Gjermeni prezanton ne Berat strategjinë e zhvillimit të turizmit

57

Eglantina-GjermeniMinistrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, prezantoi në qytetin e Beratit Draft Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014 -2020 si dhe çeljen e konsultimeve publike me grupet e interesit.

“Për ne është shumë e rëndësishme që strategjia e zhvillimit të turizmit të pasurohet me sugjerimet dhe komentet tuaja, ndaj dua t’ju falenderoj që jeni këtu si pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës, theksoi Gjermeni.

Strategjia pasqyron në mënyrë të qartë “Vizionin 2020”, duke patur parasysh njohjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në brigjet e Mesdheut, me një pozicion gjeografik dhe burime turistike konkurruese në tregun rajonal të turizmit.

Sipas ministres Gjermeni, strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020 vjen në një kontekst të ri , duke adresuar nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe do shërbejë si një mekanizëm rregullues dhe gjithëpërfshirës për industrinë e turizmit, institucionet publike dhe aktorë të tjerë të interesuar për tu bërë pjesë e tregut të turizmit.

Strategjia ofron promovim të produkteve vendase, të cilat e kthejnë Shqipërinë në një destinacion unik dhe tërheqës. Ajo përfshin kategorizimin e llojeve të turizmit sipas zonave me mundësi zhvillimi të kësaj industrie me qëllim rritjen e turizmit të brendshëm, rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Të gjitha këto krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit, krijimin e më shumë vendeve të punës, më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare në tërësi edhe qytetarët shqiptarë, si rrjedhojë një nivel më i lartë mirëqënieje. Turizmi hap mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të shërbejë si sektori prioritar për nxitjen dhe zhvillimin e zonave të prapambetura rurale duke diversifikuar ekonominë bujqësore.

konsultimet Berat (1)

Me bukuritë e saj Shqipëria është një parajsë e vogël në Ballkan, me diversitetin e pashembullt të kulturave, traditave, veshjeve popullore, të gatimeve, të natyrës malore e detare, të lumenjve dhe liqeneve, të specieve të shumëllojshme të florës dhe të faunës.

“Synimi ynë themelor është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës duke u fokusuar në atë çfarë është unike në Shqipëri”, tha Gjermeni, sipas te ciles, turizmi sot është kthyer në një nga shtyllat kryesore të progresit social dhe ekonomik për shumë vende të botës.

Në konkluzionet e takimit,Gjermeni specifikoi disa prej prioriteteve ku duhet të adresohemi si: adresimin e eksperiencave të vizitorëve të cilat bashkojnë të gjithë aktorët që ofrojnë shërbime në sektorin e turizmit, rolin e aktiviteteve kreative dhe investimeve, rolin e autoriteteve lokale dhe institucioneve kombëtare si ofrues kryesor dhe mbrojtës të monumenteve të kulturës, bukurive natyrore dhe përçimit të vlerave dhe traditës Shqiptare si dhe rolin e veçantë të komunitetit etj.

“Jemi të vetëdijshëm se të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe përgjegjësia jonë është të sinkronizojmë këta elemente të rëndësishëm në politika të prekshme që do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe adresimit të metodave më të mira për të sjellë më shumë investime në këtë sektor”, përfundoj ministrja Gjermeni.