Veliaj: Nga janari 2015, bizneset do të deklarojnë pagat e punonjësve

erion-veliaj3Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u bëri thirrje sot nga Shkodra të gjitha bizneseve që të deklarojnë të plota pagat reale të punonjësve duke filluar që nga 1 janari 2015.

Në funksion të reformës së pensioneve, e cila do të zbatohet në ditën e parë të vitit të ardhshëm, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që kontributet e sigurimeve shoqërore të paguhen në bazë të pagave reale nga të gjithë.Gjatë vizitës së tij në fabrikën e fasonit “Cotonella” në Shkodër, ministri Veliaj vuri në dukje se stabilizimi i skemës së pensioneve është detyra kryesore e reformës që po harton Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“Është shumë e rëndësishme që, me skemën e re e cila do të zbatohet nga janari 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota, me pagat reale, kontributet e punëtorëve. U bëj thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me qeverinë, sepse përndryshe do të ketë masa ndëshkimore. U bëj thirrje sindikatave dhe grupeve të punëtorëve, të mos pranojnë të deklarojnë një pagë më të ulët për sigurimet shoqërore sepse do ta vuajnë pasi të dalin në pension”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se me skemën e re të pensioneve shpërblehen ata që kontribuojnë. Që do të thotë se kush kontribuon më shumë, merr më shumë, e kush kontribuon më pak, merr më pak. Për ata që nuk kontribuojnë asgjë në skemë, është parashikuar pensioni social; një skemë e ngjashme me ndihmën ekonomike.

Duke u fokusuar tek paketa e re fasone,Veliaj tha se ajo do të shpallet brenda muajit. “Kjo paketë ka fondin e punësimit, prej 2.7 milion dollarë, e cila do të jepet në formë grantesh për kompani si ‘Cotonella’ apo biznese që punësojnë masivisht shqiptarë për t’i paguar sigurimet shoqërore. Sot patriotizmi kërkon të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare”, shtoi Veliaj, duke nënvizuar se modeli i shkollës “Peter Mahringer” në Shkodër do të ndiqet edhe në Tiranë, me hapjen e një shkolle të re në shtator për teknologjinë e informacionit. Po ashtu, në bashkëpunim me qeverinë austriake po negociohet transferimi i sigurimeve për kontributet e emigrantëve.

I pyetur pse qeveria po i kushton më shumë vëmendje investimeve në jug të vendit, ministri Veliaj sqaroi se edhe për veriun po bëhen shumë investime. “Dje patëm një vendimmarrje të rëndësishme për qarkun e Shkodrës, ku fondi i zhvillimit të rajoneve do të financojë pedonalen e Velipojës, në qytet po merr financim të konsiderueshëm rehabilitimi i bllokut të pallateve që njihen si ‘Pallatet e Vaut të Dejës’, si dhe rruga e Plavës. Në këtë sens gjykoj se kjo qeveri është e të gjithë shqiptarëve”, tha Veliaj. Ndërkaq, në 16 prill, në Kukës, në 15 vjetorin e eksodit kosovar, qeveria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme të ribashkimit mes dy vendeve.

Vlorë: Asgjësohen 200 rrenjë kanabis sativa

Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të shtunën, 200 rrënjë bime narkotike kanabis sativa.

kanabis2Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur  se, bimët narkotike u zbuluan në afërsi të fshatit Penkovë, 20 km në verilindje të Vlorës dhe ishin kultivuar në një parcelë që ndodhej në një zonë me terren të vështirë.

Bashkë me asgjësimin, policia bëri dokumentimin ligjor të këtij rasti, ndërkohë që ja përcolli dokumentacionin përkatës prokurorisë së rrethit.

Ky është rasti i parë për këtë vit, që policia e Vlorës zbulon dhe asgjëson një parcelë të mbjellë me bimë narkotike kanabis sativa.

Dy javë më parë, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Vlorës u zhvillua një takim ku u përcaktuan masat që do të aplikohen për të parandaluar fenomenin e kultivimit dhe të trafikimit të bimës narkotike, kanabis sativa.

Testi histologjik: Ilia Kareli kishte një problem në zemër, mbi të nuk u ushtrua elektroshok

kareli1Ekspertiza histologjie greke zbut akuzat dhe pozicionin e 15 gardianëve që masakruan barbarisht Ilia Karelin. Sipas shtetit helen i dënuari shqiptar ka vuajtur nga probleme kardiake dhe goditjet nga dhuna kanë qenë vdekjeprurëse për zemrën. Konkluzioni i ekspertëve dyshohet se është një justifikim për të kamufluar shkaqet reale dhe masakrimet rrëqethëse që i morrin jetën 42-vjeçarit shqiptar. Kjo ekspertizë bie në kundërshtimin me autopsinë e realizuar nga vetë mjekët grek, të cilët arritën në përfundimin se thyerja e dërrasës së kraharorit i morri jetën Ilia Karelit.

Në mbështetje të autopsisë janë edhe pamjet filmike të videos, të cilat zbulojnë dhe qartësojnë torturën në qelinë “frigorifer” ku Kareli u mbaj për dy orë e dyzet e pesë minuta dhe më pas u flak në qeli në mënyrë çnjerëzore, duke e lënë të shtirë lakuriq në agoni, pa ndihmë mjekësore dhe pa minimumin e përkujdesjes. Urrejtja dhe hakmarrja e policisë helene konstatohet në shenjat e dhunës që mban trupi i Karelit, në aktet barbare dhe torturat, gjatë të cilave iu hoqën thonjtë e duarve e të këmbëve, iu shkëputën indet e duarve dhe iu bënë vrima në trup me thikë.

Analiza 

Elementet e ekspertizës greke, vijnë të publikuara nga gazeta “I Efimeridha”, e cila sjell detaje të reja rreth vdekjes së Karelit në burgun e Nigritas. Sipas raportit të dy mjekëve ligjorë Mina Gjergja  Gjergjalis dhe Eleni Zagelidhou, të bëra në qendrën e ekspertizës në Athinë, goditjet kanë sjellë dëmtimin e zemrës, e cila ka shkaktuar vdekjen edhe nën ndikimin e sëmundjes koronare. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përjashtuar nga akuza e torturave me elektroshok në duart e Karelit, kur shprehet se shenja e dukshme në dorën e djathtë janë nga një plagë e vjetër.

Nga analizat laboratorike që kishin dërguar mjeket ligjore Mina Gjeorgjiadhis dhe Eleni Zagjelidhou, pas ekzaminimit për sëmundje koranare të zemrës ka rezultuar se 42-vjeçari shqiptar ka pasur një problem në një nga tre enët koronare, i shkaktuar nga një defekt i valvulave të zemrës, i cili në kombinim me thyerjen e disa brinjëve në kafazin e kraharorit ka shkaktuar vdekjen e tij. Gjithashtu nga testet laboratorike, që kishin dërguar dy mjeket është vërtetuar se mbi Karelin nuk është ushtruar dhunë me ndonjë aparat që shkakton elektroshok dhe se plaga në dorën e tij është shumë më e vjetër. Rezultatet e ekzaminimit histologjik janë dërguar në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Selanikut dhe prej atje tek autoritetet gjyqësore të qytetit të Serresit, në mënyrë që të përfshihen ne dosjen hetimore të aktakuzës ndaj rojeve të burgut. Ende nuk ka asnjë koment se çfarë drejtimi mund të marrë pas këtij zhvillimi procesi ndaj 15 gardianëve të burgut, që akuzohen se kanë torturuar për orë të tëra Ilia Karelin, tortura që kanë sjellë edhe vdekjen e tij.

Arrestohet oficeri i Policisë, dyshohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Policia-incidentePolicia e Shtetit ka vënë në pranga nje oficer te Policisë, pasi gjatë kontrollit të një mjeti në postobllok, dyshohet se i ka vjedhur shumën rreth 420 euro dhe 266 dollarë, drejtuesit të makinës që udhëtonte me të.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë, Inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur edhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso, nderkohe që vazhdojnë ende hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, njofton Policia e Shtetit.

Vasili: LSI mbështet Policinë e Shtetit

Nenkryetari-i-LSI-se-Petrit-VasiliKryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nepermjet nje konference per shtyp te dhene te shtunen, ka shprehur qëndrimin e këtij subjekti politik mbi akuzat ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ai ka kerkuar qe t’i jepet fund akuzave ndaj Policise se Shtetit, qe, sipas tij, “eshte ne sherbim te qytetareve”. “Opozita nuk duhet ta shohe veten te ndare nga Shqiperia e perbashket”, tha ai. Vasili u shpreh se “rendi publik duhet te funksionoje per te gjithe njelloj”.
“LSI mbështet Policinë e Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, për punën që bëjnë cdo ditë për sigurinë e jetës së qytetari”, theksoi Vasili, duke dënuar akuzat e opozitës ndaj policisë.

Pro-rusët vazhdojnë të mbajnë me forcë ndërtesat publike

Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)

Mijëra aktivistë pro-rusë vazhdojnë të qëndrojnë me forcë në ndërtesat publike në pjesën lindore të Ukrainës, pavarësisht vizitës në vend të kryeministrit, Arseni Jaceniuk, ndërkohë që tonet vazhdojnë të rriten mes perëndimorëve dhe rusëve.
Në përpjekje për të zgjidhur krizën lindje-perëndim, më e rënda që prej fundit të Luftës së Ftohtë, një takim katërpalësh do të mbahet më 17 prill në Gjenevë mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së dhe Bashkimit Europian, njoftoi departamenti amerikan i Shtetit.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të zhvillojë një vizitë në Gjenevë për të ndjekur përpjekjet e përmirësimit të situatës në Ukrainë dhe për gjetjen e një rruge diplomatike”, theksoi departamenti amerikan i Shtetit.
Principi për një takim katërpalësh në Evropë u bë publik këtë javë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov ra dakord me sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry për organizimin e bisedimeve të drejtpërdrejta.
Ukraina do të përfaqësohet në Gjenevë nga ministri i Punëve të Jashtme, Andrii Dechtchitsa dhe Bashkimi Evropian nga Catherine Ashton.
Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk zhvilloi dje një vizitë disa orëshe në Donetsk, një prej qyteteve të mëdha në lindjen rusofone ku disa mijëra aktivistë kanë pushtuar ndërtesat publike.

Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër

aksident i rendeKatër të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.

Të rinjtë po udhëtonin me automjeti tip ‘BMW’ me targë AA533IU, nga Kamza në drejtim të Tiranës.

Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla.

Dy viktimat e tjera janë Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç

Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.

Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar.

Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.

Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat e pajetë nga makina

Dëshmitarët i thanë gazetarit të Ora News, Xhevahir Zhabina se është dashur ardhja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, pasi nga përplasja mjeti ishte dëmtuar rëndë.

“Pjesët e makinës janë prerë me gurë fleksibël pasi ishte e pamundur nxjerrja e trupave” informoi gazetari Zhabina nga vendi ku ndodhi aksidenti.

 

Tahiri jep 6 orë llogari në Komisionin Hetimor

tahiriPër rreth 6 orë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i është përgjigjur sot anëtarëve të Komisionit hetimor lidhur melëvizjet në Policinë e Shtetit, ku ndër të tjera deklaroi se emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë sipas ligjit.
I pranishëm në Komisionin Hetimor për hetimin e largimeve, lëvizjeve dhe emërimeve në Policinë e Shtetit për periudhën Shtator 2013-Janar 2014, Ministri i Brendshmë Saimir Tahiri tha se shifrat ushtojnë më shumë se zëri im dhe dëshira ime. “Emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë me kërkesë timen. Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka asnjë “kritikë” në punën e tij, përkudrazi ka marrë edhe disa medalje. Emërimet e Drejtorëve të qarëqeve janë bërë në kosnultim dhe me Ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe konoform ligjit, ndërsa për lëvizjet e tjera të realzuara mbas emërimit të Didit janë në kosultim, por për këtë duhet të pyseni vetë nënshrkuesin e emërimit të tyre”, theksoi Tahiri.
Ministri i Brendshëm, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Hetimor bëri dhe një rezume të panoramës që ai qasi me tu ulur në tryezën e Ministrit të Brendshëm. “Gjendja ishte skandaloze. Në muajin shtator Policia e Shtetit ishte e gjunjëzuar, ndërsa një pjesë e drejtuesve nuk plotësonin kriteret e nevojshme për të drejtuar Policinë me moshë mesatare mbi 45 vjeç dhe që kishim 1 punonjës policie për 400 persona, ndërsa në vendet fqinje numri si Kosove një polici mbulon 204 banor, në Kroaci 1 Polic mbulon 170 banor dhe në maqedoni një polic mbulon 190 banor. Më lejoni tju theksoi se gjatë këtyre muajve janë ndryshuar, lëvizur, transferuar etj vetëm 2% e policisë së Shtetit”, theksoi Tahiri.Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ne komisionin parlamentar per largimet, lëvizjet, emërimet në Policinë e Shtetit Foto Albert Myftaraj.
“Në Policinë e Shtetit janë ngritur në gradë në kundërshtim me ligjin 122 punonjës, nga këta një pjesë edhe me shkollë të mesme. Nga 2005-2013 janë shkarkuar 3188 punonjës policie, përjashtuat 440 dhe ripranuar 1683”, tha Tahiri. “Janë gjetur shkelje flagrante të bëra rreth 40 punonjës. Shkeljet jane në tendera për uniformën, për kamerat etj”, u shpreh ministri Tahiri.
Publikimi i një mesazhi që ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka pretendon se kryeministri Rama ja ka dërguar në celular Tahirit ka ndezur në debate të forta dhe akuza sallën e Komisionit të ngritur për hetimin e lëvizjeve në polici. Ministri Tahiri, konfirmoi ekzistencën e mesazhit, por hodhi poshtë aludimet se ja ka dërguar kryeministri.
Ministri i Brendshëm deklaroi se mesazhin nuk e ka marrë nga kryeministri Rama por ai ua ka dërguar vetë bashkëpunëtorëve të tij.
Por më shumë se përmbajtja e mesazhit, ajo që ka shkaktuar reagimin e mazhorancës është fakti që një ish ministër bën publik një mesazh të një ministri aktual, duke aluduar se ka përgjuar komunikimin telefonik mes kryeministrit Rama dhe ministrit Tahirit.
Deputeti socialist Blendi Klosi kërkoi ndërprerjen e seancës dhe verifikim për deklaratat e Nokës, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, tha që mënyra se si Flamur Noka ka marrë mesazhin të hetohet jashtë këtij komisioni.
Më tej, gjatë komisionit Ministri Tahiri u pyet për gjendjen e krimit dhe rendit, për të cilën Tahiri garantoj se shifrat tregojnë një sukses të Policisë, ndërsa i kujtoi pjesëtarëve të Komisionit se qëllimi i Komisionit ishin burimet njerëzore.
Në fund të debatit që zgjatit thuajse 6-të orë, Zv/Kryetari i Komisionit, Deputeti PS-së, Taulant Balla kërkoi që të nisej faza e përpilimit të raportit, c’ka u refuzua nga deputetët e opozitës të cilët theksuan se ka fakte të reja në dobi të komisionit të cilat do referohen në mbledhjet e ardhëshme.
Më parë në komision kanë dëshmuar si të njohur me fakte, Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe një pjesë e mirë e punonjësve aktuale, por dhe ish-punonjësve të Policisë së Shtetit.
Komisioni Hetimor përbëhet nga 15-të anëtare, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca. Komisioni i Kërkuar nga Partia Demokratike drejtohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar është deputet i PS-së, Taulant Balla.
Komisioni Hetimor i votuar më datë 13 Shkurt 2014 në Kuvendin e Shqipërisë, nisi punën më datë 17 shkurt dhe sipas vendimit të Kuvendit ka një kohëzgjatje prej 2 muajsh, pra pritet të japë konkluzionet e tij më datë 17-prill.
Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se deputetët e opozitës po përgatisin shkresën zyrtare për të kërkuar shtyrjen e afatit të punës së tij edhe për një muaj, pasi komisioni është në fazën e hetimeve dhe ende nuk kanë nisur diskutimet për të nxjerrë përfundimet e punës.

Igli Totozani merr titullin “Romanipe Honoris Causa”

Igli-Totozani-Deklarate-NOAInstituti i Kulturës Rome, i ka dorëzuar  sot Avokatit të Popullit, Igli Totozani titullin “Romanipe Honoris Causa”, duke e njohur atë si një anëtar nderi i komunitetit rom dhe si Amaro Avokat –i Ko Sundal (Avokati Ynë në Botë) për vlerësimin e pa masë dhe mbështetjen e ndjerë me zemër ndaj popullit rom.

Titulli i është dorëzuar nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kulturës Rome IRCA Bledar Taho gjatë një ceremonie të zhvilluar të premten në ambjentet e Avokatit të Popullit ku ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit rom ,  ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Rauning, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Instituti i Kulturës Rome, ka vlerësuar aktivitetin dhe kontributin e Avokatit të Popullit Igli Totozani, jo vetëm për sensibilizimin e cështjes rome, por edhe për nismat institucionale për të rekomanduar dhe hartuar amendamente ligjore që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të këtij komuniteti si rregjistrimi, ndihma ekonomike, transferimit të vendbanimeve dhe strehimit social.

Në fjalën e tij, Avokati i Popullit Igli Totozani tha se “mbështetja e njerëzve thjeshtë është shtylla ku mbahet fort në punën e përditshme  dhe se pa këtë mbështetje do të ishtë shumë ë vështirë puna në një vend si Shqipëria”.

Gjithashtu, Totozani theksoi faktin se “cështja rome është një nga temat më të dashura për të dhe se ky titull është një inkurajim dhe shtysë më tepër për të vazhduar përpara në zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të komunitetit rom”.

“Kemi zgjuar shpresën dhe optimizmin por mbetet ende shumë për të bërë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit rom”,  theksoi Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Romanipe, përfaqëson shpirtin dhe përkatësinë rome. Ky titull për herë të parë i është dorëzuar ish-ambasadores së Zvicrës në Shqipëri znj.Ivana Enzler.

Gjatë ceremonisë u shfaq dhe një dokumentar rreth kontributit dhe veprimtarisë së Avokatit të Popullit për kauzën rome

Enver me munde!

enver hoxha1Amarildo Pregapuca

Jam ai djali rebel i Tiranes, ai qe floket kerkonte ti mbante te gjata, qe vishte xhinse kauboj dhe degjonte Beatles, Queen , Deep Purple, Scorpions..
Jam ai djali qe emrin se kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavaresisht se baban ma quanin Eqerem..
Jam ai djali qe ironikisht, perdorte epitetin “Tirons” per te gjithe ata tip sekretare partishe qe “mirmengjes” ju thoje..”Te na rroje partia” pergjigjeshin me dialekt gjithfaresh, tek sa te binte rasti te ndesheshe me ta neper nderrmarrje apo lagje te Tiranes, ne universitete apo ne xhiron e madhe..qethur Kinezeshe dhe me ecje “rruli”, (epitet ky per ushtaret e rinj..)..te cilet nuk ngurronin te te kritikonin “shfaqet e huaja” ne publik, me nje ze paksa te larte, qe te ishin te sigurte qe edhe muret degjonin..
Kane qene te neveritshem..

Pra une jam ai djali qe neqeshja sa here dilje ne tribuna rrethuar nga turrma te egzaltuara..

Te kam urryer Enver, te kam urryer..

Si nje i ri qe donte te ish i lire..
I lire te blente nje makine, i lire te paguhej aq mire sa ata ne vendet perendimore, si une dhe te gjithe te tjeret, i lire te kendonte kenget e grupeve me te degjuara te kohes..i lire te bente cte donte..i lire te shikoja me shume drita shumengjyreshe ne Tirane, me shume ndertesa moderne, veshje te kohes..pse jo edhe me shume shale femrash..
Ndaj kur vdiqet ju, nuk derdha lot, si qindra mijra te tjere, apo miljona..
Por u talla nen ze..

Kane kaluar shume vite qysh atehere..jam bere prind, kam makine dhe shtepi..kam shume gjera..por edhe shume gjera me mungojne..

E para me mungon siguria per te ardhmen e punes se femijes..pavaresisht pages qe me duhet te paguaj per arsimimin e saj..
Me mungon siguria per jeten e saj..per veset qe mund te marre..si droga, apo bixhozi, apo prostitucjoni..nga nevoja per te jetuar, ne pamundesi te gjetjes se nje pune qe ti siguroje jetesen..
E dyta me mungon siguria per punen..me duhet te laje kredite bankare per borxhet qe kam marre..por kam friken edhe te shendetit..nese semurem me duhen para..Para per semundjen, para per edukimin e femijes, para per jetese..ndaj me duhet te bej llogarine se cila kushton me pak..sherimi im, apo vdekja ime, pa marre mjekime..
E treta me mungon siguria ne rruge..mund te behem preh e ndonje krimi..te ndonje krimineli..ky i fundit mund te jete edhe nje prind si une, qe ka humbur punen..apo nje i ri qe ka mbaruar shkollen..apo akoma me keq..nje njeri qe ka humb shpresen tek e ardhmja..
E katerta me mungojne shoket, kushurinjete, komshinjte…te gjithe kane ndryshuar , jane bere si ujqer..Cuditerisht kam degjuar, se edhe ata kete mendim kane per mua..
Me mungon Shqiperia..Ajo Shqiperi e bukur, e lulezuar me pyje dhe lumenj te kristalte..qe tashme duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo..me dhembe te deformuar betoni..
Me mungon Tirana..e rregullt , me parqe dhe hapesira ku femijet loznin para pallateve..vendin e tyre e kane zene ndertesa shume kateshe qe nderthuren me njera tjeren si ne nje orgji..nga ku lindin njerez te zymte dhe te shperfytyruar..me mendjen per te ikur diku larg, larg nga aty..
Me mungon drejtesia..te pa udhet shiten gjithcka, vodhen gjithcka..dhe sot quhen politkane..ose VIP-a..dhe femrat gjysem te zhveshura qe mbajne mikrofonin si penis ne dore..po VIP-quhen..dhe gazetaret sherbetore besnik te kujdo qe paguan..pavaresisht cmimit qe sjellin ne jete njerzish si rrjedhoje e asaj qe shkruajn..quhen VIP-a..

Ka qindra organizata ne mbrojtje te femrave, kunder dhunes ndaj tyre apo femijeve,luftes kunder droges, bixhozit..
Ehh sa shume organizata qe ka..E di dikur si kemi pasur keto organizata..por as problemet..

Me munde Enver me munde..dhe sa here te shikoj foto duke qeshur..me duket sikur me tall mua. brezin tim..sikur na ironizon dhe me dhemb shume..
Do doja te te mundja..te benim nje Shqiperi me te mire , me te bukur, me te jetueshme..se ajo qe na le ti, per ti lene femijve tane..dhe keshtu te vija pran varrit tend dhe te thoja..
Te munda Enver..te munda..!