Në Romë, qeliza e xhihadistëve shqiptarëve

jihad-1Një linjë e re po hetohet për të gjetur dhe neutralizuar qelizat potenciale xhihadist në Itali. Linja quhet “zinxhiri i Ballkanit”, të angazhuar në rekrutimin dhe dërgimin e xhihadistëve në Siri dhe Magreb.

Bëhet fjalë për muslimanë shqiptarë që jetojnë në afërsi të Sanremos dhe po mbahen të gjithë nën kontroll nga karabinierët dhe reparti special ROS. Ka dyshime se bëhet fjalë për 3 xhihadistë të kthyer nga zonat e luftës, ku u janë nënshtruar stërvitjeve ushtarake.

Hetimi antiterror i Prokurorisë së Xhenovas nuk jep detaje lidhur me këtë celulë shqiptare. Ekstremizmi islamik i formuar në Ballkan evidentohet si shumë i rrezikshëm, si në rekrutimin e forcave të reja për të luftuar, po ashtu edhe për të kryer akte terroriste.

Për agjencitë e zbulimit, për t’u shqetësuar është edhe çështja e logjistikës së kësaj celule shqiptarësh, që ndodhet pranë kufirit me Francën. Prandaj është duke u zhvilluar një operacion ndërkombëtar, për të mbajtur nën kontroll bashkëpunimin mes xhihadistëve potencialë në Liguria dhe atyre të Francës.

Për momentin, në territorin e Italisë janë 10 shqiptarë që janë nën hetim. Mes tyre, disa janë lindur në Kosovë. Fenomeni i fundamentalizimit mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është tashmë vetëm çështje e hetuesisë së Italisë. Edhe shërbimet sekrete greke, rumune e hungareze janë në gjendje të lartë alarmi.

Fakte mbi jetën e Skënderbeut që ndoshta si dinit

skenderbeu piktureÇdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Sot Heroi ynë Kombëtar ka 547 vjetorin e vdekjes, dhe me këtë rast “Tirana Observer” ri boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit.
1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastrioti Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.

34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë

Disa kuriozitete mbi arin

oroËshtë metali më i çmuar dhe të gjitha shtetet e botës e kanë përdorur gjithmonë për këmbimet valutore. Sasitë e rezervave të tij bëjnë ndryshimin midis një ekonomie të fuqishme dhe të dobët. Shpeshherë është bërë mollë sherri dhe ka krijuar konflikte. Për të është derdhur gjak dhe ka shkaktuar lakmi të pafundme. Të gjithë e duan dhe e ëndërrojnë. Ari. Kallëpet e tij janë kthyer në simbolin e pasurisë dhe të pushtetit. Për sundimtarët më antik, diktaturat e deri tek demokracitë e sotme liberale, është shndërruar në armën më të fortë dhe e kanë përdorur për të gjitha qëllimet e mundshme. Ka qenë gjithmonë benzina që ushqente motorët e zhvillimit dhe pesha e tij shpeshherë ka qenë më e rëndë se ç’duket dhe ka vendosur fatin e shumë luftërave, duke bërë që shigjeta e peshores të anojë andej prej nga janë derdhur edhe sasitë më të mëdha. Më poshtë po iu rendisim 20 fakte që ju nuk i keni ditur mbi arin.

1. Ari apo floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe numrin atomik 79. Ari ka me shekuj që përdoret si monedhë, bizhuteri, dhe ne vepra arti. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë. Ari gjithashtu vlerësohet për aftësinë e tij për tu mos u ndryshkur me kalimin e kohës. Ari ka ngjyre te verdhe te shndritshme qe ka marrë emrin e saj, ngjyrë ari.

2. Ari me siguri është metali i parë që është punuar nga njeriu prehistorik. Objektet dekorative prej ari të gjetura në Bullgari datojnë që në vitin 4000 para Krishtit, prandaj epoka e arit përkon me epokën e gurit.

3. Në shekullin e 7-të para Krishtit dentistët në Itali përdornin tela ari për të ngjitur dhëmbë fallco dhe filluan t’i mbushnin dhëmbët me ar që në shekullin e 16-të.

4. Kur spanjollët zbritën në Peru në vitin 1532, Perandoria Incan kishte një prej koleksioneve më të mëdha të arit të grumbulluar. Kur mbreti Atahuallpa u zu rob nga pushtuesit, ai ofroi si haraç ta mbushte një dhomë të stërmadhe plot me ar. Spanjollët e vranë gjithsesi.

5. Fjala asteke për ar është “teocuitlatl, e cila do të thotë “sekretimi i perëndive.

6. Conrad Reed gjeti një copë të madhe ari në fermën e babit në North Carolina në vitin 1799, zbulimi i parë i dokumentuar i arit në Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë përdorur shkëmbin si pengesë derë për tre vite para se argjendari i vendit ta identifikonte.

7. Babai i Reed ia shiti argjendarit për 3.50 dollarë, më pak se një e mijta e vlerës së vërtetë. Në ditët e sotme ajo copë ari vlen më shumë se 100 mijë dollarë. Reed është i pari që hapi minierën e parë tregtare të arit në SHBA.

8. Në kundërshtim me ato që keni dëgjuar nga James Bond në filmin “Goldfinder”, “asfiksimi i lëkurës” nuk ekziston. Por stafi i filmin nuk e dinte këtë. Kur ata lyen aktoren Shirley Eaton me bojë ari, ata i lanë një pjesë të vogël në bark, nga frika se mund të mbytej.

9. Ari është jashtëzakonisht i farkëtueshëm dhe i punueshëm. Vetëm 30 gram ar mund të shndërrohet në një fletë të tejdukshme me trashësi një e pesëmilionta e një centimetri. E njëjta sasi mund të shndërrohet në një tel 50 milje të gjatë me një trashësi sa një e dhjeta e flokut të njeriut.

10. Metali është gjithashtu i pashkatërrueshëm dhe ka fituar vlerë në histori, prandaj njerëzit e kanë ricikluar. Rreth 85 për qind e arit të gjetur ende përdoret dhe sot.

11. Fletë ari është mbështjellë rreth moduleve lunore të zbritjes për t’i mbrojtur astronautët nga radioaktiviteti. Një film i hollë ari mbi ballin e tyre ende përdoret për t’ua mbrojtur sytë nga shkëlqimi.

12. Për më shumë se 70 vite, trajtimi standard për artritin reumatik ishin gjilpëra prej ari të lëngshëm, të cilat nuk lejonin irritimin. Doktorët ende nuk e dinë se pse.

13. Kërkimi i alkimistëve për të ndryshuar metalet bazë në ari është arritur deri në një farë mase në reaktorët bërthamor sovjetik, ku radioaktiviteti transformoi disa bërthama në ar.

14. Ari është i gjelbër. Dritaret në disa ndërtesa janë të veshur me ar për të ndihmuar reflektimin e diellit në verë dhe ruajtjen e nxehtësisë në dimër.

15. Mënyra për ta nxjerrë metalin nuk është kaq e gjelbër. Minat e arit përhapin cianik në ujë, nitrogjen dhe oksid sulfurik në ajër. Në vitin 2000, një mbetje cianiku në një minierë në Rumani ndoti burimin nga pinin 2.5 milionë njerëz.

16. Shkencëtarët australianë kanë zbuluar mikroorganizma që “hanë” sasi ari brenda shkëmbinjve dhe më pas i depozitojnë ato në copa të mëdha. Kompanitë e minierave kërkojnë të përdorin diçka tjetër në vend të cianikut për ta nxjerrë arin nga miniera, pra një mënyrë më pak dëmtuese për mjedisin.

17. Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha në botë të arit. Por nëse llogariten edhe zbukurimet, India ia merr titullin, pasi 20 për qind e arit dekorativ të përdorur në botë ndodhet në Indi.

18. Rezervuarët më të mëdhenj të arit në sipërfaqen e tokës, rreth 10 miliardë ton, ndodhen në oqeane. Për fat të keq, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për ta nxjerrë.

19. Kjo sasi është një thërrime rëre në krahasim me sasinë e arit që gjendet në hapësirë. Në vitin 1999, anija kozmike “NEAR” tregoi se një asteroid i vetëm, “Eros”, përmbante më shumë ar nga sa është gjetur në Tokë.

20. Lajmi i fundit është edhe më i keq. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta tërhequr edhe arin e hapësirës

*Marre nga “Tirana Observer”

De Biasi: Dua të marr pasaportë Shqiptare

de biasi 3Trajner i Kombëtares tonë, Xhani De Biazi i’u është përgjegjur pozitivisht kërkesës për një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të Tifozave Kuq e Zi. Intervista është ndërtuar në 10 pyetje për trajnerin, përmes të cilave është bërë një rezyme e punë së strategut italian prej kohës kur ka nënshkruar me Shqipërinë e deri te objektivat e tij me këtë skuadër.

Ndër të tjera në këtë intervistë, trajneri tregon nëse është penduar pse ka zgjedhur Shqipërinë, se sa është i pavarur në punën që bënë dhe një dëshirë “surprizë” për kryeminsitrin shqiptar.

 

1. A është dashur shumë mund të ju bindin për të pranuar ofertën për të marrë drejtimin e Shqipërisë?

Le të themi që ishte një eksperiencë që doja te bëja ajo e trajnjerit të një kombëtarje, dhe mundësia e Federatës, më zuri çik në befasi. Në fillim mbeta pak i pasigurtë se ç’duhej të bëja, Por pastaj u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh.

2. Cilët ishin momentet kur jeni penduar pse bëtë këtë zgjidhje, dhe momenti që ju bëri krenar për këtë zgjidhje?

Deri më sot nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time, edhe pse në verën e 2013 kam patur një ofertë nga një klub i madh europian… Po luftonim për botërorin e Brazilit dhe kisha marr përsipër një detyrë që doja ta dërgoja në përfundimin e saj natyral. Krenar ndihem kur “djemtë” japin gjithçka që kanë në fushë, pa u kursyer, e duke kushtuar lidhjet e tyre dhe tifozëve tanë. Më duhet të them që në periudhën e fundit kemi dhënë kënaqësi të mëdha me fitoren në Portugali dhe barazimet me Danimarkën e Francën, por edhe me Italinë kemi bërë një figurë mjaft të mirë si në fushë ashtu edhe në tribuna.

3. Tifozët shqiptarë ishin më të shumtë në numër në ndeshjen kundër patriotëve tu në Xhenova, u bëtë xheloz ?

Në Genova kemi treguar se për çfarë jemi te afte me një tifozeri fantastike, dhe ajo çfarë më ka gëzuar më shumë është këndimi i te dy himneve nga tifozeria jonë. Kemi luajtur në shtëpi. Shumë bukur.

4. A e ëndërroni Shqipërinë në botëror dhe një stadium i mbushur me tifozë shqiptarë?

Besoj se në rast se arrijmë të kualifikohemi për kampionatin europian, Shqipëria do ishte kombëtarja me më së shumti tifozë në Francë.

5. Sa ju ndërhyjnë shqiptarët në punën tuaj?

Le të themi që në punën time nuk kam ndërhyrje, e mund të zgjedh lirshëm si mund te bëj për të zgjedhur lojtarët që mund të jenë të vlefshëm për projektin tonë.

6. A dini ndonjë thirrje të tifozave kuq e zi që e bëjnë në stadium?

Po,tashmë besoj se kuptoj, mbase jo fjalë për fjalë, por sensin e sloganeve që ju këndoni në stadiume. O sa mirë me qenë shqiptar! pastaj, Shqipëri Etnike! E ajo që mbase më pëlqen më shumë është : Xhamadani vija vija është Kosova është Shqiperia.

7. Cila ka qenë ndeshja para të cilës nuk keni mundur te flini?

Fle gjithmonë pak në ditë të qeta, para çdo lloj ndeshjeje fle pak e ri-mendoj gjithçka që kemi studiuar e ri-shikoj atë që duhet të bëjmë të nesërmen.

8. Kush është urimi me i mirë që keni marrë pas një ndeshje?

Për mua gjëja më e bukur është të shoh skuadrën që hidhet kah këndi i tifozerisë tonë, sepse e di sa shumë përzemër e kanë të dy palët realizimin e një ëndërre.

9. Mesazhi yt per lojtarët dhe tifozët në prag të ndeshjeve kualifikuese?

Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të fluturosh me fantazinë mund të jetë e rrezikshme. Por nëse të gjithë bashkë (lojtarë e tifozë) do jemi të përqëndruar e do duam me të gjithë forcat tona një rezultat pozitiv, në fund mund ta arrijmë. E mund të jetë fitorja e forces së vullnetit.

10. Për fund, mund të na e zbuloni një dëshirë tuajen?

Ah…e di çfare do më pëlqente??? Që miku im Kryeministër të më jepte “Nënshtesinë shqiptare”. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare… Kombëtaren kuq e zi, ka 3 vite e pak.

Indi, tenton të varrosë të gjallë vajzën

indiNjë burrë në Indi është arrestuar pasi është përpjekur të varrosë të gjallë vajzën e tij 10-vjeçare sepse nuk donte që ajo të ishte vajzë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Tripura.

Abdul Hussein kishte hapur një gropë në oborrin e tij kur gruaja nuk ishte në shtëpi dhe pasi i kishte lidhur duart e i kishte mbyllur gojën vajzës, e kishte futur brenda duke e mbuluar me dhe’.

Vajza e vogël është zbuluar nga fqinjët, të cilët e nxorrën nga aty dhe para se të thërrisnin policinë, kanë rrahur babain duke e ndëshkuar për veprimin e tij mizor.

Tashmë, Abduli akuzohet për tentativë vrasjeje.

Kur Islami krijon frikë


myslimaneAurora Allushaj

Islami po përhap “frikë”.

Pas një dekade të dominuar nga pikëpyetje në lidhje me tendencat e dhunshme të fundamentalizmit islamik, përputhshmërisë midis Islamit dhe demokracisë, dhe si mund të kombinohej kultura, feja, drejtësia dhe respekti për minoritetet në sistemet ligjore të shoqërisë sonë civile, tashmë edhe më tepër ka një nevojë për informim para se të gjykohet. Për të analizuar dhe për të qenë në gjendje të dallojmë, që të mos biem në kurthet e paragjykimit, në përgjithësime e deri në identifikimin e Islamit me dhunën.

Ekziston nevoja për të hedhur dritë dhe për të qartësuar një prej aspekteve kryesore të Islamit mbi të cilat opinioni publik arab debaton prej vitesh: Islami nuk është terrorizëm.

“Je suis Charlie”, lapsat kundër Ak 47. Po, edhe unë publikova në facebook “Unë jam Charlie”. Unë jam sepse mendoj që nuk mund të vritet sepse dikush bën satirë, edhe nëse ekzagjëron, ngelet gjithmonë satirë. Në momente të tilla, nuk bëhen komente të tepruara. Ngelet fakt vdekja e 12 peronave. Ja pse unë isha dhe vazhdoj të jem Charlie: sepse njerëzimi, të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar. Kanë kaluar disa ditë nga ngjarjet e Parisit dhe duket sikur vëmendja të jetë shpërqënduar kudo në qytetet europiane ku “Islami” (ose më saktë ata që pretendojnë se e përfaqësojnë) ka shtrirë kthetrat. Ka disa gjëra që dëshiroj t’iu them islamofobëve dhe personave që po përdorin situatën për interesa personale apo një grupi te ngushtë.

Këto ditë, shumë njerëz janë bërë ekspertë të Islamit dhe Kuranit, por ndoshta askush nuk e ka lexuar ndonjëherë në të vërtetë. Le të jemi të qartë: në shkrimet e shenjta muslimane nuk thuhet se është e drejtë të vritet në emër të fesë. Direkt pas ngjarjeve të Parisit shumë xhami u sulmuan në Francë. Gjithashtu është shtuar nxitja për urrejtje kundër Islamit.

Unë jetoj në zemër të europës, aty ku të qenit i huaj deri disa muaj më parë nuk vihej re. Tashmë shikon frikë dhe pasiguri gjithandej. Por po të mendojmë Sirinë, Irakun,aty ku ndërtesat digjen çdo ditë, venia e bombave në makina, vrasjet, janë përditshmëri…! Por askush nuk është vënë dhe nuk vihet në situatën e personave që jetojnë atje. Sa shumë ‘Je suis Charlie’ dëgjuam në qytetet tona? Sa manifestime janë bërë për gazetarët e vrarë në Gaza, Siri apo Irak? Sa gazeta po shkruajnë që e gjithë bota arabe e kanë dënuar aktin terrorist të Parisit?

Stop!

Pra, le të përballemi me të vërtetën. Ekziston një pakicë terroriste që nuk ka të bëjë fare me Islamin. Vrasësit e Parisit ishin 100 përqind francez, kundërvëniet ndaj emigracionin nuk kanë kuptim. Duhet ta themi se polici i vrarë para Charlie HEBDO dhe njëri prej redaktorëve ishin muslimanë. Gjithashtu të ashtuquajturit rebelë sirianë, shumë prej të cilëve nuk janë sirianë, armatosen dhe trajnohen nga Perëndimi.

Pra, le të bëjmë një analizë serioze.

Diplomatët evropianë dhe perëndimorë kanë gabuar në marrjen e vendimeve për të ndihmuar të vetmen pakicë vërtet të rrezikëshme të Islamit. Vrasja e gazetarëve është e gabuar në çdo cep të botës. Feja nuk është shkak për ndarje, por për bashkim kundër terrorizmit.

Le të fillojmë nga mirëkuptimi, toleranca, dashuria.

Ne nuk duhet të lemë hapësirë për urrejtje dhe përplasje qytetërimesh. Ne nuk jemi në luftë, të krishterë kundër muslimanëve, perëndim kundër Islamit. Jo. Ekziston terrorizmi kundër gjithë botës.

Kjo nuk është bota që unë dua të jetojë fëmija im, ndarja dhe urrejtja nuk duha të bëhet pjesë. Para se të themi se të gjithë muslimanët janë të pamëshirshëm, para se të kemi frikë nga tjetri, nuk duhet të harrojmë historinë e njeriut dhe çfarë ka ndodhur në 30 apo 40 vitet e fundit.

Xherdan Shaqiri bllokohet nga tifozët në aeroport

Xherdan Shaqiri bllokohet nga tifozë italian dhe shqipëtarë
në aeroport.Shikoni videon..

http://www.youtube.com/watch?v=hFnrvLUNQ7s

Goditja ishte e rëndë, dramatike

AVT_Ismail-Kadare_113Nga Ismail Kadare*

Goditja ishte e rëndë, dramatike. Ishte më e pakta gjë që mund të thuhej. Fjalët se Europa ishte goditur mu në zemër të saj nuk mungonin pothuajse në asnjë formulim lajmesh. Kishte në to befasim, dhimbje, tmerr, si për diçka që ndodhte për herë tê parë.

Pavarësisht prej hijes së saj prej zonje të rëndë, Europa nuk ka qenë e pagoditshme. Madje kishte ndodhur që dy nga katër gadishujt e saj, atë Iberik dhe atë Ballkanik, ia kishin shkëputur me forcë shekuj më parë.

I përkas njerit prej popujve ballkanas , që e ka humbur dy herë Europën: në shekullin e XV dhe atë XX, në komunizëm. Mendoj se popujve që u ka rënë një fat i tillë, kanë një qasje të veçantë, tepër të ndjeshme, për atë që ndodhi.

Ndonëse e përsëritur, tragjedia jepte, siç u tha, përshtypjen e diçkaje të re, të panjohur. Nën ndriçimin e saj, u qartësua befas edhe një herë, raporti i kontinentit europian me krejt globin tokësor.

Eshtë e vërtetë se ky konsiderohet si kontinenti që më shumë se kushdo, ka përfituar prej planetit tokë, por ndërkaq është po ai që më shumë se kushdo i ka dhënë këtij planeti. Ajo çka Europa ka dhënë, i përket një sfere të epërme, asaj të vlerave shpirtërore : mendim, art, letërsi, demokraci, gjer te liria e shprehjes, për të cilen u godit.

Tipari i parë i këtyre vlerave bën pjesë në aktet më sublime të njeriut. Ndryshe nga pasuritë lëndore tokësore, ndryshe nga pyjet, nafta, bankat, që secili vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore i nënshtrohen ligjeve të tjera. Asnjë popull ose familje popujsh nuk i krijon ato vetëm për vete, por njëherësh, aty për aty, qysh në ditën e parë të krijimit të tyre, natyrshëm ua fal, pra ua dhuron tërë popujve. Kështu Europa krijoi Danten, Shekspirin, Bethovenin, vetë Parisin, për vete dhe për krejt botën.

Ky ka qenë, me sa dukej, ai zbulim që u qartësua befasisht, si nën ndriçimin e një rrufeje : mirënjohja planetare për Europën, kontinentin e goditur. Bashkë me mesazhin se Europa është e shtrenjtë për krejt njerëzimin, ndaj ajo jo vetëm ka të drejtë, por e ka për detyrë të mbrohet. Për vete dhe për të gjithë.

*Shkrim i botuar në gazetën e sotme “Le Monde”

Merkato para fazës së dytë të sezonit

flamur gjigandEdhe në kategorinë e parë të futbollit në vend, ka pasur dhe po vazhdon ende lëvizja e lojtarë, trainerëve apo edhe dështimet e skuadrave që nuk kanë realizuar ende asnjë lëvizje përforcuese në merkato.

Skuadra e Tomorrit ende nuk ka bër asnjë lëvizje në merkaton e futbollistëve, edhe pse pritej që ekipi të kryente ndonjë përforcim.

Ndërkohë, tek skuadra e Besës, Kaja emërohet zv/trajner, tek skuadra e Luftëtarit, Bime dhe Devolli, “kanë filluar të diskutojnë për merkaton”.Lorenc Shehaj firmos me F.K Bylis, ndërkohë që Eqerem Memushi është drejtori teknik më i ri si skuadrës. Bylisi premton bjerje të tjera.

Rikthehet te KF Naftëtari mesfushori 29- vjeçar, Armand Çekrezi. Në provë dhe mesfushori nga Teuta B, Ferhat Lusha.

KS Besëlidhja arrin akordin me Gentjan Manukën, mesfushor 23-vjeçar nga Peshkopia, qe ka luajtur në 2011/12 – ‪tek skuarda e ‎Kamzës (22 ndeshje), 2012/13

Klubi KF Butrinti ka larguar nga ekipi lojtarin Arbër Malaj, ndërkohë që mbetet e paqartë e ardhmja e sulmuesit Arbër Dhrami. I vetmi në provë në Sarandë është lojtari shkodran i FK Veleçiku, Samet Hepaj, Ndërkohë që priten afrime tjera.– tek skuadra e Kukësit (11 ndeshje), 2013/14 (faza 1) Kukësi (9 ndeshje), 2013/14 (faza 2) – ‪Kastrioti (11 ndeshje), dhe 2014/15 – ‪tek Besa e Kavajës (9 ndeshje).

Vangjel Mile nis stërvitjen me klubin KF Tërbuni, çka nënkupton se palët duket se janë pranë akordit.

Futbollistët Bello dhe Kelmendi mësohet se janë drejt largimit nga Sopoti. Ndërkohë që Kllogjeri lë liqenoret eshte gati për t’u bashkuar me Sopotin.

KF Adriatiku ben te ditur se dy brazilianë jane pranë firmës me Mamurrasin. Bëhet fjalë për një mesfushor dhe një mbrojtës, është shprehur trajneri Stavri Nica kohët e fundit.

Meta-Rrahmani: Projekte të përbashkëta në shëndetësi

meta rrahmaniKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot pasdite në Kuvend Ministrin e ri të Shëndetësisë të Kosovës, Imet Rrahmani, të cilit i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe suksese në detyrën e tij të re.

Kryetari i Kuvendit, Meta, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës, theksoi se thellimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ka një rëndësi të veçantë për rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e të dy vendeve. Në këtë kuadër Meta u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë do mbështesë çdo iniciativë që i shërben punës së përbashkët të të dy qeverive.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Imet Rrahmani, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Tiranë dhe e falenderoi Kryetarin e Kuvendit Meta për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit social dhe shëndetësor të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Meta duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, theksoi se projektet ndërkufitare, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së jetesës të banorëve në të dyja anët e kufirit si një domosdoshmëri e përbashkët