Rama takim me ministrin Timmermans në Holandë

16

edi rama-3Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Holandë. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri bën të ditur për takimin me ministrin e Jashtëm hollandez, Frans Timmmermans.

“Me ministrin e jashtëm holandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve”, shkruan Rama në Twitter.
Holanda është një nga pesë vendet e BE-së, e cila në muajin dhjetor refuzoi t’i japë aprovimin e saj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Me afrimin e 27 qershorit, dita kur Këshilli i Ministrave të BE-së pritet të vendosë për këtë çështje, qeveria shqiptare ka nisur një fushatë lobimi në disa vende europiane. Krahas kryeministrit Rama, që po viziton sot Holandën, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Danimarkë, ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pas pak ditësh do të vizitojë Anglinë.