ALUIZNI: Gati 446 leje legalizimi në Kukës

 aluizniDega rajonale e ALUIZNI-t ne Kukes publikon listën me emrat e 446 qytetarëve të këtij qarku që kanë gati lejen e legalizimit për banesat e tyre. Përmes një njoftimi, Drejtoria rajonale dhe ajo qendrore kanë publikuar listën e qytetarëve.“Zyra rajonale e këtij qarku u lutet qytetarëve që gjejnë emrin në listë dhe të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI-t Kukës për të bërë pagesën dhe për t’u pajisur me lejen e legalizimit për banesat e tyre”, sqarohet në njoftim. Gjithashtu, kjo zyrë njofton edhe 23 qytetarë, sipas listës së publikuar, që të paraqiten pranë kësaj drejtorie për të tërhequr Lejen e Legalizimit të printuar për banesat e tyre.Në bazë të ligjit të ri për legalizimin e objekteve informale, kush shlyhen menjëherë detyrimin financiar përfiton një ulje prej 20% të tarifës. Po ashtu, për paraplegjikët dhe tetraplegjikët që kanë bërë vetëdeklarime, parcela ndërtimore është falas. Ulje çmimesh në bazë të ligjit të ri aplikohen edhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.Nga ana tjetër, familjet që paguajnë rregullisht për një vit energjinë elektrike përfitojnë ulje tjetër 10%. E gjithë vlera e parcelës ndërtimore paguhet 50% vlerë leku dhe 50% me bono privatizimi. Ndërkaq qeveria shtyu deri më 31 janar 2015 afatin e vetëdeklarimeve për t’u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të përfshihen në procesin e legalizimeve

Mungon opozita në mbledhjen e Komisionit për reformë në drejtësi

komisioni per integrim europian kryesia-e-kuvenditKomisioni parlametar i reformës në drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë të tij.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, por nuk a pasur asnjë deputet nga Partia Demokratike.

Pavarësisht rikthimit në Kuvend pas një bojkoti mbi 5- mujor, këtë të premte opozita nuk është bërë pjesë e Komisionit Parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Për këtë, ministri Naço i bëri ftesë opozitës të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ftoj opozitën të vijë në këtë komision të posaçëm, pasi jemi dakord të gjithë që drejtësia nuk funksionon”, tha Naço.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. “Në mbledhjet e tjera presim edhe ardhjen e opozitës dhe do të diskutojmë çështje më në detaje”, tha ai.

Në mbledhjen e parë të komisionit për reformën në drejtësi, e cila u mbajt gjatë muajit dhjetor, opozita nuk ishte e pranishme për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare.

Ndërkohë, të martën në Tiranë do të vijë Presidenti i Komisionit të Venecias, ku do të ketë takime të nivelit të lartë. “Do të flitet për reformën në drejtësi dhe atashimin e Komisionit të Venecias për këtë reformë”, tha ministri Naço.

“Gjykata e Lartë ka sjellë specialistët. Gjithashtu, i kanë sjellë Prokuroria e Përgjithshme. KLD etj. Kemi përgatitur një dokument analitik që do e bëjmë publik javën tjetër. Aty janë të gjitha tezat që kanë dalë nga takimet e nivelit të lartë. Ne po punojmë së bashku me Euralius, që të kemi mënyrën si do vlerësojmë gjyqtarët. Strategjia e ministrisë së Drejtësisë për drejtësinë shumë shpejt gati”, theksoi ministri Naço.

Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur nga Kuvendit për reformën në drejtësi do të punojë deri në muajin qershor.

Në Llogora, ku bora duket sikur vjen nga deti

llogara17Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme.
Vlora është qytet elegant, i zbukuruar nga bregdeti i thyer e gjithashtu i butë, që fillon nga Pylli i Vjetër i Sodës dhe plazhet me rërë, e deri matanë Qafës së Llogorasë, ku fillon edhe riviera shqiptare. Një perlë midis Adriatikut dhe Jonit, Vlora është një tundim i vazhdueshëm për të pushuar në brigjet e saj të serta e tërheqëse njëkohësisht, duke patur përballë edhe brigjet shkëmbore, të gadishullit të Karaburunit dhe krah tij, ishullin e Sazanit, por edhe ashpërsinë e maleve të Vetëtimës dhe gjelbërimin e përhershëm të pishave të Llogorasë. Llogoraja është ndoshta nga të rrallat vende në botë ku freskia e ajrit të malit, përqafohet me ajrin e ngrohtë të detit, në një distancë pothuajse ngjitur. Mund të zbresësh nga Maja me borë e Çikës, dhe të shkosh të lahesh në det brenda pak minutave. Sigurisht që me vete, njëkohësisht me rrobat e trasha që ju duhen për në mal, duhet të pajiseni edhe me rrobat e banjës dhe pajisjet e detit.
Pikërisht në këtë park magjik do të ndalojmë e të pushojmë këtë herë, duke dashur të shohim e të themi se si është Llogoraja në dimër, kur bora e mbulon e kur gjithçka struket brenda oxhakëve të ndezur, e kur piknikët mund të bëhen vetëm nga aventurierë me veshje dimri.
Shpesh njerëzit e ngatërrojnë fjalën Llogora, me Llogara, dhe rëndom përdoren dendur të dyja variantet. Por në toponimin e saktë të zonës, ajo quhet Llogora, madje vlonjatët kur e shquajnë fjalën, thonë “Llogorai” e jo Llogoraja. Le të quhen të gjitha këto të vlefshme, përsa kohë njerëzit do të duan ta thonë me dëshirë e kënaqësi këtë fjalë.

Gati për udhëtim

Një thënie shoferësh të vjetër të zonës së Vlorës thotë se po deshe ta njohësh makinën tënde, bëj një xhiro deri në Llogora dhe nëse nuk i ndodh asgjë, do të thotë që e kalon testin e cilësisë. Kështu që, kthehet në një sfidë të vërtetë, ta ngjitësh Llogoranë në dimër e me dëborë, për shkak të shkallës shumë të lartë të vështirësisë që ka ky segment rrugor, jo vetëm në dimër por edhe në verë.
Kur futemi në zonën e Dukatit, shikojmë banorët e parë që megjithëse shumë ftohtë, kanë dalë si zakonisht me tavolinat e tyre të vogla për të shitur çaj mali, bimë mjekësore, apo mjaltin e njohur të zonës. Ndalemi e pyesim njërin prej tyre se sa kushton një kilogram. Na thotë dhjetëmijë lekë të vjetra. – E ku ta kuptojmë që është i mirë apo i papërzier me sheqer, – mëdyshemi ne. Ai është një djalë i vogël rreth 12 vjeçar. – Nuk e di, por mjalti nëse është i mirë, ngrin. Kaq më ka thënë babai, – thotë dhe tregon me dorë vazot e qelqit ku mjalti ishte ngurtësuar. E morëm një vazo. Na falënderoi dhe na dhuroi një tufë çaj mali. E përshëndetëm dhe vazhduam.
E dimë se resorti i parë që na përshëndet sa futemi në zonën e Parkut është Fshati Llogora. Sorkadhet e buta të resortit, kanë dalë të kullosin nëpër dëborë, kuptohet pa gjetur gjë. Por ato nuk janë të uritura, sepse çdo vizitor që vjen në kompleks, i ushqen me qejf. Na erdhi mirë për to, dhe keq për simotrat e tyre të egra që janë në rrezik zhdukjeje, për shkak të babëzisë së gjuetisë së palejuar, që i ka detyruar të zhduken thellë në zonat e pashkelura të Parkut. Shtëpitë e drunjta të resortit ishin mbuluar nga bora dhe në oxhakët e tyre dilte tym. Kjo tregonte se të gjitha ishin të populluara. Njerëzit vinin të paguanin për këtë qetësi të mrekullueshme ku në dhomë ishte ngrohtë e në sobë kërcisnin drutë, ndërsa jashtë bora kishte zbardhur çdo gjë e të ftonte të lozje në sheshin e madh të fshatit turistik.
Të gjitha ndërtesat e Llogorasë, restorante apo hotele, e kanë nga një oxhak të madh. Dhe gjatë të gjithë dimrit, gjithë ditën, tavolinat pranë oxhakut janë të mbushura me njerëz. Në ajër ndihet era e mishit të pjekur, e cila vërtet të hap oreksin.

Për pak adrenalinë

Por Llogoraja nuk është vetëm për pushues “dembelë” që vijnë të shijojnë një mish të mirë e një pjatë “arapash” pranë zjarrit. Ajo është edhe vatër sportesh ekstreme, që aventurierët dhe “gjuajtësit” e adrenalinës, e konsiderojnë si tempullin e tyre. P.sh. nëse ju njiheni nga afër me djemtë e grupit “Outdoor Albania”, që janë profesionistë të vërtetë të aktiviteteve “outdoor and extreme”, ju do të mund ta pushtoni Llogoranë, jo vetëm në 1100 metrat e saj, por deri në majën më të lartë, aty ku ndodhet Çika Qorre, e cila është plot 2050 m nga niveli i detit, që llokoçit valët poshtë këmbëve të saj. Me këtë grup profesionistësh ju mund të zhyteni në aventurë, për të shkelur, në Dhjopur, në të dyja majat e Çikës, në të gjitha shpatet e thepisura të vargmaleve të Akroceraunit ose Vetëtimës. (Akrocerauni vjen nga greqishtja dhe do të thotë Majat e Vetëtimës, kurse emri Çika ka ardhur sepse ky vargmal mbledh shumë vetëtima që shkrepëtijnë e që në gjuhën e vendësve do të thotë “bëjnë çika”).

Llogoraja, park kombëtar

Llogoraja ndodhet rreth 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Parku ka një sipërfaqe prej 1,010 ha. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë në formë kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës, me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Nga qafa e Llogorasë rreth 3 km në vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të Maleve të Vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës shqiptare.

Kushtet klimaterike

Ky park ka vlera klimaterike të padiskutueshme dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Vera është e freskët dhe pothuaj të gjitha ditët janë me diell. Në dimër koha është e ftohtë, me erëra të forta dhe kryesisht me reshje dëbore. Llogoraja është e njohur edhe për mjegullën e dendur, e cila dominon pothuaj gjatë të gjithë vitit. Edhe ditët e ngrohta, ju mund të kaloni përmes mjegullës dhe poshtë në det, nga të dyja krahët e parkut, në Radhimë ose Palasë, dita është plot diell.

Flora dhe Fauna

Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coçifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, apo lule të të gjitha llojeve. Është zonë me një florë e faunë shumë të pasur detare dhe tokësore, zonë ku takohen lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje të rrallë e të kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.). Kafshët që rriten në këtë pyll, janë Sorkadhja, (në rrezik zhdukjeje), dhia e egër, ketri, iriqi, shqiponja, thëllëza e shumë të tjera.

Aktivitete dhe sporte të ndryshme

Llogoraja është zonë me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Vendi është një kombinim i shkëlqyer mes klimës malore dhe asaj detare. Ju mund të shëtisni, mund të organizoni ekskursione, mund të ushtroni të gjitha sportet e ajrit, apo trekking. Gjuetia dhe kampingu, janë të lejuara në zona të caktuara të parkut, për të cilat duhet të konsultoheni me autoritetet.

Kuzhina dhe akomodimi

Ata që do të kalojnë qoftë edhe një herë të vetme Qafën e Llogorasë, nuk duhet të lënë pa shijuar kuzhinën karakteristike të të gjithë zonës së Vlorës, e cila përfaqësohet denjësisht me qengjin e pjekur në hell. “Arapashi” në gjuhën popullore (pasi termi i vërtetë do të ishte “Harapashi”) është ai që shoqëron mishin e qengjit ose të kecit. Ai gatuhet me të brendshmet e këtyre dy thundrakëve të leshtë dhe është në një farë mënyre pasaporta gastronomike e të gjithë zonës por në veçanti e Llogorasë. Mishi i pjekur në hell, në Llogora ka një shije të veçantë sepse rritet në toka të ushqyera me erën e kripur të detit, që është e pasur me jod. Gjithashtu nuk duhet të lini pa provuar kosin e deles, ullinjtë e Vlorës dhe verën e mrekullueshme të bërë nga rrushi i vreshtave përreth zonës së Vlorës. Të gjitha këto e më shumë, do t’i gjeni nëpër restorantët e vegjël e të mëdhenj, që ju mirëpresin sapo ngjitni qafën e Llogorasë, e derisa ta lini atë dhe t’i afroheni Palasës. Edhe akomodimi nuk mungon në parkun e Llogorasë. Kështu nëse doni të pushoni dhe nuk keni me vete pajisje për kamping, mund të akomodoheni në një sërë hotelesh. Por për vizitorët e shumtë, pa dyshim që qendra e këtij akomodimi është fshati Turistik i Llogorasë, i cili është shumë i njohur për shkak se ka qenë aty edhe para viteve ’90. Po edhe Tek Hotel Alpin, dhe tek resorti Sofo, mund të akomodoheni me kushte shumë të mira bashkëkohore.

Çfarë mund të vizitoni brenda parkut dhe zonave përreth

Para se të ngjiteni në Qafën e Llogorasë, ju duhet të kaloni patjetër qytezën e Orikumit. Përveç gjirit të tij të njohur, ju mund të ktheheni pas edhe në kohë, duke vizituar Parkun Arkeologjik të Orikumit. Oriko, (Orikumi) ka qenë pjesë e tokës së fisit të Amantëve. Qyteti është ndërtuar mbi rrënojat e një vendbanimi të vjetër ilir rreth shekullit IV p.e.s. Në shekullin II p.e.s amantët prenë monedhën e tyre me figurën e Apollonit. Skela e Orikut ka shërbyer si një qendër e rëndësishme detare dhe përmendet në luftën ndërmjet Filipit V të Maqedonise dhe Romës, në 214 p.e.s. Qyteti shërbeu si arenë luftrash midis Jul Qezarit dhe Pompeut. Në mesjetë e gjejmë me emrin Jeroika dhe përmendet si qendër e rëndësishme dhe si një liman tregtar.

  • Pisha flamur, brenda parkut, 900 m mbi nivelin e detit, me lartësi 15-20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë 100 vjet. Ka marrë formën e flamurit, e goditur nga erërat e shumta të qafës. Vizitohet sipas rrugës, Dukat-Llogora-Palasë.
  • Shpella e Shëngjergjit, në malin e Çikës, afër fshatit Tërbaç. E formuar nga karsti, ka gjatësi 100 m dhe gjerësi e lartësi 3-4 m. Thuhet se kjo shpellë është përdorur nga mbretëresha Teuta e Ilirisë. Vizitohet sipas rrugës Vlorë-Kotë-Tërbaç, rruga këmbësore.
  • Shpella e shkruar e Lepenicës, afër fshatit Lepenicë, komuna Brataj. Ka formën e guvës dhe muret e saj gëlqerorë janë shkruar me vizatime të hershme të kohëve parahistorike. Vizitohet sipas rrugës Vlorë-Kotë-Lepenicë.
  • Shpella e Haxhi Alisë, në gadishullin e Karaburunit, midis kepave të Gjuhëzës dhe Gollovecit. 30 m e gjatë, 10-12 m e gjerë dhe po aq e lartë, emri i saj lidhet me detarin e dëgjuar Haxhi Alia. Vizitohet me varkë, që nga deti i Vlorës deri në Kepin e Gjuhëzës.

*Shqip.al

 

Një fëmijë duke shikuar një manifestim në Rahat

Nje femije duke shikuar nje manifestim ne Rahat, Izrael (Menahem Kahana, Afp)
Nje femije duke shikuar nje manifestim ne Rahat, Izrael (Menahem Kahana, Afp)
Nje femije duke shikuar nje manifestim ne Rahat, Izrael (Menahem Kahana, Afp)

Gangsterët më të famshëm në histori

slide-curtis-escobarGangsterët janë anëtarë të bandave ose organizatave profesionale kriminale që janë të njohura për përfshirjen e tyre në kryerjen e akteve të ndaluara nga ligji, veçanërisht vrasjeve. Për shumë dekada, këta njerëz kanë qenë aktivë në disa zona të botës, si në Europë, Azi, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Shumë prej këtyre banditëve kanë marrë famë, për numrin e shumtë të vrasjeve që kanë bërë në të kaluarën, mënyrën se si i vrisnin viktimat e tyre, ose për rëndësinë e njerëzve që ata vrisnin. Këta gangsterë zgjedhin të bëhen pjesë e bandave sepse kjo u ofron atyre mbështetje, gjë të cilën nuk e kanë kur veprojnë vetëm. Kjo është lista e 30 gangsterëve më famëkeq në histori.

 

30. Jack Diamond
Gangsteri amerikano-irlandez Jack Diamond, më shumë i njohur me nofkën “Xhentëllmeni Xhek”, ishte një kontrabandist operimet e të cilit ishin të fokusuar kryesisht në Filadelfia. Ai ishte mik i ngushtë i një gangsteri tjetër famëkeq dhe lojtarit të pokerit, Arnold Rothstein. Ndërsa ai mbikëqyrte shitjet e alkoolit në Manhatan, Diamond pati një konflikt me Dutch Schultz dhe bandat e tjera të qytetit. Ai u përfshi në një seri rrëmbimesh në Manhatan. Diamond vdiq pasi u qëllua nga armiqtë e tij në dalje të Nju Jorkut.

 

29. Tom Devaney
Një kriminel me bazë në Nju Jork, Tom Devaney ishte një njeri rëndësishëm për familjen kriminale Genovese në vitet 60’ dhe 70’. Ai gjithashtu drejtoi luftën kundër bandës së James Coonan, një krimineli amerikano-irlandez në Manhatan. George Barone, së bashku me Joe Sullivan, e vranë Tom Devany-n në qendër të Manhattan-it. Me vdekjen e tij, ishte Mickey Spillane ai që do të merrte kryesimin.

 

28. James Coonan
Një kriminel amerikano-irlandez që operonte ënë Nju Jork, Manhatan, “Jimmy C” u bë gangster pasi ai vendosi të organizonte skuadrën e vet kriminale për të marrë hakun e të atit, që u rrëmbye dhe u vra nga krimineli i mirënjohur në vitet 60’, Mickey Spillane. Ai u dënua me burgim për 75 vjet pasi u gjetën prova se ishte fajtor për vrasjen e Harlod Whitehead.

27. Dawood Ibrahim
Njeri që fshihej pas sindikatës së krimit të organizuar indian, i njohur si “D-Company”, Dawood Ibrahim është në krye të një perandori të madhe të jashtëligjshme në Indi. Ai besohet se ka organizuar dhe financuar bombardimet në Bombei në vitin 1993, një seri me 13 shpërthime që lanë 250 viktima secili. Ai kishte lidhje të ngushta me Osama bin Ladenin e Al Kaedës dhe aktualisht është njeriu më i kërkuar në Indi.

26. Vëllezërit Kray

Reginald Kray dhe Ronald Kray, ishin vëllezër binjakë dhe gangsterë anglezë të cilët organizua një seri krimesh në Londrën Lindore. Fillimisht ata u përfshinë në grabitje të shumta, sulme, si edhe në vrasjen e kriminelit të njohur në Londër, Jack McVitie. Edhe pse ishin kriminelët më të frikshëm të kohës së tyre, binjakët u bënë persona shumë të famshëm në SHBA në vitet 60’.

25. Demetrius Flenory
I njohur si “Black Meech” në disa qarqe të Atlantas, Demetrius Flenory, ishte një nga themeluesit e Black Mafia Family, një organizatë e madhe e trafikimit të drogës që kryesisht operonte në Detroit e më pas u zgjerua për në Atlanta dhe Los Anxheles. Ai ishte një trafikant kokaine i dënuar në SHBA për dy dekada dhe identifikohej si një nga trafikantët me fitime më të mëdha në historinë e vendit.

24. Joaquin Guzman
Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman Loera kryesoi Kartelin Sinaloa, një sindikatë e krimit të organizuar dhe grup trafikues droge që operonte në Meksikë. Karteli më pas u njoh edhe me emrin “Organizata Guzman”, pra me mbiemrin e liderit të saj. Para arrestimit ai ishte një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë që nga viti 2009, me një vlerë pasurie prej 1 bilion dollarësh. Revista Forbes e etiketoi atë si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.

23. James Burke
I njohur si “Irlandezi”, gangsteri amerikano-irlandez James Burke ishte kreu i familjes kriminale Luchesse në vitet 70’ dhe u akuzua për përfshirje në vrasjen brutale të një numri të madh njerëzish. Besohet se ai organizoi një grabitje të madhe në Aeroportin Ndërkombëtar John Kennedy në vitin 1978 që i shtoi llogarisë së tij një shumë prej 2 mln dollarësh.

22. Vito Genovese
Gangsteri që e arriti kulmin e popullaritetit të tij gjatë Luftës Castellammarese në vitin 1930, Vito Genovese ishte një kriminel italo-amerikan që kryesoi familjen mafioze Genovese. Ai ishte mentor i pasardhësit të tij në udhëheqjen e familjes, Vincent Gigante. Në vitin 1931 gjatë luftës, ai bëri një komplot për vrasjen e Salvatore Maranzano-s me ndihmën e Luciano-s. Ai u zhvendos në Italia dhe udhëhiqte operimet e tregut të zi të një perandorie kumari.

21. Meyer Lansky
Gangsteri polak i cili njihet si llogaritari i organizatën kriminale, Meyer Lensky ishte një nga figurat kryesore të krimit të organizuar që zhvilloi Sindikatën Kombtare të Krimit në SHBA. Ai ishte një nga gangsterët më të pushtetshëm dhe famëkeq të shekullit 20 dhe luajti një rol të madh në operimet e Mafias Italiane. Ai zhvilloi dhe operoi në disa nga perandoritë më të mëdha të kumarit në SHBA.

20. Jacques Mesrine
I njohur si krimineli modern i historisë moderne të Francës, Jacques Mesrine u përfshi në një numër të madh vjedhje bankash, vrasjesh, rrëmbimesh në SHBA, Kanada dhe Francë gjatë shekullit 20. Ai gjithashtu njihej si “Njeriu me 1000 fytyra” për shkak të ndryshimit të fytyrës në çdo operim. Ai u burgos disa herë por ai gjithnjë arrinte të arratisej, maje edhe vrau gjykatësit që e dënuan atë.

19. James Whitey Bulger
Një gangster famëkeq i bazuar në Bostonin Jugor, James Whitney Bulger ishte një bandit social që vepronte pak a shumë si Robin Hood. Ai ia dedikoi jetën mbrojtjes nga krimi organizuar. Qëllimi i tij ishte të vihej në ndjekje dhe të vriste lordët e drogës dhe kumarxhinjve ilegalë. Në vitin 2011, ai u arrestua për përfshirjen e tij në një konspiracion për kryerjen e mashtrimit të identitetit dhe ishte një ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së.

18. Anthony Accardo
Me nofkën Joe Batters ose Big Tuna, Anthony Accardo nga të qenurit një vagabond i njohur u kthye në kreun e sindikatës së krimit në Çikago. Kjo organizatë kriminale e rritur në pushtet gjatë qëndrimit të tij, zgjeroi operimet në disa territore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa muaj përpara vdekjes së tij, ai vrau tre hajdutë që u përpoqën ta vidhnin atë. Anthony i vari ata, dhe u preu fytet.

17. Bugsy Siegel
Bugsy Siegel ishte një kriminel amerikan që udhëhoqi familjen mafioze Genovese. Ai është i njohur si një ndër gangsterët më të frikshëm të kohës së tij, për shkak të mizorive kundrejt bashkëpunëtorëve. Në vitin 1940 ai kontrolloi dhe financoi disa kazino në Las Vegas dhe u bë kontrabandist pijesh alkoolike. Bugsy vrau vëllezërit Fabrizzo dhe rivalët e tij të kredisë, vëllezërit Amberg.

16. Carlo Gambino
Mafiozi Sicilian, Don Carlo Gambino ishte kreu i familjes së njohur mafioze Gambino. Në vitin 1957, ai ishte gjithashtu në krye të Komisionit të Mafias Amerikane, një shoqëri kriminale italo-amerikane që operonte në mënyrë të ngjashme mafian siçiliane. Ai u ngrit kundër grupit Anastasia në vitet 60 dhe e zgjeroi pushtetin e tij në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara derisa arriti të kontrollonte 90% të porteve në Nju Jork duke fituar miliona. Familja e tij kriminale ishte më e fuqishmja në atë kohë në Manhatan.

15. John Dillinger
Gjatë jetës së tij, John Dillinger u përfshi në disa krime të ndryshme. Midis tyre edhe grabitjen e 25 bankave dhe rajoneve policore në Shtetet e Bashkuara. Ai u përfshi edhe në vrasjen e disa njerëzve në Çikagon Lindore, Indiana. Dillinger e rriti popullaritetin e tij gjatë periudhës së Depresionit të Madh në SHBA, dhe konsiderohej si më famëkeqi i të gjithë kriminelëve në vend. Ai organizonte krimin dhe luftonte kokë më kokë me FBI-në.

14. Bernardo Provenzano
Për 40 vjet me radhë ka qenë kapo misterioz i “Cosa nostra”. Bernardo Provenzano, ose i ashtuquajturi “zu Binnu”, por i njohur edhe me nofkën “u tratturi”, super bos si dhe drejtuesi më me jetëgjatësi në historinë e mafias është arrestuar para disa vitesh nga policia italiane. Fytyra e tij për afro një dekadë për drejtësinë ka qenë si një fantazmë. Pas arrestimit të Toto Rina, në janar të 93, i ka takuar Provenzano, detyra e drejtimit të “Cosa Nostra”-s. Ai cilësohet si një nga mafiozët më inteligjentë që ka pasur ndonjëherë mafia.

13. Frank Costello
I njohur si “Kryeministri”, Frank Costello ishte bos i krimit dhe një kriminel italian që njihej për popullaritetin e tij si një ndër liderët e grupeve kriminale më të rrezikshëm në SHBA, veçanërisht në Nju Jork. Ai gjithashtu kryesoi Bandën e Zonës Lindore në Manhatan ndërsa punonte për disa grupe të tjera të njohura. Costello, bashkë me Lucianon, u bënë pjesë e Familjes së madhe Mafioze Siçiliane dhe u përfshinë në operacionet e prodhimit të rumit.

12. Joseph Bonanno
I lindur në vitin 1905, Bonanno u rrit në Sicili, në vendlindjen e tij dhe ngeli jetim kur ishte 15 vjeç. Ai u largua nga Italia në kohën e fuqizimit të Musolinit dhe bëri një qëndresë të vogël në Kubë, para se të arrinte në USA, në moshën 19-vjeçare. Ai u bashkua me mafian si mënyrë për të luftuar Musolinin. Pseudonimi i tij ishte Joey Bananas. Ai u bashkua me Salvatore Maranzano. Bonanno u bë kryetari i njërës prej familjeve mafioze. Ai e zgjeroi biznesin e tij të ligjshëm me shumë baxho djathi, punishte veshmbathjesh dhe sipërmarrje funerale. Kjo e fundit ishte mënyra perfekte për të zhdukur kufomat e armiqve. Por planet për të zhdukur familjet e tjera rivale u kthyen kundër tij dhe Bonanno u mor peng për 19 ditë derisa ra dakord që të dilte në pension dhe të hiqte dorë nga mafia.

11. Arnold Rothstein
Një biznesmen dhe kumarist, gangsteri amerikan Arnold Rothstein ishte organizatori i korrupsionit në botën sportive, sidomos në fiksimin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Bejsbollit në vitin 1919. I njohur si “Truri” Rothstein ishte gjithashtu babai i një prej grupeve kriminale hebre në Nju Jork. Ai themeloi një kazino dhe u përfshi edhe në botën e kontrabandës.

10. Semion Mogilevich
I quajtur “Zoti Mençuria” (ai ka një diplomë Ekonomiku), gangsteri mafioz, është kryetari i krimit të organizuar në Ukrainë; dhe që besohet nga agjencitë ndërkombëtare se është “bosi i bosave” të mafias ruse në botë. Ai ishte i përfshirë në gjithçka duke filluar nga një kompani me bazë në Pensilvani që mashtroi investitorët e Europës Lindore për një tregti gazi me një vlerë prej 150 milion dollarësh. Krimet e tij përfshijnë gjithashtu vrasje, tregti armësh dhe trafikim droge. Ai besohet se ka urdhëruar vrasjen e shumë kundërshtarëve të tij në botë. Mogilevich u arrestua në Moskë në 2008 për evazion fiskal; por në sajë të zgjuarsisë dhe dinakërisë së tij ai arriti të lirohej në vitin në vijim.

9. Jesse Woodson
Një lider bande që u përfshi në disa grabitje bankash, trenash dhe vrasje, Jesse Woodson ishte anëtari më i famshëm i bandës që mbante emrin e tij në shekullin 19. Gjatë Luftës Civile ai krahasohej me Robin Hudin e kohëve moderne. Jesse besohet se ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në shumë mizori të kryera kundër ushtarëve të Unionit gjatë Luftës Civile.

8. Enoch Johnson
I njohur si udhëheqësi i makinerisë politike që sundoi qeverinë e Atlantic City, Nju Xhersi, Enoch Lewis Johnson filloi të rrisë pushtetin e tij kur u zgjodh sherif i Komitetit Meksikan i Republikës së Atlantic City. Ai udhëhoqi një organizatë famëkeqe të përfshirë në prostitucion dhe kumar dhe ishte avokat i industrisë në Shtete të Bashkuara.

7. Lucky Luciano
Një kriminel amerikan, Lucky Luciano njihet si babai i krimit të organizuar modern në SHBA, dhe ishte përgjegjës për ndarjen e vendit në 5 familje të mëdha mafioze. Ai njihet edhe themelues i Komisionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kreu i familjes mafioze Genovese. Amerikanët e njohin sot si themeluesi i Sindikatës së Krimit Kombëtar në SHBA. Ai u arrestua dhe u dënua me 30-50 vjet burgim, por më pas u ekstradua në Itali në vitin 1936. Ai ishte aq i fuqishëm sa që inteligjenca e ushtrisë amerikane, kur hyri ushtria amerikane në Itali, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkoi ndihmën e tij. Ai vdiq nga një infarkt në vitin 1962

6. Salvatore Rina
Mafiozi siçilian Salvatore Rina u arrestua janar të 1993 për krimet e kryera për më shumë se 20 vjet, si bos i mafias siçiliane. Ai kërkohej për vrasjen e më shumë se 100 personave të kryera gjatë kohës që ngjiste shkallët e karrierës kriminale. I njohur si “Toto”, thuhet se ai e nisi karrierën si vrasës me pagesë. Ai u arratis në 1969 pasi u akuzua për vrasje të trefishtë. Por kjo nuk e ndaloi atë që të vazhdonte aktivitetin kriminal dhe luftërat mafioze në Siçili në 1980, ku humbën jetën mijëra njerëz dhe arriti të vendosej në krye të organizatës. Rina u dënua me burgim të përjetshëm; dënimi më i rëndë i dhënë në Itali. Cilësohet si mafiozi më i madh i historisë së Cosa Nostra-s italiane.

5. Ksie Kajping
Me siguri keni dëgjuar për Kumbarin. Tashmë mund të njiheni dhe me Kumbarën. Në Kongkuing, një qytet i madh në Kinë, me një popullsi prej afërsisht 30 milion banorësh, Ksie Kajping ndikoi fuqishëm në vend, për shumë vite. Një operacion antikrim i Pekinit në Kongkuing, ndaj mafias në 2009 tregoi se si Ksie, për vite të tëra, kishte drejtuar marrëveshje ilegale kumari ndërkohë që ruante lidhjet me policinë lokale dhe zyrtarë qeveritarë. Ajo zotëronte makina dhe vila të shumta luksoze dhe krenohej për haremin e saj ku qëndronin 16 djem të rinj. Ksie, 46 vjeçare, që ngjan më shumë me një kryeinfermiere se një femër kriminele, eventualisht u dënua me 18 vjet burg. Historitë rreth pushtetit dhe fuqisë së saj u bënë pjesë e programeve të shumta mediatike.

4. John Gotti
Ai është konsideruar gjerësisht si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm. “Zoti i modës” ishte bosi kriminal i familjes Gambino në mes të viteve ’80, dhe shpejt u bë i njohur si “Zoti Rezistenca” për shkak të aftësisë së tij për t’iu shmangur burgut. Akuzat, thuhej nga njerëzit e thjeshtë, nuk zgjidhnin gjë në rastin e tij. Kjo ishte deri në momentin që FBI–ja zbuloi një kryqëzatë të organizuar nga Goti, duke bërë që ai të arrestohej dhe të akuzohej për krime të ndryshme, duke përfshirë kontrabandë dhe vrasje. Eventualisht ai u dënua me burgim të përjetshëm në 1992 dhe qëndroi në burg deri në ditën e vdekjes së tij, të shkaktuar nga kanceri një dekadë më vonë.

3. Al Capone
Më shumë i njohur si “Njeriu me shenjë”, Al Capone ishte një gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit. Në një moshë fare të re, ai u bë anëtar i një bande në Nju Jork dhe merrej me aktivitete të ndryshme ilegale. I njohur për inteligjencën e tij të jashtëzakonshme, për dëshirën për të qenë i famshëm, ai njihej gjithashtu edhe si një person jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ekstremisht i dhunshëm. Orkestrimi i masakrës së Shën Valentinit në vitin 1929, në të cilin u vranë qindra mafiozë rivalë, e vërteton këtë tipar të tijin. Disa vite përpara se të vdiste, ai kryesoi një sindikatë të madhe krimi dhe u burgos nën akuzën e evazionit të taksave.

2. Griselda Blanco
E njohur si “Kumbara e Kokainës”, Griselda Blanco është një pioniere e tregtisë më të madhe të drogës në Majemi. Ajo e harxhoi fëmijërinë dhe adoleshencën e saj si një hajdute xhepash dhe prostitutë. Kur u rrit, ajo u padit nën akuzën e konspiracionit të drogës dhe u dënua me 10 vjet. Brenda burgut të Majemit, ajo vazhdoi të drejtonte biznesin e saj të kokainës me ndihmën e anëtarëve sekret.

1. Pablo Escobar
Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar kontrolli disa perandori droge dhe vrau mijëra njerëz në të gjithë botën. Ai udhëhoqi një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të frikshme në histori. Pablo zotëronte pushtet në disa rezidenca, linja ajrore dhe banda ushtarësh dhe kriminelësh. Ai punësoi disa vrarës për të vrarë oficerët e policisë që viheshin në ndjekje të tij dhe i paguante ata me miliona. Norma e krimit në Kolumbi u rrit ndjeshëm gjatë kohës së tij.

*T.O

Pse i urrejnë vampirët hudhrat

aglioVampirët në të kaluarën kanë qënë individ normal si e gjithë pjesa tjetër e popullësisë. Këtë e vërteton studimi i profesorit te kimisë ne Universistenin e Kalifornisë Prf. Wayne Tikkanen. Me evolimin e viteve vampirët kanë pësuar ndryshime të dukshme gjenetike në mishin e dhëmbëve. Si pasojë deshira e tyrë është të dalin vetëm në muzg.

Pacientët te cilësuar si Vampirë nuk mund të hanë hudhra pasi ato rrisin toksinat në gjak dhe përkeqëson simptomat e sëmundjes. Hudhra po ashtu është dhe kundra pickimit të mushkonjave pasi dhe ato janë të ndjeshme ndaj rritjes se toksinave në gjak dhe helmimin e tyre. Kështu hudhra është një ilaç mjaft efikas dhe bio shume i përshtatshëm kunder pickimit të mushkonjave.

Qeni qe nuhati kancerin

cuccioli_di_cane_3Thuhet se qente jane te afte ta nuhasin kur padroni i tyre semuret. Nje studim i shfaqur ne vitin 2006 ne “Integrative Cancer Therapies”, ka treguar per sistemin nuhates te qenve ne raste te semundjeve te tilla si kanceri. Testet ne fakt kane treguar se ne prani te njerezve te shendetshem dhe te tjereve te semure nga kanceri, disa qen jane ne gjendje te dallojne te semuret nga era e urines dhe frymemarrja.

U bene eksperimente me qente ne prani te personave te semure me kancer ne gjoks, mushkri, lekure dhe veshka. Rezultatet kane qene befasuese: per sa i perket kancerit te mushkerive qente e nuhaten ne 88 per qind te rasteve, perqindje qe per sa i perket kancerit te gjirit arrinte ne 97 per qind. Kjo mund te shpjegohet nga fakti se mund te kete elemente te kesaj semundjeje lehtesisht te dallueshme nga kafshet shtepiake. Sipas specialisteve behet fjale per nje studim interesant qe mund te hape rruge te reja ne kerkimet per kete semundje.

Historia e vërtetë e snajperit legjendar amerikan

CHRIS KYLEKYLE KYLE1“The American Sniper” ka patur shumë sukses në SHBA. Filmi i Clint Eastwood është në krye të gjithë klasifikimeve. Historia e Chris Kyle, snajperistit të Navy Seal që vrau 160 persona gjatë viteve të shërbimit në Irak, ka bërë shumë përshtypje tek publiku amerikan, e jo vetëm. Filmi dramatik i përfshirë në kandidaturat për çmimin Oskar “Snajperi amerikan”, i regjisorit Clint Eastwood, është i bazuar në historinë e vërtetë të Chris Kyle, i njësisë speciale të marinës Navy SEAL, i cili shërbeu katër herë rresht në Irak si snajper. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, Kyle shpëtoi jetë të panumërta ushtarësh amerikane dhe u bë i famshëm ndër miqtë dhe armiqtë për nishanin e tij të pagabueshëm. Ai mori nofkën “legjenda” dhe ishte marinsi më i dashur për ushtarakët amerikanë. Filmi eksploron kostot e luftës në psikikën njerëzore.
Chris Kyle, një ish-kauboj, konsiderohet si snajperisti më i efektshëm në historinë e gjatë të SHBA-së. Pentagon thotë se ai ka vrarë 160 vetë ndërsa ai vetë vlerëson se numri total i viktimave të tij ka qenë 255 vetë. Ushtria amerikane thotë se kryengritësit në Irak i vunë nofkën “djalli” dhe vendosën një çmim prej 20 mijë dollarësh për kokën e tij. Dukej se atë nuk e brente ndërgjegjja për viktimat e tij. “Çdo njeri që vrisja e konsideroja me bindje si të keq”, i tha ai BBC gjatë një intervistë. “Kur të përballem me Zotin, do të ketë shumë gjëra në llogarinë time, por asnjë prej vrasjeve që kam bërë nuk do të jetë aty”.

Filmi “Snajperi amerikan” nuk është në lidhje me trimërinë amerikane në luftë. Është një dramë që bën fjalë për dëmin emocional që lufta u shkakton edhe ushtarëve më të guximshëm dhe efikasë. Sa më shpesh që Chris, një baba dhe bashkëshort, rikthehet në luftë, aq më shumë pakësohet aftësia e tij të komunikojë me gruan dhe miqtë për eksperiencat e tij. Ky rreth vicioz e tërheq atë sërish drejt fushëbetejës. Ryan Galucci, zëvendës drejtor i “Veteranëve të Luftërave të Huaja”, thotë se kjo është një ndër traumat më të zakonshme që përjetojnë ushtarët. “Sapo je rikthyer nga një eksperiencë shumë e thellë, e cila është shumë e vështirë të vendoset në kontekstin e një civili normal. Prandaj mendoj se filma si ky janë të rëndësishëm për përpjekjet për pasqyrimin e emocioneve të pjesëmarrjes në një luftë dhe të rikthimit në shtëpi.” Aktori Bradley Cooper luan rolin kryesor të Chris Kyle, i cili gradualisht shkëputet nga vetvetja, dhe i shkatërruar përpiqet të rindërtojë jetën e tij. Aktrimi i tij i dha një nominim për Oskar si “Aktori më i Mirë”. Chris Kyle u vra në shkurt 2013 nga një tjetër veteran, i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike (PTSD). Bashkëshortja e tij thotë se filmi i shërbeu asaj si një katharsis. “Kisha pak paqe brenda meje përpara se të shkoja për të parë filmin, por kur dola kuptova se çfarë barre më ishte hequr, barrë të cilën e kisha mbajtur me vete gjithë këtë kohë. Ata e kanë pikasur historinë, dhe vetë Chris, me gjithçka që ai ishte, me të mirat dhe të këqijat. Tashmë është diçka e hapur për gjithë botën që ta shohë, dhe kjo është diçka e bukur.”

Në film tregohet biografia e Kyle. Burimi kryesor për Eastwood ka qenë libri që ka publikuar vetë Navy Seal në 2013-ën (titulli i librit ishte American Sniper), i cili u bë një best seller vetëm pak para se Kyle të vritej nga një veteran i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike. Por cilat janë episodet reale në film dhe cilat janë të krijuara? Revista “TIME” ka folur me skenaristin e filmit, Jason Hall dhe ka rindërtuar historinë.


Chris Kyle rekrutohet nga Navy Seal pas një ndarje me të fejuarën në moshën 30-vjeçare

Kyle ishte pjesë e rodeo (sport tradicional në Meksikë). Në kujtimet e tij ai tregon se lëvizte nga njëri qytet në tjetrin për të marrë pjesë në gara. U detyra që të heqë dorë nga ky aktivitet pas rrëzimit në tokë nga një kalë i egër.  Ai episod i shkaktoi dëmtime të shumta, thyerje të kyçit të dorës ku më pas i vendosën hekura.  Ky ishte motivi që e detyroi të trokiste në dyert e Marinës dhe jo ndarja nga e fejuara. Në libër shkruan se stërvitjen e parë e bëri në vitin 1999. Kishte lindur në 1974. Kjo tregon se ka hyrë në Navy Seal 25 vjeç dhe jo 30 siç tregohet në film.

Chris Kyle qëlloi një fëmijë iraken që tentoi të hidhte granata ushtarëve amerikanë

Filmi nis me skenën ku Kyle duhet të vendosë nëse duhet të qëllojë apo jo një fëmijë. Një grua del prej shtëpisë gjatë një rrethimi amerikan në një qytet iraken. Ajo i jep një granatë fëmijës duke e detyruar që ta hedhë në drejtim të ushtarëve amerikanë. Kyle është i detyruar ta vrasë, të njëjtën gjë bën edhe me gruan. Kjo është ajo çka shihet në film.  E vërteta në fakt qëndron ndryshe. Kyle vrau gruan dhe jo fëmijën. Në një intervistë tek Time në 2013-ën, ai tregon se nuk donte ta vriste gruan, por ishte i detyruar të mbronte ushtarët amerikanë.

Chris Kyle dhe gruaja e tij Taya u martuan pas misionit të tij të parë në Irak

Chris dhe Taya u takuan pak kohë pas hyrjes së tij në Marinë. Pas disa kohësh ata u martuan. E gjithë kjo ndodhi para se Chris të ikte me mision në Irak. Taya lindi dy fëmijë gjatë misioneve të Chris, një djalë dhe një vajzë.

Chris Kyle vret një snajperist iraken me emrin Mustafa

Sipas skenaristit Jason Hall, një snajperist me emrin  Mustafa ekzistonte me të vërtetë. Si Kyle, edhe ai kishte marrë famë si i pa gabueshëm në terren. Çdo goditje e përqendruar mbi 800 metra i atribuohej atij. Kyle nuk e përmend atë në libër. Kur Hall e pyeti Kyle për këtë mangësi, ai u përgjigj se ai i kishte vrarë një prej miqëve të tij më të mirë dhe nuk  dëshironte ta vendoste emrin e tij në libër. Në film, Chris ndjek Mustafain për ta vrarë dhe ia arrin qëllimit me një goditje të vetme në misionin e tij të katërt në tokën irakene. Në të vërtetë, Kyle ka rrëfyer gjithmonë se e ka vrarë Mustafain, por asnjëherë nuk ka qenë i sigurtë. Ka treguar gjithashtu se ka dëgjuar zëra se Mustafai është ende i gjallë.

Chris dhe Taya u ndanë gjatë një telefonate ku ai ndodhej në një konflikt me armë

Në film, Taya telefonoi Chris për t’i thënë se ishte shtatzënë. Në ato momente Kyle ndodhej në një konflikt me armë zjarri dhe nuk mundi të bisedojë me të.  Ndryshe nga çfarë tregohet në film, Chris nuk mundi të fliste me Taya. Ai u lidh me të vetëm pas pesë ditësh, për gjithë ato orë ajo e mendoi atë të vdekur.

Kishte një shifër për kokën e Kyle?

E vërtetë. 20.000 dollarë i ofroheshin personit që do të vriste Chris Kyle. Armiqtë do ta njihnin nga tatuazhi që kishte në krah. Në të vërtetë ekzistonte kjo shumë për të gjithë snajperistët amerikanë dhe jo vetëm për të.

Kyle dhe Navy Seals ndiqnin një kryerebel të quajtur ‘Kasapi’

Nuk është e vërtetë. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe Kyle nuk e ka përmendur në librin e tij. është vendosur në skenari e filmit si shtesë.

Chris Kyle u vra nga një marins që kërkonte të ndihmonte në Texas

Pas misionit ët tij të fundit në Irak, Kyle u largua nga Marina dhe krijoi një shoqëri të vogël që krijonte mhete për ushtrimet fizike në shtëpitë e veteranëve. Ndonjëherë kalonte edhe kohen me grupet e tyre.  I çonte për të bërë qitje ose i nxiste për të treguar eksperiencat e tyre të luftës dhe kthimit në shtëpi. Nëna e marinsit Eddie Ray Routh zbuloi këto aktivitete dhe i kërkoi atij të ndihmonte të birin i cili vuante nga Sindroma Post Traumatike e Stresit, sëmundja e famshme e veteranëve. Kyle e çoi të bënte qitje dhe Routh qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur. Gjyqi i tij nis muajin që vjen.

“The American Sniper” ka patur shumë sukses në SHBA. Filmi i Clint Eastwood është në krye të gjithë klasifikimeve. Historia e Chris Kyle, snajperistit të Navy Seal që vrau 160 persona gjatë viteve të shërbimit në Irak, ka bërë shumë përshtypje tek publiku amerikan, e jo vetëm. Filmi dramatik i përfshirë në kandidaturat për çmimin Oskar “Snajperi amerikan”, i regjisorit Clint Eastwood, është i bazuar në historinë e vërtetë të Chris Kyle, i njësisë speciale të marinës Navy SEAL, i cili shërbeu katër herë rresht në Irak si snajper. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, Kyle shpëtoi jetë të panumërta ushtarësh amerikane dhe u bë i famshëm ndër miqtë dhe armiqtë për nishanin e tij të pagabueshëm. Ai mori nofkën “legjenda” dhe ishte marinsi më i dashur për ushtarakët amerikanë. Filmi eksploron kostot e luftës në psikikën njerëzore.Chris Kyle, një ish-kauboj, konsiderohet si snajperisti më i efektshëm në historinë e gjatë të SHBA-së. Pentagon thotë se ai ka vrarë 160 vetë ndërsa ai vetë vlerëson se numri total i viktimave të tij ka qenë 255 vetë. Ushtria amerikane thotë se kryengritësit në Irak i vunë nofkën “djalli” dhe vendosën një çmim prej 20 mijë dollarësh për kokën e tij. Dukej se atë nuk e brente ndërgjegjja për viktimat e tij. “Çdo njeri që vrisja e konsideroja me bindje si të keq”, i tha ai BBC gjatë një intervistë. “Kur të përballem me Zotin, do të ketë shumë gjëra në llogarinë time, por asnjë prej vrasjeve që kam bërë nuk do të jetë aty”.

Filmi “Snajperi amerikan” nuk është në lidhje me trimërinë amerikane në luftë. Është një dramë që bën fjalë për dëmin emocional që lufta u shkakton edhe ushtarëve më të guximshëm dhe efikasë. Sa më shpesh që Chris, një baba dhe bashkëshort, rikthehet në luftë, aq më shumë pakësohet aftësia e tij të komunikojë me gruan dhe miqtë për eksperiencat e tij. Ky rreth vicioz e tërheq atë sërish drejt fushëbetejës. Ryan Galucci, zëvendës drejtor i “Veteranëve të Luftërave të Huaja”, thotë se kjo është një ndër traumat më të zakonshme që përjetojnë ushtarët. “Sapo je rikthyer nga një eksperiencë shumë e thellë, e cila është shumë e vështirë të vendoset në kontekstin e një civili normal. Prandaj mendoj se filma si ky janë të rëndësishëm për përpjekjet për pasqyrimin e emocioneve të pjesëmarrjes në një luftë dhe të rikthimit në shtëpi.” Aktori Bradley Cooper luan rolin kryesor të Chris Kyle, i cili gradualisht shkëputet nga vetvetja, dhe i shkatërruar përpiqet të rindërtojë jetën e tij. Aktrimi i tij i dha një nominim për Oskar si “Aktori më i Mirë”. Chris Kyle u vra në shkurt 2013 nga një tjetër veteran, i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike (PTSD). Bashkëshortja e tij thotë se filmi i shërbeu asaj si një katharsis. “Kisha pak paqe brenda meje përpara se të shkoja për të parë filmin, por kur dola kuptova se çfarë barre më ishte hequr, barrë të cilën e kisha mbajtur me vete gjithë këtë kohë. Ata e kanë pikasur historinë, dhe vetë Chris, me gjithçka që ai ishte, me të mirat dhe të këqijat. Tashmë është diçka e hapur për gjithë botën që ta shohë, dhe kjo është diçka e bukur.”

Në film tregohet biografia e Kyle. Burimi kryesor për Eastwood ka qenë libri që ka publikuar vetë Navy Seal në 2013-ën (titulli i librit ishte American Sniper), i cili u bë një best seller vetëm pak para se Kyle të vritej nga një veteran i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike. Por cilat janë episodet reale në film dhe cilat janë të krijuara? Revista “TIME” ka folur me skenaristin e filmit, Jason Hall dhe ka rindërtuar historinë.

Chris Kyle rekrutohet nga Navy Seal pas një ndarje me të fejuarën në moshën 30-vjeçare

Kyle ishte pjesë e rodeo (sport tradicional në Meksikë). Në kujtimet e tij ai tregon se lëvizte nga njëri qytet në tjetrin për të marrë pjesë në gara. U detyra që të heqë dorë nga ky aktivitet pas rrëzimit në tokë nga një kalë i egër.  Ai episod i shkaktoi dëmtime të shumta, thyerje të kyçit të dorës ku më pas i vendosën hekura.  Ky ishte motivi që e detyroi të trokiste në dyert e Marinës dhe jo ndarja nga e fejuara. Në libër shkruan se stërvitjen e parë e bëri në vitin 1999. Kishte lindur në 1974. Kjo tregon se ka hyrë në Navy Seal 25 vjeç dhe jo 30 siç tregohet në film.

Chris Kyle qëlloi një fëmijë iraken që tentoi të hidhte granata ushtarëve amerikanë

Filmi nis me skenën ku Kyle duhet të vendosë nëse duhet të qëllojë apo jo një fëmijë. Një grua del prej shtëpisë gjatë një rrethimi amerikan në një qytet iraken. Ajo i jep një granatë fëmijës duke e detyruar që ta hedhë në drejtim të ushtarëve amerikanë. Kyle është i detyruar ta vrasë, të njëjtën gjë bën edhe me gruan. Kjo është ajo çka shihet në film.  E vërteta në fakt qëndron ndryshe. Kyle vrau gruan dhe jo fëmijën. Në një intervistë tek Time në 2013-ën, ai tregon se nuk donte ta vriste gruan, por ishte i detyruar të mbronte ushtarët amerikanë.

Chris Kyle dhe gruaja e tij Taya u martuan pas misionit të tij të parë në Irak

Chris dhe Taya u takuan pak kohë pas hyrjes së tij në Marinë. Pas disa kohësh ata u martuan. E gjithë kjo ndodhi para se Chris të ikte me mision në Irak. Taya lindi dy fëmijë gjatë misioneve të Chris, një djalë dhe një vajzë.

Chris Kyle vret një snajperist iraken me emrin Mustafa

Sipas skenaristit Jason Hall, një snajperist me emrin  Mustafa ekzistonte me të vërtetë. Si Kyle, edhe ai kishte marrë famë si i pa gabueshëm në terren. Çdo goditje e përqendruar mbi 800 metra i atribuohej atij. Kyle nuk e përmend atë në libër. Kur Hall e pyeti Kyle për këtë mangësi, ai u përgjigj se ai i kishte vrarë një prej miqëve të tij më të mirë dhe nuk  dëshironte ta vendoste emrin e tij në libër. Në film, Chris ndjek Mustafain për ta vrarë dhe ia arrin qëllimit me një goditje të vetme në misionin e tij të katërt në tokën irakene. Në të vërtetë, Kyle ka rrëfyer gjithmonë se e ka vrarë Mustafain, por asnjëherë nuk ka qenë i sigurtë. Ka treguar gjithashtu se ka dëgjuar zëra se Mustafai është ende i gjallë.

Chris dhe Taya u ndanë gjatë një telefonate ku ai ndodhej në një konflikt me armë

Në film, Taya telefonoi Chris për t’i thënë se ishte shtatzënë. Në ato momente Kyle ndodhej në një konflikt me armë zjarri dhe nuk mundi të bisedojë me të.  Ndryshe nga çfarë tregohet në film, Chris nuk mundi të fliste me Taya. Ai u lidh me të vetëm pas pesë ditësh, për gjithë ato orë ajo e mendoi atë të vdekur.

Kishte një shifër për kokën e Kyle?

E vërtetë. 20.000 dollarë i ofroheshin personit që do të vriste Chris Kyle. Armiqtë do ta njihnin nga tatuazhi që kishte në krah. Në të vërtetë ekzistonte kjo shumë për të gjithë snajperistët amerikanë dhe jo vetëm për të.

Kyle dhe Navy Seals ndiqnin një kryerebel të quajtur ‘Kasapi’

Nuk është e vërtetë. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe Kyle nuk e ka përmendur në librin e tij. është vendosur në skenari e filmit si shtesë.

Chris Kyle u vra nga një marins që kërkonte të ndihmonte në Texas

Pas misionit ët tij të fundit në Irak, Kyle u largua nga Marina dhe krijoi një shoqëri të vogël që krijonte mhete për ushtrimet fizike në shtëpitë e veteranëve. Ndonjëherë kalonte edhe kohen me grupet e tyre.  I çonte për të bërë qitje ose i nxiste për të treguar eksperiencat e tyre të luftës dhe kthimit në shtëpi. Nëna e marinsit Eddie Ray Routh zbuloi këto aktivitete dhe i kërkoi atij të ndihmonte të birin i cili vuante nga Sindroma Post Traumatike e Stresit, sëmundja e famshme e veteranëve. Kyle e çoi të bënte qitje dhe Routh qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur. Gjyqi i tij nis muajin që vjen.

*T.O

Rama për 21 janarin: Asgjë veç drejtësisë

21 janariKatër vite nga demonstrata e 21 janarit 2011, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vendet ku u vranë 4 viktimat e 21 janarit.

Rama i zhvilloi homazhet së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit, pas takimit që zhvilloi në Kryeministri me këta të fundit.

Kryeministri Rama dhe familjarët vendosën lule dhe mbajtën një minutë heshtje në vendet ku u vranë 4 protestuesit e 21 janarit.

Kryeministri thekson se asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin.Më pas, nëpërmjet një potimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkroi se, për 21 janarin është koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë.

“Me familjarët e 21 janarit. Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!”, shkruan Kryeministri Rama.

Katër vjet më parë, pas një proteste të opozitës së atëhershme, u vranë para kryeministrisë 4 persona, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Përdoruesit e Facebook gjenerojnë 227 miliard $

Facebook a pagamentoSipas një raporti të ri ndërtuar nga Facebook udhëhequr nga Deloitte (kompania britanike e shërbimeve profesionale), rrjeti social ka një impakt global në ekonomi i cili llogaritet në vlerën e 227 miliard dollarëve duke krijuar në mënyrë indirekte 4.5 milion vende punë vetëm në 2014.

 

“Nga hulumtimi ynë, mund të vërejmë sesi Facebook luan një rol të rëndësishëm në ekonominë globale duke krijuar mundësi të reja nga ndërtimi i marrëdhënieve mes bizneseve dhe individëve për të sjellë njëkohësisht shembjen e barrierave të reklamimit dhe stimulimit të inovacionit,” tha Joylon Barker, shefi i divizionit të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit pranë Deloitte.

 

Deloitte thotë se Facebook gjeneron një aktivitet ekonomik përmes mjeteve të saj të marketingut dhe jo vetëm por edhe përmes platformave të saj të aplikacioneve. Mos të harrojmë edhe faktin se përdoruesit për të aksesuar rrjetin social u duhet të konsumojnë shërbime të internetit dhe të të dhënave.

 

Impakti më i lartë vihet re në Amerikën e Veriut me një aktivitet ekonomik me vlerë prej 104 miliard dollarësh, ndjekur nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika mes 64 miliard dollar në total së bashku.