Rama: Arsimi parauniversitar sfidë për ne

ramaKryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në selinë e kryeministrisë me drejtorët e drejtorive arsimore rajonale, ku  ka kërkuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe vlerësimin e rolit të mësuesit.

Rama e vuri theksin jo aq në investimet në objekte sesa në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, të vazhdimësisë së karrierës së çdo mësuesi, të bashkëpunimit me prindërit dhe mbi të gjitha, në kthimin e shkollave në qendra komunitare.

Kryeministri theksoi më tej se:  “Sfida jonë e madhe është shkolla si qendër komunitare. Dokumenti strategjik është miratuar. Rrjeti i koordinatorëve që do të mbulojë shkollat pilot është ngritur dhe vazhdon intensivisht puna nga ministria për të garantuar mbështetjen e donatorëve. Nga ana tjetër, ky dokument duhet të jetë jo vetëm në disponim të shkollave-pilot, por në të gjitha shkollat e tjera, sepse duam që ky proces të rritet vazhdimisht”.

Kryeministri Rama theksoi se “jemi përballë një sfide, që sa ka filluar për ndërtimin, e kapaciteteve të duhura profesionale në të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar”. Po ashtu,ai tha  se “do të investohet në të gjitha shkollat për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale, për të hedhur themelin e një tranformimi në gjitha skajet e vendit, duke bërë që cilësia e marrjes së informacionit dhe proçesit të mësimdhënies dhe llogaridhënies të jetë mjaft e lartë në gjithë territorin e vendit”.

“Sfida jonë e madhe është shkolla si qendër komunitare dhe dokumenti stradegjik  duhet të jetë jo vetëm për shkollat pilot, por për të gjithë të tjerat. E rëndësishmë është të nënvizohet se në fondin e zhvillimt të rajoneve është akorduar një fond i konsiderushëm për ministrinë e Arsimit”, tha Rama.

“Do të investohet në të gjitha shkollat e Shqiperisë për një platformë diçitale në të gjithë vendin, pasi ky është një projekt, që ne e konsiderojmë një gur themeli për shkollat dhe i ndërtuar në një bazë të qëndrueshme që do të bashkojë jo vetëm njerëzit brenda sistemit, por qeverinë dhe prindërit dhe nxënësit”, deklaroi më tej Kryeministri.

Duke elaburuar përdorimin e teknologjisë. kreu i qeverisë theksoi se “Të dhënat elektronke do të japin mundësinë që të njihen si nxënesit ashtu dhe prindërit.

Kryeministri Rama, ka vlerësuar punën e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në lidhje me harmonizimin e punës me qeverinë e Kosovës.  “Është bërë një punë e shkelqyer nga ministria për të ecur drejt unifikimit konceptual midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo erdhi pas takimit të përbashkët në  Prizren dhe jemi shumë optimiste dhe në nje kohë të shkurtër do të kemi një korrnizë të përbashkët dhe do të shihet sa produktivitet te lartë do të ketë ky eveniment”, theksoi Kryeministri.

Nërkaq, kreu i qeverisë ka theksuar se shkolla do të ecë përpara duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin. “Është e domosdoshme të përmiresojmë bashkerendimin mes tre paleve, mësues, nxënës e prindër dhe fillimi i një sistemi me prinderit përmes informimit ka nevoej të përmiresohet dhe sistematizohet dhe të ketë në të gjithë vendin një sitem të standartizuar”, thai Rama.

Vlorë: Objektet historike, sërish probleme me infrastrukturën e tyre

kisha e marmiroitInfrastruktura rrugore që lidh disa prej objekteve me vlerë kulturore, historike e arkeologjike në rrethin e Vlorës, vazhdon të jetë në një gjendje problematike dhe pritet të ndikojë edhe gjatë këtij sezoni turistik. Kryetari i Shoqatës së Turizmit Shqiptar për rajonin e Vlorës, Vasil Bedini, thotë për ATSH-në se, sikurse edhe vitet paraardhëse, “kjo do të ndikojë në shkallën e shfrytëzimit të tyre dhe përfshirjen në skemën e resurseve aktive në funksion të zhvillimit të turizmit”.Bedini, që e ka trajtuar edhe vitin e kaluar këtë shqetësim, thekson se, masat e marra në këtë drejtim kanë qenë minimale, pavarësisht disa investimeve të kryera, duke bërë përgjegjëse qeverisjen vendore. “Mjaft nga objektet me vlerë në fushën e trashëgimisë kulturore, historike e arkeologjike, vazhdojnë të kenë probleme me infrastrukturën rrugore, si dhe me gjendjen e tyre, gjë që na ka vënë në vështirësi me planifikimin e paketave me agjencitë turistike të huaja partnere”, nënvizon ai. Bedini, që është edhe një nga operatorët më të njohur në fushën e turizmit në Vlorë.Objekte historike ne Vlore Foto Harilla Koçi.
Ai thekson se kjo gjendje është prezantuar disa herë pranë strukturave përkatëse të monumenteve të kulturës dhe qeverisjes vendore, por pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar, ose ka ndryshuar shumë pak. Mes tyre ai veçon kalanë e Kaninës, një nga objektet më me vlerë në këtë drejtim, e cila ka një infrastrukturë rrugore krejt të papërshtatshme. “Kalaja e Kaninës përfshihet në paketën njëjavore që ofrojnë operatorët vlonjatë për turistët e huaj dhe që është një objekt që vizitohet me mjaft interes për pozicionin gjeografik dhe historinë e vet, por për të shkuar atje aktualisht është mjaft e vështirë për shkak të dëmtimit të një pjese të rrugës në një gjatësi prej disa dhjetra metrash”, thotë Bedini. Krahas kësaj edhe në ndonjë objekt tjetër, si ishulli, manastiri dhe kisha e Zvërnecit, 8 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ka probleme me gjendjen brenda territorit.

Situata vazhdon të jetë problematike edhe me objekte të tjera, sikundër është qyteza antike e Amantias, ku një segment rrugor prej disa qindra metrash është tërësisht i amortizuar. Po ashtu, për shkak të mungesë së rrugës është e pamundur për të shkuar në Kishën e Marmiroit, një nga objektet e kultit unikale në Shqipëri për arkitekturën e ndërtimit, që ndodhet në territorin që administrohet nga Bashkia e Orikumit. “Këto probleme i kemi prezantuar edhe tek drejtuesit e Këshillit të Qarkut dhe të njësive të qeverisjes vendore që administrojnë këto objekte, por realiteti tregon se masat e marra kanë qenë minimale”, shprehet kryetari i Shoqatës së Turizmit Shqiptar për rajonin e Vlorës. Sezoni turistik nuk është larg dhe nga këto shqetësime, operatorët turistikë lokalë humbasin vlera të konsiderueshme monetare.

*Harilla Koçi

Kodheli letër Llallës: Reago. Po hidhet baltë mbi FA-në

mimi-kodheliMinistrja e mbrojtjes Mimi Kodheli i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ku i kërkon informacione nëse organi i akuzës ka nisur apo jo një hetim në lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ushtria shqiptare po përdoret për transportimin e narkotikëve.

Në letër, ministra shpreh shqetësimin e saj për akuzat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike ndërsa thekson se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre.

Ja letra e plotë e ministres Kodheli

I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm,

Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, siç jeni në dijeni, u bënë disa ditë që deputetë të kësaj force politike po hedhin baltë në drejtim të Forcave të Armatosura duke lëshuar akuza të rënda.

Me këtë letër, përsëris shqetësimin tim lidhur me këto akuza përmes të cilave kërkohet që Forcat e Armatosura të bëhen “mish për top nga propaganda antiqeveritare”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor.

Duke përfituar nga kjo letër, kërkoj shqyrtimin deri në fund dhe në detaj të të gjithë dosjeve që Ministria e Mbrojtjes ka depozituar pranë organit hetimor. Kam qënë dhe mbetem e bindur se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre.

Meta reagon për Karelin: Keqardhje për ngjarjen tragjike

kareli1Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një prononcimi për median nga selia e partisë së tij ka shprehur keqardhje për vdekjen e të burgosurit shqiptar, i cili mbeti i vdekur nga dhuna dhe torturat çnjerëzore në burgun e Nigritës (Greqi).

“Shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike. Mbështes qëndrimin e ministrit të Drejtësisë Naço. Ka pasur komunikim mes autoriteteve të dy vendeve. Dua të vlerësoj dhe investigimin e medies greke duke ndihmuar edhe vetë drejtësinë greke që të mos vonojë të vërë para ligjit autorët e kësaj dhune”.

Po ashtu, Meta kërkon zbardhjen dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dhunës. Ndërkohë, që dënoi përpjekjet për të politizuar protestat e zhvilluara në kryeqytet.

“Vlerësoj dhe reagimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre policëve që përdorën dhunën ndaj protestuesve. Dua të dënoj edhe përpjekjet për të politizuar këtë protestë dhe për të nxjerrë përfitime politike prej saj”, tha sot kryetari i LSI-së në një prononcim për medien nga selia e partisë së tij”.

 

Kosova merr gjashtë medalje në Greqi

kosova_58xdf htr68Mundësit tonë në Selanik kanë rrëmbyer gjashtë medalje (dy të arta, tri argjendta dhe një të bronzte).

“Vendin e parë në stilin e lirë e morrin vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior), ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko romak. Argjend fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior), kurse me medalje të bronzte u desh të pajtohet Denis Krasniqi (63kg, kadet)”, është thënë në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK).

Sipas këtij njoftimi, në plasmanin ekipor tek juniorët Kosova fitoi vendin e tretë që është një rezultat për të përshëndetur kur të kemi parasysh se në këtë garë morën pjesë mbi 250 mundës nga shumë shtete të forta që kanë ndikim të madh në këtë sport.

Sipas FMK-së, lufta më interesante ka qenë sfida direkt e reprezentuesit të Kosovës, Dardan Syla dhe reprezentuesi t serb, David Cupic, ku triumfoi mundësi jonë me rezultat 9:1. Kjo fitore gëzoi pamasë edhe stafin teknik me trajnerët Mustaf Syla e Ferat Ramadani, që pas turneut ishin shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. I kënaqur ka qen edhe fituesi i dy medaljeve Dardan Syla.

“Ishte një turne mjaft i fortë ku unë u paraqita në dy stilet. Në greko romak u ndesha me serbin Cupic ku edhe pata një ballafaqim të fort pasi që kundërshtari ishte reprezentues i Serbisë edhe pjesëmarrës në kampionatin evropian edhe atë botëror, me një fjalë ishte mundës me përvojë të madhe, por unë arrita të mposhti”, ka thënë Syla. /KosovaPress/

Meta: Vlerësimi i S&P, tregon se vendi është në rrugën e duhur të reformave

ilirmetaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës të lërë kërcënimet me protesta dhe të pranojë ofertën për të bashkëpunuar për reformën administrativo-territoriale.

“Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët por nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim” tha Meta.

I pyetur a ndihet i përgjuar vetë Meta, ai u përgjigj se, nuk i pëlqen të bëhet politikë përmes vrimës së çelësit.

“Nuk më pëlqen të bëjmë politikë përmes vrimës së çelësit. Kjo është një politikë që i takon së kaluarës dhe nuk është aspak transparente dhe racionale. Pa dashje përfaqësuesit e PD-së i kanë vendosur në gjoks një medalje zotit Tahiri.

“Fakti që Tahiri pranoi sms-në tregoi përgjegjësinë dhe transparencën e tij. Ju ftoj ta rilexoni sms-në. Kjo tregon një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të një ministri të shqetësuar nga një situatë konkrete në një periudhë konkrete dhe kërkon të motivojë vartësit e tij“, – tha Meta

Ndërsa përsa i përket qëndrimit të tij në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes më Fondin Monetar Ndërkombëtar, Meta përcolli optimizëm duke e konsideruar këtë marrëveshje me rol bazik të rëndësishëm ekonomiko-financiar për financat e vendit.

“Marrëveshja me FMN-në i jep frymëmarrjen e duhur përmes injektimit të një shume të konsiderueshme parash që nuk do të shkojnë vetëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, por do të inkurajojë avancimin e axhendës së qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend në funksion të stimulimit të kredimit dhe rritjes së punësimit. Vlerësimi i S&P, tregon se vendi është në rrugën e duhur të reformave. Dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët të punojnë së bashku për një Shqipëri që rritet çdo ditë”, – tha Meta.

Zgjedhjet në Maqedoni, Ivanov dhe Pendarovski në balotazh më 27 prill

kuti-votimiQytetarët në Maqedoni iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Nga rezultatet paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ,  më shumë vota ka marrë kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov  me 447.813 vota apo 25,16%.

Ndërsa kandidati i LSDM-së,Stevo Pendarovski ka marrë 325.608 vota apo 18,30 %, kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi ka marrë 38.938 vota apo 2,19% dhe kandidati i GROM, Zoran Popovski ka marrë 31.327  vota apo 1,76%.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, pjesëmarrja e votuesve ka qenë 48,86 për qind.

Me këtë rezultat të arritur, dy kandidatët e parë do të shkojnë në balotazhin që do të mbahet më 27 prill, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në balotazh do të jenë Ivanov dhe Pendarovski, ku diferenca midis tyre është mbi 120 mijë vota.

Këto zgjedhje janë vlerësuar të rregullta dhe demokratike, pa ndonjë incident të rëndë që mund të ketë dëmtuar procesin zgjedhor.

Kerry: Shmangni ngrohjen globale

kerry1Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi sot pas publikimit në Berlin të një raporti të “GIEC” duke përsëritur nevojën urgjente për të vepruar në shmangien e ngrohjes globale si një çështje vullneti.
“Ky raport është mjaft i qartë në lidhje me faktin se jemi përballë me një çështje të vullnetit botëror dhe jo të kompetencave”, u shpreh John Kerry, në një komunikatë.
“Ky raport vë në dukje teknologjitë tashmë në dispozicion në fushën e energjisë për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme emetimet globale” të gazit që shkakton efektin serrë, komentoi John Kerry, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë emetuesi i dytë global i GEF, pas Kinës.
“Këto teknologji duhet të reduktojnë ndotjen e shkaktuar nga karboni si një mundësi për rritjen ekonomike”, shtoi ai, duke bërë thirrje që tregu botëror i energjisë kap shifrën e 4300 miliardë eurove.

PD: Përfshirja e ushtrisë në trafik droge, seancë dëgjimore me Kodhelin

ministri_flamur_noka03Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Komisionin e Sigurisë kërkesën për seancë dëgjimore urgjente me Ministren e Mbrojtjes.

Deputeti i PD-së Flamur Noka në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë, akuzoi ushtrinë për përfshirje në trafikun e drogës.

“Ministrja duhet të japë llogari për këto të dhëna tronditëse, dhe përgjegjësitë e saj dhe të kryeministrit, për këtë aferë që e njollosin Shqipërinë anëtare të NATO-s me turpet e një republikë të dështuar të trafikut të drogës”, tha Noka.

Maqedoni, fillojnë zgjedhjet e pesta presidenciale

kuti-votimiNë 3 480 qendra votimi filluan sot në orën 07:00, me orën lokale, zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00. Të paktën 1 779 572 votues do të zgjedhin ndërmjet katër kandidaturave, Gjorge Ivanovit, kandidat i VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskit, kandidat i LSDM-së, Zoran Popovskit, kandiat i GROM-it dhe Iljaz Halimit, kandidat i PDSH-së. President i vendit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave. Nëse askush nuk e fiton shumicën e nevojshme, pas 14 ditësh do të organizohet raundi i dytë, në të cilin shkojnë dy kandidatë të cilët do të fitojnë numrin më të madh të votave. Do të fitojë ai që do të mbledhë më shumë vota, me kushtin që në votim të dalin të paktën 40 për qind e votuesve.