Kore, humb jetën polumbari në kërkimet për tragetin

pulumbarNjë polumbar që merrte pjesë në kërkimet për trupat e viktimave në tragetin e mbytur në 16 prill në Korenë e Jugut, ka ndërruar jetë, duke e bërë edhe më tragjik bilancin e kësaj tragjedie. Sipas autoriteteve zyrtare koreano-jugore, 53 vjeçari, gjatë kërkimeve në fund të tragetit, ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Yonhap, polumbari ishte një anëtar veteran në Marinën Koreano-jugore, i specializuar në inxhinierinë marine dhe punën e shpëtimit. Sipas kolegëve të tij, ai ka humbur ndjenjat në thellësinë e 25 metrave, vetëm 5 minuta pasi kishin nisur kërkimet mëngjesin e kësaj të marte.

Kryeministri i Koresë së Jugut, Chun Hong-on ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë që të mbikëqyrin nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe të kontrollojnë kushtet shëndetësore të polumbarëve. Ndërkaq moti i keq dhe rrymat e shpejta kanë penguar punën e polumbarëve brenda ambjenteve të tragetit të zhytur ndërsa kërkimet janë përqëndruar në katin e tretë të tragetit, ku ndodhen dhoma të kyçura si dhe në ambjentet e restorantit.

Deri më tani zyrtarisht numri i viktimave nga tragjedia e 16 prillit ku anija me 476 pasagjerë në bord u mbyt, ka arritur në 262 ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 40 persona.

Stefan Fyle viziton sot Prishtinën

Stefan-Fyle-2Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle viziton sot Kosovën.

Fyle aktualisht është në takim me Presidenten,ndërkohë gjatë ditës do të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane.

Në orën 10:00, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa pritet që pasdite të vizitojë veriun e Kosovës.

Vizita e tij vjen pak ditë pasi Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Dje, Fyle qëndroi në Beograd, ku liderët e atjeshëm i porositi se prioritetet kryesore të Serbisë për integrim në BE janë reformat ekonomike, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

PD: 7 mijë të shkarkuar nga administrata, Harito: S’keni shifra zyrtare

harito (1)Debate në komisionin e Integrimit ku ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ndodhet në seancë dëgjimore në lidhje me shkarkimet në administratë.

Dy deputetetet e PD-së, Albana Vokshi dhe deputetja Majlinda Bregu, kryetare e këtij komisioni ngritën pyetje në lidhje me numrin e të larguarve nga administrata shtetërore.

Sipas Bregut “janë 7 mijë persona që janë larguar nga administrata” nga mazhoranca me të fituar zgjedhjet e 23 qershorit 2013 . Por Harito i quan të pavërteta shifrat.

“Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe i kam kërkuar të më japin listën e emrave. Nuk më kanë dhënë” u shpreh ajo.

“Shifra e vetme që kemi për shkarkimet vjen nga Gjykata Administrative. Ka munguar vullneti politik për të dhënë një bazë të saktë të dhënash për numrin e punonjësve të administratës. Në Gjykata Administrative ka 1200 ankimime jo nepunes por punonjës të larguar. Vetëm 400 prej tyre do të rikthehen se kanë fituar gjyqin.” u shpreh Harito.

Nga 1200 ankimime, 400 do rikthehen në punë, 120 duhet të rikthehen në bashki

“Në gjykatën Administrative janë 1200 ankimime. 2/3 e cështjeve që janë gjykuar i ka fituar shteti. Flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë, dhe shteti do të respektojë vendimin e gjykatave. 120 ish punonjës kanë fituar gjyqin me bashkinë e Tiranës.” u shpreh Harito.

“Shpresoj që Komisioni i Integrimit të na ndihmojë me Bashkinë e Tiranës” u shpreh Harito.

Detaji: Në karriget e PD-së ulen zëvendësuesit

Sot në karriget e deputetëve të përhershëm të PD-së në këtë komision janë ulur zëvendësuesit. Si Albana Vokshi, Arben Imami. Kjo nuk ka kaluar pa u rënë në sy nga deputetët socialist. Deputeti Taulant Balla iu drejtua duke u thënë “Ju respektojmë se jeni të ftuar”

Pjese nga debatet në komision

Në një moment ka pasur dhe debate mes kryetares së komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu dhe deputetit PS-së Taulant Balla.

Balla: Mëso të drejtosh një komision

Bregu: Ul zërin. Nuk më intimidon me zë të lartë

Balla: Nuk ke të drejtë të bësh konkluzione. Anjëherë nuk është drejtuar një komision më keq se sot.  Ty të dëgjoj përditë. Sa herë të teket ty, fillon bën pyetjet dhe më pas bën konkluzionet. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë

Bregu (qesh): Bëj propozimin për shkarkim

Harito: Kam ardhur të raportoj në Komision dhe jo në PD. Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe I kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë.

kombinatKombinati i armëve në Poliçan ishte baza mbi të cilën u ndërtua edhe qyteti i Poliçanit. Të gjithë banoret ishin ne funksion te operacioneve të prodhimit të armëve dhe municioneve për ushtrinë e shtetit komunist.

Por pas vitit 1990, Kombinati krijoi mijëra te papune, një pjesë e madhe emigruan ndërsa aktualisht 2 mije persona jetojnë si të papunë ne qytetin me 10 mijë banorë.

I ndërtuar ne vitet ’60-të, në vitin 1967 ai prodhonte sasi te mëdha municionesh, të cilat pas viti 1997 nisi edhe t’i shkatërronte.

Në vitin 1986 uzina, u kthye ne kombinat dhe numëronte 3200 punonjës, të cilët mbetën pothuajse të gjithë pa punë. Vetëm dy programe çmilitarizimi rimorën në punë për disa vite rreth 400 persona.

Aktualisht ne uzinën, ende prone e ushtrisë ka rreth 100 punonjës, nga te cilët 80 janë administrate dhe vetëm 22 persona punojnë ne linjën e prodhimit te fishekëve për policinë. Te gjitha impiantet janë ne gjendje shume te keqe, ndërsa ne uzine janë ende linjat e prodhimit të armeve të ndryshme. Uzina e Poliçanit është një nga ato industri qe ju trashëguan ministres se Mbrojtjes e cila thjeshte po degradon.

/Top Channel/

Basha: Rama-Meta u ka hyrë në hak shqiptarëve

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë “Rama-Meta”, se është duke u tallur me popullin dhe duke bërë propagandë televizive për rritjen ekonomike në vend. Kreu i opozitës tha se, në të vërtetë vendi po përballet me përkeqësimin e ekonomisë dhe situatë të vështirë të rendit dhe sigurisë.

“Oligarkia Rama-Meta u ka hyrë në hak shqiptarëve me premtimet boshe të fushatës, tani po rreket t’i gënjejë sërish me propagandën gënjeshtare. Prandaj kryeministri dhe ministrat dalin nëpër shfaqje televizive, por nuk mund të shesin sapunin për djathë. Me propagandën e gënjeshtrave po futën dyfish në borxhin shqiptarëve që ka ardhur dita ta paguajnë.”

Kreu i të djathtëve tha më tej se, qeveria po tallet me të papunët duke çelur panaire virtuale punësimi. Ai shtoi më tej se dyshja Rama-Meta kanë mbetur te mashtrimet dhe te premtimet se do të hapën 300 mijë vende pune dhe kanë nisur të sajojnë shifra.

“Tallen me të papunët duke çelur një panair të punësimit virtual, teatral, për shoë, propagandë. Kanë ngecur keq në premtimin-mashtrim të tyre të hapjes së 300 mijë vendeve të punës. Kanë filluar të sajojnë shifra të gënjejnë. Rënia drastike e të ardhurave nga sigurimet shoqërore është pasqyra e shpunësimit të shqiptarëve e daljes së tyre në rrugë”,- u shpreh Basha.

Basha kërkoi me urgjencë që brenda kësaj të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë nëse Forcat e Armatosura janë përfshirë ose jo në trafikun e drogës. Sipas Bashës, për çështje që prekin sigurinë kombëtare, palët duhet të kapërcejnë çdo cak politik.

“Njoftime të reja vijnë, informacione të reja dalin, denoncime të freskëta po depozitohen, dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë për kamionët, gomonet dhe avionët e drogës. Ky informacion që sa vjen e bëhet kapicë, e kemi ne, qeveria, partnerët ndërkombëtarë. Të ngrihet komisioni dhe të fillojë menjëherë nga puna. Duhet të jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë për të siguruar dhe garantuar sundimin e ligjit dhe demokracisë në vend të ligjit të xhunglës dhe parave të pista”,- u shpreh Basha.

“Jemi shumë të shqetësuar dhe duam ta ndajmë këtë shqetësim me qytetarët shqiptarë, partnerët tanë, me deputet e Kuvendit të Shqipërisë pa dallim ngjyrash partiake, sepse ka një cak, ku ngjyrat politike kalojnë në plan të dytë dhe humbin kuptimin, ky cak ky kufi është siguria e vendit për sot dhe për nesër”- vijoi kreu i opozitës.

Artan Fuga: Të rishikohet drafti për Reformën në Arsimin e Lartë

fugaRaporti i Parë për Reforminin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ka sjell reagimet e para nga Departamenti i Gazetarisë, ku përgjegjësi i këtij departamenti, akademiku, Artan Fuga tha se “qëllimi është që të kemi reformën e duhur në Arsim”

Në fjalën e tij, Fuga u ndal në tre çështje kryesore.

“Së pari jam skeptik ndaj përdorimit të modelit Anglo-sankson, pas ky i përket një terminologjie kulturore, por nuk dua të ndalem këtu sepse është çështje perceptimi. Drafti thotë se nësë Arsimi është një e mirë publike që rregullohet nga konkurrenca, si mund kjo të menaxhohet nga njerëz të tjerë të emëruar dhe jo nga trupa pedagogjike, kur trupa pedagogjike është në brendësi të funksionomit e përgjegjësisë së punës”, u shpreh Fuga.
Në pjesën e dytë , Fuga u ndal tek pjesa e menaxhimit. “Ka një koncept që thuhet se, këto trupa menaxhese do i përkasin personalitetit të biznesit. Unë e kuptoj shumë mirë qeverinë për të rritur buxhetin, duke përfshirë edhe biznesin, por nuk mund të përfshihet në menaxhim një përsonalitetet që nuk i përket fushës specifike, pasi dhe në vete vendet e zhvilluara funksionon që një punë të jetë e suksesmë dikush që mban një pozicion të caktuar të mund të jetë i specializuar në atë fushë”, sqaroi Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga.

Në pjesën e fundit, Fuga u ndal në çështjen e shpenzimeve e studentëve që do të kalojnë tek kostot. “Thuhet që janë hedhur para, dhe në të vërtetetë janë hedhur, por si mund të ketë meritokraci në momentin që një student i cili mbaron bachelor me mesatare 5, kalon në master njësoj me një student me mesatare 9.Pjesa më e madhe e studentëve, rreth 80% të tyre nuk punojnë në profesionet që kanë mbaruar” .
Dhe pjesa që dua të theksoj , sqaron Fuga është që “nuk mund të meren në punë pedagogë pa doktoraturë, pse duhet të punësohet një pedagog, kur nuk ka marë titullin Doktor”.

Sipas tij, ka nevojë për nje mendim alternative dhe jo për krizë sepse nësë nuk rishikohet drafti atëhëre ky është momenti i duhur.

Rama: Legalizimi falas, shtysë për ekonominë kombëtare

edi rama 6100 tituj pronësie për banorët e zonave informale ka shpërndarë sot kryeministri Edi Rama në qytetin e Fierit. Kryeministri Rama sqaroi se me daljen e ligjit të ri në rastet kur toka është e familjes nuk ka asnjë detyrim për të shlyer, nëse toka nuk është e familjes, por është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjet. Kjo procedurë, tha ai, mbi bazën e parimit që legalizimi në të gjitha rastet do të bëhet falas.

“Toka, sigurisht që do të paguhet me një çmim, që do të jetë 50% më i ulët sesa vlera e tregut, por pagesa do të bëhet në disa mënyra. Kush do të paguajë menjëherë, do të ketë një ulje të menjëhershme prej 50%, që do të mund t’i paguajë me letra me vlerë dhe do të ketë një ulje tjetër prej 20% deri 30 % në çmim. Puls do të ketë dhe një ulje të tretë, që është një mesatare prej 400mijë lekësh të vjetra, për të paguar energjinë për dy vitet e ardhshme. Pra, nuk do t’i merren paratë po do t’i lihen qytetarit për të paguar energjinë dhe do të legalizohet menjëherë shtëpia”. tha Rama.

Duke folur për procesin e legalizimit falas, Kryeministri tha se nuk do të shkojnë më familjet apo kryefamiljarët tek ALUNIZNI, po do të shkojë ALUNIZNI në çdo familje, dhe do të ndihmojë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin pa pagesë, e më pas ata, do të marrin titullin e pronësisë në duar.

Kryeministri foli për rëndësinë që ka procesi i legalizimit falas, i cili jo vetëm pajis me dokumente pronësie këta banorë të zonave informale, por krijon mundësinë për t’i dhënë një shtysë shumë të fortë ekonomisë së tyre familjare, por edhe ekonomisë kombëtare. “Ky është legalizim falas. Është legalizim që nuk lidhet me ke apo s’ke para, paguan apo nuk paguan, por që i jep secilit titullin e pronësisë mbi shtëpinë e tij. Ky është një proces i cili na jep mundësinë që t’i japim një shtytje shumë të fortë ekonomisë së familjeve që sot jetojnë në shtëpi të palegalizuara, por nëpërmjet tyre t’i japim një shtytje shumë të fortë edhe ekonomisë kombëtare, theksoi Kryeministri. Gjithë këto kapitale të derdhura për t’u bërë shtëpi, vijoi ai,nga kapitale të vdekura që janë sot, që nuk ekzistojnë asgjëkund në letra, do të kthehen në kapitale të qarkullueshme përmes titullit të pronësisë, çertifikatës së pronësisë, hipotekës dhe bankës. Dhe nga ky qarkullim i ri kapitali fiton edhe ekonomia kombëtare. “Familja ka një instrument të ri për t’u punësuar, për t’u vetëpunësuar për të nxjerrë të ardhura. Dhe këto të ardhura që nxjerr, sigurisht që janë një e mirë e madhe edhe për shtetin, sepse ka më pak papunësi dhe ka edhe më shumë të ardhura nga taksat”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri theksoi se ashtu si në shumë qytete të tjera është abuzuar me legalizimet edhe në Fier, pasi nuk janë legalizuar banesat pa leje në zonat informale, të ndërtuara për të strehuar familjet, por janë legalizuar objekte të ndërtuara kryesisht për qëllime fitimi. “Edhe në Fier, si në të gjithë zonat e tjera, nuk e kanë pasur mendjen të legalizojnë shtëpitë e njerëzve me halle, por kanë legalizuar vetëm ato ndërtime që janë bërë për të fituar lekë, dyqane e magazina. Këtu në Fier kanë legalizuar një sërë godinash që bllokojnë projektin e lumit të Gjanicës”, nënvizoi Kryeministri.

Në këtë takim, Kryeministri shoqërohej nga Ministrja e ZhUT, Eglantina Gjermeni, nga deputeti i qarkut Fier, Gramoz Ruçi, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame.Duke folur për specifikat e legalizimeve në qarkun e Fierit, të konstatuara pas një shqyrtimi nga ALUIZNI, Artan Lame tha se mbi 50 % e legalizimeve të bëra në Fier, në vitin e fundit, janë objekte shërbimi, në një kohë kur në totalin e tyre objektet e shërbimit përbëjnë më pak se 10 % të objekteve të vetëdeklaruara.

Banorët e njohën Kryeministrin me procesin e vështirë që i ka shoqëruar për legalizimin e banesave të tyre. Një prej banorëve tha se vetëdeklarimin e kishte bërë që në vitin 2005, prej 2 vjetësh priste certifikatën e pronësisë, por nuk mundi ta merrte. “Kam që nga 2005 që kam aplikuar dhe kam 2 vjet që kam ngelur të dera e ALUIZNIT dhe mua nuk më është dhënë certifikata” , tha ai.Një tjetër banore e Fierit, tha se aplikimin e kishte bërë që në vitin 2006 dhe certifikatën e pronësisë e mori sot. “Ia arritëm që sot, mbas gati 20 vjetësh që banojmë në ato shtëpi. Që nga viti 2006 është bërë vetëdeklarimi, dhe sot arritëm të marrim këtë certifikatë në dorë”, u shpreh qytetarja, ndërsa merrte dokumentin e pronësisë.

Duke vlerësuar se ndryshimet e bëra në ligj e lehtësojnë procesin për vetë banorët, Kryeministri theksoi se në Fier është konstatuar një tjetër përparësi për banorët, pasi më shumë se gjysma e ndërtimeve pa leje janë bërë në tokën e tyre private dhe ata nuk do të kenë asnjë lloj detyrimi për të shlyer. “Këtu, në Fier, ka një karakteristikë që më bëri shumë përshtypje. Janë 26 mijë familje që presin të legalizojnë shtëpitë e tyre dhe nga këto, gjysma, 13 mijë, janë ndërtime në tokën e tyre. Kjo është një e dhënë shumë e vlefshme dhe shumë e mirë, sepse e bën shumë të lehtë procesin. Praktikisht, ata që kanë ndërtuar në tokën e tyre nuk kanë asnjë lloj detyrimi për të shlyer. Nëse deri dje, ju e dini mirë, keni qenë të detyruar të paguani, të paguani, të paguani për çdo gjë, që nga bërja e një harte e deri tek marrja në dorëzim e dosjes nga zyra e ALUIZNI-t, sot nuk do të paguani asgjë.”, u shpreh më tej Rama.

Durrës, zbulohet një kufomë te porti i ri i peshkimit

policiaNjë skelet njeriu është gjetur në portin e ri të peshkimit në Durrës. Dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg, pranë kalatës së peshkimit. Skeleti është parë nga banorët e zones, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forcat policore dhe një grup ekpertësh të cilët nisin hetimin. Pas hetimeve paraprake, skeleti u dërgua në morgun e qytetit të Durrësit ku do ti nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme. Identifikimi i kufomës do të jetë i vështirë dhe mund të bëhet vetëm përmes analizës të AND-së. Për shkak të dekompozimit total, dyshohet se viktima të ketë qëndruar për një kohë të gjatë në ujë.

Policia po kalon në dorë listën e personave të deklaruar të mbytur, por që trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Dy pista të mundshme janë në fokusin e punonjësve të policies, mbytja në det ose ndonjë vrasje e vjetër ku pas ekzekutimit trupi mund të jetë hedhur në ujë për të zhdukur gjurmët. Edhe pse informacionet janë të pakta, pista e parë ka më shumë gjasa të rezultojë e saktë. Muajt e fundit janë regjistruar një sërë rastesh të personave të mbytur apo që janë heddur nga trageti, trupat e të cilëve më pas nuk kanë mundur të gjenden më. Rasti më i fundit është ai Gentian Pepës, i cili u hodh nga trageti disa ditë më parë pasi u dëbua nga Gjermania, por për shkak të dekompozimit të madh të trupit, dyshimet nuk bien mbi të. 

Moore: Vendimi për Gjykatën e speciale, i vështirë por i drejtë

jonathan-moore-Drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shpreh mbëshetjen amerikane për futjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Moore deklaroi se Uashingtoni e mbështet në përgjithësi procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por shton se Kosova nuk duhet t’i tejkalojë mundësitë e veta. Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit thotë se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë ishte i vështirë por i drejtë. Intervista e plotë VOA: Zoti Moore, në Kosovë zhvillimi kryesor këto ditë është projektligji për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit në këtë drejtim? J. MOORE:  Kjo është një temë e rëndësishme. Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të kujdeset për mbrojtjen e vet. Kemi zhvilluar diskutime me qeverinë e Prishtinës prej disa vitesh tashmë mbi mënyrat se si FSK-ja do të mund të transformohet në një lloj force tjetër, e aftë për të siguruar një mbrojtje të kufizuar territoriale të Kosovës. Ky ka qenë një diskutim në të cilin kryeministri Thaçi ka qenë i përfshirë, ministri Çeku ka qenë shumë aktiv natyrisht, dhe ata kanë marrë disa këshilla të mira. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimesh për këtë. Pika kyçe për ne – dhe unë shpresoj që të gjithë ta dinë këtë – është përkrahja jonë e fuqishme për Kosovën si pjesë e një Partneriteti për Paqe. Ne duam të shohim që Kosova një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Është një proces që do të dojë kohë. Pjesërisht, ai është një proces politik, sepse NATO duhet të ketë konsensus për këtë. Për fat të keq, katër anëtarë të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, e të pavarur, dhe kjo është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë. Çështja e FSK-së është duke u diskutuar në Kuvend këtë javë. Ajo është një çështje e rëndësishme dhe ne presim me padurim të shohim se si FSK-ja do të kthehet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kjo çështje duhet të trajtohet në një mënyrë të kujdesshme, politikisht. Ka pikëpamje të partive të ndryshme politike, ka çështje të tjera që Kuvendi duhet të marrë në konsideratë dhe gjithashtu shohim që ekziston mundësia që Kuvendi së shpejti të mund të përfundojë punimet dhe të shkojë drejt zgjedhjeve. Pra, ne mbështesim procesin në përgjithësi. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova të mos tejkalojë mundësitë e veta. Një forcë shumë e madhe jo vetëm që do të ndërlikonte situatën politike, por ajo gjithashtu do të ishte diçka që Kosova nuk mund ta përballojë. Dhe ka shumë prioritete të qarta ekonomike dhe buxhetore të cilat duhet të shihen me kujdes. VOA: Shtetet e Bashkuara kanë qënë të përfshira në procesin e krijimit të Gjykatës së Posaçme në Kosovë.  Po në ardhmen e pritet të luajnë ndonjë rol? J. Moore:  Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u njohën para disa vitesh me akuzat shumë të rënda të ngritura nga senatori Dick Marty nga Zvicra. Ne shprehën shqetësimin tonë, që për to, natyrisht duhet të vendoset drejtësia, të hetohen këto raste dhe se nëse ka ndonjë rast që duhet të dali në gjyq, kjo duhet të ndodhë. Pra, jo vetëm që do të vendoset drejtësia, por në këtë mënyrë Kosova mund të përqëndrohet në problemet e tjera dhe të ecë përpara.  Gjatë disa viteve të fundit, në këtë përpjekje është përfshirë Clint Williamson, si kryeprokuror, i cili ka qënë ambasadori ynë për çështjet e  krimeve të luftës dhe një jurist e prokuror i njohur ndërkombëtar, si dhe Bashkimi Evropian. Ata kanë punuar së bashku për të mbledhur prova dhe kanë arritur në një pikë ku ata mund të përpiqen për të hapur çështje gjyqësore nëse është nevoja të hapen. Kjo nuk varet nga ne, kjo nuk është një çështje politike, por varet nga Ambasadori Williamson. Ne po i afrohemi gjithnjë e më tepër asaj pike dhe është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës votoi me 89 vota në favor për të mbështetur shkëmbim e letrave ndërmjet Catherine Ashton dhe Presidentes Jahjaga. Kam patur nderin të bisedoj me presidenten Jahjaga kur kam qenë në Prishtinë. Ky është hapi fillestar. Pastaj në të ardhmen, do të ishte e nevojshme të bëheshin hapa të mëtejshëm që gjykata të fillojë nga funksionimi. Mbetet për t’u përcaktuar se kur do të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë dhe kur Kuvendi i ri do të jetë në gjendje të merret me këtë çështje, por kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj themelore: po, absolutisht, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin që ky proces do të vazhdojë. Ne jemi shumë krenarë për këtë, për deputetët e Kuvendit. E dimë se ishte një vendim i vështirë, por ishte vendim i drejtë.

Eduard Selami: Ja pse u ktheva. Rama, një gjysëm Fidel Kastro – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/eduard-selami-ja-pse-u-ktheva-ne-shqiperi-rama-nje-gjysem-fidel-kastro/#sthash.adYpfKrV.dpuf

eduard selamiEduard Selami nuk është një nga ata politikanë zhurmëmëdhenj që i shohim shpesh në Kuvend. Deputeti demokrat i rikthyer prej një kohe të gjatë ekzili në demokracinë amerikane, në emisionin “Hardisk” në RTV Ora News është rrëfyer në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj për vitin e tij të parë politik shqiptar. Po si u bind Eduard Selami të linte tokën e premtuar e ti bashkohej PD në zgjedhjet e fundit? “Ka qënë z. Berisha arsyeja kryesore për të cilën unë u riktheva, mënyra e prezantimit, por ka patur dhe faktorë të tjerë, që kanë ndikuar në rikthimin tim. Ne asnjëherë nuk e kemi prekur atë raport, dhe unë jam shumë mirënjohës për miqësinë dhe për raportin personal që gjithmonë ka qënë, me përjashtime të vogla, ka qënë në nivelet shumë të larta.”, tha Selami. Dorëheqja e Berishës dhe ideja që i kaloi ndërmend për të rimarrë vendin e kryetarit të lënë shumë vite më parë bashkë me PD-në. “U bë nga dispozitat e një shtetari që shikon përtej interezit të tij dhe karrierës së tij politike.” E menduat ndonjëherë në atë periudhë z. Selami që të ishit përballë z.Basha apo edhe të ndjerit Olldashi? “Për të qënë i hapur ka kaluar përmes mëndjes sime kush do të jetë mënyra më e mirë për të parë sesi do të kontribuoj, dhe arrita në konkluzionin që të dy kandidaturat do të përfaqësojnë atë vision që unë kisha.”, u shpreh deputeti Selami. Drejtimi i Bashës dhe a ka një hije Berisha mbi kryetarin aktual? “Kritikët, shumica e tyre Patrik, nuk kanë në mëndje për të na shëruar, kanë në mëndje për të na vrarë dhe kjo është normale, sidomos kur vjen nga kampi kundërshtarë. Ku do të kishte gj më të këndshme për ta që z. Basha dhe z. Berisha të përplaseshin? A do të kishte lajm më “të gëzuar” për PS-në? Mendoj që jo.”, tha Eduard Selami. Selami ka zhgënjim nga qeverisja e majtë, ndërsa Rama për të është një gjysëm Fidel Kastro. “Unë nuk e shikoj këtë si një lider të shekullit 21. Më tepër më ngjan me ato kostumet gjysëm ushtarake, në mënyrë figurative dhe reale të Fidel Kastros, sesa me një lider, ku unë kam jetuar dhe jetojë, bashkëkohor.”, u shpreh deputeti i PD-së. – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/eduard-selami-ja-pse-u-ktheva-ne-shqiperi-rama-nje-gjysem-fidel-kastro/#sthash.adYpfKrV.dpuf