Në New Delhi, Indi, ku temperaturat kanë arritur 42 gradë

Në New Delhi, Indi, ku temperaturat kanë arritur 42 gradë. (Saurabh Das, Ap/Lapresse)
Në New Delhi, Indi, ku temperaturat kanë arritur 42 gradë. (Saurabh Das, Ap/Lapresse)
Në New Delhi, Indi, ku temperaturat kanë arritur 42 gradë. (Saurabh Das, Ap/Lapresse)

Sot, Pesë vjetori i vrasjes së Fatmir Xhindi

xhindiPesë vjet pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, sot në qytetin e Roskovecit (Fier) u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Familjarë, të afërm, deputetë të Kuvendit, miq e bashkëqytetarë vendosën kurora me lule pranë bustit të deputetit të vrarë, duke nderuar kujtimin e tij, si njeri dhe deputet i përkushtuar.
Deputeti socialist, Namik Dokle, vlerësoi figurën e deputetit të ndjerë, që siç tha ai, nuk u largua kurrë nga vendlindja e tij dhe njerëzit që e votuan. “Fatmir Xhindi është nga të paktët deputetët, që megjithëse ishte pjesë e parlamentit në disa legjislatura, nuk u largua nga vendi i tij deri sa vdiq. Ai nuk i harroi kurrë bashkëqytetarët e tij, që e votuan. Sot para monumentit të Fatmir Xhindit shikojmë njerëzit që e duan, e respektojnë dhe e kujtojnë”, tha Dokle në ceremoninë e sotme.
Fatmir Xhindi, deputet i Partisë Socialiste në tre legjislatura, u vra mbrëmjen e 2 majit 2009 pranë banesës së tij në Roskovec. Ndonëse kanë kaluar pesë vjet nga kjo ngjarje e rëndë sërish nuk janë zbuluar autorët.

PD: Rama vende pune për ish-të dënuarit

vorspiPartia Demokratike deoncoi sot emërimin në krye të drejtorisë rajonale të transportit në Berat, të dënuarit për korrupsion.

Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh sot se “Me Edi Ramën papunësia po rritet çdo ditë. Fjalët dhe retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune”.

Sipas PD, “këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës”. “Në Berat, rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre”, theksoi Vorpsi.

Sipas saj, “Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që t’i besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit”.

“Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës. Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabarta. Por në realitet, Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, pëfundoi deklaratën e saj zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Nikolla: Do të ketë ligj për sportistët elitarë

lindita-nikollaMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në takimin me sportistët elitare te shtunën ne Kryeministri,  tha se “ shumë shpejt do të këtë një ligj, i cili do të ketë të bejë me statusin e sportitsiti elitar, duke ju vleresuar ju si figura të rëndësishme për vendin”.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj theksoi se “një tjetër qëllim i yn, është që në shtatorin e vitit që vjen do të ketë 3 orë të edukimit fizik nëpër shkolla, jo më 2 orë orë, ndërkohë që nuk do të ketë maturant që mos zhvillojë orë të edukimit fizik”.

Ministrja Nikolla foli edhe per mbeshtetjen financiare qe do te kene sportistet elitare ne vendin tone, ne menyre qe ata te vazhdojne ne rrugen e sukseseve ne arenen nderkombetare.

PS: Opozita të kërkoje ndjesë për median

Deputetja-e-PS-se-Esmeralda-ShkjauPartia Socialiste sqaroi sot se “raporti i “Freedom House” për lirinë e shtypit ka të bëj me vitin 2013, pikërisht me vitin e fundit të qeverisë Berisha, që për hir të së vërtetës bëri çmos për t’ia vështirësuar jetën medias, qoftë me gjoba e qoftë me mbyllje gazetash e televizionesh”.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, deputetja Esmeralda Shkjau tha se “opozita e ka humbur toruan pas fluturakëve fantazmë, këtë e dinim, por që të ngatërronin edhe vitin kur ata vetë kanë qeverisur në Shqipëri, nuk na e kish marrë mendja”.

Ajo vuri në dukje se falë ndryshimit të qeverisë e falë frymës të qeverisë së re, liria e medias në 2013 nuk është përkeqësuar si vitet e mëparshme, por pikëzimi i Shqipërisë ka mbetur i njëjti.

“Opozita është e fundit që i takon të flasë për lirinë e medias, se përpara se të flasë për ketë gjë, duhet të kërkoj ndjesë për gjithë të zezat që i ka bërë medias në Shqipëri. Qeveria është e angazhuar seriozisht për të përmirësuar situatën e medias në Shqipëri. Prova më e qartë e këtij angazhimi ishte Raporti për Lirinë e Medias i organizatës “Reporterët pa Kufij”, i cili që në muajin shkurt, duke vlerësuar shprehimisht hapat e marra nga qeveria e re, e renditi Shqipërinë 17 vende më lart në indeksin për lirinë e medias”, deklaroi deputetja e pozitës.

Rama shpërndan 100 çertifikata pronësie në Frakull

rama8Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët në Frakull të Fierit.

Së bashku me MInistrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Kryeministri Edi Rama shpërndau 100 çertifikata të pronësisë

Në fjalën e ti,j Kreu i qeverisë u shpreh se, “jemi këtu për një zotim të qartë, mbi bazën e ligjit 7501 do japim titujt e pronësisë”.

“Besojmë te fillimi i fundit të kapitullit të gjatë të zvarritjes së atyre që jetojnë në fshat. Do t’i japim fund historisë së konflikteve dhe stërmundimit”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Tiranë, vetëvritet biznesmeni: “Amanet vajzat”

ambulance.31Vetëvritet në mënyrë tragjike biznesmeni 42-vjeçar nga kryeqyteti. Trupi i pajetë është gjetur në banesë, nga familjarët e tij pasi ky i fundit kishte prerë damarët me thikë.

Mësohet se, biznesmeni Lulzim Saliasi, babai i dy vajzave ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi nuk ka mundur t’u  mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu të kryeqytetit thanë për A1 REPORT se biznesmeni ka lënë një letër lamtumire, përmes së cilës shpreh pendesën për këtë akt të rëndë dhe lë amanet vajzat e tij. Sipas policisë dyshohet që shkak për vetëvrasjen të jenë borxhet 42-vjeçarit. Lulzim Saliasi ishte nënkontraktor i një linje autobusësh urbane.

Fotoja që provon se Hitleri ka vdekur 95 vjeç

 

 

hitlerHistoria është e mbushur plotë me ngjarje, luftra, shpikje, me personazhe që kanë lënë gjurmët e tyre të mira ose të keqe. Një prej tyre është diktatori gjerman Adolf Hitler. Sipas shkrimtarit Renee Simoni Guerreiro Dias në librin e tij të fundit “Hitlerit në Brazil – jeta dhe vdekja e tij “, thotë se Führer ka jetuar deri në 95 vjeç. Për këtë arsye hidhet poshtë teoria se ai kishte vdekur duke bërë vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin siç dhe kemi studiuar në tekstet shkollore. Sipas shkrimtarit Hitler ka ikur në Amerikën e Jugut, duke arritur në fillim në Paraguaj dhe më pas është vendosur në Brazil.
Shkrimtari gjithashtu pohon se ai ka përdorur emrin e rremë Adolf Leipzig dhe ishte i njohur prej 12.000 banorëve të Nossa Senhora do Livramento si “plaku gjerman”.
Gjithashtu në Brazil ka gjetur një partnere me të cilin ka bërë foton që po botojmë dy vjet para vdekjes së tij në vitin 1984. Partnerja quhej Cutinga dhe kishte lëkurë të zezë. Kjo sipas shkrimtarit për të shmangur çdo dyshim në lidhje me identitetin e tij të vërtetë.

 

 

 

Thaçi: Kosova ka përgjegjësi në procesin e integrimit evropian

 hashim thaci“Republika e Kosovës, në procesin e integrimit evropian ka treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë politike dhe institucionale”, theksoi sot kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit të tretë dhe të fundit të kryenegociatorëve në kuadër të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – MSA, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Prishtinë.
Kryeministri Thaçi në fjalën e tij tha se “falë një pune të shkëlqyer të ekipeve negociuese, kemi arritur që pas tre takimeve të kryenegociatorëve, dy raunde të takimeve teknike dhe një numër të konsiderueshëm të video konferencave, të negociojmë një marrëveshje, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE”.
Sot, vijoi ai, kemi përpara miratimin e një marrëveshjeje, që do të jetë themel i procesit integrues të vendit tonë në BE.
“Kemi një ofertë të shkëlqyer politike, juridike dhe ekonomike për t’iu bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë. Marrëveshja do të jetë dokumenti bazë, i cili do të rregullojë marrëdhëniet tona politike me Bashkimin Evropian, deri në hapin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri Thaçi.
Sipas Thaçit, ky moment largon çdo dyshim dhe vulos përcaktimin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i BE-së.
Përveç rëndësisë politike dhe ligjore që MSA-ja ka në kuadër të procesit integrues, Thaçi nënvizoi rëndësinë ekonomike të kësaj marrëveshje. “Marrëveshja e negociuar do të ofrojë hapjen e plotë të tregut të Bashkimit Evropian për bizneset tona dhe njëkohësisht do të ofrojë mbrojtje të veçantë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë potencial zhvillimi dhe krijimi të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Thaçi.
Ai theksoi se, që nga shpallja e pavarësisë, ne jemi fokusuar në ndërtimin e themeleve të shëndosha të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
“Kjo ka nënkuptuar konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe investimet në infrastrukturë, bujqësi dhe së fundi reforma e të bërit biznes. Në këtë drejtim, Marrëveshja e Stabizim Asociimit, do të jetë shtyllë e rëndësishme e mbështetjes së axhendës zhvillimore dhe reformuese të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Republika e Kosovës, vijoi ai, në kuadër të procesit të integrimit evropian, në vazhdimësi ka treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë politike dhe institucionale.
“Lirisht mund të themi se në vendin tonë nuk ka axhendë më unifikuese sesa axhenda evropiane, axhendë unifikuese politike dhe ndëretnike”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjermeni prezanton ne Berat strategjinë e zhvillimit të turizmit

Eglantina-GjermeniMinistrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, prezantoi në qytetin e Beratit Draft Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014 -2020 si dhe çeljen e konsultimeve publike me grupet e interesit.

“Për ne është shumë e rëndësishme që strategjia e zhvillimit të turizmit të pasurohet me sugjerimet dhe komentet tuaja, ndaj dua t’ju falenderoj që jeni këtu si pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës, theksoi Gjermeni.

Strategjia pasqyron në mënyrë të qartë “Vizionin 2020”, duke patur parasysh njohjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në brigjet e Mesdheut, me një pozicion gjeografik dhe burime turistike konkurruese në tregun rajonal të turizmit.

Sipas ministres Gjermeni, strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020 vjen në një kontekst të ri , duke adresuar nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe do shërbejë si një mekanizëm rregullues dhe gjithëpërfshirës për industrinë e turizmit, institucionet publike dhe aktorë të tjerë të interesuar për tu bërë pjesë e tregut të turizmit.

Strategjia ofron promovim të produkteve vendase, të cilat e kthejnë Shqipërinë në një destinacion unik dhe tërheqës. Ajo përfshin kategorizimin e llojeve të turizmit sipas zonave me mundësi zhvillimi të kësaj industrie me qëllim rritjen e turizmit të brendshëm, rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Të gjitha këto krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit, krijimin e më shumë vendeve të punës, më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare në tërësi edhe qytetarët shqiptarë, si rrjedhojë një nivel më i lartë mirëqënieje. Turizmi hap mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të shërbejë si sektori prioritar për nxitjen dhe zhvillimin e zonave të prapambetura rurale duke diversifikuar ekonominë bujqësore.

konsultimet Berat (1)

Me bukuritë e saj Shqipëria është një parajsë e vogël në Ballkan, me diversitetin e pashembullt të kulturave, traditave, veshjeve popullore, të gatimeve, të natyrës malore e detare, të lumenjve dhe liqeneve, të specieve të shumëllojshme të florës dhe të faunës.

“Synimi ynë themelor është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës duke u fokusuar në atë çfarë është unike në Shqipëri”, tha Gjermeni, sipas te ciles, turizmi sot është kthyer në një nga shtyllat kryesore të progresit social dhe ekonomik për shumë vende të botës.

Në konkluzionet e takimit,Gjermeni specifikoi disa prej prioriteteve ku duhet të adresohemi si: adresimin e eksperiencave të vizitorëve të cilat bashkojnë të gjithë aktorët që ofrojnë shërbime në sektorin e turizmit, rolin e aktiviteteve kreative dhe investimeve, rolin e autoriteteve lokale dhe institucioneve kombëtare si ofrues kryesor dhe mbrojtës të monumenteve të kulturës, bukurive natyrore dhe përçimit të vlerave dhe traditës Shqiptare si dhe rolin e veçantë të komunitetit etj.

“Jemi të vetëdijshëm se të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe përgjegjësia jonë është të sinkronizojmë këta elemente të rëndësishëm në politika të prekshme që do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe adresimit të metodave më të mira për të sjellë më shumë investime në këtë sektor”, përfundoj ministrja Gjermeni.