Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

flamFlamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në futboll për herë të katërt, ndërsa dje pasdite, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ka mundur në finale Kukësin, minimalisht 1-0. Ka mjaftuar një gol i Arbër Abilaliajt në fundin e pjesës së parë që kuqezinjtë e Ernest Gjokës të ngrinin këtë trofe, i cili tashmë do t’i çojë ato në Ligën e Evropës. Në festën e vlonjatëve ka marrë pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, atje ku kryebashkiaku Shpëtim Gjika i ka dorëzuar në mënyrë simbolike kupën të parit të qeverisë. Në rrjetin social “Tëitter” përshëndeti fitoren e Flamurtarit. “Flamurtari në kupat e Evropësm si fitimtar i Kupës së Republikës, urime nga zemra Vlorës”, shkruan Rama. Në fundin e ndeshjes, që është gjykuar nga ndërkombëtari Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij Ermal Barushi dhe Ergin Doda, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku ka dorëzuar kupën dhe medaljet për Flamurtarin. Tashmë të konfirmuar për pjesëmarrjen në Evropë nga Shqipëria për sezonin 2013-2014 janë Skënderbeu në Ligën e Kampioneve dhe Kukësi, Laçi e Flamurtari në Ligën e Evropës.

Etapat e operacionit të Divjakës

harta2Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme me drejtues dhe punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, prezantoi operacionin e zhvilluar në Divjakë dhe kronologjinë e ngjarjes.

“Më datë 10.05.2014 në zonën e Divjakë forcat e Policisë së Shtetit zhvilluan një operacion policor, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit, Saimir Bajrami, 39 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasit italian, Giorgio Riformato, piloti i aeroplanit Piper I-GRMP, në cilësinë e personave të dyshuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike hetimet vazhdojnë. Më lejoni që në interes të një transparence sa më të plotë për të gjithë të interesuarit e publikun e gjerë të bëj një prezantim të shkurtër të veprimeve policore, por dhe të veprimeve të agjencive të tjera në fushën e sigurisë të transportit ajror deri në momentin e arrestimit të autorëve të dyshuar, veprime këto të dala nga të dhënat që policia siguroi gjatë veprimeve të para hetimore për këtë ngjarje”, tha Didi.

Kryeministri turk Erdogan zhvillon nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Rama-erdoganKryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare së bashku me një delegacion mjaft të gjerë qeveritar, ku marrin pjesë shtatë ministra të rëndësishëm të kabinetit.

Siç bën të ditur për ATSH-në Ambasada e Turqisë në Shqipëri, Kryeministri turk Erdogan do të ketë një vizitë intensive ku pjesa më e rëndësishme e saj do të jetë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit ku do t’i bëhet një pritje ceremoniale, do të marrë pjesë në inagurimin e restaurimit të xhamisë otomane të Kalasë së Prezës, i cili është kryer me mbështetjen e Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim të Turqisë(TIKA).

Më pas do të zhvillohet takimi me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Nivelit të Lartë shqiptaro-turk. Pas takimit do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë.

Në selinë e Kryeministrisë, pas takimeve pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në orët e pasdites, Kryeministri i Turqisë do të ketë një takim të veçantë me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Parlamentin shqiptar.

Zoti Erdogan, do të pritet gjtihashtu në një audioncë të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në fund të vizitës së tij në Tiranë, për nder të kreut të qeverisë turke do të shtrohet një darkë nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përfundojë vizitën e tij në Shqipëri, në orët e vona të ditës së nesërme. Zoti Erdoğan vjen në Tiranë së bashku me Zv.kryeministrin dhe shtatë ministra të rëndësishëm, ku bien në sy Ministri i Jashtëm, Ministri i Brendshëm, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Arsimit si dhe një numër i konsiderueshëm deputetësh të Parlamentit të Turqisë.

Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama, i ka konsideruar marrëdhëniet me Turqinë si strategjike dhe vizita e zotit Erdogan është një zhvillim i rëndësishëm në ecjen përpara të këtyre marrëdhënieve.

Rama kthehet nga vizita në Austri pas takimit me kancelarin Vranicki

rama_2013Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ shprehet se vizita e tij në Austri ka përfunduar pas një takimi me kancelarin Vranicki.

“Për Tiranë pas një ditë punësh të mira e një funddite të pazakonshme në Kreisky Forum me kancelarin Vranicki mbi Europën, Ballkanin, Shqiperinë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook”.

Miratohet ligji për legalizimet, opozita kundër

komisioni perKomisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi në tërësi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar””, që pritet të kalojë këtë javë për miratim në seancë plenare.

Pas diskutimeve javën e kaluar të amendamenteve të propozuara nga disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, si dhe vërejtjeve dhe sugjerimeve të ardhura nga komisionet e tjera kuvendore, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese e shqyrtoi dhe miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë, vetëm me votat e përfaqësuesve të mazhorancës në komision.

Nënkryetari i Komisionit, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, Genc Ruli, duke folur në emër të përfaqësuesve të opozitës në komision tha se pavarësisht votës kundër në parim, opozita mori pjesë në të gjitha etapat e shqyrtimit të projektligjit me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të dhënë kontributin e saj.

“Shprehemi kundër edhe në tërësi, sepse nga të gjitha amendamentet që u propozuan nga deputetët e opozitës dhe që kanë lidhje logjike me njëri-tjetrin, vetëm dy ose tre u morën parasysh, ndërsa të tjerat, ato më thelbësoret u rrëzuan,” tha Ruli, ndërsa theksoi se opozita me ndjenjën e përgjegjshmërisë politike kërkoi nëpërmjet amendamenteve të saj që të mundësohej legalizimi falas. “Vota jonë s’ka sesi të mos jetë kundër kur ju nuk mbani premtimet tuaja,” shtoi Ruli në fjalën e tij duke shpjeguar votën kundër të opozitës.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, duke iu referuar votës kundër në parim nga ana e opozitës, shprehu keqardhjen që të njëjtin qëndrim opozita e manifestoi edhe në votimin në tërësi.

“Mendova se votat kundër në parim ishin një lapsus i opozitës, por tani e kuptoj qartë që qenka qëndrim. Megjithëse humbët zgjedhjet, megjithëse në tetë vjet qeverisje dështuat në mënyrë spektakolare me legalizimet akoma opozita vazhdon të mos u kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë gjë,” tha Shalsi.

Në vijim, kryetari i Komisionit tha se me miratimin e ndryshimeve në ligjin për legalizimet ALUIZNI fillon një sfidë të re dhe në këtë kuadër z. Shalsi vuri në dukje se Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese do të monitorojë vazhdimisht punën e këtij institucioni.

Ylli Manjani: Hapësira ajrore e Shqipërisë ndër më të sigurtat

Ylli-ManjaniZv. Ministri i Transportit, Ylli Manjani doli sot në një  në konference për shtyp ku tha se hapësira ajrore e Shqipërisë është ndër me të sigurtat.

Ai theksoi se ngjarja e djeshme e konfirmon 100 % se hapësira ajrore është e sigurt pasi në këtë mënyrë u zbulua edhe rënia e avionit.

Kjo hapësirë sipas tij monitorohet 24 orë dhe çdo mjet fluturues monitorohet nga kulla e vrojtimit.

Manjani shtoi se problemet e tokës të mos i ngremë në ajër, sepse hapësira është e sigurtë falë investimeve të bëra nga qeveria aktuale.

Ylli Manjani  theksoi se jo çështje e fluturimit të avionit në Divjakë duhet hetuar dhe të çohet deri në fund.

 

Erion Braçe: Ja e vërteta e avionit

brace5Erion Brace përveç daljes para medias nga selia rozë, deputeti i PS, Erjon Brace ka marrë përsipër të shpjegojë të gjithë ngjarjen, sipas tij, në rrjetin social FB.

“Rreth 1 e 20 minuta, avioni eshte ngritur nga Rinasi; Pas 20 minutash, piloti ka kerkuar leje kulles se Rinasit te ndjeke nje trajektore ne 360 grade mbi bregun shqiptar; Menjehere pas ketij veprimi, piloti ka nderprere komunikimin me radio dhe ka refuzuar ti pergjigjet thirrjeve te kulles se Rinasit; Kulla e Rinasit menjehere ka kerkuar te vendose komunikimin permes avioneve te tjere ne rajonin e afert me te; piloti ka refuzuar serish ti pergjigjet nje avioni ne rajon; Nderprerja e komunikimit ka ndodhur diku afer Spillese; Menjehere kulla e Rinasit e Albkontroll kane dhene njoftim per ministrine e Mbrojtjes; Ministria e Mbrojtjes menjehere ka vene ne gadishmeri pikat e vezhgimit dhe ka identifikuar zonen ku ndodhej avioni;”- shpjegon Braçe

Sipas deputetit socialist “avioni pasi ka hasur ne sherbimet e perfocuara te Policise Kuitare vendosur ne zonen e hidrovorit ne fshatin Adriatik eshte drejtuar ne brezin e reres ne plazhin e Divjakes. Ndërsa ka shpjeguar dhe aksionin e policisë. Policia Kufitare ne Adriatik eshte vene ne levizje nga toka ne drejtim te brezit te reres ne Divjake; nderkohe ka lajmeruar sherbimet ne Divjake te Policise se Shtetit; Policia Kufitare dhe forcat e Policise se Shtetit qe ndodhen ne rajonin e Divjakes me sherbim 24 oresh prej 1 muaji, jane drejtuar drejt brezit te reres ne plazhin e Divjakes; Rruges per aty Policia e Shtetit ka hasur fuoristraden, drejtuesi i se ciles ka lene makinen dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te pyllit i ndjekur nga policia ne jug te Divjakes; Policia ka mberritur vetem 4 minuta pasi avioni eshte ulur ne brezin e reres ne plazhin e DivjakesPolicia e Shtetit kane arrestuar menjehere ne pjesen jugore te pyllit edhe transportuesin e droges dhe pronar i fuoristrades!!”

Sipas Braçes kjo është e gjithë e vërteta e dokumentar dhe Shteti arriti të godasë tentativën e parë për trafik droge përmes ajrit.

Postimi i plotë:

“KJO QE PO THUHET NE TELEVIZIONET E BERISHES,

NUK ESHTE E VERTETA!!

E VERTETE ESHTE VETEM:
E GJITHE STRUKTURA E SHTETIT KA NDJEKUR MINUTE PER MINUTE UDHETIMIN E AVIONIT NE AJER DHE ME PAS NE TOKE!!

Po ua spjegoj:

Rreth 1 e 20 minuta, avioni eshte ngritur nga Rinasi;

Pas 20 minutash, piloti ka kerkuar leje kulles se Rinasit te ndjeke nje trajektore ne 360 grade mbi bregun shqiptar;

Menjehere pas ketij veprimi, piloti ka nderprere komunikimin me radio dhe ka refuzuar ti pergjigjet thirrjeve te kulles se Rinasit;

Kulla e Rinasit menjehere ka kerkuar te vendose komunikimin permes avioneve te tjere ne rajonin e afert me te; piloti ka refuzuar serish ti pergjigjet nje avioni ne rajon;

Nderprerja e komunikimit ka ndodhur diku afer Spillese;

Menjehere kulla e Rinasit e Albkontroll kane dhene njoftim per ministrine e Mbrojtjes;

Ministria e Mbrojtjes menjehere ka vene ne gadishmeri pikat e vezhgimit dhe ka identifikuar zonen ku ndodhej avioni;

Nderkohe avioni pasi ka hasur ne sherbimet e perfocuara te Policise Kuitare vendosur ne zonen e hidrovorit ne fshatin Adriatik eshte drejtuar ne brezin e reres ne plazhin e Divjakes;

Policia Kufitare ne Adriatik eshte vene ne levizje nga toka ne drejtim te brezit te reres ne Divjake; nderkohe ka lajmeruar sherbimet ne Divjake te Policise se Shtetit;

Policia Kufitare dhe forcat e Policise se Shtetit qe ndodhen ne rajonin e Divjakes me sherbim 24 oresh prej 1 muaji, jane drejtuar drejt brezit te reres ne plazhin e Divjakes;

Rruges per aty Policia e Shtetit ka hasur fuoristraden, drejtuesi i se ciles ka lene makinen dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te pyllit i ndjekur nga policia ne jug te Divjakes;

Policia ka mberritur vetem 4 minuta pasi avioni eshte ulur ne brezin e reres ne plazhin e Divjakes. (pse mberriti kaq “vone”? sepse makina nuk mbrin me shpejt se avioni, idiote);

Policia e Shtetit kane arrestuar menjehere ne pjesen jugore te pyllit edhe transportuesin e droges dhe pronar i fuoristrades!!

KJO ESHTE E VERTETA!!

E DOKUMENTUAR E GJITHA!!

E GJITHE STRUKTURA E SHTETIT GODITI SOT TENTATIVEN E PARE PER TRAFIK DROGE NE KETE MENYRE!!

Disa fakte jane domethenese:

I pari;
ngjarja eshte e para e ketij lloji pas shtatorit 2013 ne kete vend;
AVIONI E PILOTI I KAPUR SOT, NUK KA QENE ASNJEHERE ME PARE NE KETE VEND NGA SHTATORI I 2013-TES E KETEJ;

I dyti;
ngjarja mbeti ne kufijt e tentatives pas goditjes se menjehershme nga e gjithe struktura e shtetit qe eshte ne pune e gadishmeri te plote;

I treti;
ngjarja nuk ka lidhje me Divjaken, eshte e importuar ne Divjake madje ka te dhena qe eshte importuar edhe ne Shqiperi;
ASNJE NGA TE IMPLIKUARIT NUK ESHTE DIVJAKAS DHE TE DY KANE ARDHUR NE TE NJEJTEN DITE NGA ITALIA.

Berisha e Basha heshtni!
JU NUK MUND TE KERKONI PUSHTETIN PSE KJO QEVERI PO GODET TRAFIKUN E DROGES!!”

Basha: Duam përgjigje të menjëherëshme për avionin e Divjakës

bashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat  lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë në Divjakë, ku një avion tip “Piper” është rrëzuar dhe ku sipas opozitës po trafikohej lëndë narkotike.

“Ngjarja e ndodhur dje konfirmon atë që shpesh herë opozita ka theksuar, se qeveria është e përfshirë në trafikun e drogës, duke e shndërruar vendin tonë në parajsë për trafikantët e lëndëve narkotike”, theksoi Basha.

Sipas Kryetarit të PD-së avioni nuk ka pasur avari, siç pretendon mazhoranca dhe as nuk ka qenë një operacion i suksesshëm i policisë. “Ngjarja e ndodhur dje nuk ka ardhu si shkak i avarisë së mjetit, e as si pasoj e një operacioni të suksesshëm të policisë, por ka qenë një pakujdesi e pilotit. Fatmirësisht dëshmitarët okular kanë lajmëruar policinë, ndërsa kjo e fundit shkoj në vendngjarje izoloi vendin ku avioni kishte rënë përreth dy orë. Kjo ka sjellë që sot unë të mbledh disa prej deputetëve të Partisë Demokratike dhe t’i kërkoj që të lidhen dhe të krijojnë kontakte me të gjithë faktorët e tjerë opozitar pasi qendrimi duhet të jetë i qartë, duam përgjigje të menjëhershme,”,nënvizoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike  mblodhi disa prej deputetëve të opozitës në një takim urgjent për të diskutuar mbi masat dhe hapat që PD do të ndërmarrë lidhur me ngjarjen e ndodhur drekën të shtunës në Divjakë.

Rama: Policia kryen operacion anti-drogë dhe akuzohet për trafik

edi rama 6Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se ishte policia ajo që ndërmori operacionin e djeshëm në plazhin e Divjakës.

Në faqet zyrtare ne rrjetet sociale, Rama shkruan duke cituar një personalitet ndërkombëtar: “Një mik i huaj: Vetëm tek ju mund të ndodhë që policia të bëjë një operacion antidrogë si i djeshmi dhe të  akuzohet si fajtore për trafikun”!

Ditën e djeshme Kryeministri Rama, ka mbështetur policinë në operacionin e saj. “Operacioni antidrogë, prova e fortë e radhës se shteti po ringrihet me shpejtësi e Policia e Shtetit është kthyer në krye të detyrës!” shkruajti dje Kryeministri Rama në Facebook.

Dita e drejtësisë, Naço: Duhen reforma

Nasip-Naco9 maji dita e Drejtësisë nuk ika sheshuar përplasjet verbale mes ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaron se reformat në sistemin e drejtësisë janë të domosdoshme dhe ka ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për dhënien e ekspertizës në këtë drejtim

Nga ana e tij nënkryetari i KLD-së , Çefa, tha se nuk do të pajtohet me pseudoreformat.

Naço: ” Reforma në Gjykatën Kushtetuese është prioritare. Reformimi i KLD është prioritare në vizionin e ministirsë së Drejtësisë për shkak të problematikave që lidhen në përbërjen, statusin emërimet transferimin procesin e vlerësimit të gjyqtarëve, por njëkohësisht shmangien e mbivendosjes së dy inspektoriateve dhe harmonizimin e tyre pse jo dhe me kontrolle të përbashkëta. Vlerësimi periodik vjetor i gjyqtarëve bazuar në kritere do të mundësonte të promovohen e të avancojnë në karrierë

Reformimi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Është prioritare forcimi i kompetencave dhe transparencës së Këshillit të Prokurorisë i cili aktualisht ka vetëm funksione këshillimore në mënyrë që të mos ketë jetë vetëm konsultues, por siç funksionon KLD. Kemi intesifikuar bashkëpunimi me partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë si OSBE, Pameka, Euralius dhe në emër të qeverisë kam ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për të dhënë asistencë. ” tha Naço.

“Ministri i Drejtësisë ka ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për dhënien e ekspertizës në këtë drejtim. Inkurajoj gjyqtarët që janë me integritet profesional dhe nuk korruptohen, ata nuk janë të paktë. Qytetarët presin një drejtësi të pavarur politikisht dhe ekonomisht.Reformat në sistemin e drejtësisë duhet të flasin të njëjtën gjuhë me ato të Brukselit. Marrja e statusit të BE do të kërkonte vullnetin e mazhorancës dhe të opozitës” tha Naço.

Çefa: “Nuk mund të pajtohemi me pseudoreformat që duan të përbaltin institucionet me qëllim gjunjëzimin e sistemit. Jemi të vendosur të kundërshojmë cdo ndërhyrje. I qëndrojnë pikëpamjes tonë se marrja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik është forma më e lartë e korrupsionit. Duhet të dijmë të pranojmë me ftohtësi anët e mira dhe të luftojmë anët negative. Çdo kontribut që të ndihmojnë gjykata për të lehtësuar punën e qytetarëve do e mbështesim”

Aktiviteti  organizuar prej ministrisë së drejtësisë ka mbledhur bashkë përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vendin tone midis të cilëve, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryeprokurori Adriatik Llalla,Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja si  dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.