Bebe Rexha: Do udhëtoj në Shqipëri për të ndihmuar

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka lajmëruar se do të braktisë turin me “Jonas Brothers” për të fluturuar menjëherë drejt Shqipërisë.

“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë,” thotë Bebe.

Ndërkohë, në shkrimin krahë postimit thekson: “Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”.

Rama portaleve: Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për lajmet e rreme që përhapin panik

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me të gjithë portalet kur thotë se “Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre “, në rast shpërndarje të informacionit të rremë dhe që përhap panik pas situatës së rëndë me tërmetet.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama.

Rama në lot: Sot i kam të gjithë si Gregun  

Kryeministri Edi Rama, sot është shfaqur si ansjëherë më parë. I prekur, në lot, ai është shprehur se sot të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti, i ka të njëjtë si djalin e tij Gregun.

“Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Ata që e dinë politikën një mizerabilitet, apo një instrument për të vjedhur dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njëlloj, dhe se unë këtu rri e po jap mish e shpirt për lekë nuk mund ta kapi, por njësia ime është shumë e fortë dhe është se sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun”, tha Rama./L.F-dritare.net

Prekëse, ushtari shqiptar shpërthen në lot

Ushtari shqiptar shpërthen në lot gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

Lajm i mirë, Kosova 800 shtretër për të prekurit nga tërmeti

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Behgjet Pacolli njofton se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për familjet e prekura nga tërmeti.

Sipas Pacollit, ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive.

Kujtojmë që ditën e sotme, ky i fundit i ofroi kryeministrit Rama gatishmërinë për të marrë 200 familje menjëherë për në Kosovë. Por Rama nuk ra dakort, pasi sipas tij çështja e perimetrit është problem, janë njerëz që shkojnë në punë dhe fëmijë që shkojnë në shkollë.

Statusi i Pacollit në Facebook:

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë , kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri ??.

Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize.

A qajnë shqiponjat…?!

Julian Deda

“Tërmet, babi çohu, tërmet”, kjo ishte britma e fëmijeve të mi në oren 03:54 te datës 26 Nëntor. Ishte i fortë, i frikshëm, i paprovuar më parë, prandaj nuk pata kohë të bëja asgjë tjetër përveç se të qetësoja fëmijet ndërkohë që lëkundjet vazhdonin.

30 sekonda lëkundje në katin e pestë dukeshin si 30 ditë vuajtje. Nuk po mbaronte, nuk po ndalte. E vetmja gjë, tek e cila kemi besim është toka, ne i besojmë asaj gjithë qënien tonë, prandaj mbështetemi tek ajo, lëshohemi tek ajo. Toka u drodh, u lëkund dhe bashkë me të edhe besimi ynë tek ajo. Këtu fillon paniku, tmerri dhe padija për nje situatë të tillë.

Toka na “tradhetoi”, nuk na mbajti në mirëbesim, ajo na goditi. Toka i goditi shqiptarët. Toka goditi atdheun.

Shqipëria është vend i vuajtur, jemi goditur, jemi rrahur me vaj e me uthull, jemi lëkundur, jemi pushtuar dhe varfëruar, jemi fyer dhe tallur, kemi hequr keq si popull, edhe termetin kishim mangut. Çfarë tragjedie…!

Bilanc tragjik, bilanc lufte, njerëz të pafajshëm ranë viktima të “tradhetisë” së tokës. Më vjen keq, ah sa keq me vjen, që nuk mund ta ndaloj. E kujt nuk i vjen keq? Të gjithë ndjehemi njësoj, çdo shqiptar vuan dhe është pjesë e kësaj ngjarje.

Ashtu është, shqiptarët vërtetë i ndau politika, apo kufijtë por i bashkoi tragjedia, u bënë bashkë nga halli. Sot jemi të gjithë  këtu, në Shqipëri, dikush fizikisht, dikush me shpirt e me zemër, dikush me kontribute, pak rendësi ka se si, por shqiponjat janë sot në vendin e tyre, të gjithë bashkë përballë “tradhetisë” së tokës.

O Zot, vër dorë mbi këtë vend, mos na sprovo më, se nuk mbajmë shumë. Jemi lodhur, jemi dërrmuar dhe çdo lëkundje, e çfarëdo  lloji, na e bllokon frymëmarrjen. O Zot, të lutem shikoje Shqipërinë, është vend i bukur, Ti vete e ke bekuar si të tillë, me njerëz të varfër por që bëjnë shumë për njëri – tjetrin, shikoje dhe mos ja hiq sytë për një kohë të gjatë.

Bashkatdhetarë fshijini lotët, shqiponjave nuk u “lejohet” te qajnë, ato kane vetem nnë detyrë në këtë jetë hapin krahët, të mbajnë kokën lart dhe krenarë të ngrihen persëri majave. Është në ADN-në tonë të mos dorëzohemi. TgTëjithë bashkë do ja dalim. Ju du fort…!

Edi Rama, Elvis Naçi dhe Erion Braçe në terren për të vlersuar situatënren për

Në shoqërinë e kreut të qeverisë dhe imamit Naçi është dhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili raporton për situatën e deritanishme në qytetin bregdetar, i cili ka pësuar dëmet më të mëdha materiale dhe njerëzore.

Gjatë komunikimit Rama i ka kërkuar Naçit të ndihmojë në planifikimin e pastrimit dhe rehabilitimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti.

”Bëni planin e pastrimit dhe të rregullimit të zonës. Të kthehet për njerëzit në një lagje më të mirë se çfarë ka qenë”, shprehet Rama.

Hiatoria e familjes Çupi nga gëzim familjar në tragjedi

Shumë e trishtë historia e familjes Çupi, nëna, babai, dhe dy djemtë, që këtë javë do të mblidheshin në shtëpi, pikërisht në Thumanë, në njërin nga pallatet e shembura.

Do të fejohej Nikolin Çupi, që nga kjo tragjedi është një nga të shpëtuarit. Nikolini ishte kthyer nga Greqia vec një javë më parë, për të vënë unazë në gisht, raporton newsbomb.al.

Keli, djali që sot humbi jetën me hemoragji celebrale, kishte ardhur para 1 jave nga Anglia për të qenë i pranishëm në gëzimin e të vëllait.

Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur po ashtu jetën. Ndërsa trupi I pajetë I Lutes është nxjerrë nga rrënojat, ende vazhdojnë kërkimet për Hajredin Çupin.

Por Keli, e ka historinë edhe më tragjike. Ai ka qëndruar nën rrënoja për 17 orë me radhë, jepte shenja jete. Ditën e djeshme raportuam se ka kërkuar edhe ujë, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me forcat operacionale. Madje ka pirë ujë. Ai ka humbur jetën pasi doli për shkak të hemoragjisë cerebrale, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, djali tjetër Nikolin Çupi është gjallë. Ai arriti të shpëtojë nga kjo tragjedi duke dhënë shenja jete për këtë familje.

Toka nuk pushon së dridhuri, tërmet në Kretë

Greqia u godit pak minuta më parë nga një tërmet u fuqishëm me magnitutë 6.00. Goditja e tërmetit ndodhi në ishullin e Kretës pak minuta më parë.

Ky tërmet erdhi 28 orë më vonë pas tërmetit vdekjeprurës që ra në Shqipëri, Durrës me magnitudë 6.4 ballë.

Kreta është një ishull i destinuar për turizmin. Ndërkohë që deri tani nuk raportohet për viktima por autoritetet thonë se janë në gadishmëri.

Rritet numri i viktimave të tërmetit

Tërmeti që lëkundi sot vendin ka shkaktuar një tragjedi të madhe në familjet shqiptare, duke marrë jetë njerëzish. Nga raportimet e deritanishme, janë shënuar 9 viktima, i fundit u nxorr nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë.

Tre prej viktimave janë regjistruar në Thumanë, ndërsa të tjerët në Durrës dhe Kurbin.

Ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti.