Komisioni hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit” po vijon edhe sot me seancat dëgjimore.
Mbledhja e komisionit ka nisur punimet me dëshminë e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka garantuar se reforma në policinë e shtetit do të vazhdojë.
Ai ka theksuar se kur ka marrë detyrën si ministër ka gjetur një situatë të degraduar në policinë e shtetit.



