Dita e drejtësisë, Naço: Duhen reforma

Share This
Tags

Nasip-Naco9 maji dita e Drejtësisë nuk ika sheshuar përplasjet verbale mes ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaron se reformat në sistemin e drejtësisë janë të domosdoshme dhe ka ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për dhënien e ekspertizës në këtë drejtim

Nga ana e tij nënkryetari i KLD-së , Çefa, tha se nuk do të pajtohet me pseudoreformat.

Naço: ” Reforma në Gjykatën Kushtetuese është prioritare. Reformimi i KLD është prioritare në vizionin e ministirsë së Drejtësisë për shkak të problematikave që lidhen në përbërjen, statusin emërimet transferimin procesin e vlerësimit të gjyqtarëve, por njëkohësisht shmangien e mbivendosjes së dy inspektoriateve dhe harmonizimin e tyre pse jo dhe me kontrolle të përbashkëta. Vlerësimi periodik vjetor i gjyqtarëve bazuar në kritere do të mundësonte të promovohen e të avancojnë në karrierë

Reformimi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Është prioritare forcimi i kompetencave dhe transparencës së Këshillit të Prokurorisë i cili aktualisht ka vetëm funksione këshillimore në mënyrë që të mos ketë jetë vetëm konsultues, por siç funksionon KLD. Kemi intesifikuar bashkëpunimi me partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë si OSBE, Pameka, Euralius dhe në emër të qeverisë kam ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për të dhënë asistencë. ” tha Naço.

“Ministri i Drejtësisë ka ftuar zyrtarisht Komisionin e Venecias për dhënien e ekspertizës në këtë drejtim. Inkurajoj gjyqtarët që janë me integritet profesional dhe nuk korruptohen, ata nuk janë të paktë. Qytetarët presin një drejtësi të pavarur politikisht dhe ekonomisht.Reformat në sistemin e drejtësisë duhet të flasin të njëjtën gjuhë me ato të Brukselit. Marrja e statusit të BE do të kërkonte vullnetin e mazhorancës dhe të opozitës” tha Naço.

Çefa: “Nuk mund të pajtohemi me pseudoreformat që duan të përbaltin institucionet me qëllim gjunjëzimin e sistemit. Jemi të vendosur të kundërshojmë cdo ndërhyrje. I qëndrojnë pikëpamjes tonë se marrja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik është forma më e lartë e korrupsionit. Duhet të dijmë të pranojmë me ftohtësi anët e mira dhe të luftojmë anët negative. Çdo kontribut që të ndihmojnë gjykata për të lehtësuar punën e qytetarëve do e mbështesim”

Aktiviteti  organizuar prej ministrisë së drejtësisë ka mbledhur bashkë përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vendin tone midis të cilëve, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryeprokurori Adriatik Llalla,Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja si  dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>