimit të rajoneve në projektet e infrastrukturës vendore, arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës dhe mjedisit.   Rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë sot të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re. Mijëra vende të reja pune do të happen nëpërmjet këtyre projekteve gjatë vitit 2014” tha ai.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, shtoi se “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektroal, por ka filluar të materializohet përmes investimeve.

“Në 20 vite ka ndodhur në zhvillim me rënie të lirë i rajoneve tona. Nuk ka pasur strategji dhe mbështetje nga ana e qeverisë qëndrore për rajone të cilat fshehin jo pak potenciale zhvillimi. I lënë në duart e tregut të lirë rajonet janë zbrazur gjatë këtyre viteve dhe kanë tentuar të shkojnë drejt tregut më të madh, drejt metropolit. Nuk ka asgjë të keqe që metropolis ynë është rritur apo qytete të tjera pranë saj si Durrësi aspo Vlora, por nga ana tjetër zbrazja e rajoneve tona për shkak të mungesës së shpresës në to kanë krijuar varfëri në kapacitete njerëzore dhe bashkë me to edhe mbështetje financiare” shtoi Peleshi.

Lëvizjet dhe emërimet në polici, Tahiri: Do vijojmë reformat

saimir-tahiriKomisioni hetimor “Për kontrollin e  zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit” po vijon edhe sot me seancat dëgjimore.

Mbledhja e komisionit ka nisur punimet me dëshminë e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka garantuar se reforma në policinë e shtetit do të vazhdojë.

Ai ka theksuar se kur ka marrë detyrën si ministër ka gjetur një situatë të degraduar në policinë e shtetit.

Zv/ministrja Nora Malaj, takime në Itali për bashkëpunimin rajonal në fushën e arsimit

nora-2Zv/ ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, zhvilloi një sërë takimesh në Itali, në kuadrin e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit dhe edukimit të të rinjve.Këto takime, u zhvilluan me drejtues të komunave dhe institucioneve arsimore në qytetin dhe provincën e Udines (Itali), si dhe në qytetin e Piran (Slloveni).

Takimet ishin në kuadrin e projektit KEPASS(Knoëledge Exchange Program Students in Adriatic Area), një program për shkëmbimin e njohurive mes studentëve të shkollave të mesme në Rajonin e Adriatikut, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Mes të tjerash, Malaj u prit edhe nga kryetari i komunës së qytetit të Cividales në provincën e Udines, Stefano Ballochi, ku u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe të forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Malaj, theksoi mes të tjerash se, “projekti KEPASS, është një mënyrë për të zgjeruar njohuritë, për t’u integruar, për njohjen reciproke mes dy vendeve. “Këto janë piketat e para të një bashkëpunimi që duhet të zgjerohet më tej në të ardhmen”. Sipas saj, të rinjtë dhe të rejat janë ambasadorë të vendeve të tyre dhe kështu ata do të promovojnë kulturat, do të promovojnë vlerat respektive. Ajo evidentoi se, ky projekt, krijon modalitetin dhe rritjen e standardit të nxënësve shqiptarë, por jo vetëm, që janë të aftë që me dijen e tyre të japin me kolegët e vendeve të tjera mundësinë e komunikimit dhe qasjes ndërkulturale.Nga takimi i Zv. Ministres se Arsimit dhe Sporteve Nora Malaj gjate vizites ne Udine (Itali) Foto Harilla Koçi’

Malaj tha se, përmes këtij projekti që adresohet në shkolla të rëndësishme italiane, sllovene, kroate etj, krijohet një format shumë i rëndësishëm i bashkërendimit të punës në kuadër të një komuniteti jo vetëm shqiptar, por të komunitetit evropian, që është një qasje akoma më e madhe një model shumë promovues.

Sipas Malajt, duke u zbatuar në Qarkun e Vlorës, ky projekt krijon mundësitë që të rinjtë të bëhen ambasadorë të politikës së zhvillimit të prioritetetit të qeverisë në drejtim të kapitalit human, duke treguar që, jo vetëm turizmi por edhe qasja e shkencave aplikative dhe e raporteve humane, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve simotra të përzgjedhura, tregon që standardi i sietemit tonë të arsimit, tashmë matet me kornizën dhe vlerësimin evropian. “Përmes këtij projekti dhe të tjera aktiviteteve të realizuara nga Agjencia AULEDA, tregohet se pikërisht shkollat tona kthehen në qendra komunitare atëhere kur kanë dëshirë dhe energji dhe sinergji pozitive për të realizuar produktin e përbashkët”, shtoi Malaj. Ndërkohë, ajo tha se, ky bashkëpunim duhet të zgjerohet më tej edhe në fushën e biznesit, sepse Shqipëria, tha ajo, është një vend i mirë për investime. “Ky fakt, duhet të shërbejë për të nxitur praninë e kapitalit italian në Shqipëri”, theksoi ajo.

Kryetari i komunës së Cividales në provincën e Udines, Stefano Ballochi, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërkohë që e vlerësoi projektin KEPASS, si një mundësi e mirë në këtë drejtim, jo vetëm për të rinjtë dhe të rejat, për shkëmbim kulturash, por edhe për prindërit e tyre. Ai u shpreh se, ky bashkëpunim nuk duhet të mbetet vetem në kuadrin mes shkollave por edhe më gjerë, në nivel komunash e qytetesh, në nivel ministrish me synimin për të krijuar partneritete të reja mes dy vendeve tona.
Projekti KEPASS, që po zbatohet nga Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, me qendër në Vlorë, synon akreditimin e shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale në Rajonin e Adriatikut, respektivisht në Itali, Slloveni, Kroaci, Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Shqiperi, të Qarkut të Vlorës, në një sistem unik mësimdhënieje, me module dhe standarte evropiane, sistem ky që do të krijojë mundësinë e mobiliteteve mes nxënësve në shkollat e akredituara në vendet respektive.Nga takimi i Zv. Ministres se Arsimit dhe Sporteve Nora Malaj gjate vizites ne Udine (Itali) Foto Harilla Koçi

Përmes këtij programi, nxënësit e shkollave të mesme do të përfshihen në një mundësi për krijimin e moduleve dhe programeve të reja në mësimdhënie, ndërkohë që mësuesit do të shkëmbejnë informacionin respektiv. Në Qarkun e Vlorës është realizuar akreditimi, i katër shkollave në në sistem unik edukimi në zonën e Adriatikut, të cilat janë shkolla e mesme e përgjithshme “Ali Demi”, “Halim Xhelo”, shkolla jopublike “International” dhe shkolla e Hoteleri Turizëm “Antoni Athanas”, Sarandë. Në kuadër të këtij programi do të rriten kapacitetet e mësuesve në sistemin e arsimit e arsimit të mesëm të përgjithshëm profesional, përmes shkëmbimit të metodologjive në mësimdhënie me homologët e vendeve të Bashkimit Evropian.
15 nxënës të klasave të 11-ta në vitin akademik 2014-2015, do të zhvillojnë mobilitetet përkatësisht në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale ne shkollat italiane, sllovene, boshnjake dhe kroate për një periudhë tre mujore, ndërkohë që 15 nxënës të këtyre shkollave do të studiojnë për po të njëjtën periudhë në shkollat e akredituara.
Kreditet e fituara nga studentët do të jene të trasferueshme dhe do të njihen nga të gjitha shkollat e akredituara, në Shqipëri dhe vendet e përfshira në projekt.

Deborë në pranverë

cilindra deboreRikthehen reshjet e dëborës në disa zona malore të vendit. Megjithëse kemi hyrë në muajin e dytë të pranverës, ulja e temperaturave ka rikthyer deborën kryesisht në zonat malore. Në kryeqytet, mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora, që ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, në Dardhë të Korçës, debora vijon me intensitet të lartë, ku deri më tani raportohet të ketë arritur trashësinë 6 cm. Edhe në Qafë Thanë raportohet e njëjta situatë. Reshje dëbore ka pasur edhe në komunën Cudhi në Krujë dhe në disa fshatra të Kurbinit. Po ashtu, edhe në zonat malore të Dibrës debora ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Kryemadhi: Jo shërbim me dy standarde, sjell diskriminim për qytetarët

Gjatë diskutimeve në parlament lidhur me projektligjin “Për transportet rrugore”, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi sygjeroi që “masa e subvencionit për kategoritë që udhëtojnë falas sipas ligjit, t’u jepet drejtpërdrejtë përfituesve”.

Duke vënë në dukje se vetëm në Tiranë ushtrojnë funksion 7 kompani, të cilat të marra së bashku zotërojnë 178 autobuzë dhe kanë të punësuar rreth 1000 punonjës, Kryemadhi tha se kompanitë kanë një inpakt të konsiderueshëm edhe në buxhetin e shtetit , ku mesatarisht derdhin çdo muaj rreth 7-8 milion lekë të reja TVSH, 10-12 milion lekë të reja kontribute për sigurime shoqërore dheshëndetsore, 1 milion lekë të reja tatim mbi fitimin dhe shumë detyrime të tjera në perfitim të buxhetit të shtetit.

Sipas saj, burimi kryesor i këtyre të ardhurave realizohet nëpërmjet tarifave që paguajnë udhëtarët për këtë shërbim.Ndërsa vlerësoi faktin se në kryeqytet është rritur cilësia e udhëtimit me mjete të reja të standartit Europian, duke i ofruar qytetarëve kushte udhëtimi komode dhe të sigurta, deputetja e LSI-së, sygjeroi që mjete të reja të sigurta me standart të lartë komoditeti të mundësohen edhe në Bashki të tjera të vendit, por edhe për linjat ndërqytetase.

“Ky shërbim nuk duhet të organizohet me dy standarde, sepse kjo pabarazi shërbimesh sjell diskriminim për qytetarët por edhe mbi shoqëritë që ushtrojnë këtë aktivititet, sepse për të njëjtin shërbim, kompanitë që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet, kanë kryer investime të larta dhe operojnë me kushte të njënjta si ato kompani të cilat nuk kanë kryer investime” , deklaroi Monika Kryemadhi.

Si anëtare e Komisionit të transportit, Kryemadhi bëri të ditur se “jemi ballafaquar me grupet e interesit të pranishëm në seancë.Ata paraqitën një situatë financiare problematike e cila ka ardhur si pasojë e nivelit të lartë të investimeve, informalitetit dhe rritjes së çmimit të naftës”.Deputetja e LSI-se, Monika Kryemadhi

Ajo shtoi se “nuk duhet të harrojmë se problematikat financiare të këtyre kompanive nuk dëmtojnë vetëm shoqëritë e transportit ato do të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta si në punësim ashtu edhe në buxhet, prandaj shpresoj që me hartimin e këtij projektligji të mund të lehtësojmë sa më shumë situatën e kompanive të transportit”.

Kryemadhi nënvizoi faktin se ky projekt ligj është hapi i parë drejt lehtësimit të këtyre problematikave , bazuar në vlerësimin se e drejta për të kërkuar lehtësira është e lidhur ngushtësisht me detyriminin për realizimin e standartit . Ajo sqaroi se ky projektligj, lehtëson ndjeshëm procedurën e rritjes së tarifës së udhëtimit duke shtuar se “nëse më parë, për të realizuar një gjë të tillë bashkrendonin punën Bashkia, Ministria e Transportit, Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave. Me këtë projektligj, procedura e ndryshimit të tarifës së udhëtimit iniciohet nga Bashkia, dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak”.

Kryemadhi shtoi se përcaktimi i masës së subvencionit për shtresat që përfitojnë udhëtim falas është një tjetër element pozitiv i këtij projektligji. “Prej një periudhe shumë të gjatë këto kompani nuk e kanë marrë masën e subvencionit për subjektet që udhëtojnë falas. Ky fakt ka ndikuar negativisht në financat e kompanisë. Në një shoqëri konsumi, duhet të ndërtohen marrdhënie të qarta: Cilido (privat) që ofron një shërbim paguhet nga përfituesi i shërbimit, nëse shteti do të privilegjojë ose të ndihmojë një kategori të caktuar udhëtarësh, qoftë edhe si detyrim ligjor, atëherë ai duhet t’ia kompensojë shpenzimet që ai kreu për të përfituar atë shërbim (urban) të cilin ligji ja njeh “falas””.

Deputetja-e-LSI-se-Monika-Kryemadhi.Deputetja e LSI-së përfundoi duke shtuar se kështu, eleminojmë informalitetin dhe sigurohemi që cdo qindarkë shkon dhe përdoret në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga përfituesi i subvencionit.

Eduard ShalsiNë mbrojtje të këtij projktligji, deputeti socialist Eduard Shalsi, ish-nënkryetarë i Bashkisë së Tiranës, iu drejtua opozitës duke theksuar se “ne ua lamë të gatshëm transportin rrugor, të transformuar tërësisht në 2011-ën, me korsi të veçanta e deri edhe me kondicionerë në autobuse, por ju nuk bëtë asgjë”.

“Më thuaj si vjen në pushtet, se si do qeverisësh, është e njëjta gjë. Mënyra sesi e morët bashkinë e Tiranës, tregoi sa të pamerituar e kishin atë. Ne sot, me këtë projektligj, po ndërmarrim hapin e parë duke i deleguar pushtetit vendor, të drejtën për të vendosur në transportin urban”, u shpreh Shalsi.

Operacioni kundër trafikimit të bombave me telekomandë, në pranga dy persona

policiaDrejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pas një pune hetimore prej 2 muajsh, kanë finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të bombave me telekomandë.

Policia ka bërë të mundur pasditen e sotme arrestimin në flagrancë të shtetasve, Pjetër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” të qytetit të Shkodrës dhe Lulëzim Toska, 36 vjeç, banues në lagjen “29 nëntori”të qytetit të Shkodrës. 2 shkdoer

Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh, ku në automjetin e tij, policia gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen “Tre heronjtë” u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë. Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt.

Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator. Policia vazhdon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprat penale të “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Koka: Zbatim të ligjit, asnjë tolerim ndaj shkelësve

lefter kokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka, u kërkoi të gjithë kryeinspektorëve zbatim dhe asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit. Gjatë një takimi me inspektorët e mjedisit, Koka kërkoi posacërisht inspektimin e komunave dhe bashkive në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.
Duke theksuar se drejtuesve vendorë u është lënë një afat për menaxhimin e mbetjeve, Koka tha se “deri në datën 30 prill duhet të inspektoni se cilat komuna apo bashki janë duke larguar mbetjet. Pas kësaj date do të ketë gjoba sipas përcaktimit në ligj dhe sic e kam përmendur edhe në letrën drejtuar drejtuesve vendorë, në rast të shkeljeve dhe moszbatimit do t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave shkarkimin e drejtuesve vendorë”. “Mos u ndikoni nga ngjyrat partiake, sepse ne u shërbejmë vetëm qytetarëve”, tha ministri Koka gjatë fjalës së tij.
Ministri Koka kërkoi gjithashtu marrjen e masave për kontrollin e prerjeve ilegale të pyjeve, si dhe kontrollin e aktivitetit të gjuetisë në zbatim të Moratoriumit për ndalimin e gjuetisë.  Në fushën e ujërave, Ministri i Mjedisit kërkoi evidentimin e situatës së ujërave të ndotura në bregdet dhe masat e menjehershme për përmirësimin e saj, para sezonit turistik. Në vëmendje të kryeinspektorëve u soll edhe kontrolli lidhur me shfrytëzimin e kundraligjshëm të rërave dhe zhavorreve në shtretërit e lumenjve.
Ministri Koka dëgjoi gjithashtu problematikën e ngritur nga të gjithë kryeinspektorët, duke i nxitur ata që të  punojnë në shërbim të qytetarëve me qëllim garantimin e një vendi më të pastër. Koka zhvilloi takimin me kryeinspektorët të qarqeve në të gjithë vendin në kuadër të përfundimit të ristrukturimit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

Ja si u torturua Ilia Kareli në burgun grek, video dhe foto

kareli1kareli2Mediat greke publikojnë pamje të tjera shokuese që vërtetojnë torturat çnjerëzore që janë ushtruar mbi të burgosurin shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas.

“Kathimerini.gr” publikloi sot një video gati 5 minuta ku dokumentohet nga momentin kur Ilia Kareli sillet në burgun e Nigritas deri në vdekjen e tij në qelinë ngjitur me dhomën frigorifer ku iu ushtruan torturat.

Detaj i ri nga kjo video zbulohet se Ilir Kareli është torturar edhe në burgun e Malandrinos ku vrau gardianin.

Duket qartë trupi gjithë hematoma nga dhuna e madhe dhe duken shenjat e djegies në dorë.

Pas torturave Ilia Kareli dërgohet në qelinë, ngjitur me dhomën e frigoriferit ku dhe u la të vdiste. Zemra e Karelit pushoi së rrahuri më 27 mars 2014

Pamjet filmike janë siguruar nga një material filmik prej 20 orësh që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut të Nigritas.

Kamerat ishin vendosur në pozicione të ndryshme. Njëra në oborr, në momentin kur makina e policisë sjell të burgosurin në burg. E dyta në hyrjen qëndrore të burgut në korridorin pikërisht jashtë dhomës së frigoriferit. Dhe e fundit brenda në qelinë ku Ilia Kareli vdiq pas torturave që zgjatën më shumë se 2 orë.

Video

Asambleja parlamentare e KE miraton rezolutë kundër Rusisë

Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar mbrëmë një rezolitë sipas të cilës dënon Rusinë për aneksimin e gadishullit Krimeja nga Ukraina.

Asambleja përmes rezolutës ka bërë me dije se Rusia nëpërmjet këtij veprimi ka shkelur kushtetutën e Ukrainës.

Parlamentarët kanë miratuar këtë rezolutë gjatë një takimi urgjent që e kanë mbajtur ditën e djeshme në Strasburg.

Asnjë argument i përdorur nga Rusia për të arsyetuar veprimet e saj të muajve të fundit, sipas rezolutës, nuk qëndrojnë.

“Shkëputja nga Ukraina dhe aneksimi i Krimesë e bashkimi i këtij gadishulli me federatën Ruse, u inicua nga autoritetet ruse, nën mbulesën e ndërhyrjes ushtarake”, thuhet mes të tjerash në rezolutë.

Rezoluta e njëh si legjitime qeverinë e re në Kiev, duke vlerësuar se “ndryshimi i pushtetit ka hapur rrugë të reja për zhvillimin demokratik të Ukrainës”.

Përfaqësuesi rus në Asamblenë Parlamentare të KE, Alexei Pushkov, e  ka kundërshtuar rezolutën, ndërsa ka shtuar se kjo do ta nxisë Rusinë që urgjentisht të rishikojë politikën dhe parimet e saj të jashtme.