Sot 900 të dënuar lënë qelitë e burgjeve

burgu900 të dënuar dhe të paraburgosur në të gjithë vendin do të lënë sot qelitë e burgjeve dhe paraburgimeve, pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë.

Në mesin e të liruarve do të jenë edhe 35 gra të dënuara ndërsa nga zbatimi i ligjit, ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ja cilët përfitojnë amnisti:

a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

d) të dënuarat femra, që në datën 30 nentor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nentor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të kodit penal.

Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.

Neni 4 i projektligjit ka parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë” që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4 të projektligjit janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë.

JA CILËT NUK PËRFITOJNË AMNISTI:

Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit, b) krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë, c) vepra penale, të kryera me dashje kundër shëndetit; ç) krime seksuale; d) vepra penale kundër lirisë së personit; dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; f) vepra penale kundër mjedisit; g) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; gj) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; h) vepra me qëllime terroriste; i) krime kundër autoritetit të shtetit; j) vepra me qëllime terroriste; k) vepra penale kundër drejtësisë; l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë. Nga ana tjetër, projektligji, në nenin 5 të tij parashikon se procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2013, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.

Më shumë

Një autobombë shpërthen përpara Bankës së Greqisë

shperthimi-2-444x295Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në orën 05:55, në rrugën ”Ameriqis” në Athinë, para godinës së Bankës së Greqisë, pas dy telefonatave paralajmëruese për një makinë të ngarkuar me 75 kilogramë eksploziv. Sipas të dhënave të deritanishme, pati dy telefonata paralajmëruese në orën 05:10 dhe 05:15, ku telefonuesi tha se ”një makinë me 75 kilogramë eksploziv do të shpërthejë pas 45 minutash”. Menjëherë zona u izolua nga forcat e policisë, ndërsa u gjet një makinë e markës ”Nissan Sunny” që sipas të gjitha gjasave ishte e vjedhur. Policia largoi në kohë njerëzit që gjendeshin në zonë, kryesisht punojës të policive private dhe bllokoi qarkullimin në një rreze të gjatë për të mos patur viktima. Në ora 05:55 ndodhi shpërthimi i fuqishëm që u dëgjua në thuajse gjithë Athinën dhe makina u shkatërrua krejtësisht. Në vendngjarje ndodhen forca të shërbimit antiterror dhe të kriminalistikës dhe po kryejnë hetimet dhe ekzaminimet përkatëse.

Kuvendi diskuton sot pr/ligjin “Për Policinë e Burgjeve”

Kuvendi-i-ri-9-shtator-20113-Legjislatura-8-640x426Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës, ku ndër të tjera pritet të miratojë disa ndryshime në ligjin ”Për Policinë e Burgjeve”.
Në rendin e ditës së seancës së sotme është parashikuar edhe diskutimi i disa shtesave në ligjin  “Për transportet rrugore”, diskutimi i ndryshimeve në ligjin ”Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, si dhe miratimi i propozimeve të kanditaturave për komisionerët e Avokatit të Popullit.
Para fillimit të seancës pritet mbledhja e konferencës së kryetarëve për miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 14 prill-23 maj dhe të kalendarit trejavor 14 prill-2 maj të punimeve parlamentare.

Ja cila është gruaja që ka bërë më shumë operacione plastike në botë

cindy jacksonCindy Jackson është gruaja që ka bërë  më shumë operacione plastike në të gjithë botën! Fotot e tregojnë shumë qartë ndryshimin e saj me kalimin e viteve. “Vajza” është 55 vjeçe dhe ajo mban rekordin botëror për numrin më të madh të ndërhyrjeve estetike që ka bërë në fytyrë dhe trup. Cindy ka kryer plotë 55 operacione plastike me një vlerë totale prej 100 mijë dollarësh. Gjatë një interviste për CBS, Cindy ka pranuar se nuk ka hequr kurrë dorë nga mania për të qenë gjithmonë e re, ashtu si Barbie. “Kur isha e vogël e adhuroja kukullën Barbie dhe që atëherë kam menduar të jem pikërisht si ajo”, ka thënë Cindy Jackson.

“To Vima” publikon fotot e e torturimit të Ilia Karelit

ILIAG3Mediat greke kanë vazhduar me publikimet e detajeve rreth torturimit të Ilia Karelit, që sollën edhe vdekjen e tij. Gazeta greke “To Vima” ka publikuar disa foto të shqiptarit Ilia Kareli pas torturave nga gardianët e burgut të Nigritas. Në imazhet tronditëse, që janë marrë nga kamerat e regjistrimit duket shumë qartë edhe drejtori i burgut.

Rreth orës 3.45 minuta të 27 marsit gardianët shtyjnë Karelin në dhomën e torturës dhe më pas 2 orë e 45 minutash e nxjerrim jashtë pothuajse lakuriq dhe të torturuar e fusin në qelinë ku është lënë të vdesë.

Mediat greke e quajnë një “Abu Ghraib” në Greqi. (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që i bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)

Ndërkohë gjashtë prej tetë gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen, e Ilia Karelit, janë dërguar në qeli, pas deponimeve në hetuesi, që kanë zgjatur nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë të martën.

Dy gradianë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit janë gjithësej 15. Shtatë të tjerët janë thirrur për t’u paraqitur sot në hetuesi. Por sipas avokatëve të tyre, ata do të paraqiten sot vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatitin deponimet e tyre.

Maskat, terror ndaj familjes së një tregtari karburantesh

Grabitje-me-maska-e-armeFamilja e një tregtari karburantesh në Vlorë është terrorizuar nga tre persona të maskuar dhe të armatosur që hynë në shtëpinë e tij për ta grabitur. Të maskuar dhe të armatosur, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e një 50-vjeçari, në lagjen “15 Tetori”, mbi spitalin e këtij qyteti. Ata kanë lidhur tregtarin dhe gruan e tij dhe nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur gjithçka me vlerë. Pas grabitjes, ku mësohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, ata janë larguar duke qëlluar me armë, ndërkohë që policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre.

Burimet zyrtare të Policisë së Vlorës bënë të ditur se rreth orës 22:15 të së martës, në sallën operative është marrë njoftim për një grabitje me armë. Policia është njoftuar se ngjarja i ka ndodhur 50-vjeçarit Halim Sinaj. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë kontaktuar me familjen e dhunuar dhe të grabitur. Tregtari i karburanteve ka treguar për uniformat blu se tre persona me maska dhe armë i kanë hyrë në shtëpi, duke neutralizuar dy bashkëshortët që ndodheshin brenda. Sipas të dëmtuarve, me armën në kokë, ata i kanë lidhur dhe kanë nisur të kontrollojnë në gjithë banesën për të grabitur, duke marrë një sasi të madhe parash.

Grabitësit e maskuar, të cilët u drejtoheshin shokëve me pseudonime dhe që në asnjë moment nuk kanë hequr dorezat dhe kapuçët, mësohet se kanë bastisur shtëpinë e tregtarit për rreth 20 minuta. Pas grabitjes, ata janë larguar me një makinë, ndërkohë që kanë qëlluar me armë automatike në ajër. Policia e Vlorës ka bërë rrethimin e zonës për gjetjen e autorëve. 50-vjeçari Sinaj merrej me tregti karburantesh prej disa vitesh dhe pikërisht për këtë arsye mendohet se është bërë objekt i grabitësve. Policia ka dyshime se autorët kanë njohje me tregtarin e grabitur, kështu që hetimet kanë nisur që nga rrethi i tij shoqëror.

Policia tha se për këtë ngjarje ka shoqëruar disa të dyshuar, të cilët janë marrë në pyetje si persona që mund të ndihmojnë për rrethanat e ngjarjes, por edhe si të dyshuar për krimin e rëndë. Megjithatë, deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga policia e qytetit bregdetar për ndalimin e ndonjë të dyshuari për grabitje me armë dhe dhunë. Grupi hetimor tha se ka sekuestruar edhe disa gëzhoja, të cilat i ka gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe dyshohet se janë qëlluar nga autorët e grabitjes. Gëzhojat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme dhe për të verifikuar nëse armët e përdorura nga grabitësit janë përdorur në ndonjë krim tjetër.

Harper Beckham, fëmija më modern në botë

harper-beckham-hursery-london-december-2013-ukHarper edhe pse është vetëm 2 vjeç, ka dalluar me mënyrën e të veshurit dhe paraqitjet e saj.

Pas saj është renditur Brookly-n vëllai i saj 15-vjeçar, dhe më pas Romeo Beckham. E katërta në listë ka qenë Suri Cruise, vajza e Katie Holmes dhe e Tom Cruise.

Suri është 6 vjeç dhe gjithnjë vihet re e veshur shumë elegante. Më pas vjen vajza e Will Smith dhe e aktores Jada Pinket, Willow.

I gjashti në listë është përsëri një nga fëmijët e familjes Beckham, 8- vjeçari Cruz. Më pas vijojmë me Ava Klass, Madoxx, Jolie Pitt djali i adoptuar i Angeline Jolie dhe Brad Pitt. E nënta është Blue Ivy Carter, vajza 2-vjeçare e artistëve Beyonce dhe Jay-Z, e cila i shoqëron prindërit e saj kudo që shkojnë.

Në fund të listës renditet Shiloh ( vajza e aktorëve hollivudian, Jolie dhe Brad Pitt).

Naço: Reduktoni zvarritjet e proceseve

Nasip-NacoZvarritja e proceseve gjyqësore është kthyer në një problem shqetësues, duke bërë që qytetarët të mos kenë besim ke sistemi drejtësisë. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili gjatë prezantimit të projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, ka kërkuar nga gjyqtarët që të reduktojnë në minimum zvarritjet e proceseve gjyqësore.

“Dua të sjellë në vëmendjen tuaj shqetësimin e një qytetari, i cili prej vitesh mbahet peng i zvarritjes së pajustifikuar nga ana e gjykatës, i dekurajuar në maksimum nga neglizhenca  e treguar në gjykim qytetari thekson se, do të ishte më mirë që të kërkonte pushimin e çështjes dhe hapjen e një padie të re sesa të përballej me zvarritjet e pajustifikuara të çështjes.

Këto shembuj jo vetëm që ndikojnë në perceptim negativ të qytetarëve, në uljen e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë, por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt gjyqësor. Jo pak raste seanca gjyqësore shtyhen edhe për mospjesëmarrje të palëve në proces apo edhe për mungesë korrektësie të palëve në paraqitjen e provave.

Institucionet shtetërore të marrin masa për të zbatuar urdhrat dhe vendimet e gjykatave gjatë seancave gjyqësore.  E drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm është një prej të drejtave themelore të njeriut.  Kohëzgjatja dhe cilësia e gjykimit janë dy faktorë që ndikojnë në besimin e njerëzve te sistemi i drejtësisë”, tha Naço.

Gjithashtu Naço paralajmëroi se çdo tejzgjatje të proceseve gjyqësore do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli. Projekti “Për një drejtësi pa vonesa”, do të zbatohet në gjykatën e Krujës. Projekti është ideuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JUST i USAID-it, i cili ka për qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale, dhe bërjen e tyre më produktive.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig tha se, projekti synon të rrisë efiçencën e gjykatave, dhe sipas tij, rezultatet e para që vijnë nga gjykata e vogël e Krujës, janë vërtetë shumë shpresëdhënëse.

“U jemi veçanërisht mirënjohës gjykatëseve. Ata morën në dorë menjëherë projektin dhe sollën një qasje të re, një drejtësi pa vonesa. Gjykata e Krujës po jep një shembull të madh në vend. Për projektin dua të them një fjalë të urtë, ‘nëse do që të shkosh larg, shko me shokë’.

Ne nuk po përpiqemi të ndryshojmë praktikën e gjykatës në një ditë, por duam një ndryshim që ti qëndrojë kohës. Ndaj jemi mbledhur këtu sot, dhe mesazhi kryesor është që angazhimi juaj  ndaj kësaj qasje të re është i një rëndësie thelbësore për të bërë çdo seancë gjyqësore kuptimplotë ndaj nevojitet kontributi i çdo pjesëmarrësi në gjyq. Të gjithë duhet të ndërmarrim për ta bërë këtë realitet”.

Shqipëria rikthehet në krye të Europës, Qerimaj e Godelli kampionë

QerimajRinis kthesa pozitive në sportin shqiptar, e në veçanti në sportin e peshngritjes si një nga disiplinat më me traditë në vend. Në kampionatin Europian të Peshngritjes që u zhvillua në Tel Aviv të Izraelit, Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe ndërsa sportisti tjetër, Daniel Godelli u shpall nënkampion europian.

Dy peshëngritësit shqiptarë ngritën lart flamurin kuqezi duke dominuar skenën për kategorinë deri në 77 kg. Dy peshëngritësit shqiptarë konkurruan me njëri-tjetrin për vendin e parë duke eklipsuar kundërshtarët e tjerë. Erkand Qerimaj, ka ngritur  349 kg në dygarësh e duke u shpallur kampion Europe.  Sportisti  Shkodran u shpall kampion Europe edhe në stilin e shtytjes. Ai ngriti në shkëputje 155 kg duke marrë medalje bronzi, por shfaqi më të mirën në stilin e preferuar, atë të shtytjes, që ishte një leksion i vërtetë për kundërshtarët. Në tri prova, Qerimaj kaloi me sukses, 188, 193 dhe 194 kg dhe rivali i tij për fronin ishte sportisti tjetër shqiptar, Daniel Godelli. Me Qerimajn që mori dy medalje ari dhe një bronzi, Shqipëria pasuron arkivin me të tjera medalje, pasi edhe Godelli ishte në formën më të mirë. Godelli mori 3 medalje argjendi, që do të thotë tri herë nënkampion, në stilin e shkëputjes, ku ngriti 157 kg, atë të shtytjes ku kaloi 192 kg, ndërsa në total e mbylli me 349 kg, prae humbi titullin vetëm për çështje peshe.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili ndodhej në Izrael gjatë garave, ka premtuar se këta sportistë do marrin medalje edhe në olimpiadën në Brazil. “Ishte një emocion i paparë, pasi ishin dy sportistët tanë në garë deri në fund për medaljen e artë. Duhet të ndihemi krenarë për ata dhe kjo tregon edhe një herë se peshëngritja jona ka realisht sportistë të mirë, të cilët premtojnë medalje edhe në olimpiadën në Brazil”, ka thëna Gjoza.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përgëzuar menjëherë dy sportistët shqiptar pas arritjes së suksesit. Rama, ka shkruar në faqet zyrtare në rrjetet sociale duke uruar dy kampionët e rinj: “Erkand Qerimaj në çatinë e Europës! Talenti dhe sakrificat u shpërblyen me medalje ari. Përulje me respekt për kampionin tonë! Respekt të thellë edhe për argjendin kuptimplotë të Daniel Godellit! Koha për të bërë më shumë për peshëngritjen dhe talentet në këtë sport”.

Policia greke arreston shqiptarin, kreu 60 krime të rënda

arrestimMe katër emra, katër datëlindje të ndryshme, me mbi 60 grabitje me armë, vrasje, plagosje, beteja të armatosura, ndonëse i vetëm, një shqiptar është arrestuar në një fshat të Greqisë dhe akuzohet për të gjitha këto krime. Arrestimi i tij është kryer orëve të para të së djeshmes ndërkohë që nuk kanë mundur që deri orëve të vonat mbrëmjes t`ia mësojnë emrin e vërtetë, ndonëse i kanë renditur dhjetëra akte kriminale. Kështu bëhet me dije se skuadra kundër terrorizmit (EDA) mëngjesin e djeshëm ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte shumë emra dhe shumë ditëlindje. Shqiptari kërkohej nga autoritetet greke për vrasje me paramendim, tentativë vrasjeje, grabitje, vjedhje dhe një mori të veprash të tjera.

Sipas informacioneve të policisë, arrestimi i tij u bë në një fshat në rrethin e Famaguta, ndërsa nuk është i qartë emri i tij i vërtetë dhe as data e saktë e lindjes. Astrit Athani është emri paraprak që ai ka dhënë, por njihet edhe si Giorgio Thathani. Ai ka 4 datëlindje ose 1983 ose 1984 ose 1985 ose 1986. Shqiptari mori pjesë në një vrasje më 2 qershor, 2012 në Kessariani ku kishte vrarë një 30-vjeçar dhe plagosur vëllanë e viktimës 32 vjeç . Gjithashtu akuzohet për 17 vjedhje me armë në shtëpi, 18 vjedhje me armë në dyqane , një grabitje me armë në postës, tri vjedhje me armë në shtëpi, 7 përleshje të armatosura, 6 vjedhje me thyerje në shtëpi dhe dyqane dhe 17 plaçkitje të tjera.