Vuçiç në Tiranë, policia në gatishmëri të plotë

rama vucicNjë ditë nga vizita e kryeministrit serb në Tiranë, policia thotë se ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen si dhe nga sot ka kaluar në gatishmëri të plotë.

Gjithashtu bëhen publike disa masa që do të ndëmerren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Do të angazhohen edhe efektivë të antiterrorit.

Në orën 11.00  Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni do të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, për t’iu drejtuar Pallatit të Brigadave, ku në 11.30 homologu Edi Rama do ta presë në një ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, si shenjë reciprocitet, e mirëprotjes së kryeministrit shqiptar në pallatin Serbska gjatë viziës së tij në Beograd.

Do të bllokohet lëvizja në hyrje të autostradë si dhe asnjë mjet nuk do të qëndrojë i parkuar pranë ambasadës serbe.

Policia sugjeron qytetetarët të shmangin lëvizjen  me mjetet e tyre dhe të përdorin transportin publik dhe biçikletat, ndërsa paralajmëron se çdo mjet qe do gjendet në rrugekalimin e delegacionit do konsiderohet i rrezikshem dhe do bëhet bllokimi me karotrec”

Përfundon takimi i Gruevskit dhe Zaev për negociatat në Strasburg

maqedoniaNë Klubin e Deputetëve në Shkup përfundoi takimi dyorësh i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.

Në takimin e sotëm, ku si vëzhgues morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, Gruevski dhe Zaevi informuan Ahmetin dhe Thaçin për bisedat e javës së kaluar në Strasburg, ku ndërmjetësuan eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe eurokomisioneri i Zgjerimit, Johanes Han.

Hollësira tjera nga takimi i sotëm nuk janë bërë të ditura.

U paralajmërua një takim i i ri i liderëve në fillim të javës së ardhshme, por pa një datë të saktë.

Blushi: Diplomacia jonë amatore

ben blushiDeputeti Ben Blushi e quan diplomacinë shqiptare “amatore”. Lidhur me Turqinë e vizitën e presidentit turk, Blushi tha se qeveria jep premtime që s’mund të mbahen dhe kërkon gjëra që nuk duhen.

Blushi kritika dhe për qëndrimin diplomatik nga Shqipëria drejt Maqedonisë

Fjala e plote e Ben Blushit

Ben Blushi: Ditët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara me material diplomatik, që na ka përfshirë. E kam fjalën për efektet që la vizita e presidentit turk në Shqipëri. Nuk dua të flas për shijen e keqe që la ajo vizitë.

Por nuhatja më thotë se Shqipëria për një politikë të jashtme relativisht amatore nuk është sot në pozitat që duhet të ishte në rajon. Ka pozita më të dobëta.

Është në ditët e veta më të mira në raporte me Turqinë. Për shkak se janë bërë premtime që qeveria shqiptare nuk i mban dot, e që ndoshta s’do duhet t’i kishte bërë dhe është vendi këtu për të thënë që një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer më shumë javën e kaluar është që i kemi kërkuar republikës së Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë.

A kemi ne sedër si komb, a mund të lejojmë ne që parlamentin tonë ta ndërtojë një shtet tjetër kushdo qoftë ai? 

Nëse kemi 12 milionë euro të ndërtojmë një stadium në Shkodër, kemi 5 mln euro për një staudim në Elbasan, kemi 20 mln euro për të investuar në Durrës dhe s’paskemi ne 30 milionë euro për të bërë parlamentin e Shqipërisë dhe ta kërkojmë borxh tek Turqia apo Franca, apo te Gjermania nuk ka rëndësi.

Parlamenti i një vendi është simboli i sovranitetit.

Kur nuk je sovran nuk mund të kesh parlament. Dhe deri në vitin 1912 nuk kemi pasur parlament se nuk ishim vend sovran.

Parlamenti ynë ishte në Stamboll. E për çfarë duhet ta marrim borxh parlamentin ?  Unë jam kundra kësaj. Të kërkojë borxh qeveria për çdo gjë, edhe për rrugë, edhe për energji, edhe për ujë por jo për parlament.

Për shkak të amatorizmit futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët dhe ndoshta ky është rasti me Turqinë. Bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që nuk duhet të kërkojmë.

…

“Mund të kishim një politikë të jashtme më të mirë, mund të kishim një vështrim strategjik. Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën. Nuk mund të ngatërrohet. Politika jonë e jashtme nuk m und të jetë e mbushur me fishekzjarre. Mund të bëjmë politikë të jashtme duke i dhënë model rajonit, duke qenë shtet I fortë demokratik dhe ekonomikisht I vetëmjaftueshëm”

o.news

Një fëmijë rohingya në kampin e refugjatëve Kuala Langsa, në Indonezi

Një fëmijë rohingya në kampin e refugjatëve Kuala Langsa, në Indonezi. Beawiharta, Reuters/Contrasto
Një fëmijë  rohingya në kampin e refugjatëve Kuala Langsa, në Indonezi. Beawiharta, Reuters/Contrasto
Një fëmijë rohingya në kampin e refugjatëve Kuala Langsa, në Indonezi. Beawiharta, Reuters/Contrasto

13.4 vjet burg Bitrajt dhe 10 vjet Bruzisë për vjedhjen e BSH-së

Leket_shqiptareGjykata e Tiranës sapo ka dhënë vendimin për Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzian të akuzuar për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.

Togat e zeza kanë vendosur që Ardian Bitraj, ish- punonjës i Thesarit të dënohet me 13.4 vite burg, ndërsa Mimoza Bruzia me 10 vite burg.

Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë u shënua në qershor të vitit që shkoi.

Dhe për këtë ngjarje u vu në pranga edhe Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili tashmë hetohet në gjendje të lirë.

Bojaxhi denoncon: Benotizuan Tiranën

bojaxhiJanë plot 700 mijë metra katrorë tokë që klasa politike me konsensus të plotë që nga viti 2004, ja ka marrë Parkut të Liqenit, duke e kthyer në zonë të lirë për ndërtime.

Denoncimi ka ardhur nga kadidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi.

Sipas kandidatit Bojaxhi, nëse plani rruegullues i Tiranës nuk ndalet shumë shpejt sipas tij nuk do të ketë më as liqen dhe as park.

Ndaj ai u ka bërë thirrje qytetarëve që me votë në 21 qershor të vendosin, që Tirana të mos cilësohet si hambar i braktisur.

Të jetosh me dy zemra

vajza spitalE lindur me nje kardiomiopati (semundja e muskolit kardiak), Hannah Clark-ut, qe sot eshte 17 vjec, iu desh t’i nenshtrohej nje transplanti ne zemer ne vitin 1995. Qe nga ai moment, ne gjoksin e saj, nje zemer e transplantuar ndihmonte ate te semuren te pompoje gjakun ne organizem.

Pikerisht keshtu, Hanna jetoi me dy zemra. Pastaj papritur, pas disa vjetesh, trupi i saj e refuzoi transplantin. Ne vitin 2006, kirurget eksperimentuan te Hannah nje operacion qe nuk ishte realizuar kurre me pare: hoqen zemren e dyte dhe kontrolluan nese zemra e vertete e vajzes ishte ne gjendje te funksiononte vete. Si nje mrekulli, ajo funksionoi. Zemra e Hannah kishte mundur te clodhej per disa vjet, duke u forcuar dukshem: tani ishte ne gjendje te niste punen e vetme.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për Tonight!

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për Tonight Ilva Tare tha se konflikti ndëretnik është shkatërrimtare për Maqedoninë. Nishani tha se ngjarjet në Kumanovë nuk janë transparente dhe për ketë duhet edhe një hetim i detajuar, madje edhe një hetim ndërkombëtar.

Bujar Nishani: Konflikti ndëretnik do të ishte shkatërrimtar për Maqedoninë. Shqipëria ka mbështetur integrimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh ekzistencën e faktorit shqiptar si një faktor shtetformues. Shqipëria ka një politikë të jashmte te konsoliduar dhe kanë përkrhahur angazhimet e saj në proceset euroatlantike.

Rasti i Kumanovës ku u tentua që problemet e lindura të identifikohen si një përplasje ndëretnike duke vendosur një dallim mes maqedonasve dhe shqiptarë, pra një tentative për ta profilizuar ishte i gabuar dhe ky ka qenë shqetësimi im, por edhe i ndërkombëtarëve. Cështjet e bashkëjetësës ndëretnike duhet të mbeten si një aset që duhet të rruhen. kurse konflitet e fundit nuk mund të shpërbejnë për të kamufluar

Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt. Ne nuk kemi informacione mbi pasojat që pati popullata civile. Kjo duhet të hetohet me hollësi dhe të bëjë publike cdo detaj të asaj ngjarje. Ne hetim të përfshihen edhe aktorë ndërkombëtare. Autoritetet maqedonase kanë për detyrë të bëjën transparent situatën e personave që janë ndaluar, a ka civilë, sip o trajtohen. Ai që ka kryer krime duhet të jetë përgjegjës.

Shqiptari i vrarë në Siri, zbardhet dosja hetimore

isisErvin Hasanaj është shqiptari i radhës që vritet në Siri ndërsa familja e tij mbahet ende peng. Lajmi për vdekjen e tij u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.

Edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, e  konfirmoi rastin për të cilin tha se po hetohet intesivisht.

Saimir Tahiri: Nuk është në çështjet më të lehta për tu verifikuar, ndërkohë mbajmë kontakte të vazhdueshme edhe me familjarë të të gjithë shtetasve që figurojnë në listën tonë paraprake të atyre që janë nisur oër të luftuar jashtë Shqipërisë. Informacion më të hollësishëm për këtë nuk mund tju jap pasi informacioni konfirmohet cast pas çasti.

Ora News ka siguar raportin e intinerarit  që Ervin Hasanaj dhe familja e tij ndoqi nga Shqiperia drejt Turqisë, për të përfunduar në Siri. Të dhënat e siguara në rrugë operative nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorise se antiterrorist.

Duke ju referuar këtij materiali mësohet se :

Personi që ka shoqëruar familjen e Hasanajt drejt Sirisë ka qenë kunati i tij Altin Beka. Më datë 11.11.2013, ai bashkë me të ëmën dhe  motren e dy vajzat të mitura kanë udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejte Stambollit. Rezulton se pas 6 ditësh qëndrim, Beka dhe e ëma  e tij janë kthyer në Shqipëri.

Mesdohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013.

Hetuesit thonë në këtë raport të detajuar se : “Nuk kemi informacion nëse ata kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë.

Në raport përmendet dhe emri i imamit të xhamise së Mzezit Bujar Hysa, i akuzuar për rekrutim të shqiptarëve drejt Sirisë.

Më datë 11.nentor 2013,rreth ores 21.27, Bujar Hysa kontaktohet në telefon nga Altini Beka, i cili njofton Hysën se në Hatai kanë mberritur njerezit dhe se ai nuk ka vajtur t’i presë. B. Hysa jep një tjetër adresë qëndrimi derisa të lidhet me personat përgjegjës.

Nexhmije Beka, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk -Tiranë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk eshte  kthyer.

Megjithëse mbetet ende e paqartë arsyeja,  bashkëshortja me dy vajzat e mitura tashmë mbeten shtetase të Isis.

*ora news

Takimi rajonal për terrorizmin, Tahiri: Do ngremë grupe hetimore të përbashkëta

saimir-tahiriDo të nisë nesër nje takim rajonal në nivel ministrash të Brendshëm për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe koordinimin mes shteteve për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen.

Në takim, i cili pason atë të organizuar muajin e kaluar në Uashington nga Departamenti Amerikan i Shtetit, do të marrin pjesë 12 vende, ku përveç atyre të Ballkanit Perëndimor, do të jenë edhe shtete anëtarë të BE si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qe përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall.

Në një intervistë te henen për Zërin e Amerikës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shpjegoi se, “Pas Samitit që u organizua në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington me asistencën e presidentit Obama, ku u adresuan çështjet e sfidës globale që kemi për t’u përballur me ekstremizmin e dhunshëm, pasojmë me këtë Samit Rajonal të Ministrave të Brendshëm që organizohet në Shqipëri. Kjo ka një vlerë simbolike jo vetëm për faktin që Shqipëria gjerësisht konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por gjithashtu ka dhe vlerë për të vazhduar atë që kemi nisur lidhur me koordinimin e energjive dhe të forcës të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri dhe në rajon për adresimin e këtyre çështjeve”.

“Ne kemi përcaktuar disa objektiva bazë, që janë objektiva jo vetëm të Shqipërisë, janë objektiva jo vetëm të rajonit, por janë objektiva të të gjitha vendeve që janë bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Së pari ne kemi rënë dakord që qasja ndaj terrorizmit duhet të jetë një qasje e përgjithshme dhe jo vetëm një qasje force. Pra, me qasje të përgjithshme kam parasysh përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër varfërisë, përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër injorancës dhe mungesës së arsimit, përpjekjet që duhet të bëjmë për forcimin e zhvillimit ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, e pastaj sigurisht përpjekjet që duhet të bëjmë në kuadër të punës që bëjnë agjencitë ligjzbatuese që nga shkëmbimi informacionit deri tek aksionet e përbashkëta”, u shpreh ministri Tahiri.

Ministri Tahiri tha se, “Ne kemi rënë dakord në këtë samit rajonal të bashkohemi dhe të bëjmë një axhendë pune të përbashkët të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit për të adresuar këtë sfidë në mënyrë të përbashkët, për të koordinuar hapat në mënyrë konkrete dhe për t’i konsideruar çështjet e secilit vend, si çështje të të gjithëve në mënyrë që nga njëra anë të shkëmbejmë informacion intensivisht dhe në kohë reale dhe nga ana tjetër ta adresojmë ekstremizmin e dhunshëm në mënyrë të përbashkët bashkë me partnerët Europian dhe sigurisht me Shtete e Bashkuara të Amerikës”.

Duke u ndalur ne veprimet konkrete ne bashkëveprim me vendet fqinjë ministri Tahiri shpjegoi se, “Kemi rënë dakord që të përpunojmë një seri masash preventive në raport me qasjen e kontrollit në pikat kufitare. Pra në qoftë se një vend si Shqipëria ka masa të përforcuara të kontrollit preventive në kufij dhe një vend marr shembull si Maqedonia ka qasje më të relaksuar në lidhje me lëvizjen e qytetarëve, kemi rënë dakord që të kemi një standard minimal për kontrollin preventiv të qytetarëve në mënyrë që nga njëra anë të shkëmbejmë informacion dhe nga ana tjetër të bëjmë të mundur parandalimin ose detektimin e atyre që nisen e vijnë nga një luftë si kjo që thashë”.

“Kemi rënë dakord, vijoi ai, për ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta dhe kemi filluar ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta. Një ndër to është sigurisht grupi hetimor që ka ngritur Shqipëria me Italinë dhe shtatë apo tetë vende të tjera të Bashkimit Europian, sepse se mendojmë që veprimet hetimore të përbashkëta ndërmjet nesh dhe agjencive ligjzbatuese të tjera në Bashkimin Europian, me asistencën e ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na ndihmon që të kemi qasje holistike në raport me hetimet që duhet të kemi ndaj këtyre shtetasve”, tha Tahiri.

Duke evidentuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Komunitetin Mysliman, Tahiri tha se, edhe Komuniteti Mysliman ka ndihmuar me informacion lidhur me vende të praktikimit të fesë të cilat nuk janë të përfshira në katalogun zyrtar të praktikantëve të fesë në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, asnjë vend nuk është i lirë nga kërcënimi i ekstremizmit, kurrë nuk mund të themi që kjo është një sfidë që përballohet njëherë e mirë e pastaj nuk ke më probleme. Për sa kohë ka fluks ekstremizmi për cilëndo arsye, qoftë kjo fetare, qoftë kjo jofetare, gjithmonë do të ketë punë për agjencitë ligjzbatuese, por mbi të gjitha do të ketë punë për qytetarët, komunitetet lokale, komunitetet fetare. Sepse përpjekja për të adresuar ekstremizmin e dhunshme, cilado qoftë arsyeja e motivimit të tij, mbetet një përpjekje konstante e shoqërive në tërësi, dhe pastaj e qeverive dhe e agjencive ligjzbatuese”, u shpreh Tahiri.