Selfie nga statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro


selfie s.k
Një pronar i një agjensie udhëtimesh ka arritur të parealizeshmen.  Ka arritur të bëjë një selfie mbi statujen e Krishtit  në Rio de Zhaneiro.

30 vjeçarit i është nevojitur plot një gjysmë ore për tu ngjitur mbi këtë statujë që arrinte gjatësinë 37 metër  të lartë. Ai është ngjitur me shumë kujdes, pasi çdo lëvizje e gabuar mund ti kishte  shkaktuar probleme të mëdha. Pamje fantastike!

Siri, votohet sot për zgjedhjen e presidentit

Në obborrin e një shkolle të shkatërruar nga bombat në Alepo, Siri. (Zein al Rifai, Afp)
Në obborrin e një shkolle të shkatërruar nga bombat në Alepo, Siri. (Zein al Rifai, Afp)
Në obborrin e një shkolle të shkatërruar nga bombat në Alepo, Siri. (Zein al Rifai, Afp)

Sirianët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta sigurie dhe nën kërcënimin e rebelëve, të cilët janë zotuar se do të prishin procesin. Presidenti aktual Bashar Al Assad pritet të fitojë në këto zgjedhje, për të siguruar një mandat të tretë në krye të kabinetit qeveritar, por kjo është hera e parë në këtë dekadë që ai do të ketë 2 kundërshtarë. Dy kandidatët e tjerë Maher Hajjar dhe Hassan al-Nuri nuk janë shumë të njohur, por megjithatë kanë zhvilluar një fushatë të barabartë me presidentin aktual.

Qendrat e votimit janë hapur në vend, pas 3 viteve në luftë civile ku kanë humbur jetën mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Sipas analistëve, këto zgjedhje shihen edhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit sirian si një mënyrë për të zgjidhur krizën që ka pushtuar vendin, ndonëse sipas tyre për sa kohë në pushtet do të vijojë të qëndrojë Assad, ka pak gjasa që situata të ndryshojë. Fushata elektorale u mbyll të hënën dhe të gjithë posterat e vendosur rreth e qark rrugëve kryesore të Damaskut janë hequr.

Kryeministri i Sirisë, Wael al-Halqi tha se këto zgjedhje janë një ditë historike për vendin dhe pjesëmarrja e lartë e qytetarëve do ti provojë perëndimit dhe mbarë botës, se populli sirian është i vendosur për të realizuar një proces të suksesshëm dhe se sirianët kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin atë që do të drejtojë vendin.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Damask, janë 15.8 milionë qytetarë me të drejtë vote, brenda dhe jashtë Sirisë ndërsa në mbarë vendin janë hapur 9600 qendra votimi. Votimi pritet të mos mbahet në ato territore të vendit që janë nën kontrollin e rebelëve. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 me orën lokale dhe do të mbyllen 12 orë më pas, në orën 19:00 të mbrëmjes.

Naço: Të shkarkohet Gjin Gjoni

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka depozituar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të gjyqtarit Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Naços refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, janë shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit dhe i propozon KLD-së, duke kërkuar shkarkimin e tij, citon “shqiptarja.com”.

Ndërkaq po sot Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pezullim të gjyqtarit Gjoni. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë.

NAÇO KERKON SHKARKIMIN E GJIN GJONIT 

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka depozituar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili veç postit të gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë është edhe anëtar i KLD-së.

Kërkesa vjen pas kallëzimit penal të kryer nga Inspektoriati I Lartë I Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje të pasurisë së tij dhe bashkëshortes, falsifikime, deklarime dhe kontrata të rreme me vlerë 1 842 796 euro, 53 270 000 lekë të reja dhe 180 mijë $.

Sipas argumentimit të Ministrit Naço refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, janë shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit dhe i propozon KLD-së, që gjyqtari Gjin Gjoni t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.

KLD në mbledhjen më të shpejtë duhet të shprehet nëse do e fusë në rendin e ditës kërkesën e Ministrit dhe të shqyrtojë masën e shkarkimit nga detyra për Gjonin.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Gjoni. Pak javë më parë gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën për pezullimin e gjyqtarit nga detyra, e kërkuar nga prokuroria si masë paraprake për hetimin e kallëzimit të ILDKPKI.

 

Më herët Ministri Naço ka urdhëruar gjithashtu nisjen e menjëhershme të procedurave për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Miranda Çekrezi që dha vendimin, pasi sipas argumentimit të ministrit ajo kishte konflikt të hapur interesi. Kjo për shkak se në cilësinë e gjyqtarit të Apelit, Gjoni, i kishte rrëzuar Çekrezit një masë disiplinore.

DURRES, APELI ‘RREZON’ PROKURORINE PER PEZULLIMIN E GJONIT

Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerë 2 milionë euro. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë.

Pak ditë më parë Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar kështu pezullimin e amnëtarit të KLD-së. Gjyqtari Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Gjonit akuzat janë të pabaza pasi pasuria e tij ka ardhur si pasojë e të ardhurave nga puna e bashkëshortes së tij.

 

Cani: Qeveria e sheh të domosdoshme reformën në energji dhe pensione

SHKELQIM CANIMinstri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria i sheh të domosdoshme reformën në sistemin e energjisë dhe atë të pensioneve, që sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga Banka Botërore për prezantimin e raportit mbi rishikimin e financave publike, Cani theksoi se asnjë rregull fiskal nuk do të ishte i mjaftueshëm madje do të ishte i pazbatueshëm nëse nuk adresohen disa probleme më akute që rëndojnë sot në mënyrë shqetësuese financat publike.

Kam fjalën, tha ai, për sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve dhe që në raport tha ai trajtohen gjerësisht dhe kanë qënë pjesë e debateve dhe diskutimeve të vazhdueshme.
Ministri deklaroi se reforma në sektorin e energjisë është një reformë e cila nis e mbaron me energjinë, por në fakt është një problem thelbësor me financat publike.
Cani informoi se bashkë me Bankën Botërore po studiohen disa alternativa për t’i dhënë zgjidhje dhe se do të prezantohen shumë shpejt.
Sa i takon reformave që lidhen me pensionet, Cani tha se kjo reformë kërkon zgjidhje sot, pasi sipas tij, buxheti paguan shumë për këtë skemë dhe na duhet t’i japim një zgjdhje sa më të shpejtë por edhe përfundimtare kësaj çështjeje.

Qeveria, tha Cani, është e angazhuar për t’i kthyer këta dy sektorë por edhe sektorë të tjerë si ai i shëndetësisë dhe arsimit në shërbim të biznesit dhe publikurt pa rrezikuar financat publike.

Cani theksoi se mënyra më efiçente për të arritur konsolidimin fiskal në afat të shkurtër dhe të mesëm është zgjerimi i barrës së taksave duke ruajtur apo rritur nivelin e shpenzimeve publike është mënyra më e mirë.

Politika fiskale e qeverisë, sipas ministrit Cani, synon zgjerimin e hapësirës fiskale për të mbështetur sektorët prioritare të ekonomisë.

“Shqipëria karakterizohet ndër vendet me qeveri të vogla, megjithatë përmbajtja e një qeveria të vogël dhe nevoja për të mbështetur zhvillimin ekonomik shtrojnë dilemën në zgjidhje të sa më shumë shpenzimeve në favor të rritjes ekonomike”, tha Cani.
Çështje të rëndësishme, ministri i Financave, cilësoi edhe rritjen e efiçencës së shpenzimeve publike. ” Përdorimi i fondeve publike sa më me efikasitet do të marrë një trajtë të re për arsye se së bashku me Bankën Botërore po shihen disa rrugë për të rritur efiçensën e fondeve publike. Këtu mund të përmendet sektori i transporteve, si një sektor vital dhe që merr shumë para nga buxheti i shtetit për të cilin bashkë me BB-në po kërkojmë mënyra më të mira të menaxhimit. Qeveria nuk do të lejojë më çeljen e objekteve të reja pa patur paratë e mjaftueshme në buxhetet afatmesme të çdo ministrie, e në veçanti atë të Infrastrukturës”, deklaroi kreu i financave publike, Cani.
Një problem i dytë, theksoi Cani, është mbajtja dhe ruajtja nga degradimi i stokut të infrastrukturës rrugore. “Kërkohet një ridimensionim në shpenzimet e buxhetit, në atë që do të hapim hapësira më shumë për rrugë të reja, apo do të shohim hapjen e rrugëve të reja në varësi të shpenzimeve të mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese.

Në raportin e BB ka rekomandime të vlefshme për ribalancimin e shpenzimeve në këtë sektor”, nënvizoi ministri Cani.
Cani u ndal edhe në një tjetër politikë të qeverisë që ishte ajo e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura biznesit. Sipas tij, llogariten 720 milionë leke si fatura të papaguara

Adoleshentja malajziane është përdhunuar nga 38 burra

perrdNjë adoleshente malajziane është përdhunuar nga 38 burra në një kasolle të braktisur, e cila përdorej si vend për konsumim droge, kanë njoftuar reporterët ditën e sotme. Mendohet se sulmi i tmerrshëm ka ndodhur në veri të shtetit Kelantan, Malajzi në 20 maj.

Burimet kanë thënë se vajza do të takonte një shoqe, 17 vjeç, para se të humbiste në kasollen e braktisur. Raportimet bëjnë të ditur se shoqja ishte bashkëpunëtore e përdhunuesve të dyshuar.

Më pas, thuhet se burrat filluan të përdhunonin në radhë adoleshenten, për disa orë rresht. Disa raportime sugjerojnë se mund të jenë përfshirë më tepër se 38 burra.

Eskorta e policisë malajziane dyshon për përdhunim në grup ndaj vajzës 15-vjeçare. Policia po heton nëse edhe shoqja e vajzës është përdhunuar. Policia malajziane ka arrestuar të paktën 13 njerëz, duke përfshirë një burrë dhe dy bijtë e tij, ndërsa ka konfirmuar se të gjithë burrat ishin nga i njëjti fshat.

 

Bullgari, dënohet ish-ministri i Brendshëm për përgjimet

tsvetan-tsvetanovIsh-ministri i Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov u dënua me 4 vite burg në 29 maj, për pengimin e drejtësisë gjatë skandalit të fundit politik për përgjimet.

Tsvetanov i ka shërbyer qeverisë së Boiko Borisov në vitet 2009-2013 dhe është një nga figurat kryesore në GERB, parti e qendrës së djathtë, e cila ka fituar një numër të madh votash në zgjedhjet për Parlamenin Europian disa ditë më parë.

Ai ishte dënuar për bllokimin e përdorimit të përfolur të kasetave regjistruese kundër ish-komandantit të policisë, ndërsa ishte nën hetim për përdorim masiv të përgjimeve ilegale gjatë mandatit të tij.

Tsvetanov e përshkroi dënimin si të motivuar politikisht. Dhjetëra demonstrues, kryesisht mbështetës të partisë GERB, dolën për të mbrojtur të drejtën e tij para parlamentit ditën e enjte.

 

Doksan Dushku: E vrava vajzën nga turpi

vrasesi-diber69-vjeçari Doksan Dushku, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij ka treguar para gjykatës historinë që çoi në ekzekutimin e 21-vjeçares me tetë plumba automatiku.

Në sallën e gjyqit, 69-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen, duke mjaftuar me pranimin e fajësisë. Ai shfaqi shenjat e një personi të rënduar në aspektin psikologjik, pasi nuk arriti t’i përgjigjej gjyqtarit, Fran Pendi edhe për gjeneralitetet e tij.

Prokurori Behar Dibra, lexoi kronologjinë e ngjarjes, referuar dëshmisë së të dyshuarit vrasës dhe dy djemve të tij të dhënë në polici. Prokurori tha se gjithçka kishte nisur 10 ditë më parë, ku Doksan Dushku kishte vërejt ndryshime fizike te vajza e tij 21-vjeçare Fatmira.

Ai së bashku me dy djemtë e tij dhe nipat, mësohet se ishin mbledhur duke kërkuar nga vajza të tregonte se kush ishte babai i foshnjës që rritej në barkun e saj. Sipas akuzës, vajza nuk ka pranuar të tregoj të dashurin, gjë e cila ka sjellë irritimin e 69-vjeçarit.

Pasi dy djemtë kishin rënë në gjumë, Doksani ka marrë automatikun dhe në prag të derës ka shkrepur duke ekzekutuar me 8 plumba vajzën e tij.

69-vjeçari ka rrëfyer para prokurorëve se edhe varrimi i vajzës dhe përhapja e lajmit për vdekje aksidentale të saj ishte bërë për shkak të frikës nga trupi në fshat. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së testit të ADN-së, që pritet të hedhë dritë mbi atësinë e fëmijës së të ndjerës.

Avokati i caktuar nga gjykata, Arben Peci kërkoi një masë më të butë për shkak të moshës duke u kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik, pasi vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Gjyqtari pasi dëgjoi palët vendosi të izoloi në qeli 69-vjeçarin duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Doksani rrezikon 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

 

Veliaj: Nuk jemi shoqëri me kanibalizëm social

erion-veliajMinistri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj ka shpërndarë sot  për 107 ish-të përndjekur politikë këstet e para.

Ministri bëri publike faktet ku tregoi se për 9 muaj burg që ka bërë nëna e Hoxhës, ka marrë 19 milionë lekë dhe për dajën e tij 20 milionë lekë. Gjithashtu ai tha se, drejtuesi i grevës ka edhe një kallëzim penal për vjedhjen e pronave në emër të ish-të përndjekurve.

“Fatmir Hoxha nuk ka bërë burg, ndërsa nëna e ti po. Ajo ka bërë burg 9 muaj burg dhe ka marrë për 9 muaj të dyja këstet 19 milionë lekë. Në vend që ta merrte me 8 këste e ka marrë me 2 këste, se kishte lidhje me pushtetarët e vjetër. Daja i tij, Skënder Xhemal Kulla i ka marrë 20 milionë lekë me 2 këste. Fatmir Hoxha ka marrë 3 dyqane dhe ka një kallëzim penal. Këtu është dokumenti ku kërkohet pushim nga detyra për Fatmir Hoxhën. Ky person jo vetëm po merr pronat në emër të përndjekurve, por ka edhe një procedim penal për vjedhjen e pronave në emër të tyre. Thirrje për një Shqipëri solidare, të atyre që vërtet kanë vuajtur, dhe jo si ky që për 8 vjet e kishin mundësi ta zgjidhnin këtë punë por se bënë. Unë do vazhdoj të insistoi që lekët do t’i marrin ata që s’kanë marrë asnjë qindarkë. Nuk merrem me bosat me 39 milionë lekë cash me zyrë dhe dyqane. Le të rrijë në grevë Fatmir Hoxha”, u shpreh ministri.

Ministri nënvizoi se fillimisht do të shpërndahen dëmshpërblimet për ata persona që nuk kanë marrë asnjë këst. Pasi sipas tij nuk mund të jemi një shoqëri me kanibalizëm social.

“Ne nuk mund të jemi shoqëri me kanibalizëm social ku ca marrin 3 këste dhe ca akoma nuk kanë marrë asgjë. Ky është një vendim i drejtë për ata që nuk kanë marrë asgjë nga shteti. E dini fare mirë që dje i kam kërkuar që të negocioj me grevistët e ish-të përndjekurve, por kushti i vetëm është që kam kërkuar me vërtet të flas me ish të përndjekurit. Dje dëgjova që njëri kishte hyrë në grevë të urisë për burrin e motrës që ishte në Bruksel. Tani ne do të shpërndajmë këstet për ata, që nuk kanë marrë asnjë lekë dhe jo për burrin e motrës në Bruksel”, tha Veliaj.

Balla: Sali, lëre rehat këtë vend

balla-gjykata-Seanca plenare e sotme ka nisur me debatet për sherrin e ndodhur dy ditë më parë mes deputetit të PD-së Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia Armando Prenga dhe Gentian Bejko.

Pika të forta diskutimi janë trajtimi i ngjarjeve dhe situatave të grevës së urisë që po zhvillojnë të larguarit nga administrata. Ndërkohë që, në rendin e ditës të seancës plenare janë për shqyrtim 7 pika.

Si projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.

Ka debate të shumta edhe pse është vetëm fillimi i seancës plenare.

Halimi: Dhuna ndaj Strazimirit jo rastësore, duan t’i mbyllin gojën opozitës 
“Ngjarja e rëndë nuk është episod i rastit. U godit sekretari i grupit parlamentar të opozitës se i thotë në sy Edi Ramës të vërtetat lidhur me narkotrafikun. Skenar i përgatitur për t’i mbyllur gojën opozitës. Rama është urdhërues dhe përgjegjës për këtë sulm.”Ndërkohë që në rendin e ditës të seancës plenare janë për shqyrtim 7 pika. Si projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.

Topalli: Po zbatohet platformë dhune ndaj opozitës

Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit u shpreh se, dita e rënies së avionit në Divjakë , shënoi një kthesë të madhe ndërsa shtoi se është duke u zbatuar një platformë dhune ndaj opozitës.

Balla: Politikani i konfliktit u largua përfundimisht

Në këtë moment të rëndësishëm në kuadër të vendimmarrjes historike për marrjen e statusit të vendit kandidat opozita është duke prishur gjithçka.

Sulmet me urdhër kundër deputetëve kanë marrë fund në 23 qershor. Modeli juaj ka mbaruar sepse “politikani i konfliktit” u largua përfundimisht.

Ndërkohë kryeparlamentari, Ilir Meta duke parë debatet e zjarrta mes palëve teksa marrin të drejtën e fjalës për t’u kundërpërgjigjur nga foltorja e Kuvendit, ka vendosur të japë 5 minuta pushim për të qetësuar gjakrat mes palëve të tensionuara.

Meta : Bëjmë 5 min. pushim sepse kjo gjuhë që po përdoret nuk na çon larg.

 

Haxhinasto: Haxhinasto: Synojmë ngritjen e Qendrës Kombëtare për Monitorimin e Trafikut

haxhinastoProjekti Sensor përbën një instrument shumë të vlefshëm si në duart e politikëbërësve ashtu dhe të atyre që merren me zbatimin e ligjit në rrugët tona, por më shumë se të gjithë përfitojnë përdoruesit e rrugës, ata që përdorin shërbimet që ofron rruga.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha të mërkurën gjatë seminarit të zhvilliar për sigurinë rrugore se, çështja e sigurisë në rrugë tashmë është një nga prioritet kryesore të kësaj qeverie. Ai informoi se është miratuar një plan masash me rreth 60 ndërhyrje të ndryshme, ndërhyrje ligjore e organizative, investime me qëllim që të arrijmë një objektiv që ka të bëjë me uljen brenda vitit të parë të qeverisjes me 20% të numrit të aksidenteve rrugore.

“Ky plan masash parashikon para së gjithash përmirësime ligjore për sa i takon rregullimit të sjelljes në rrugë, parashikon vendosjen e disa standarteve në rrugë por gjithashtu parashikon edhe rregullime të tjera për sa i takon cilësisë së automjeteve, cilësisë së përgatitjes së drejtuesve të automjeteve si dhe angazhimin përveç Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Policisë së Shtetit, edhe të institucioneve të tjera që kontribuojnë për sigurinë rrugore”, tha Haxhinasto.
Angazhimi në realizimin e këtij plani u shpreh ai, është shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e investimeve direkte në rrugët e Shqipërisë. ‘Qëllimi është pra që të kemi rrugë cilësore dhe rrugë që ofrojnë shërbime cilësore. Arritja e këtij qëllimi përfshin një sërë faktorësh që nga planifikuesit, realizuesit e veprave të rrugëve, dhe nga ata që e mirëmbajnë cilësinë e rrugëve sipas standartit që duhet’, u shpreh ministri.
Këto elementë, sipas tij, janë duke marrë një rëndësi të veçantë pasi duhet të bëjmë shumë më tepër për të arritur atë standart me 5 yje që na u prezantua këtu. Sigurisht që për të arritur deri atje, që ti bëjmë rrugët tona me 5 yje, vijoi Haxhinasto, së pari duhet ti përfundojmë ato dhe ti përfundojmë sipas kërkesave teknike, sipas standartit teknik që ato kanë me të gjithë elemente, ato inxhinierik, te sigurisë dhe sinjalistikës.
Domosdoshmërisht, u hspreh ministri, duhet ta kemi qytetarin partner për të ruajtur elementët e sigurisë rrugore dhe të sinjalistikës rrugore. Këto janë element që kërkojnë sigurisht investime kapitale shumë të rëndësishme, dhe ruajtja me këtë standart e rrugës, me të gjithë elementet e saj shpëton jetë.
Në planin e masave një vend të veçantë zë mënyra e testimit të automjeteve. Ministri i Transporteve lidhur me këtë tha se, “jemi duke parë të gjithë mënyrën e testimit e po prezantojmë elemente të rinj të cilët do ti bëjnë makinat tona më të sigurta kur operojnë në rrugë”.
Gjithashtu për garantimin e automjeteve më të sigurta dhe më miqësore me mjedisin, ministri inforoi për marrjen e masave të reja testimi siç do të jeta ajo e emisionit të gazrave.

“E rëndësishme gjithashtu të themi sot është që do të vazhdojë proçesi i çertifikimit të shërbimeve ndaj automjeteve të transportit. Dhe këtu e kam fjalën për çertifikimin e atyre që ofrojnë shërbimin në autoservis. Sepse në fakt ajo është një punë me shumë përgjegjësi e shpeshherë ka implikime të drejtëpërdrejta në sigurinë e automjeteve dhe rrjedhimisht edhe në jetën e drejtuesve të mjeteve. Pra dhe kjo do të realizohet sipas standarteve që ka sot Europa”, u shpreh Haxhinasto .

Sipas Haxhinastos, një drejtim shumë i rëndësishëm i punës sonë dhe i masave për rritjen e sigurisë në rrugë do të jetë reformimi i shërbimeve të transportit në Shqipëri, veçanërisht të transportit të pasagjerëve të transportit ndërqytetas.

“Aktualisht situata është mjaft kaotike. Nuk ka absolutisht asnjë sens në përcaktimin e itinerareve dhe linjave të ndryshme që operojnë. Kemi një shpenzim mbi 40 % të pa nevojshëm nga operatorët si rezultat i mbivendosjes së linjave që ekzistojnë dhe kemi trashëguar një flotë shumë të vjetër të automjeteve që ofrojnë shërbimin e transportit ndërqytetas dhe sigurisht të gjitha ato që thashë sjellin një kosto dhe një mungesë shërbimi cilësor për pasagjerët. Reforma që do të realizojmë do të optimizojë linjat që ka vendi, do të optimizojë edhe numrin e automjeteve që përdoren për cdo linjë dhe produkti i saj do të jetë një cilësi shumë më e lartë në shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo shtë shumë e rëndësishme për ne për shërbimin që i ofrojmë qytetarëve shqipëtar por dhe kontributi i drejtpërdrejtë i rritjes së sigurisë në rrugë”, deklaroi ai.

Shumë shpejt sipas Haxhinastos do të fillojë një fushatë e ndërgjegjësimit publik, e cila do ta rrisë ndjeshmërinë e qytetarëve për këto probleme. “Përpara sezonit turistik ne do të botojmë një fletëpalosje me informacion për të gjithë mjetet, linjat, oraret që egzistojnë sot në Shqipëri”, tha ministri.
Synojmë, theksoi Haxhinasto, që të realizojmë Qendrën Kombëtare të Monitorimit të trafikut, qendër e cila do të japi në mënyrë të vazhdueshme, informacion përsa i takon situatës së rrugëve dhe trafikut në të gjithë Shqipërinë.