Rama shpreh mirënjohje për Berishën

kukesi3Ditën e sotme në Kukës u kujtua 15-vjetori i eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin krerët e shtetit të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare, shprehu një mirënjohje të thellë për presidentët e SHBA-ve, për BE-në, dhe NATO-n. Gjithashtu, Rama vlerësoi roli dhe kontributin e ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, në pavarësinë  e Kosovës.

“Kur e sheh me sytë e sotëm të shkuarën e 15 viteve më parë duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. Në një anë të kufirit, një vend shumë i brishtë i dalë nga një rrënim ekonomik si ai i vitit ’97, me një qeveri në krye të së cilës ishte një djalë 30 vjeç dhe nga ana tjetër e kufirit në errësirën e një diktature gjithnjë e më barbare, një përpjekje e zgjatur e zgjatur në kohë e sakrifica që shtrihej nga ekzistenca e Ibrahim Rugovës, që shtrihej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga ana tjetër ushtria vrasëse e Millosheviç, dhe nga ana tjetër aleanca e madhe që iu bashkua krah për krah shqiptarëve, por gjithnjë në kushtet kur fundi nuk dihej. Dhe ajo që bën shqiptarët e zakonshëm, ajo që bëri qeveria shqiptare, në një vend të ri tërësisht të brishtë, garantoi që aleanca e madhe të shkonte përpara pa frikën e lëkundjeve të opinionit publik në Europë. Kryeministrit Thaçi foli për prapavijën e Shqipërisë. Ai e kujton atë prapavijë dhe sinergji të pazakontë, sepse pa ato do të ishte e pamundur të shkoje përpara, ku e gjithë aleanca të shkoje para falë asaj prapavije që shkoi Shqipëria, falë lidershipit të z.Majko”.

“Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD-në, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill, por fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve”, tha kryeministri.

Më tej Rama ndau me të pranishmit momentet e takimit në Berlin me kancelarin Angela Merkel. Kreu i qeverisë shqiptare tregoi sesi u bisedua për Ballkanin e paqes.

“Dua të ndaj me ju një moment, një fjalë që pata me kancelarin Merkel që lidhet pikërisht me çka po flasim. Që lidhet pikërisht me atë që askënd nuk ishte e imagjinueshme që të ndodhte që në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore vetëm pak vite nga kjo luftë që ndodhi, e tmerrshme që përjetuan, Ballkani të gjendej në paqe. Dhe ne të gjithë dhe përfshirë kryeministrin e Kosovës, përfshirë dhe atë të Serbisë të gjendeshim në Londër, jo si do të ndahen territoret as si do merret një armëpushim, as për të diskutuar për të bërë këtë apo atë aspekt të luftës, por për të diskutuar se çfarë do bëjmë me paqen.

Një paqe që është shumë e madhe për shpatullat e brishta për secilin nga vendet e rajonit tonë. Është një paqe që kërkon më shumë Europën në rajon, që kërkon më shumë bashkëveprim mes nesh për të kapërcyer ato pengesa që mes nesh nuk bëhen për t’i kapërcyer, ato ambicie legjitime që secila qeveri më vete dhe aq më pak pastaj apo dy qeveritë tona e kanë të pamundur ti arrijnë pa këtë sinergji pa këtë veprim. Kjo është një kohë e re që na bën të reflektojmë për të ardhmen dhe për kohën që nuk pret për integrimin.

Jam i bindur që kjo qasje e jona që e merr të gjithë forcën e vet nga vizioni dhe kurajoja e kryeministrit të Kosovës për t’u ulur në një tryezë me armiqtë e deridjeshëm, për të hapur rrugën me ata që deri dje ishin sundimtarë në tokën e shqiptarëve, sepse pa atë hap të jashtëzakonshëm përpara sot ne nuk do kishim forcën për tu bërë të gjithë së bashku avokat të një Ballkani të ri, rajoni të ri të një bashkëjetese të re. Që ndjehemi mirë, që qeveria e Kosovës e mëshiroi si një ecje, në një rrugë të përbashkët për të kthyer këtë kohë të re në një bashkëpunim shqiptar dhe rajonal në një hapësirë tej kufijve që e përjetojmë sot në këtë 15-vjetor, që ishte dita që e bashkoi në fillim Shqipërinë me Kosovën që e pati me siguri shtysën e vet”.

Banka Qëndrore Evropiane bashkëpunim teknik me Bankën e Shqipërisë

Banca d'albaniaBanka Qëndrore do të zhvilloj nesër në Tiranë, ceremoninë e lançimit të projektit të ri “Analiza e nevojave të Bankës së Shqipërisë”.

Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se, të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit dhe Yves Mersch, anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe të ftuar të tjerë vendas dhe të huaj nga sektori financiar dhe ai bankar.

Ky projekt i cili ofrohet nga Banka Qëndrore Evropiane, ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë, duke identifikuar kriteret ligjore, organizative dhe burimet e nevojshme për përafrim me standardet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Ai zhvillohet në kuadër të programit “Bashkëpunimi teknik me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor në përgatitjet e anëtarësimit të tyre pranë Sistemit Evropian të Bankave Qendrore” dhe financohet nga asistenca e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA 2013). Bashkë përfituese të këtij projekti janë edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë./

Putin: Ukraina në prag të luftës civile

putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina gjendet në prag të luftës civile.

Zyra e informacionit të Presidencës ruse bën me dije se, këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku po diskutonin për situatën në Ukrainë.

Sipas medieve botërore, komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të vendit, pasi separatistët prorusë kanë pushtuar  ndërtesat qeveritare në nëntë qytete.

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk u “çlirua”.

Sipas raporteve, një tjetër operacion “antiterror” po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjanks, ende ka shumë pak detaje në lidhje me këtë ofensivë.

Dimër i vonuar, reshje bore në Korçë, Dibrër dhe Pukë

deboreZonat e qarkut të Dibrës, Pukës dhe Korçës janë mbuluar nga dëbora ditën e sotme. Në të gjithë vendin temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, edhe pse jemi në stinën e pranverës.

Raportohet se në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës arrin30 cm, ndërsa në zonat e thella të Dibrës shkon edhe deri në 40 cm.

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar edhe në Korçë, në zonat rurale dhe ato urbane.

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme edhe me qarkullimin rrugor në disa zona të Dibrës. Drejtoria e Rrugëve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për zhbllokimin e akseve rrugore.

Reshje të dendura bore vijojnë të bien edhe në Qafë Mali të Pukës, ndërsa në akset Fushë Arrëz- Kukës, Mali- Fierzë ka vështirësi në qarkulli. I pamundur qarkullimi është në aksin rrugor Bardhet-Iballë.

 

Reshjet e dendura të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona, ku është ndërprerë energjia elektrike.

Gertin Peca: Më ndihmoni të ngrihem në këmbë

17-vjec17-vjeçari, Gertin Peca nga komuna Golaj e Rrethit të Hasit ka pak javë që ka dalë nga gjendja e komës pas një aksidenti që pësoi në Pejë të Kosovës 4 muaj më parë. Mjekët në spitalin Ushtarak kanë mundur t’i shpëtojnë atij jetën, por ai tashmë ka mbetur i paralizuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje. Për të mundur që ecë sërish atij i duhet një kohë e gjatë fizioterapie, por familja e tij nuk mund të përballojë shpenzimet për këtë proces.

E gjithë familja Peca jeton në dhomën e spitalit që kur djali i madh i saj u aksidentua. Dy djemtë e tjerë lanë shkollën për të ndihmuar vëllain, ndërsa edhe nëna dhe babai i tij janë të detyruar që të qëndrojnë këtu për t’i ardhur në ndihmë. Por as dashuria dhe sakrifica e tyre nuk është e mjaftueshme për rehabilitimin e 17-vjeçarit, që kërkon ndihmë nga gjithkush për të mund të ecur sërish me këmbët e veta. E vetmja ndihmë deri tani ka qenë ajo e komunës Golaj, që i ka dhënë një sasi prej 50 mijë lekësh.

Vlorë: Në 20 vjet, 15 mijë apartamente të reja për qytetarët

vlore2Në 20 vitet e fundit, në qytetin e Vlorës janë ndërtuar gjithsej rreth 15 mijë apartamente të reja banimi, çka përbën një hop shumë të madh zhvillimi për ridimensionimin e mjedisit urban dhe perspektivën e tij.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Qarkun e Vlorës, Arben Breshani, thotë për ATSH-në se, shinat e zhvillimit të qytetit në vitet pas 1990-tës dhe në vazhdimësi, kanë në bazë disa elemente, të cilat karakterizohen nga dinamizmi. Breshani argumenton grafikun e ndryshimeve në Vlorë, duke u fokusuar tek sektori i ndërtimit në përgjithësi dhe ai i banesave në veçanti, ku janë përqëndruar më shumë investimet. “Periudha më intensive e ndërtimeve në qytetin e Vlorës është 10- vjeçari mes viteve 2000-2010, çka është reflektuar konkretisht edhe në numrin e ndërtimeve të realizuara gjatë tij”, shprehet ai.

Sipas tij, aktualisht ky sektor po kalon në periudhën e stanjacionit, ose e emërtuar ndryshe, “periudha e stanjacionit të ciklit”, i cili teorikisht dhe praktikisht llogaritet të jetë 15-20 vjeçar. Nën këtë arsyetim, kreu   i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës argumenton se sektori i ndërtimit do të rikthehet në parametrat e veta më të mira pas vitit 2015, që përkon me përfundimin e ciklit 2000-2015 dhe fillimin e ciklit të ri. Megjithatë, nën këndvështrimin e tij, periudha e procesit intensiv të ndërtimeve në qytetin e Vlorës ka përfunduar, çka reflektohet edhe në tablonë e shifrave karakteristike urbane e sociale. Aktualisht, qyteti i Vlorës së bashku me rrethinat, numëron një popullsi prej rreth 200 mijë banorësh, krahasuar me rreth 80 mijë që ishte ajo në fillim vitet 1990-të. Ndërkohë, në një analizë të thjeshtë, duke u nisur edhe nga dinamika e ndryshimit të treguesve socialë etj, parashikohët që në vitin 2020-të, qyteti të numërojë rreth 300 mijë banorë.
Padyshim, ky grafik ndryshimesh gjen pasqyrim edhe tek elementë të tjerë që i përkasin kryesisht rrafshit social dhe atij ekonomik, ku spikat edhe prurja demografike me kahje nga zonat rurale dhe destinacion qytetin. Konkretisht, deri para 3 vjetësh kur edhe numri i shitjeve të apartamenteve të banimit ishte i lartë, konstatohet një strukturë komplekse e blerjeve. 10 për qind e apartamenteve janë blerë nga qytetarët vlonjatë, 10 për qind nga banorë të qyteteve të tjera dhe 80 për qind nga persona që kanë emigruar në periudha të ndryshme në vende të ndryshme, me shumicë Italinë dhe Greqinë. Kriza ekonomike në këto dy vende fqinjë, Breshanit, është reflektuar edhe në pakësimin e ritmit të blerjeve të objekteve të banimit në Vlorë.

Aktualisht, në qytet numërohen më shumë se 2000 apartamente të pashitura, ndërkohë që 1500 të tjera janë në proces ndërtimi. Çmimi aktual i apartamenteve të banimit në Vlorë llogaritet në 400-800 euro/metri katror, në varësi të zonave ku janë objektet e banimit dhe të elementëve të tjerë, siç janë ato të largësisë dhe të pozicionit ndaj detit. Kështu, zonat më të preferuara janë nga Skela në Ujë të Ftohtë, në brezin e parë të ndërtimit me pamje nga deti. Ndërsa zona më pak e preferuar dhe që reflekton edhe në çmimin më të ulët të apartamenteve të banimit, është ajo në të dy krahët e rrugës “Transballkanike”.

*ATSH

Vetëvrasja e 13 vjeçarit, dëshmitë: Imitoi telenovelat turke

policiaVetëvrasja e 13- vjeçarit banor i sektorit “Rinia”, pak km larg Durrësit ka shokuar banorët e zonës por edhe të afërmit të cilët pas veprimit të fëmijës kërkojnë një Pse?

Bledari, djali i një emigranti në Greqi me origjinë nga Dibra u gjet i vetëvarur pasditen e djeshme nga nëna e tij në banesë.

Të afërm por edhe banorë të zonës thonë se shpërndajnë fletushkave nga sekte të ndryshme fetare të cilat që flasin për një botë të përtejshme, por edhe transmetimi i telenovelave orë pas orë në kanalet televizve shqiptare mund të fshihen pas aktit të vetëvarjes.

‘Shpërndarja e fletushkave në këtë zonë është shkaku i kësaj vdekjeje. Dëshmitarët e Jehovait thonë se vdekja në këtë ditë dhe në këtë orë të çon në parajsë. Fëmija është ndikuar nga kjo gjë 100 përqind pasi nuk ka pasur asnjë arsye pasi ka pasur gjithë të mirat. Familja nuk e ka prekur me dorë fare. Kjo është një iluzion i fëmijës. Plus kësaj janë edhe telenovelat që po jepen që ndikojnë psikoligjikisht tek fëmijët” tha një banor i zonës.” thonë banorë të zonës.

Fëmijët thonë se djali para se të kryente aktin e vetëvrasjes kanë diskutuar të luajnë këtë personazhin e Polatit në këtë film.

Por këto pista mbeten për tu verifikuar nga organet hetimore

As në shkollë nuk ka pasur kurrë problem dhe kushtet ekonomike ishin mëse normale. Babai emigrant në Greqi ka udhëtuar gjithë natën për të prekur tragjedinë dhe tashmë sëbashku me nënën zemër zhuritur nga tragjedia do përcjellin shumë para kohe në banesën e fundit djalin e tyre të vetvarur.

Kodheli: Anëtarësimi në NATO, arritje historike për Shqipërinë

Mimi-Kodheli“Shqipëria 5 vjet anëtare e NATO: impakti kombëtar, rajonal si dhe sfidat e së ardhmes”, titullohet konferenca ndërkombëtare e organizuar sot në Tiranë nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në kuadër të përvjetorit të pestë të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Në këtë konferencë marrin pjesë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, etj.
Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se “klasa politike shqiptare e gjen veten të bashkuar pavarësisht përkatësive partiake. Këtë gjë e dëshmon edhe prania jonë sot në këtë sallë. Secili nga ne do të dëshironte shumë që kjo gjë të ndodhte në shumë gjëra të tjera që janë vërtet të rëndësishme për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve shqiptarëve”.

“Anëtarësimi në NATO është një arritje historike për Shqipërinë, me këtë rast shqiptarët konfirmuan me shumë krenari rikthimin e tyre në perëndim. Anëtarësimi në NATO përmes një konsensusi dhe mbështetjeje publike të pashembullt përbën një gur domethënës në demokratizimin e vendit duke hapur perspektivën për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët duke bërë në këtë mënyrë vendin pjesë të familjes së kombeve të civilizuara dhe demokracive perëndimore”, tha Kodheli.

Kryetari i PD-së, Basha e cilësoi vendimin për anëtarësimin në NATO si të duhurin. “Shqipëria plotësoi kushtet për anëtarësim. Anëtarësimi në NATO ishte jo vetëm fitore e rëndësishme, por përpjekje e rëndësishme e institucioneve”

Lazarati që na çon drejt Amsterdamit

kannabhArtur Zheji

Çfarë po ndodh sot në lidhje me çështjen e Lazaratit? Personalisht mendoj një hipokrizi e madhe. Ky fshat, tashmë ndërkombëtarisht i famshëm, i ka mbijetuar për shumë vite të gjitha ‘sfidave’. Çfarë ndodh në Lazarat? Të gjithë e dinë: kultivohet kanabis-sativa, ndryshe marijuanë ose ‘bar’. Një lloj droge e lehtë, pak më e fortë se duhani, të cilën në Britaninë e Madhe e përdorin 15% e të rinjve dhe në Europë është masiv konsumi në nivelet 7-10%, një biznes që tejkalon dhjetëra e dhjetëra miliardë euro.

Mirëpo çfarë ndodh sot në botë? Cili është debati mbi marijuanën? Në Shqipëri nuk ka fare informacion për këtë, shqiptarët nuk e dinë se jemi realisht në prag të një legalizimi global të kësaj droge të lehtë sepse përfitimet janë vërtet të shumta.

Ndryshe nga çfarë mendohet, numri i përdoruesve zvogëlohet dhe ky leksion vjen nga një vend i famshëm, nga Holanda, e cila ka çuditërisht shifrën më të ulët të përdoruesve, pavarësisht se e ka të liberalizuar përdorimin personal të marijuanës. Jo vetëm kaq, por në Holandën liberale, edhe numri i përdoruesve të drogave më të rënda është më i ulëti. Pikërisht në Europën ku ndalohet kanabis-sativa, sepse, studiuesit thonë me fakte në dorë që përdorimi i marijuanës nuk rrit, por zvogëlon përdorimin e drogave të rrezikshme si kokaina dhe heroina.

Italia e ka legalizimin e marijuanës në rend të ditës dhe mjaft shtete të rëndësishme në Kanada apo në SHBA, ose e kanë legalizuar, ose janë drejt legalizimit, duke i hequr kështu nga dora mafias ndërkombëtare këtë trafik kaq fitimprurës dhe kaq korruptues. Eksperienca rrëfen se pothuajse askush në botë nuk i reziston dot uraganit korruptues që lidhet me këtë trafik. Amerika e provoi me proibicionizmin (lexo ndalimin) e alkoolit në vitet ’30 të shekullit të kaluar, që krijoi korporatën më të madhe të krimit të organizuar të trafikut të alkoolit në historinë botërore.

Korporatë vrastare që kishte në gjirin e vet një ushtri killerash dhe një ushtri informatorësh në gjirin e shtetit. E gjithë kjo sipërmarrje kolosale krimi u shfry si tullumbace kur u hoq ligji që ndalonte tregtimin publik dhe normal të pijeve alkoolike, të cilat ‘vrasin’ sot miliona konsumatorë.

Sot në Europë mendohet se mbajtja në këmbë e ligjit që ndalon konsumin e lirë dhe të kontrolluar të marijuanës, është jo një luftë kundër mafias që e tregton atë, por një arsye se përse kjo mafie lulëzon dhe mbijeton e pamposhtur.

Aq më tepër në fshatin tonë, mjerisht ende provincial, duhet guxim për të shkuar drejt legalizimit simbas modelit holandez. Duke u kujtuar partnerëve ndërkombëtarë se Holanda, e famshme edhe për turizmin e marijuanës që blihet në format 5gr lirisht nëpër kafene, është anëtare brilante e BE. Sepse në Holandë ka rreth 40.000 sera ‘klandestine’ ku kultivohet marijuana dhe ky nuk përbën një skandal europian, por një tolerim që buron nga fryma e ligjit që lejon përdorimin vetjak të ‘barit’.

Kësisoj duket se Lazarati, ashtu në mënyrën e vet, dëshmon se i ‘pamposhtur’ si dhe shfaqet, është një dëshmi e gjallë e domosdoshmërisë së një refleksioni në frymë liberalizuese. Qeveritë kanë ardhur dhe shkuar matanë, ndërsa Lazarati ka mbijetuar, duke u perceptuar si një njollë kombëtare, perceptim ky i tepruar po të kujtojmë 40.000 serat që kultivojnë marijuanë në Holandën e Madhërisë së Saj, kuptueshëm një pikë elegante e furnizimit në nivel europian.

Në vetë baltosjen e talentuar që është tipari ynë virtuoz, është krejt thjeshtëzuese të rrethojmë dhe të ‘bombardojmë’ verbalisht apo ushtarakisht Lazaratin. Në këto kohë që jetojmë, inteligjenca dhe zgjidhjet e mençura liberale janë shumë më produktive sesa qasja trashanike e dhunës.

Prandaj edhe duket se ‘rezistenca’ e Lazaratit, vjen si me porosi për të hapur një debat energjik me frymë liberalizuese që na afron me Amsterdamin. Duke qenë se Amsterdami është në Europë, afrimi me Amsterdamin, është pse jo, një afrim real me trendin që Europa përmes shumë hezitimeve, herët a vonë do të shpalosë në tërësi

Francë, Monaco

france-monacoNë të gjithë botën, janë 17 mini-shtete të pavarura, duke filluar nga më i vogli, deri te më i madhi. Secili nga ta ka një sipërfaqe më të vogël se 360 kilometra katrorë. Nëse do të bashkohej sipërfaqja e këtyre 17 shteteve, do të mund të fitohej një shtet pak më i madh se Rhode Island. Madje, edhe Singapori i vogël është tepër i madh krahasuar me këtë listë (ai ka mbi 400 kilometra katrorë)! Ja l
ista…Vatikani – 0.36 kilometra katror – Shteti më i vogël në botë me popullatë prej 770 banorësh, asnjëri prej tyre nuk është banor i përhershëm.

Monako – 1.1 kilometër katror

Nauru – 13.6 kilometra katrorë – 13,000 banorët e ishullit Nauru në Paqësor, jetojnë mbi shtresat e pakta të fosfatit.

Tuvalu – 14.6 kilometra katrorë

San Marino – 38.4 kilometra katrorë – Ndodhet në malin Titano, në Italinë veriore.

Liehtenshtajni – 99.2 kilometra katrorë – Ky mikro-shtet ka 34,000 banorë. Nga Zvicra e ndan lumi Rhine, e nga Austria Alpet.

Saint Kitts dhe Nevis – 166.2 kilometra katrorë – Ky shtet i Karaibeve me 39,000 banorë, pavarësinë e fitoi më 1983.

Sejshellet – 106 kilometra katrorë

Maldivet – 184 kilometra katrorë

Malta – 195.2 kilometra katrorë – Ishulli ndodhet në jug të ishullit italian, Sicilia.

Grenada – 212.8 kilometra katrorë

Barbados – 265.6 kilometra katrorë – Rreth 280,000 njerëz jetojnë në këtë ishull

Andorra – 28 kilometra katrorë

Palau – 305.6 kilometra katrorë