Dhunoi protestuesin, shkarkohet ndihmësi i Erdoganit

yusuf-yerkel-gorevden-alindi_957Ndihmësi kryesor i kryeministrit turk i cili u fotografua të dhunonte një protestues në demonstratat e fatkeqësisë së Soma-s, është shkarkuar. Imazhi i tij duke goditur një protestues të cilin e tërhiqnin zvarrë dy policë, krijoi nervozizëm në mediat sociale.

Një zyrtar i qeverisë tha se Yerkel u shkarkua në fund të kësaj jave. “Yusuf Yerkel kërkoi falje, por ishte tepër vonë, pasi në kohën e duhur ai refuzoi publikisht ta bënte atë” , shtoi ai.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, kishte refuzuar më parë ta shkarkonte, duke thënë se kjo ishte një çështje private.

Këshilltari kryesor i Erdoganit, Yalcin Akdogan, tha se kjo kishte qenë një akt vetëmbrojtje. Ai kritikoi shtypin për “papërgjegjshmëri” për përdorimin e fotografive për t’i bërë protestat të dukeshin si një kryengritje masive kundër qeverisë.

 

Pas incidentit Yerkel mori leje mjekësore, duke u diagnostikuar me trauma të indeve të buta në këmbë. Një raport mjekësor tha se ai kishte pasoja të ndjeshmërisë në këmbë dhe krah, si dhe vështirësi në të ecur. Pasi fillimisht ai refuzoi të kërkonte falje, Yerkel tha se ishte në gjendje jo të mirë për t’u treguar i matur dhe të pranonte fajin.

Ambasadorët krehin ende bishtin e Berishës

Sali BerishaGjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Politikat e Jashtme për funksionimin e diplomacisë shqiptare, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se, shumë ambasadorë të Shqipërisë veprojnë në shkelje të ligjit.

Bushati u shpreh se, ka ambasadorë që i shkruajnë kryeministrit Rama se përse merret “me Ruçin dhe pinjollët e komunizmit”, ashtu sikurse bëri të ditur se ka edhe nga ata që i shkruajnë Berishës dhe i thonë “marsh nga ditët tona”.

Ministri tha se, shërbimi diplomatik deri më tani ka qenë një strukturë e fryrë, ndërsa shtoi se a pasur një rritje artificiale të gradave. “Gjeta qarkore në ministri se si diplomatët duhen trajtuar nga opozita.”

Për këtë, Bushati tha se, qeveria është duke përgatitur ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili do t’i japë fund diplomacisë partiake, që ka mbizotëruar për shumë vite.

“Sot, kemi 182 diplomatë dhe mbi 60% e tyre janë graduar me nivele më të larta se posti që mbartin, për të vetmen arsye se janë bashkëshort, apo farefisnor të partisë që ishte para 9-të muajsh në pushtet. Sot, kemi ambasadorë dhe për këtë kam prova konkrete që lëshojnë parulla politike në dëm të imazhit të vendit dhe pro interesave partiake që mbartin, ndaj kjo duhet të përfundojë”, veçoi ministri.

“Në të gjithë vendet e botës sistemi i gradave është në formë piramidale, pra kush është në pozicion më të lartë ka gradë më të lartë. Në vendin tonë piramida është kthyer mbrapsht, pasi kemi dy persona që kanë të njëjtën kohë punë në shërbimin e jashtëm dhe njëri ka grada dhe bonuse, pasi është pjesë e partisë ndërsa tjetri jo dhe kjo është në shkelje të plotë më ligjin, prandaj dhe kam shfuqizuar të gjitha bonuset që do hynin në fuqi brenda janarit 2014.”

 

Pse Medea vazhdon të vrasë?!

 

XIR182676Aurora Allushaj

Ende nëna që vrasin! Çdo ditë raste të reja, çdo ditë britma që humbasin pa shpjeguar një ‘pse’. Çfarë ndodh në mendjen e këtyre nënave që arrijnë të vrasin atë që vetë kanë krijuar, fëmijën?! Çfarë mënyrash përdorin për të kryer krimin? Modus operandi më i përdorur prej tyre është mbytja, por kohët e fundit duket sikur modalitetet kanë ndryshuar. Mënyra të tjera si: rrahje me mjete të ndryshme duke shkaktuar trauma kokë, mbytje, përdorim i thikave, helmime të ndryshme, asfiksi nga gazi etj .

Edhe një herë kronika e zezë tregoi për një nënë që vrau vajzën e saj dhe më pas bëri vetëvrasje. Ndërkohë që ne përpiqemi të japim një shpjegim të pashpjegueshmes sepse nuk është e lehtë të përballemi me idenë se një nënë mund të vrasë pasardhësit e saj.

“Nuk e prisnim” janë fjalët që dëgjohen më shpesh nga anëtarët e familjes ku ndodh tragjedia.

Unë nuk mendoj kështu, unë nuk besoj se njerëzit çmendem nga dita në ditë. “Nuk e prisnim”, duket më shumë si një alibi për të mbrojtur veten nga “faji” që i shoqëron njerëzit që mund të bënin diçka për ta parandaluar.

Vetëvrasja kërkon një dozë të lartë të agresioni kundër vetes, por mbi të gjitha kundër të tjerëve. Sepse vetëvrasja ka një kuptim shumë më të qartë dhe më preciz se sa një raptus çmendurie.

Vetëvrasja është një dalje nga skena e cila nis një mesazh shumë të fortë, një mesazh që nuk ju lë asnjë shans për përgjigje personave që ngelen pas. Shpesh personi që kryen vetëvrasjen e bën këtë në mënyrë që të gjendet nga personi i cili dëshiron të godasë, ose më saktë, personin që do ti japë mesazhin e tij të dhunshëm.

Pse një person kryen vetëvrasje është një pyetje shumë e gjerë për t’i dhënë një përgjigje të mbyllur, çdo person ka historinë e tij. Shpjegimet dhe klishetë romantike për nënat që vetëvriten pas vrasjes së fëmijës, “ajo ishte në depresion, mendonte se jeta nuk ka kuptim” shoqërojnë thuajse çdo rast. Ndërkohë që njerëzit nuk vetëvriten në momente pesimizmi, por kur kanë dalë nga faza e thellë dhe e zymtë dhe fillojnë të ndihen pak më mirë. Por ajo çka e bën edhe më të dhimbshme vetëvrasjen është marrja me vetë e fëmijës. Pse një nënë, në këtë veprim ekstrem merr me vete dhe fëmijën? Unë nuk e di saktësisht dhe mendoj se askush nuk mund ta dijë me siguri. Ajo që unë besoj është se shpesh fëmijët konsiderohen si një zgjatje e vetvetes, si një pronë dhe ato nuk mund t’i lenë të qëndrojnë të vetëm në këtë botë.

Që prej kohës kur nisa të studioj kriminologjinë kam menduar për një projekt për parandalimin e depresionit pas lindjes. Depresioni para dhe post partum është një prej shkaqeve kryesorë që Medea vazhdon ende të godasë. Unë jam e bindur se është e rëndësishme të monitorohen gratë në rrezik depresion gjatë shtatzënisë dhe të vazhdojë ky monitorim deri vonë, duke i mbështetur këto gra përfshi këtu edhe familjen. Sepse nuk ekziston subjekti i sëmurë, por një sistem që e bën një person të identifikohet i tillë.

Depresioni Postpartum është diçka që gratë shumë shpesh turpërohen, nuk është e lehtë që ta pranojnë dhe mbi të gjitha të mirëkuptohen. Nëse do të përqendroheshim tek individi, dhe i gjithë sistemi të përfshihej në një procesi terapeutik, do të kishte një përhapje të kuptimit të sëmundjes, stigmë shumë e rëndë për supet e një nëne të re. E gjithë kjo do ta fuqizonte dhe mbështeste shumë atë, duke mos pasur më vend për ta fajësuar.

Kompleksi i Medesë nuk do të zhduket nga faqja e Tokës, ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë, por ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur krijesat e pambrojtura, duke rritur territoret e shërbimeve sociale në mënyrë që të ndërhyjnë në rastet e ndarje të stuhishme, depresioneve të postlindjeve, etj.

Njerëzit në nevojë nuk duhet të lihet vetëm, mjaft me indiferencë, shoqëria duhet të kthehet të krijojë përsëri komunitete. Duhet të ndihmoni, duhet të ndihmojmë sepse nganjëherë një fjalë, një puthje apo një përqafim mund të bëjë shumë më tepër se sa ju mund të imagjinoni.

 

Një pallat i shkatërruar nga bombardimet në Aleppo

Një pallat i shkatërruar nga bombardimet në Aleppo. (Baraa al Halabi, Afp)
Një pallat i shkatërruar nga bombardimet në Aleppo. (Baraa al Halabi, Afp)
Një pallat i shkatërruar nga bombardimet në Aleppo. (Baraa al Halabi, Afp)

BE, 60 vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

kuti-votimiPavarësisht natyrës së trazuar të zgjedhjeve të vitit të shkuar, monitoruesit ndërkombëtarë do të kenë një rol kryesor në zgjedhjet e 8 qershorit, për të siguruar zbatimin dhe respektimin e procesit demokratik.

Bashkimi Europian do të caktojë më tepër se 60 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve kombëtare në Kosovë, ndërsa misione të tjera ndërkombëtare po planfikojnë të dërgojnë më tepër monitorues. Përveç BE-së, edhe Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur të dërgojë disa vëzhgues në të gjithë Kosovën.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbetet i paqartë, pasi ka ende kohë për t’u certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Pas luftës së Kosovës, zgjedhjet janë monitoruar vazhdimisht, për shkak të shqetësimeve për trazira.

Për zgjedhjet e këtij viti, Demokracia në Veprim, DnV, një OJQ në Kosovë ka bashkëpunuar me Handikos për të siguruar që individët me nevoja të veçanta do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje. DnV ka trajnuar rreth 2800 vëzhgues për të ndjekur zgjedhjet dhe pritet që 350 prej tyre t’u shërbejnë njerëzve me nevoja të veçanta.

Kodheli: Ushtria nuk plaket

mimi-kodheliKomisioni i Sigurisë diskuton projektligjin për reformimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes prezantoi sot ligjin për gradat, ku i pranishëm është edhe gjenerali Jeronim Baze.

Ligji i ri për karrierën në Forcat e Armatosura, i cili sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit ushtarak për rritjen në gradë, po diskutohet në Komisionin e Sigurisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, theksoi se nëpërmjet këtij pr/ligji vendoset një moral i ri në Forcat e Armatosura. Kodheli nënvizoi se, po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë.

“Ligji i ri për karrierën në FA ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë”, u shpreh ministrja.

Trysnia e ligjit aktual për të nxjerrë në rezervë një numër të madh të ushtarakëve, duhet eliminuar, pasi shpeshherë ka prodhuar elementë të korrupsionit.

“Ushtria nuk plaket, vetëm bën që profesionistët dhe ekspertë të mbeten për një kohë akoma më të gjatë brenda Forcave të Armatosura dhe të mos dalin në rezervë apo lirim në kulmin e kësaj pjekurie”, – u shpreh Kodheli.

Po ashtu, ministrja theksoi faktin se, ky pr/ligj synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual duke reflektuar ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëri.

“Kam përcaktuar si prioritet rikthimin e disa vlerave në FA dhe rikthimin e dinjitetit që shpeshherë ka qenë i munguar. Pr/ligji synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual dhe të reflektojë ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëri. Synojmë të sjellim një moral të ri në FA, bazuar në meritë, profesionalizëm, performancë. Shfrytëzim i të gjithë kapaciteteve ushtarake që shoqëria ka investuar, dhe kjo është kosto që i duhet rikthyer shoqërisë shqiptare”, – tha ministrja.

Treni që kalon mes shtëpive

treniE imagjinoni dot një tren që kalon pranë kuzhinës tuaj ndërkohë që ti po pin kafen e pasdites?
Në Vietnam ndodh kjo çudi, treni kalon çdo ditë në orën katër dhe në shtatë të pasdites. Njerëzit mbyllen në shtëpi duke e ditur këtë orar, pasi në të kaluarën kanë ndodhur një sërë aksidentesh.
Banorët janë mësuar teksa treni kalon përmes shtëpive, në një komunë në Hanoi të Vietnamit ndodhin këto çudira. Kjo komunë njihet shumë për rrugët e ngushta dhe për hekurudhat që ndodhen në këto rrugë.

Dokumentet zvicerane: Thaçi nuk është themelues i UÇK-së

hashim thaciPretendimet e kryeministrit të Kosovës se ai është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hidhen poshtë nga disa dokumente të shtetit zviceran, që i ka siguruar gazeta “Zëri”. Madje, nuk ka asnjë dëshmi se Hashim Thaçi ka dorëzuar punim seminarik në Universitetin e Zurich-ut.

Në raportin e shërbimit sekret të Zvicrës të vitit 1998 “Mbi gjendjen në Kosovë”, prezantohen fakte diametralisht të kundërta nga ato që prezantohen në biografinë e Thaçit, siç shkruan në faqen e internetit të Kryeministrisë se: “Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992)”. /Zëri/

Belgjikë, Di Rupo paraqet dorëheqjen e qeverisë

di rupoKryeministri belg, Elio Di Rupo, i paraqiti sot mbretit Philippe dorëheqjen e qeverisë së tij një ditë pas zgjedhje legjislative që sollën një fitore të nacionalistëve flamandë në Flandër.
“Mbreti pranoi dorëheqjen e qeverisë dhe ngarkoi atë të përfundojë detyrimet ekzekutive të lëna pezull”, njoftoi Pallati Mbretëror, duke theksuar se mbreti Philippe do të kryente konsultime me krerët e partive kryesore për të krijuar një maxhorancë të aftë për të qeverisur vendin. Pas zgjedhjeve legjislative të vitit 2009, në Belgjikë u deshën 541 ditë për të krijuar një koalicion qeverisës.

Rama takim me ministrin Timmermans në Holandë

edi rama-3Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Holandë. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri bën të ditur për takimin me ministrin e Jashtëm hollandez, Frans Timmmermans.

“Me ministrin e jashtëm holandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve”, shkruan Rama në Twitter.
Holanda është një nga pesë vendet e BE-së, e cila në muajin dhjetor refuzoi t’i japë aprovimin e saj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Me afrimin e 27 qershorit, dita kur Këshilli i Ministrave të BE-së pritet të vendosë për këtë çështje, qeveria shqiptare ka nisur një fushatë lobimi në disa vende europiane. Krahas kryeministrit Rama, që po viziton sot Holandën, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Danimarkë, ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pas pak ditësh do të vizitojë Anglinë.