Në deklaratën e tij gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Vuçiç tha se ky takim synon të tregojë se pala serbe “dëshiron marrëdhënie të mira të miqësisë mes dy vendeve dhe po ashtu marrëdhëniet politike mund të jenë të mira”.
Duke theksuar angazhimin për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, Vuçiç kërkoi bashkëpunim me palën shqiptare për të punuar mbi projekte të përbashkëta sidomos në infrastrukturë. Këtu kreu i qeverisë serbe iu referua ndërtimit të rrugës Durrës-Nish, e cila tha ai, do ta bashkonte Serbinë me Shqipërinë dhe anasjelltas.
Po ashtu Vuçiç tha se me homologun Rama bisedoi dhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Bashkimi Evropian dhe Zvicra nënshkruan në Bruksel një marrëveshje mbi transparencën fiskale, gjë që shënon fundin e sekretit bankar zviceran për residentët e Bashkimit Evropian, njofton Komisioni Evropian.
“Bëhet fjalë për një tjetër goditje ndaj atyre që iu shmangen taksave dhe një hap më shumë drejt një taksimi më të drejtë në Evropë”, theksoi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me Fiskalitetin.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar sot, Bashkimit Evropian dhe Zvicra do të shkëmbejnë automatikisht informacione mbi llogaritë e residentëve të tyre respektiv duke nisur nga viti 2018.
Çdo vit, shtetet anëtare do të marrin emrat, adresat, numrat e identifikimit fiskal dhe datën e lindjes së residentëve të tyre që posedojnë llogaritë në Zvicër, si dhe informacione të tjera mbi aktivet financiare dhe bilancet e llogarive.
Kryeministri serb u prit me nderimet e larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar. Më pas dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama vijuan me takimin dypalësh të delegacioneve.
Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në aeroportin e “Nënë Tereza” ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Më pas delegacioni u nis drejt Pallatit të Brigadave ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.
Vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri blindoi Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë.
Aurora Allushaj
Çdo ditë opinioni publik informohet deri në detajet më të vogla për veprat penale që tashmë janë bërë si një zinxhir i gjatë dhe i trishtuar i vdekjes dhe zisë. Duket sikur detajet më të frikshme të këtyre ngjarjeve nuk bëjnë më bujë.
Rregulli i profesionit thotë se gazetarët duhet të tregojnë gjithçka. E vërteta duhet absolutisht të stampohet në faqet e gazetës. Duhet të zgjidhen fragmentet më të frikshme, duhet të tregohen njollat e gjakut në mure dhe armët e gjakosura të krimeve. Duhet të ndalet deri në ekzagjërim në detajet dhe në dinamikën e një vrasje apo vetëvrasje. Asgjë nuk duhet të ndikojë tek e drejta e shenjtë për t’u informuar. Nëse nuk do të ndiqej kjo linjë, nuk do të quheshim profesionalisht të besueshëm. Gazetaria nuk do të ishte më një detyrë. Gazetarët nuk do të quheshim të aftë për informim.
Disa dyshime lindin nga “arroganca” e këtyre deklaratave. është e mundur që e vërteta, për tu thënë dhe kuptuar plotësisht ka nevojë për këto mbështetje morboze? Është e nevojshme të provokojmë goditje të fortë emocionale për ta bërë shkrimin më të lexueshmëm dhe për të shtuar kështu edhe numrin e shitjeve të gazetës? Lexuesi, radio dëgjuesi, teleshikuesi a kanë në të vërtetë nevojë për këtë shtesë morboziteti? Si është e mundur që të besojmë se ata nuk kanë inteligjencë të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht një vepër penale nëpërmjet një artikulli me të dhënat themelore? Janë disa pyetje në kërkim të përgjigjeve.
Ndoshta profesionalizmi gazetaresk lulëzon në një tjetër përgjegjësi, ka një tjetër frymë njerëzore dhe etike sidomos kur është fjala për të treguar akte që shkatërrojnë individët dhe familjet. Ndoshta këto detaje nuk bëjnë mirë as për informatorin.
Kjo është një çështje që ka ngjallur debat prej kohësh midis gazetarëve dhe publikut të gjerë. Nuk është rasti për të krijuar një listë me emra të mirë dhe të këqinj, sepse puna e të dëgjuarit dhe rrëfyerit të historive është e vështirë për të gjithë. Këtu bëhet fjalë për të menduar për marrëdhëniet mes të vërtetës dhe dinjitetit të njerëzve. Kjo e fundit nuk mund të përjashtohet.
Etika dhe morali gazetaresk shumë shpesh i ngjajnë një filli lehtëisht të këputshëm. Përsa i përket Shqipërisë ky debat ndërlikohet edhe më tepër nga faktorë të njohur tashmë.
Ekziston një ekuilibër për ta bërë të besueshëm profesionin e gazetarit, jo të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak ose aspak të bëjë me kërkimin e së vërtetës. Kjo sigurisht nuk është një rrugë e lehtë: Kërkon një proces të vazhdueshëm reflektimi për një profesion që gjithmonë është matur nga lartësia dhe ultësia e njeriut.
Edhe publiku ka përgjegjësi për rritjen e aftësisë të të menduarit kritik në lidhje me informacionin. Shumë gazetarë e kanë arritur, shumë të tjerë do ta arrijnë për hir të një profesioni të ndërtuar me punën e madhe të të dëgjuarit, të menduarit dhe të treguarit.
Nuk është e vërtetë se ky ekuilibër është i paarritshëm: Ekziston një opinion publik që lexon, sheh dhe dëgjon me kompetencë, që di të gjykojë të vërtetën dhe të dallojë shërbimin normal nga shërbimi për interesa të tjera.
Është aleanca midis dy përgjegjësve, gazetarisë dhe opinionit publik, të cilët mund të ndihmojë të vërtetën dhe dinjitetin për të bërë rrugën e tyre çdo ditë, madje edhe në rastet e lajmeve të trishtuara dhe të dhimbshme.
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.
5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur Kështjella.
Në aksident janë përshirë automjeti tip Citroen me targa AA125 KC, me drejtues Fatmir Velmishin dhe automjeti tip BMW me targa AA 459 FH, me drejtues shtetasin Tahir Rizai.
4 prej të plagosurve ishin pjesëtarë të familjes Velmishi, ku 2 vajzat mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin dy automjetet.
Mesfushori i skuadrës së Pukës Eduart Rroca, shprehet optimist për punën e suksesëshme në sezonin e kaluar në kategorinë e parë duke i dhënë shansin ekipit të ngjitet në kategorinë Superiore. Rroca beson se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në ndeshjet që i presin në Superliges përballe skuadrave të mëdha. Në një intervistë për Albaniaplus futbollisti i Tërbunit, tregon si ka nisur futbollin dhe eksperiencën e papërsëritëshme që po kalon tani me skuadrën e tij. Eduart Rroca, i premton publikut shqiptar se këtë sezon skuadra e tij do të dhurojë një futboll të mbushur me surpriza dhe emocione.
Si ka nisur karriera juaj si futbollist?
Karriera ime si futbollist ka nisur që në moshën 12 vjeçare, ku jam stërvitur me të vegjëlit e Lushnjës deri në moshën 16 vjeçare. Pastaj kam kaluar në Rrogozhine, ku për dy vjet kam luajtur me Egnatian në kategorinë e dytë . Më pas kam kaluar tek Tërbuni dhe kam dalë kampion i kategorisë së dytë duke mundur në finale Partizanin 3-1. Kam luajtur një vit me Tërbunin në kategorinë e parë dhe pastaj kam luajtur për 6 muaj në Zvicër në kategorinë e 3 për tu kthyer përsëri tek Tërbuni, ku këtë vit dolëm kampion të kategorisë së parë dhe vitin tjetër jemi në Superligë.
Kush janë objektivat qe dëshiron të arrish në fushën e futbollit?
Si çdo futbollist qellimi im është që të arrijë sa më shumë në futboll. Kam dëshire teë luaj për një ekip prestigjoz jashtë Shqipërisë dhe të luaj një ditë me kombëtaren.
Cili ëshë futbollisti juaj i preferuar, shqiptar dhe i huaj?
Futbollisti i preferuar shqiptar është Lorik Cana, është lider në fushë. I huaj Kristiano Ronaldo, sepse është një futbollist i kompletuar në të gjitha drejtimet.
Cfarë mund të thoni për situatën në futbollin shqiptar?
Eshtë me të vërtetë në një gjendje shumë të mjerueshme dhe skandaloze, ka ekipe që nuk kanë ku të stërviten dhe të bëjnë ndeshjet, në të gjithë Shqipërinë është vetëm 1 stadium modern. Edhe pse në vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe shpresojmë të kemi në të ardhmen një nivel më të lartë. Të prezantohemi në Europë me një ekip shqiptar. Këtë vit e ka shansin Skenderbeu të arrijë në fazën e grupeve të Europa Ligës sepse shorti e favorizon.
Dje në ndeshjen finale për kupën e kategorisë së parë ju humbët me rezultatin 0-2, si e gjykoni ketë ndeshje?
Në futboll ka humbje dhe fitore dhe kjo ishte humbja jonë e parë këtë sezon. Kjo ndeshje ishte e pergatitur mjaft mirë nga ana jonë dhe mendoj se zhvilluam një ndeshje të bukur pavarësisht rezultatit i cili nuk tregonte lojeën e zhvilluar. Ne kemi qenë më kërkues gjate gjithë lojës dhe kemi patur raste të pastra shënimi, por fati nuk ishte me ne atë dite. Gjithësesi rezultati duhet pranuar humbje apo fitore qoftë.
Duke qenë se skuadra juaj (Tërbuni) nuk pësoi asnjë humbje gjatë gjithë sezonit, çfare mendoni qe ju penalizoi pikërisht në ketë finale, duke shënuar humbjen e parë për këtë sezon si dhe humbjen e kupës?
Siç e thashë edhe më siper kjo ishte humbja jonë e parë këtë sezon, por e rëndësishme është që kemi bërë nje sezon fantastik dhe kemi realizuar objektivin e klubit, ngjitjen në superiore. Fati nuk ishte me ne, unë më shumë ja faturoj fatit të keq humbjen e djeshme sesa lojës së kundërshtarit.
Për herë të parë skuadra e Tërbunit ngjitet në kategorine superiore duke shënuar kështu nje ngjarje historike, si ndiheni?
Normalisht që ndihem shumë i lumtur për këtë arritje historike sepse të ngresh një ekip në Superligë është diçka e bukur, por të ngresh një ekip për herë të parë në Superligë është diçka e jashtëzakonshme dhe e papërshkueshme me fjalë. Të ngresh një qytet si Puka në Superligë nuk është diçka e vogël. Një qytet pa shumë histori në futboll, për herë të parë futet në Superligë dhe është diçka shumë e bukur dhe është shumë bukur të jesh pjesë e kësaj arritje.
A mendoni se jeni gati të përballeni me skuadra të mëdha si Tirana, Kuksi, Skënderbeu…
Ne e kemi treguar që jemi gati për çdo ekip dhe nuk na tremb asnjë skuader me emër të madh apo me eksperiencë në superiore. Ne jemi një ekip i ri i cili di çfare kërkon në fushën e lojës. Me disa përforcime ne jemi jo vetëm të aftë të luajmë kundër këtyre skuadrave, por dhe ti përballojmë mjaftë mirë ato. Ne shpresojmë që vitin tjetër të mund të realizojmë qëndrimin në superiore, ky do të jetë dhe objektivi kryesor i klubit dhe skuadrës.
Cfare mendoni se mund ti dhuroni tifozerisë shqiptare? Cfarë do të ketë ndryshe ky Tërbun në Superiore?
Mendoj që tifozerise shqiptare mund ti dhurojmë një futboll të bukur, siç e ka treguar deri tani Tërbuni në të gjitha ndeshjet në kategorinë e parë apo edhe në finale. Tifozerisë shqiptare do ti tregojmë një futboll të bukur dhe besoj gjithashtu se ultrasit tanë ” Shqiponjat E Veriut ” do bejne shfaqje në çdo ndeshje, do jetë diçka e bukur për tu ndjekur.
Për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Durrësit tashmë do të ketë një stacion të ri hekurudhor që do të bëjë lidhjen mes dy qyteteve me një kosto më ekonomike për ta.
Ish-stacioni i trenit në Kashar që kishte humbur funksionalitetin e tij është transformuar terësisht me një investim të vetë hekurudhës shqiptare, që kap shifrën e 5 milion lekëve.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në inagurimin e ambjenteve të reja të stacionit të ri të Trenit në Kashar që aktualisht kryen funksionin edhe të stacionit për Tiranën si edhe me vagonët dhe lokomotivat e riparuara të disa trenave që janë kthyer në standarde bashkëkohore.
Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, ngriti si shqetësim mungesën e një stacioni hekurudhor në Tiranë.
Meta: “Është një detyrë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj dhe për Ministrin e Transporteve që të gjejnë zgjidhjen, sepse nuk ka qytet në botë dhe kryeqytet në botë që e ka stacionin hekurudhor shumë larg prej tij, sepse është një pengesë për aksesin që duhet të kenë qytetarët për të udhëtuar me këtë shërbim transporti”.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen e rikthyer ndaj transportit hekurudhor, duke e cilësuar këtë si një mundësi tepër pozitive për të faktorizuar ekonominë shqiptare në rajon.
Meta: ” Më të lumturit sigurisht këtu janë studentët nga Durrësi si gjithmonë, por besoj dhe gjithë të tjerët të cilët do të zgjedhin transportin hekurudhor edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsyet e kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme. Por zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet. Pa të nuk mund të ketë zhvillimin shumë më të shpejtë të gjithë ekonomisë sonë dhe një faktorizimin të Shqipërisë në gjithë zhvillimet rajonale”.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto theksoi se projekte të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Haxhinasto: “Jemi duke realizuar dhe shumë studime për ta përmirësuar dhe më tej rrjetin tonë hekurudhor. Studimi për lidhjen Tiranë-Rinas-Durrës është në proces. Në fund të vitit do të jetë i gatshëm, ashtu si dhe studimi i fizibilitetit për gjithë rrjetin tonë të hekurudhave, me qëllim që të gjallërohet kjo formë e rëndësishme për transportin në Shqipëri për ti shërbyer si pasagjerëve, ashtu dhe ekonomisë shqiptare.Aktualisht Stacioni i Kasharit është funksional. Është domosdoshmëri që të ndërtohet menjëherë Stacioni i Tiranës sepse kryeqyteti duhet ta ketë stacionin sa më afër qendrës së tij. Sigurisht që jemi pro çdo lloj zhvillimi tjetër urbanistik. Por stacioni i trenit duhet të jetë sa më afër qendrës së Tiranës”.
3 dëshmitarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë dëshmuar në sallën e gjyqit kundër 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm.
Fakte rrënqethëse të historive të përjetuara nga vetë ata janë ligjëruar brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, ku Erzen Gashi, Artur Korra dhe Zamir Mani kanë rrëfyer historitë e tyre.
Ai ka dhënë dëshminë më të rëndësishme për akuzën. Një divorc me gruan do të përfundonte në zhdukjen e saj sëbashku me djalin në Siri.
Zamir Mani ka drejtuar gishtin drejt të pandehurit Genci Balla, si personi që i rrëmbeu gruan dhe djalin.
Dy dëshmitarët e tjerë, kanë deklaruar se nuk mbajnë mend emra dhe fakte.
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të lexohen deklarimet e tyre të dhëna përpara prokurorëve, por ky fakt ka rebeluar njërin nga të pandehurit i cili është larguar në mënyre demostrative nga salla.
Proçesi është shtyrë për javën e ardhshme me të tjera dëshmi.
Në këtë seancë të pandehurit dhe familjarë të tyre janë paraqitur sërisht me bluza të shkruara me parrullën “Jam krenar që jam mysliman”.
Me urdhër të kryetarit të gjykatës ata janë lejuar të marrin pjesë në seancë.
Një javë më parë policia nuk lejon pjesmarrjen e tyre pikërisht për këtë arsye, ndërsa të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës për shkak se në sallë nuk u lejuan familjarët e tyre.