Haxhinasto: Masa për përmirësimin e shërbimeve në funksion të turizmit

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi në në intervistë për mediat se janë marrë disa masa për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në shërbim të turizmit. Sipas Haxhinastos, është duke u investuar për përmirësimin e sinjalistikës rrugore në aksin jugor dhe jugperëndimor, konkretisht duke filluar nga Rrogozhina drejt Sarandes dhe Butrintit, aks ky shumë i rrahur për shkak të potencialit të madh turistik që ka Saranda.

“Do të behet një rikonceptim i të gjithë sinjalistikës dhe një ndërhyrje e shpejtë në të për të sjellë një standart të ri edhe të sigurisë edhe të orientimit për qëllimet përkatëse turistike”, theksoi ai.
Në portin e Sarandës po ashtu nënvizoi ministri, jemi duke përfunduar një projekt për përmirësimin e shërbimeve portuale dhe për afrimin e anijeve turistike. Në planet tona janë edhe përmirësimet e shërbimeve të porteve të tjera siç është edhe Porti i Vlorës ku do të filloj dhe një investim së shpejti, Porti i Durrësit dhe Porti i Shëngjinit Ministri vuri në dukje se ka një angazhim për të realizuar shërbimin e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve veçanërisht në zonat turistike bregdetare. “Jemi në fazën e përfundimit të projekteve në disa ujësjellës dhe sisteme trajtimi ujrash në zonën e Sarandës, apo Vlorës të cilat do të jenë në funksion përpara sezonit turistik”, u shpreh ministri.

Jemi të hapur, vijoi ministri, për të trajtuar në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë hallka burokratike të gjithë kërkesat që mund të vijnë për ndërtimin e porteve turistike apo të marinave në funksion të turizmit apo ne funksion të qëllimeve të tjera rekreative. Aktualisht informoi si jemi duke shqyrtuar disa prej këtyre kërkesave, në pjesën veriore të portit të Durrësit, për zonën e Spilles dhe pranë Kavajës që besoj se do të futen në rrugën e realizimit të tyre.
Veçanërisht te shërbimet që ofron transporti rrugor, haxhinasto tha se jemi duke rikonceptuar të gjithë sistemin e itenerareve që ka sot Shqipëria, që në gjykimin e ministrit është një sistem i mbivendosur dhe i panevojshëm që krijon kosto shumë të mëdha për operatorët e vetë të këtij shërbimi.
“Me metodat më bashkohore po bëjmë një vlerësim dhe rikonceptim të të gjithë linjave të nevojshme që i duhen Shqipërisë duke pasur parasysh drejtimin e lëvizjes dhe volumet e pasagjerëve dhe shumë shpejtë do të kemi një sistem shumë modern të organizimit të këtyre itenerareve, të organizimit të këtyre linjave dhe une jam i sigurt edhe të rinovimit të vetë flotave, edhe shërbimit të autobuzëve vecanërisht për shërbimin ndërqytetas”, deklaroi Haxhinasto.. Po kështu, një sfidë përbën përmirësimi i cilësisë të shërbimeve për qytetarët në procesin e patentimit apo të lejeve të drejtimit. Siç u shpreh ministri, jemi duke prezantuar teknologjinë e informacionit edhe atje me qëllim që çdo drejtues i ardhshëm i automjeteve të jetë i pajisur me të gjitha njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për të drejtuar mjetin në mënyrë të sigurte me qëllim që të kontribojmë në çdo aspekt të uljes së numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen.
Në kuadër të kësaj pakete, MTI po pregatit sistemin e rregjistrimit të automjeteve dhe të aksesimit në bazen e të dhënave të çdo automjeti që do të rris ndjeshëm monitorimin e cilësisë të gjendjes teknike të çdo automjeti si dhe realizimin e detyrimeve përsa i takon rregjistrimit e sigurimit.
Një sfidë, për ministrin e Transportit do të përbëjë çështja e utiliteteve të shërbimit të ujësjellës kanalizimeve dhe të mbetjeve. “Jemi duke rikonceptuar të gjithë sistemin, sigurisht që reforma administrative është e rëndësishme dhe është një pikë reference në këtë reformë”, tha Haxhinasto.

Belgjikë, sulmohet sistemi informatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme

pirateriQeveria belge njoftoi se sistemi informatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte piratuar për të “kopjuar” informacione në lidhje me krizën ukrainase.
“Ministria konstatoi pak ditë më parë, me ndihmën e shërbimeve sekrete ushtarake se një virus i keq kishte mundur të depërtonte në sistemin e saj kompjuterik për të kopjuar informacione dhe dokumente që lidhen me krizën e Ukrainës”, njoftoi kryediplomati Didier Reynders në një deklaratë.
Një proces hetimor u iniciua për të analizuar “shkallën e dëmeve si dhe identitetin e personave që kishin ndërhyrë në rrjet”, saktësoi kryeministri Elio Di Rupo, duke treguar se po e ndiqte rastin hap pas hapi.
Sipas të përditshmeve “Echo” dhe “De Tijd”, të cilat publikuan informacionin mendohet se sulmi është kryer fundjavën e kaluar nga Rusia në kontekstin e krizës ukrainase.
Di Rupo sqaroi se një ankesë është depozituar pranë Prokurorisë Federale.
Kryeministri vuri në dukje se qeveria kishte vendosur në dispozicion 10 milionë euro për forcimin e institucioneve të sigurisë kompjuterike belge, pas një seri sulmesh ku u vunë në pah një sërë problematikash. Por masat ende nuk janë zbatuar nga qeveria.

Meta-Haradinaj: Zgjedhjet e 8 qershorit do dëshmojnë progresin e Kosovës

meta-haradinajKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të premten me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se zgjedhjet e 8 qershorit janë një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, kryetari Meta vlerësoi rolin e Haradinajt në ushtrimin e detyrës si kryeministër i Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 8 qershor në Kosovë, janë një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani, por në mënyrë të veçantë, progresin që e pret për të ardhmen përmes zgjedhjeve të standardeve europiane”, vlerësoi kryetari i Kuvendit.
Meta uroi gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë zgjedhje shembullore, ndërsa shtoi se ato do të jenë baza e sigurt për një të ardhme të shkëlqyer për të gjithë qytetarët kosovarë dhe një nxitje e fuqishme për një bashkëpunim më të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në Kuvend, Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj Foto Albert Myftaraj..Duke e vlerësuar “të çmuar” takimin me kryeparlamentarin Meta, kreu i AAK-së, u shpreh se sa herë vjen në Tiranë kupton më shumë “për dinamikat ndërshqiptare”.
“Edhe sot ishte një takim i çmuar. U bisedua për gjërat që na presin në të ardhmen. Ju faleminderit për kujdesin dhe për të gjithë shpjegimet për proceset që presin Shqipërinë dhe Kosovën në të ardhmen”, tha Ramush Haradinaj, pas takimit me z. Meta.

Berlusconi nis punën e detyruar në interes të komunitetit

Vier Jahre Haft fuer Berlusconi wegen SteuerhinterziehungIsh-kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi ka mbërritur paraditen e sotme në një qendër të specializuar në Cesano Boscone për kryerjen e dënimit me punë të detyruar në interes të komunitetit për një vit, pranë të sëmurëve me Alzaimer, bëhet e ditur nga media.
Makina e ka shoqëruar në hyrjen e godinës San Pietro në pjesën e brendshme të institutit “Familja e Shenjtë”. Ai zbriti shpejt, pa dashur të japë deklarata para dhjetëra gazetarëve të pranishëm që ndodheshin në një distancë të konsiderueshme. Një sindikalist i maskuar si klloun, i cili kishte mundur të hynte pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, e ka sfiduar me anë të thirrjeve “Berlusconi në burg”, “Endrra e klasës punëtore italiane është të shohë Berlusconin në San Vittore”, burgu i Milanos.

Per pronen dhe “grushtin”

Pandeli_MajkoPandeli Majko

Të nderuar deputetë

Projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, të ndryshuar vjen në funksion të “mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës kushtetuese të pronësisë” sic shkruhet edhe në relacionin shpejgues të tij. Sipas Ligjit në fuqi procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave duhej të përfundonte në 30.4. 2014. Ky është një afat i shtyrë më parë në vitin 2012.

Aktualisht Kuvendi pohon një situatë aspak të qartë që trashëgohet në marrëdhëniet me pronësinë në Shqipëri. Me të drejtë përfaqësuesit e
Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kërkuan shtyrjen e afatit edhe për të bërë një verifikim të amullisë së dosjeve të pronësisë dhe për tju përgjigjur shtimit të ndjeshëm të kërkesave për njohje dhe kthim prone bazuar në vendimet gjyqësore gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Në Komisionin e Ligjeve ky projektligj u diskutua në datën 5 maj. Koincidenca ka të bëjë vec me realitetin e marrëdhënieve të pronës në Shqipëri e cila në 22 vitet e fundit ka një varrezë gjigande me mbi 8000 të vrarë. Ky fakt padyshim që ngjason me një bilanc lufte.
Debati për pronat ka nxitur gjithmonë një betejë false në Kuvend ku duket sikur një pjesë i mbron pronarët dhe një pjesë i shmang detyrimet karshi tyre.

Të jemi të sinqertë dhe ta themi hapur se deri më sot pak e kanë konsideruar seriozisht shtresën e pronarëve legjitim në Shqipëri apo sic i quajmë ndryshe me titullin “ish-pronarë”. Prapashtesa “ish” është pjesë e ripërkufizimit kulturor të pas viteve 90-ët që politika shqiptare e vendosi ndaj kësaj shtrese duke i bazvlerësuar atë me një kohë që ishte dhe nuk vjen më…
E vërteta e pranuar jopublikisht është se pronarët shqiptarë përfaqësojnë më shumë drejtësi legale por jo vota. Ky konkluzion i pragmatizmit politik e dënoi këtë shtresë shoqërore që në fillimet e pluralizmit partiak.

Dështimi në marrëdhëniet e pronës në Shqipëri lidhet padyshim në raportet e politikës me të. Sot diskutohet më shumë në se do tu jepet falas legalizimi i atyre që kanë zënë tokën e dikujt tjetër në mënyrë të paligjshme. Prona legjitime dhe e drejta e saj janë nënkuptuar si një cështje politike e humbur e cila nuk ka interes të vazhdojë të diskutohet si e rëndësisë së dorës së parë.

Mendoj se ky vendim i sotshëm është i rëndësishëm. Ai padyshim rrezikon të konsumojë të njëjtat qëndrime dhe akuza bajate të së djathtës politike se e majta nuk “përkrah” pronarët dhe të drejtat e tyre.
Në fakt, pyetja më therrëse, sot, qëndron se cili është raporti me pronën legale i së djathtës politike në Shqipëri. Ajo që konsiderohet e djathtë në Shqipëri prodhoi një “thes” me ndryshime në qeverisjen e saj për cështjen e pronës. Ligji 9235 “Për kthimin dhe kompesimin e pronës” është ndryshuar në 2005, në 2006, në 2007, në 2008, në 2009 me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese në 2005, në 2007 dhe 2010. Kjo është vec nje pjesë e pamjes së paqartësisë dhe kaosit në të cilin është zhytur cështja e pronës në Shqipëri.

E drejta e pronës është pamja e së djathtës në Shqipëri. Ajo ndoqi kurbën e moralit të “legalizimit” si të djathtë të individëve të së majtës që ndruan partinë komuniste me pushtetin. Cështja e pronës u zëvendësua me ceshtjen e legalizimeve. Të drejtat e familjeve të pronarëve u shkëmbyen me votat e atyre që prisnin dokumentet e legalizimit të shtëpive në pronat e të djathtëve të papërfaqësuar.
Ndërsa në Shqipëri konsumohet debati qesharak i “grushtit” Gjykata e Strasburgut deri tani ka pranuar rreth 413 dosje të pronarëve shqiptarë. Për cështjet e fituara nga pronarët shqiptarë në Strasburg, shteti shqiptar duhet të paguajë një faturë që shkon në 37 milionë euro. Të tjera fatura pagese pritet të vijnë në vazhdim të cilat janë vetëm një pjesë e kostos së krijuar me të drejtën e pronës në vend.

Marrëdhënia me pronën në Shqipëri është një turp kombëtar. Trajtimi i të drejtës së pronës në Shqipëri është në kufijtë e një hajdutërie kolektive me cilësi të krimit të organizuar.

Të akuzosh të majtën si fajtore për këtë poshtërsi politike, juridike dhe njerëzore e cila ka ndodhur me pronën është gjëja më e thjeshtë.

Të nderuar kolegë

Nuk kam dalë në podium për të bërë ndonjë apologji me diskutimin e sotëm. Politika në marrëdhënie me pronën i ngjan një bande të cilës pasi ka vrarë dhe prerë i kërkohet të diskutojë në se duhet të kthejë apo jo rrobat e viktimave tek familjarët e tyre…. E di që shembulli është makabër dhe fyes. Por është një mënyrë për të shpejguar se si jemi sjellë me këtë shtresë që kërkon zbatimin e të drejtës kushtetuese për pronën në Shqipëri.

Sikur Shqipëria të kishte pasur një të djathtë me synime të qarta dhe pohuese ndaj shtresave të veta ajo do ta kishte humbur fillimisht pushtetin me vendimet e saj në favor të së drejtës së pronës. Por, kjo do të ndodhte vetëm në fillim…
Ajo që e quajti veten të djathtë në politikën shqiptare nuk donte koston e së vendosjes së të drejtës por parapëlqeu pushtetin. Ajo edhe sot pëlqen të guduliset me debate shterpë pasi ka humbur raportin me të vërtetën dhe historinë e vet. Përballë të drejtës së pronës e djathta shqiptare në qeverisje praktikoi metodat horizontale të së majtës dhe keqpërdori “të drejtën e shumicës” dhe “interesin publik” për të trajtuar problemet sociale të vendit në kurriz të së drejtës legale të pronës.

Sot nuk ka shumë për të diskutuar. E vërteta e vërtetë në Shqipëri është se përballë të drejtës së pronës nuk jemi të gjithë njëlloj. E drejta e shkruajtur në letër dhe ajo në praktikë janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Megjithëse larg publicitetit të merituar javë më parë qeveria shqiptare kaloi një vendim për të paguar familjen Delvina me mbi 2 milionë euro. Kjo vendim-marrje ishte rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës së Strasburgut. Marrëdhënia legale me pronarët në Shqipëri po vjen nga jashtë vendit por ky akt i fundit i qeverisë shqiptare ka më shumë kuptim se sa debatet shterpë.
Për pronën aktualisht në Shqipëri nuk diskutohet më.

Në këtë kohë varfërie politike diskutohet deri pse në 5 maj në varrezat e dëshmorëve të Luftës ngrenë “grushtin” për të kujtuar simbolikisht shenjën e Luftës për clirim. Të majtët grushti i bën të ndihen të lidhur me rregjimin komunist sa mund të jenë ata që ngrenë dy gishtat “pasardhës” të Curcillit.

Sot në Shqipëri të qenit i djathtë është një titull i “legalizuar” dhe jo i trashëguar. Kjo është drama e vërtetë e “grushtit” ndaj pronës dhe në emër të saj. Të tjerat janë vec fjalë.

Ju faleminderit!

 

Krimi i Dibrës “justifikohet” me një letër

Foto ilustruese
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ka vrarë bashëshorten me një thikë dhe më pas është vetëvarur në një pemë. Krimi i dyfishtë ndodhi në Domgjon të komunës Fan në Mirditë. Viktimat jane Mark dhe Gjylestina Biba, përkatësisht 47 dhe 46 vjeç.

Xhelozia, dyshohet se është motiv i këtij krimi. Ndërkohë që mësohet se para se të kryente krimin burri ka lënë një letër 2 fëmijëve, 17 dhe 20 vjecarë .

Mendohet se krimi është kryer mbrëmjen e djeshme  fakt që është vërtetuar  pas ekspertizës mjekoligjore të kryer në 2 kufomat.

Çifti Biba jetonte prej disa kohësh në fshatin Rinia të Durrësit sëbashku me 2 fëmijët e tyre, ndërsa kishin udhëtuar drejt vendlindjes 1 ditë më parë.

Sipas policisë mendohet se në gridje e sipër Mark Biba ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas në kushtet e tronditjes psikologjike Mark Biba ka marrë një litar dhe e ka lidhur në pemë dhe me pas është vetëvarur.

Letra: Kush ngre krye do ti këputet
Para se ti jepte fund jetës, Mark Biba ka lënë edhe një shënim që duket se është shkruar në shpejtësi pasi ka gabime të shumta, duke shpjeguar arsyet që e detyruan atë të vrasë bashkëshorten dhe me pas veten.

“Fëmijët të jetojnë të qetë megjithëse unë kam kryer këtë krim. Kush ngre krye do ti këputet”, mësohet të jetë përmbajtja e letrës.

Banorët e zonës kanë bërë të ditur se nuk kishin dëgjuar asnjë britmë që të dilte nga shtëpia ku po qëndronte çifti Biba.

Fqinji gjeti viktimat ne banese
Ka qenë një banor i zonës që kishte shkuar për të ftuar për kafe çiftin, porcka konstatuar trupin e pajetë të 47-vjeçarit të varur në pemë pak metra larg stanit, ndërsa brenda tij ka gjetur të vdekur edhe bashkeshorten e tij, e cila ishte e therur me thikë.

“Prej 13 vitesh jetonin në Durrës.Ata kanë shtëpinë atje, kanë dy fëmijë, kanë ardhur të mbjellin këtu tek stani prej 3 vjetësh. Tani ndodhi kjo ngjarje”u shpreh banori i zonës që gjeti trupat e pajetë .

Deshmite
“Ishin shumë punëntorë. Ne s’jemi zënë për asgjë. Fëmijët kanë ikur në varrim, i ka marrë një halle e tyre. Ata punonin në malësi lart. Kanë pasur një copë tokë. Këtu punonin,  sa me jetu” tregon një fqinje e çiftit Biba

Cifti kishte konflikte
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se prej 3 vitesh ka patur konflikte mes çiftit, por për shkak të largësisë nuk e mësuan asnjëherë arsyen.

“Probleme kanë pas ata. Vinin e punonin, shkonin e vinin, me motor vinin”tha Prend Biba, xhaxhai i viktimës.

Trupat transportohen me kamion
Ndërkohë trupat e pajetë janë transportuar drejt morgut, të vendosur në rimorkion e një kamioni. Ata janë mbuluar me një batanie dhe janë hedhur në një cep të rimorkios së kamionit me të cilën janë transportuar për disa kilometra pasi rruga ishte e keqe, dhe më pas ata janë vendosur në ambulancë për tu cuar drejt morgut.

Burri masakron gruan dhe varet në litar

policiaPas ekspertizes mjeko ligjore të kryer në morgun e spitalit të Rreshenit policia e Mirdites ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur dje në fshatin Domgjon të komunes Fan.

Burime të uniformave blu kanë saktësuar se fillimisht 46-vjeçarja Gjylestina Biba është qëlluar me një çekiç në vesh, por kjo nuk ka mjaftuar që ti shkatojë vdekjen 46-vjeçares.

Më pas bashkëshorti i saj Mark Biba ka marrë një thikë buke, duke i prerë qafen gruas së tijë, çka sipas ekperztizes mjeko-ligjore i ka shkatuar edhe vdekjen.

Pasi ka kryer krimin ai sërish e ka masakruar edhe më tej gruan e tijë duke i prerë dhe veshin e djathtë.

Më pas 47-vjeçari Mark Biba ka dalë jashtë stanit, duke marrë një çarçaf dhe 20 metra më tutje është ka hipur në pemë duke u vetëvarur.

Nga kqyrja e kufomes është bërë e ditur se ai e kishte lidhur në qafë çarçafin, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Policia bëri të ditur se letren e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ai e ka shkruar pasi ka vrarë gruan e tijë.
Kjo u faktuar pasi në letër janë gjetur shumë gabime ortografike, dhe mendohet se ai e ka shkaruar në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike.
Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje fëmijet e çiftit Biba për të mësuar më tepër rreth konfliktit që kanë patur prinderit e tyre.
Kjo pritet që të ndodhë pas ceremonisë mortore të bashkëshortëve, pasi është bërë e ditur se dhe vetë fëmijet ndodhen në nje gjendje mjaft të rënduar psikologjike nga ngjarja e ndodhur.
Pas ekspertzes së kryer në morgun e spitalit të Rreshenit, trupat e pajetë të çiftit Biba janë tërhequr mëngjesin e sotem nga familjaret e tyre, ndërsa të pranishem kanë qenë edhe familjaret e gruas.
Ceremonia mortore pritet që të zhvillohet diten e sotme në fshatin Domgjon, aty ku dhe kaq lindur kryefamiljari Mark Biba.

Ende nuk dihet nëse do varroset në të njëjtin vend edhe bashkëshortja e tij Gjylestina Biba, pasi familja e sajë jeton në një fshat tjetër të komunes Orosh zonë e cila është pak kilometra nga vendi ku ndodhi ngjarja.Krimi i dyfishte u zbulua dje nga një banor i zones, teksa gjeti dy bashkëshortet e vdekur lart në stan, ndërsa ngjarja u bë e ditur se ka ndodhur për motive xhelozie kjo duke ju referuar një letër të gjetur nga policia.

Miratohet kalendari i punës, rrëzohen amendamentet e opozitës

Ilir metaPas një debati disaorësh Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 5 maj – 23 maj.
Deputetët e shumicës rrëzuan paketën me 12 amendamente të propozuar nga opozita, që kërkonte përfshirjen e tyre në draftkalendarin e paraqitur seancës plenare.
Pas prezantimit një pas një të amendamenteve të inicuara nga deputetët e djathtë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se nga 12 propozimet vetëm një është në përputhje me rregulloren, ai për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”, ndërsa të tjerat janë në shkelje të saj.
“Amendamentet në kalendar nuk i referohen programit të punës dhe pjesa më e madhe e tyre janë kompetencë e komisioneve dhe jo e seancës plenare”, sqaroi Meta.
Propozimet në draftkalendar të paraqitura nga opozita, lidheshin me problematika të kohëve të fundit, si vendet vakante në AMA, rregullorja e Kuvendit, ligji “Për dhënie amnistie”, moratoriumi i skafeve, dëmshpërblimi i të ish-të përndjekurve etj.

Topi: Kompetencat e Presidentit të disktutohen në tryezë

TOPI-08_7Kreu i FRD, Bamir Topi, ka deklaruar se “çështja e kompetencave të Presidenti, duhet të diskutohet në tavolinën e bisedimeve”.

Ish- kreu i Shtetit, Topi, këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me studentë të fakultetit të Shkencave të Edukimit ne Elbasan ku theksoi se “gjërat e rëndësishme realizohen në tavolinën e bisedimeve dhe në rast se ka tentavië për të marrë kompetencat, kjo duhet parë sesi plotësohet detyrimi kushtetues nga të gjithë institucionet”.

I pyetur mbi legalizimet falas dhe akuzat e opozitës për mosmbajtje premtimi, kreu i FRD tha se “ të dyja palët tjetër gjë thonë në fushata elektorale dhe të tjera gjëra bëjnë kur vijnë pastaj për të administruar një institucion”. Sipas ti,j “si ata që thërrasin sot dhe ata që ishin dje në pushtet, vuajnë nga virusi i mashtrimit”.

Në diskutimin me studentët, Topi tha se “shansi i vetëm që shqiptarët të maksimalizojnë kapacitetet e tyre është anëtarësimi në Bashkimin Europian”. Sipas tij, politikanët në Shqipëri janë treguar egoiste neglizhentë në forcimin e shtetit dhe plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Europian.

Akuzat ndaj Artan Didit, debate të ashpra mazhorancë-opozitë

tahiriMazhoranca dhe opozita debatuan sot ashpër në Kuvend, pas akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike në adresë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, për vrasjen e një qytetari të pafajshëm grek, gjatë një operacioni policor në vitin 1999.
Deputeti i PD-së, Arben Ristani, akuzoi mazhorancën se në krye të policisë ka vendosur “njerëz gjakësorë, që vrasin njerëz të pafajshëm”.
Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkoi opozitës që me deklaratat e saj të mos inkurajojë krimin. “Dje u përmend një ngjarje mjaft e shëmtuar, ku u shfaq një pseudovideo lidhur me një aksion policor të para 15 viteve. Por, sot nuk mund të rri pa bërë një koment të shkurtër. Kur do të mblidhni mendjen dhe të mos i jepni kurajo krimit, kur do të përkrahni drejtësinë dhe të mos e përdorni foltoren e Kuvendit për akuza të tilla. Po të keni ndonjë merak ju garantoj se kur t’i dilni në krah ndonjë krimineli apo pengmarrësi ju siguroj se do të ketë punonjës policie që do bëjnë detyrën dhe do të vënë drejtësinë në vend”, deklaroi ministri Tahiri. .
Një ditë më parë, përfaqësues të opozitës në komisionin hetimor për shkarkimet dhe emërimet në polici, akuzuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, për vrasjen e një qytetari të pafajshëm grek gjatë një operacioni policor në vitin 1999, duke transmetuar edhe pamje filmike të kësaj ngjarje.