Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

Share This
Tags

flamFlamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në futboll për herë të katërt, ndërsa dje pasdite, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ka mundur në finale Kukësin, minimalisht 1-0. Ka mjaftuar një gol i Arbër Abilaliajt në fundin e pjesës së parë që kuqezinjtë e Ernest Gjokës të ngrinin këtë trofe, i cili tashmë do t’i çojë ato në Ligën e Evropës. Në festën e vlonjatëve ka marrë pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, atje ku kryebashkiaku Shpëtim Gjika i ka dorëzuar në mënyrë simbolike kupën të parit të qeverisë. Në rrjetin social “Tëitter” përshëndeti fitoren e Flamurtarit. “Flamurtari në kupat e Evropësm si fitimtar i Kupës së Republikës, urime nga zemra Vlorës”, shkruan Rama. Në fundin e ndeshjes, që është gjykuar nga ndërkombëtari Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij Ermal Barushi dhe Ergin Doda, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku ka dorëzuar kupën dhe medaljet për Flamurtarin. Tashmë të konfirmuar për pjesëmarrjen në Evropë nga Shqipëria për sezonin 2013-2014 janë Skënderbeu në Ligën e Kampioneve dhe Kukësi, Laçi e Flamurtari në Ligën e Evropës.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>